e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Shenasi Rama sulmon Mustafa Nanon: Qeni leh aty ku ha. Nano: S’i përgjigjem një cjapi

23
Postuar më: 12 Prill, 2013 tek Analiza
nano-393

Shenasi Rama dhe Mustafa Nano ndoshta nuk njihen njëri me tjetrin. Por ditët e fundit për arsye ende të panjohura Shenasi Rama e ka sulmuar fort Mustafa Nanon në shkrimet e tij që zakonisht botohen në faqen e Shenasiut në rrjetin social FB e më pas ampilifikohen në mediat e Tiranës. Ajo që bie në sy është që Shenasiu, ka paragrafë të tërë në shkrimet e tij ku sulmon atë që ai e quan herë media skllave e Tiranës, herë arixhofkat e shtypit etj, dhe shumicwn e herëve e ka me Mustafa Nanon. Ja si shkruan ai në një nga shkrimet e tij të fundit:

“Le të thonë Andrea Stefani e Mustafa Nano që duhet të ikin të gjithë sepse edhe këta e dinë mirë se kush janë kriminelët. Por nuk e thonë sepse siç thotë populli “qeni leh, aty ku ha” dhe ata nuk ndahen dot nga zogoria, sepse iu ikën kotherja. Po a mendojnë këta se krimi që po bëjnë kundër shqiptarëve do t’iu zërë frymën? Si rriten fëmijët e familja me mashtrim e duke mbrojtur krimin? Si mund të shohësh motrën e gruan në sy kur e di se çfarë krimi i llahtarshëm po kryhet ndaj shqiptarëve? Dr. Eduard Zaloshnja pyet tek Blogu Respublica, një teneqe zhurmuese e PS-së që mbahet edhe me paratë e Credins… “ etj.

Mustafa Nano përgjithësisht ka heshtur. Por gjithsesi në një tweet të ditëve të fundit nga faqja e tij online ResPublica shkruan: “Të zë në gojë shpesh Sh.R., që shkruan nga SHBA-të; jepi një përgjigje”, – më thonë. Ou? Ia vlen t’i japësh përgjigje një cjapi si ai?”

Me shume, sot ne DITA

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


23 Komente


  1.  
    ma che

    Shenasiu nuk esht mire kohet e fundit..




    •  
      Robespier

      Shqetesimi i Sh.Rames eshte edhe i shume shqiptareve te ndershem qe,nuk mund te pajtohen me tere kete pisllek gjigand qe po na servir dita dites klasa politike pao paria e Tiranes ,sic thote i nderuari Shenasi.
      Ajo qe kane bere,bejne e po bejne politikanet, pertej cdo moralizimi ,fundja e fundit,edhe mund te “justifikohet” me shprehjen e njohur dhe shume te ndyre qe “politika eshte lavire”! Ne kete kontekst edhe levizja e fundit politike e Edi Rames mund te “justifikohet”.
      Por,ajo qe nuk mund te justifikohet,ne asnje menyre dhe qe ka ngjallur me te drejte edhe kete reagim te z.Shenasi Rama,jane perpjekjet jashtezakonisht te zellshme te analisteve si Mustafa Nano apo E.Zaloshnja,per ta perligjur kete aleance qe,nga ana e vet eshte me e felliqura dhe me imoralja e 22 viteve demokraci ,se ciles,as pehlivanlleqet me spektakolare te Berishes nuk mund ti sherbejne si ballast!
      Nese politikanet bejne gabime apo faje me levizje te tilla,perkundrazi,analistet si Mustafa Nano qe i perligjin fajet e ketyre politikaneve,bejne krim .
      Keta palo analiste si Mustafa Nano ,pervec ketij “mekati” kane edhe ca mekate te tjera,jo me pak te renda. Ky njeri i mbushur me mllef krahinor,me shkrimet e tij nxit urrejtjen nderkrahinore si askush tjeter ne shtypin shqiptar.
      Vetem te shikosh komentet qe pasojne shkrimet e Mustafa Nanos,do te veresh,se si askund tjeter,aty shperthen ndyresisht mllefi dhe urrejtja krahinore. Po, mund te pyese njeriu naiv , c’faj ka Muci qe komentuesit e shkrimeve te tij,shperthejne ne urrejtje dhe mllef ndaj verioreve dhe veriut ne pergjithesi?! -Sepse, i nderuar naiv,jane shkrimet e Mustafa Nanos qe,ne menyre dinake dhe te lige, i yshtin ne te tilla rrugacerira ,te cilat,duhet thene se, jane shume te rralla ose mungojne fare ne komentet e shkrimeve te analisteve te tjere.Flm.




      •  
        hakihakiu

        Me vinka keq per Mustafa Nanon si analist te bjere kaq poshte sa te te mbroje kete palo aleance PS-LSI,Un nje gje di qe ai se don Berishen dhe kjo eshte e drejta e tij por qe nje anlist i mire si Nano me i dale ne mbrojte palaqlluqeve te Rames me Meten nuk do ta pranoja ,Po perdor shprehjen e Bushatit,-analisti i njohur -qe ne autobuzin e PS kan hypur hajdute dhe se ky autobuz ka nje linje ATE TE VJEDHJEVE CKA KA MBETUR ME PA U VJEEDHUR,Dhe mendoni per nje cast se po arriti ky autobuz ne stacion -dmth te fitoje zgjedhjet mjer ky popull cka per te hequr e do te themi te keqen e Berishes-Un personalisht jam per me provue forca te reja politike O POPULL U NGOPEM ME KETO PALO ALEANCA PS–PD,,PD -LSI PS-LSI TE PROVOJME ALEANCEN KUQ E ZI SEPSE ALEANCA PS-LSI SESHTE GJE TJETER VECSE SHPETIM BYTHE I SALIUT ME ILIRIN EDIN LULRAT PETRITNAT ETJ




  2.  
    Hithri

    Qe Shenasiu te kete opinionin e tij personal te gjerave eshte puna e tij, por te shkruarit ne kete menyre kunder Nano dhe Stafanit me duket paksa si ne stilin qe perdor Berisha kur do te sulmoje kundershtaret. Nqs ai do te shprehe mendimet e tij le te sjelle argumenta kunder ketyre te fundit dhe t’i kundershtoje ne menyre civile, do ta ishte e pranueshme, por duket sikur do te tregoje qe eshte “djathtist i thekur” prandaj e ben kete lloj sulmi pa buke.




    •  
      KATHERINA DIE GROSSE Maloke-gjermane

      Jom shum dakort me ty Hithri.
      Shenasi-un te cilin un e quj Naçe me ka zhgenjy shum kto heret e fundit.
      Naçja bon pulitik prej Hamerike ene nuk vjen ktune ne Shqipni,por si puna e cubave lshon kushtrime nga maja e maleve ..Eeehhej hejjj votoni bardhoshen,..
      Ah more Shena po Sal Berishen e kene dhurat prejt teje ene prej shokve te tuj,ju per vedi u zbythet ne perendim dhe veshni bluza firmato dhe kaloni kohen duke eksportu nga FB demagogjine tuaj perverse.
      Leni llafet por po pate tope o Naçe,qofte dhe cjapi, te cilin e kemi kafshe qe Skanderbegu e kishte simbolin e forces ene e mbante ne krye,kthehu ne Shqipni ene boju thirrje miqve tuj demokrat qi te mos i vjedhin votat.
      Naçe kom pershtypjen se ti don patjeter me imponu doktrinat e tua qofte dhe duke dhan dallar,dhe prandaj te mungon kultura qi t’komunikosh si intelektual dhe si burre me dinjitet.
      Pata respekt per tyne o Shene por na dole Naçe..tipik si ai Naçoja i Ambasades shqiptare ne Ha-merr-ik qe Portokallia e Top Channelit e ironizonte.
      Osht mbledh paria e demokrtave te percekutum,si kukuvajkat ne asyl,..ene shajn si grat shterpe…Demokratet e hameriskes,..her pispillosen si Eduart Selami,her llaposen si Bleona Qerreti,dhe se fundmi kan fillu te gjujn me kakardhija prej Hamerike si Naçja e Shenes.
      Tung.




  3.  
    Tironcja

    Atyre qe u djeg le ta mbajne. Shinasiu shkruan te verteten. Nano e Stefani lehin aty ku hane. Dikujt mund te mos i pelqeje se don qe te flitet vetem kunder Berishes dhe analisteve te tij por kjo ehste te shohesh menderen tende dhe jo te Shqiperise. Shinasiu e thote te verteten ashtu sic eshte!




  4.  
    Hithri

    Vazhdim:
    Ky stil berishian , fraza “një teneqe zhurmuese e PS-së që mbahet edhe me paratë e Credins… “ ,aktivizimi i shpeshte i tij ne media kohet e fundit, duket se synon te marre nje thele ne pushtetin pas 23 qershorit, prandaj e ben kete lloj sulmi qe nuk tregon nivelin e tij si “profesor” ne universitetin e Nju Jorkut. ( Nuk eshte e qarte nga ato qe kam lexuar se ne cfare universiteti eshte profesor Shenasiu Di njeri gje te sakte? Thjesht kuriozitet). Ai mund t’i “dermonte” Stefanin dhe Nanon me argumente profesor-iane pa pasur nevoje te ule veten ne stilin berishian. Dhe nqs synon per ndonje post ne Tirane, ai enderron me sy mbyllur, se ujqit politike te Tiranes as do e lene ti hipi avionit te vije ketu, jo me ti japin ndonje post( kjo mund te ndodhe vetem nqs ka ngrene ose do haje ndonje luge corbe te prishur). Shinasiu, me kishte lene pershtypjen e nje intelektuali te mirefillte, por me keto qe po lexoj dyshoj se eshte aq i ndershem sa e heq veten.




  5.  
    Speci

    Shinasiu eshte ne megalloman qe kujton se duke folur keq per dynjane do te tregoje qe ky eshte i vetmi intelektual qe duhet ta lusin per lider. Kerkon te imponohet duke u vetemburrur. Sic duket endrrat qe shikon naten na i shet per fatke ne shtyp. Keneqet me veten duke shkruajtur carcafe me text pa vlere duke u perpjekur te na ndricoje me paralelizma letrare por qe i bie vetem nje vrime: “Te gjithe jane te lig pervec Meje”. Shinasi bashkohu nje here me Gery Kokalarin aty ne Amerike pastaj na jep mend ne ketej dhe mos u gjenje nga komplimentet e servilave online. Sic duket Shinasiu nuk e duron dot faktin e rrotacionit te elitave dhe kerkon te bej pis cdo aktor politik ne Shqiperi. Si nuk foli njehere mire ky intelektual i mbushur me mllef qe bashkimin kunder trustit te geshtanjave e saboton duke krijuar trustin e idealizmave shterpe. Ka ardhur koha per pak fjale dhe shume aksion, por sic duket ky beka me shumice vetem te paren si Salibaba.




  6.  
    lexuesja

    Mustafa Nano eshte numer nje ne trevat shqiptare per opinionet qe reale dhe qe mbron cdo here te verteten




  7.  
    gjergj

    me mire cjap anti-pari se dash kembore,mbareshtues i deleve te PS-se
    do thoshte nje fshatar qe merret me bageti gjithe diten




  8.  
    LORA

    Kam kohe qe nuk e lexoj me Sh.Ramen;eshte bere teneqe e prishur me kararin e tij qe “shin e nuk bluan”.
    I deshtuar ne strategjine e tij mediatike te simetrise se zullumit tek tere nahija e politikes,na ka dale me taktiken ,akoma me te deshtuer,te “votes se bardhe”.
    Kam pershtypje se keto taktika e strategji gatuhen gjetke,kurse Shenasiu eshte zedhenesi i paepur i kesaj kuzhine.Padyshim qe e ka te vetprovuar dhe mjaft te rrafinuar zanatin e “qenit qe leh atje ku ha” dhe si i tille mendon se nuk mund te ekzistojne te ndryshem nga ai.Per mua ky soj “profesori”,,,,,,,,,po vazhdon zanatin qe e nisi ne “Qytetin Studenti” ne fund te 1990-es.
    Ke zanat???? Ate pra, te instalimit te mafijes se “trustit” te katunareve te geshtenjave.




  9.  
    Robespier

    Percmimi i z.Shenasi Rama ndaj analisteve te kallepit te Mustafa Nanos,nuk ka te beje vetem me kete qendrimin e tyre te fundit,te turpshem, ate te propaganduesit partiak,por,edhe me menyren sesi keta oportuniste kane bere perpara ne “zingjirin” social te shoqerise shqiptare.
    Mustafa Nano eshte ilustrimi i perkryer i oportunistit par exellence.
    Te frikesuar nga ndryshimet e medha ne vitin 1990,njerez te tille,u gdhine krejt papritur demokrate(Muci ka qene anetar i PPSH) ;perfituan nga kjo dhe dalengadale,duke e pare se soji i tyre,i mbijetoi ndryshimit te madh ,krejt papritur,kthehen ne shtratin e e tyre te natyrshem …
    Eshte nje fenomen interesant dhe shume i perhapur ne shoqerine shqiptare,por qe vihet re me shume tek ata qe bien me shume ne sy,meqenese jane te pranishem me surratin e tyre pothuaj cdo dite ne media .Te tille jane Nano dhe Zaloshjna,te cilet marrin guximin dhe ne menyre te paturpshme,mburren me “kontributin” e tyre ne vitin 90 si demokratet e oreve te para! Shkurt, burracakerine dhe oportunizmin e tyre,sot,na e shesin si nje akt te paster idealist …
    Ja shikojini sesi jane rigrupuar perseri sot “tonet”… te gjithe jane ,pothuasje,nga e njejta “mehalle”;te gjithe ne nje menyre apo tjeter,per ceshtje te ndryshme, kane te njejtin qendrim; te gjithe kur ndjehen ne rrezik,taman si oportuniste te vertete,rigrupohen vetvetiu(si ne rastin e 1 prillit) dhe mbeshtesin njeri-tjetrin;mbeshtesin sojin e tyre,”tonin” e famshem…
    Zelli i tyre per te justifikuar, me cdolloj kostoje morale ,harbutllekun e fundit politik ,e deshmon nje gje te tille.
    Prandaj,eshte i revoltuar zoti Sh.Rama me keta rrufjane;prandaj shprehet ai me percmim dhe perbuzje per kete soj oportunistesh qe,per fatin tone te mbrapshte ndikojne ne opinionin publik si gazetare e analiste qe jane.
    (Sqarim: “toni” ,ne kohen e monizmit,por qe per inerci vazhdon edhe sot, ishte nje komunist, ,veteran lufte,njeri i besueshem i regjimit,mundesisht nga “mehalla” e Mucit ,Kacit,Bacit,Cacit,Raqit etj etj pafund kesolloji…)




  10.  
    spiro

    Te gjithe e dini se edhe opinionistet jane te ndare ne dysh, sipas partive, po keshtu edhe shtypi, edhe komentet qe nuk i vijne per shtat gazetes nuk i publikojne.




  11.  
    kelmendasi

    Cfare shkolle kane kryer keta te dy Muci dhe Shinasi por edhe Baze e Stefani qe bejne analiza politike, Ne te gjithen vendet prendimore per te dhene opinjone politike therrasin POLITOLOG qe kane mbarue shkencat politike.Vetem Stefani ka mbarue deri diku per politike MARKSISTE
    por ka studjuar ne ate kohe politiken prendimore me syzet e Enver Hoxhes qe ma mire quhet QORR STUDJUES.Me qe vijne nga shkollat e komunizmit ku udheheqes politik behej shoferi(Hekuran Isaj) behej Karrocieri(Muho Asllani) behej sharrtari(Pali Miska0behej kovaci(Pilo Peristeri) teneqexhiu(Bedri Spahiu)infermjeri me 2 muej kurs per infermjer(Manush Myftiu) e plot te tjere pse mos te bejne edhe Baze,Shinasi,Muci e Stefani politologun me syzet QORR te Emver Hoxhes.Tani grinden kush eshte QORRI ME BESNIK I ENVERIT




    •  
      Hithri

      Po ky saliu jotqe ti adhuron kaq shume o berishian fanatik, sekretari fanatik i mjekesorit ku eshte edukuar politikisht dhe ekonomikisht qe ben kryeministrin, dhe politologun, historianin, kulturistin, tergtaristin e jashteme e te brendeshem, e te gjith [profesionet qe ekzistojne ne bote ( mjek-storin jo se jo se e ka lene mjekesine ne nivelin me te dobet qe mund te mendohet), ne fakultetin mjekesor te enver hoxhes, apo ne aneksin ku mblidhte shurren e tij( te ma fale gazeta per kete fjalor por eshte thjesht e verteta)?




  12.  
    ijs

    Hajde komente hajde!!! Si cdo gje ne boten shqiptare semundja e tifozllekut, mbizoteruese per cdo gje, eshte mahanitese!!! Politikanet ne mbare boten, qofte dhe ne afrike do e kishin zili “politikanet” shqiptare kur “politika”e shpk-ve eshte nje loje e piset me arbiter te blere dhe ndeshje te shitur ose dhe kur ska shitje ka ndeshje me shkelma dhe grushta, se asnje se pranon dot humbjen as barazimin, ku tifozat pa tru katundare i sulen njeri-tjetrit, duke e bere gjoksin e barbarit grope per zotesine e te futurit njeri-tjetrit dhe pse ska buke te ha ne shtepi e ushqeje femijet!!!

    Ky eshte sot parametri mates i shoqerise shqiptare, prandaj dhe komentatoret e ketij sporti te piset dhe degjenerues, qe se gjen as ne cepat e afrikes por vetem ne Kolumbi, Sicili, Honduras, si Muci, Stefani, Lubonja qe mbahen gjamse si kritike dhe neutrale te kesaj loje te degjeneruar qe behet mbi kete popull barbar( Ketu me duhet te korrigjoje padashje Shinasi Ramen qe per etikete perdor etiketimin Katundaresk), jane po aq specie te infektuara nga Tifozlleku si dhe vellezerit e tyre barbare,por qe arrijne,ne krahasim me te vellezerit e tyre katundare, ta fshehin tifozllekun e tyre nen petkun e neutralit duke propoganduar moralin e te keqes me te vogel!!!

    Shinasi Rama jeton si shume te tjere si ne ne perendim jashte kesaj sfere degjeneruese dhe mundohet te iluminoje qorrat e bibes qe ne mjegullen e ujkut nuk shohin me se cpo behet ne vendin e barbareve dhe kane humbur orientimin. Une i kam lexuar shkrimet e tij te fundit dhe eshte shume i sakte ne kritikat e tij per parine alabake te tiranes dhe pse kafshet qe jetojne ne gropen e satanit nuk arrijne dot ta kuptojne, se jane te zene aq sh me njeri-tjetrin sa ju duket sikur e tere planeti jeton dhe vepron me ligjshmerine e piraterise alabake te parise se tiranes.

    Uroj jo vetem Prof Shinasi Ramen te shkruaj sa me shume analiza per horrorin shqiptar te ketyre 23 viteve, por dhe shume shqiptare intelektuale qe jetojne jashte vendit pasi vetem ata jane ne te gjendje ta shikojne nga lart katrahuren ne gropen e satanit dhe te kene kendeshveshtrimin e duhur per barbaret e albanistanit, qe i kane shpall lufte Romes!!!!




  13.  
    kukudhi

    Shenasiu i paguan rregullisht keto kontributet shendetesore ne SHBA? Di gje njeri? Sepse prej kohesh duhej te asistohej nga psikolog….SHFRY Shenaso SHFRY…..Jepi nxirre dufin……..pale sa vite do kesh pa bere seks ti Shenaso….ke akumuluar mjaftueshem…JEPI SHENASOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO




  14.  

    Mu mduket se gazeta Dita e ka tejkaluar masen me simbolin Cjapit ne faqen e pare. Dhe kur kalohet masa gjerat behen te pakendshme. Nuk me pelqen dhe rrjeshtimi kolektiv, solidariteti i Thanos apo i kujtdo tjeter. Xhentelmenet dalin ne duel tek per tek jo me lagje e me krahina. Nano ka nje faqe don me dhon xhevap i jep, nuk don, nuk i jep. Nuk eshte e fisme, nuk eshte prej xhentelmeni te te punoje mendja si e si ta perdhosesh tjetrin. Kur arrin e poshteron kundershtarin duke e ekzagjiruar tregon qe nuk ke qetesi ne vetevete, qe te ka humbur normaliteti, qe te djeg e verteta apo je plot paranoje.




  15.  
    troja

    Kaq e kishte shkelqimin dhe dhe ylli i Mustafa Nanos.
    Si te behesh krushk, dhe krushk i pare i nje martese te tille.me prike e pasuri te pa mase,do presesh dhe vete diçka qe t’ja leverdisi.




  16.  

    Bravo Nano, ndonse ske nevoje per te tilla komplimente, ky tip qe bisedat e kafeve me shqiptaret e “mjere” nga kultura ne NY me te cilet ky rri, dhe birbilon me mire se ata qe pastrojne pallatet e ndertojne, te cilet i rrespektoje se puna eshte nder, dhe jane patriot te shqetsuar per situaten ne atdhe, jane te turperuar nga kush i perfaqesohen, keto biseda kerkone qe ti shes si “idera” kafenesh pra per analiza, ky qe ka te njejten origjine si saliu i tije’ ngaqe nuk ja vari njeri per ta futur ne liste leshon pa menduar si mesim dhenes qe eshte ofes per ata qe perbadhen me te keqen, te shpifuren , qelbesiren drejtuese, me qellimin e mire te kontribojne sa do pak .
    Ju falenderoj per kontributin tuaj qe keni ne rrezimin e asaj fare qe po djeg moralin e shpirtit te cdo shqiptari.




  17.  
    L.Shmilli-Itali

    E vërteta është se gazetarët, opinionisteë, përgjithsisht nuk luftojnë kundër njeri tjetrit, sepse liria e te shprehurit është kriter themelor në demokracitë e perparuara.Dhe kur është liri për njeriun e thjesht, detyrimisht ajo është edhe për politikanët dhe rrjedhimisht për gazetarët, opinionistet. Por, në kontekste të vecanta përgjegjësish që rrjedhim nga qeverisjet dhe politikat që i mbështesin a jo ato, dalin edhe probleme, ndarësi, udhëkryqe, për të cilat gazetaret,opinionistët kanë detyrën të shfaqen, analizojnë, dhe pse jo, orjentojnë! Shpesh ndodh që kjo e fundit nuk është e pëlqyeshme për te gjithë, ndaj dhe atakohet nga ata qe mendojnë se vizionet, nuk cojnë përpara, aty ku ka mision gazetari, opinionisti, por ngadalesojnë dhe në me te keqen kthejnë mbrapsht shoqerine, politikën, apo qeverisjet, nëse këto qe janë edhe vetvendimmarrese,do të dëgjojnë gazetarin, analistin…E verteta është se në demokracitë e perparuara,fjala e gazetarit, analistit, qofte ky edhe i panjohur, ndiqen, pervetësohen a kundërshtohen. Por kurrsesi, gazetarët, opinionistët diktojnë!…Janë të tjerë ata që marrin vendime dhe kjo ka ndodhur!…
    Që Sh. Rama shfaq rezerva e bën kritikë për disa mediatikë në Tirane,kjo nuk është aspak e dëmshme! Madje si shikohet, dobiprurëse, sepse nxit fjalën, mendimin e lirë, natyrisht pa diktuar dot.Edhe përgjigja e M.Nano,përshembull,megjithse ka brenda ironizimin e mospërgjigjen,është e drejtë. A mundet të ishte ndryshe?Ketë e vendosi lirshëm ai që kritikoi dhe po lirshëm ai që nuk përgjigjet. Nuk ndryshojne asgje të dy,edhe ne mentalitete të tjera,sepse nuk kanë potencën vepruese në dorë, e cila u është besuar a dhënë të tjerëve, atyre që kane të drejtën të marrin dhe vendimin qe tashme e dimë të gjithë!…Duket se behen lodra fjalësh, por këto janë liritë themelore të njeriut dhe natyrisht dhe të sipërpermendurve!Të tillë janë dhe komentuesit që gezojnë me të shkruar lirinë e të shprehurit.Edhe nëse fyejnê!Një filozof amerikan qe e kam përmendur në një shkrim,kur u fye Muhameti dhe u vra ambasadori amerikan në Libi, thotë qartë se “…edhe fyerja është liri e të shprehurit, pasi është fjalë e lirë! Ndryshon veprimi…” Dhe ka të drejtë!…
    Meta dhe Rama vepruan…nuk shfaqën mendime! Nano, Stefani etj, me ta dhe Sh. Rama, nuk mund te veprojne, por shfaqin mendime, fjale të lirë, rreth veprimit! Pavarsisht se si ështe fjala,ajo është pronë e patjetersueshme e atyre qe e shfaqin!…Dihet c’tha Nano, Stefani…Bushati etj…edhe Sh. Rama,dihet…Po a ndryshojne dot gjë?Veprimi nuk është i Nanos, Stefanit, Bushatit…SH.Ramës…Duhet mekanizëm demokratik të ndryshojë pershembull, veprimi Ilir Meta, Edi Rama…Atê nuk e kanë dhe nuk duhet ta kenë gazetarët, opinionistët, pavarsisht nga “gradat”, apo klasifikimet e perkohshme mediatike…
    Personalisht i quaj mediatike, të domosdoshme dhe të lira, gjithë “idetë”, pro dhe kundër Metës, Ramës…të gjitha në hulli të demokracisë së vrazhdê shqiptare dhe fjalës së lirë!…Nuk jam i një mendimi me Nano, përshembull, por dhe me autoritarizmin e Sh. Ramës, nuk kam përse të jem, dhe pse idetë e tyre i respektoj, pa ua miratuar. Kjo sepse, “rikthimi i Metës, në shtëpi”, ishte verdikt i partise se tij, pas ftesës normale por mesiguri edhe të rekomanduar,prej të majtëve europianë! Ka që “ndotjen”e PS, prej Metës, nuk e pranojnë; të tjerë ftesën e Ramës, pa u ndalur fare tek faktori, pse jo primar, i së majtës europiane…
    Ndotjen fillimisht edhe unë nuk e pëlqeva, por c’rendësi ka “shija
    Ime?…C’rendësi ka një ushtar me pushkë, pas një tanku që sulmon, ku ushtari ishte Meta dhe tanku që vret, Berisha? Po nëse tanku Berisha nuk dorzohet (dorhiqet) dhe vazhdon e vret,ndêrsa ushtari pas tij,largohet dhe vjen në llogore,madje merr gjithë skuadrën e tij pas dhe fillon dhe ai ti shtjer tankut, ne “luftëtarët” e paepur, nuk do e pranojme ushtarin, pse ishte pas tankut dhe qelbesira, na ka shtirë, mundet dhe vrarë, shoket tanë,bile ishte “partizan”,dy vjet më parë? Por ai tani,në betejë,(dreqi ta haje,nuk kemi kohë as ti bejmë gjyqin partizan,se tanku Berisha, na griu…)Shiko,shiko,erdhi në llogore dhe po i shtie tankut,Berisha,bile dhe ushtarët e tjerë me të erdhën në llogore…
    Si italianët,në luftën vigane clirimtare, kur ikën prej aleatit gjerman dhe u bashkuan me partizanët.Si ata kur dhe krijuan batalionin e njohur “Antonio Gramshi”. Kush ishin më parë?A nuk ishin fashistë? Ishte ndotje?Paralelizmi ndofta edhe nuk qëndron,por dicka të përafërt ka….Meta? “Më mirë vonë se sa kurrë!” edhe pse ka si Sh. Rama që thotë të tijën: “Më mirë kurrë se sa vonë!”.Nuk ja pranoj,por ja respektoj!Edi Rama ka zgjedhur filozofinë”Qëllimi justifikon mjetet!”Meta, tanimë ështê një “mjet…” Pas 23 qershorit sërish do “grindemi”.Por dhe atëherë nuk kemi asgjë.Sepse Sovrani do të këtë vendosur.Nëse “tanku” Sali nuk do e vras, për ta ripushtuar me dhunë!…Meta,tani nuk ka kohë të marrë tjetër vendim: Ai po i shtie “tankut” të tij, nga llogorja jonë…Si Italianët,gjermanëve,në luftën e madhe clirimtare!…




    •  
      dari

      ‘Dhe Meta italiani ne llogoren e Edi partizanit clirojne vendin nga gjerman Sali, e pas fitores fillojne likujdimet brenda frontit clirimtare nga armiqet e brendshem, dhe Edi duke forcuar partine do na udheheqi nga fitorja ne fitore’

      KETE DOJE TE THOJE- L. Shmilli. Itali




  18.  
    lesh Arapi

    ?????????????





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)