e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Një hap nga vrima e zezë e ekonomisë

3
Redaksia Online
Postuar më: 28 Maj, 2013 tek Bota
anash

 

Amerika dhe Japonia po kalojnë një periudhë të vështirë financiare. Wall Street është shndërruar në një kazino, ndërsa ekspozimi i derivateve të 25 bankave më të rëndësishme të SHBA-së paralajmëron stuhinë

Shtetet e Bashkuara të vëna midis borxhit publik në rritje dhe një rimëkëmbjeje shumë të ngadaltë, po lundrojnë në ujëra të turbullta.  E megjithatë, kjo situatë nuk duket të jetë një ndër prioritetet e Wall Street-it. Një numër gjithnjë e më i madh ekspertësh mendojnë se ekonomia amerikane po shfaq të gjitha simptomat klasike të një fluske ekonomike e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment.

“Gjatë dhjetë viteve të fundit borxhi kombëtar u rrit nga 6.000 miliardë dollarë në 17.000 miliardë dhe shumë pak amerikanë shfaqën interes mbi një fakt kaq domethënës”, shprehet Majkëll Shnajder, ekspert në bursën njujorkeze. Ai thotë se Wall Street-i është shndërruar në kazinonë më të madhe të planetit, bashkëpunëtore në strategjitë afatshkurtra të Sistemit Qendror Bankar amerikan: “Sa keq që euforia e shkujdesur që po ua shesim tregjeve financiare në këtë moment të sjell ndër mend atë të para Krizës së Madhe amerikane të 1929-s”.

Sipas qeverisë amerikane, vlera e derivateve të 25 bankave më të rëndësishme të SHBA-së përllogaritet në më shumë se 212.000 miliardë dollarë, ndërkohë që në total këto banka disponojnë vetëm 8900 miliardë dollarë. Pra, ekspozimi i derivateve vendoset në raportin 24 me 1 dhe për ekspertët kjo situatë nuk përfaqëson gjë tjetër veçse një kështjellë gjigante rëre, e cila mund të shkërmoqet në çdo moment. Ndërkohë GDP-ja vjetore e Shteteve të Bashkuara shkon deri në 15.000 miliardë dollarë.

Në një analizë të tij, Graham Samers, përfaqësues i organizatës kërkimore “Phoenix Capital Research” thekson se duhet të ndiqet me vëmendje edhe ajo që po ndodh në Japoni, e cila përfaqëson tregun e dytë më të madh të bonove në botë. Për disa dhjetëvjeçarë bonot japoneze janë konsideruar “risk free” (pa rrezik) dhe si rezultat i kësaj investitorët janë treguar të gatshëm t’i ofrojnë para këtij shteti me taksa minimale. Por nëse sistemi i bonove japoneze fillon të dalë jashtë kontrollit, pavarësisht përpjekjeve të Bankës Qendrore, ekonomia e dytë më e madhe në botë do të rrëzohet.

E njëjta situatë mund të verifikohet edhe në Amerikë. “Nuk kemi përjetur asgjë të ngjashme me këtë në historinë e njerëzimit. Mjafton t’u hedhësh një sy shifrave, ku totali i GDP-së botërore vlerësohet në 70.000 miliardë dollarë, në një kohë kur totali i borxhit botëror arrin në 190.000 miliardë dollarë. Shifër më shumë se e dyfishuar gjatë dhjetë viteve të fundit”, thekson Samers. Përfundimi: “Sistemi financiar botëror është kthyer në një lëmsh që ngatërrohet çdo ditë e më shumë në borxhin që vijon të rritet me përmasa ekstreme”.

Shnajder thekson se kriza financiare e 2008-s duhej të ishte një zile alarmi për të gjitha shtetet: “Duhej të ishin nisur nga gabimet e së kaluarës, por politikanë dhe bankierë janë të fiksuar me idenë që t’i dalin për zot sistemit aktual. Realisht nuk ka pasur kurrë një rimëkëmbje efektive pas krizës ekonomike të nisur në vitin 2006, e cila arriti pikun midis 2008-s dhe 2009-s. Dhe kështu janë ndjekur politika të cilat kanë grumbulluar edhe më shumë borxhe”. Sipas tij recensioni nuk do të tejkalohet sepse fluska e shpresave të rreme nuk do të zgjasë përgjithmonë. Në njëfarë pike do të mbarojë dhe atëherë do të shpërthejë stuhija.

Përgatiti: Dorina Gjuzi

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


3 Komente


  1.  
    beni

    Wallstreet esht vertet nje Kazino,por me permasa gjigande!
    Kriza e borxheve nje dit ka per tu shlyer,duke u socializuar kapitalin ne Wallstreet!
    Zhvleresimi i monedhave,do te beje qe ai qe disponon te depozituara nje shum prej 100 miljonesh pas nje far kohe, ngadal ngadal, kjo shume do te perfundoj ne 20 miljon!
    Keshtu lahen borxhet dhe krizat e hapura ne lindjen e mesme Siri,Liban Irak do te jet e ardhmja e nje markate te re afatgjate,per te mbijetuar sistemi kapitalist!




  2.  
    NjeQytetarOptimist

    Problemi i Wall Street-it eshte qe ka hyre nga nje sistem financjar, eshte bere nje sistem ekonomik..Nga nje sistem ku merrej me bono te minjerave, kompanive gjigande si US-Steel, GE e qindra kompani, tani ka dhe ato te ushqimit, te shtepive, dhe inshurencave…Pra ka hyre ne mikromenaxhimin e hollesishem te jetes te njeriut…Wall Street, origjinalisht nuk u ndertua per kete dhe nuk ka pasur ASNJEHERE nje strukture si te menaxhoj nje sistem qe ka futur dhe banka qe vleresojne shtepite e njerzve…Banka e blen nje cap buke dhe e deklaron sa te doje..Dhe kur keto banka bien (collapse) atyre u llogaritet shuma monetare qe kane deklaruar..Dmth ajo shpi u ble 1 dollare dhe deklarohet sikur ishte 100mije…Keshtu taksapaguesit kur paguajne “borxhin” e bankes (shareholders-white collor scammers) le te themi ne raport 10:1 te dollarit (By Bankruptcy Law) i bie qe te marrin mbrapa 10mije dollare.. JA WALL SHITI…Ja white mani beri prape leke ne kohe krize dhe e fut me shume ne debt the common man..Keshtu ndodh dhe me kompanit e mishit, dritherave, vajit, dhe c’do qelize konsumatori perdor….Wall Shiti po demton rende ekonomine amerikane duke fryre artificjalisht numrat derisa mos te kete me nje pike bleresi…Qeverria beri nje pune te dobet per menaxhimin e krizes qe ne fillim, po keshtu dhe Obama..It was just a patching job…




  3.  
    kelmendasi

    TAKSA PROGRESIVE KOMUNISTE TAKSA PROGRESIVE I KA FAJET
    Shikoni DOJCLANDIN shikoni DOJCLANDIN





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter