e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

AMF: Heqim çmimin unik dysheme për tregun

0
Postuar më: 18 Prill, 2013 tek Ekonomi

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare do të heqë dorë nga imponimi i një çmimi unik minimal të sigurimi të detyrueshëm të makinës, për të gjitha kompanitë e sigurimeve. Kompanive do t’ju kërkohet që të llogarisin secila një prim rreziku ose një vlerë minimale të nevojshme për përballimin e dëmeve. Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se në projektin mbi Liberalizimin e Sigurimit të Detyrueshëm Motorik në Shqipëri të ketë një plan strategjik ku të ketë prioritet konsumatori. “Kushtet aktuale të tregut paraqiten të paqëndrueshme dhe kanë krijuar një presion të tillë që çon në luhatjen e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm motorik”, shrehet ky autoritet duke cilësuar se “krijimi i një tregu ku çmimet janë të stabilizuara është një detyrë e rëndësishme”.  Më anë të këtij projekti AMF beson që në afatgjatë, përfitimet do të jenë në nivel kombëtar, nëse programi mund të zbatohet. Ky institucion do të  marrë parasysh rekomandimet e Autoritetit të Konkurrencës në këtë drejtim, megjith rezervat që ka për arsyetimin e ndjekur nga Autoriteti i Konkurrencës. Nga ana e Autoritetit të Konkurrencës thuhet se  një prim unik rreziku për të gjitha kompanitë ishte i padrejtë dhe krijonte kushtet për sjellje të bashkërenduara në çmimin final të produktit. Projekti i prezantuar dje nga AMF në bashkëpunim me Bankën Botërore ka për qëllim që secili të paguajë sigurimin e makinës bazuar në historikun e aksidenteve apo shkeljeve të rregullave të qarkullimit, në zonën e banimit dhe në karakteristikat e mjetit. AMF bën të ditur se ky sistem ju është rekomanduar kompanive për t’u ndjekur, por zbatimi i plotë do të jetë proces, pa një afat të prerë kohor.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)