e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Bankers Out, fushata për dëmet që po shkakton kompania

0
Postuar më: 18 Shtator, 2013 tek Politike cicerr

Duket se tashmë reagimi qytetar në formën e protestës ka ardhur për Bankers. Një grup të rinjsh dhe të rejash, studentë dhe profesionistë banorë të Fierit ka nisur dje protestën qytetare me qëllim sensibilizimin e opinionit publik, qeverinë e re dhe vetë kompaninë Bankers për dëmet e mëdha që është duke i shkaktuar kjo e fundit ambientit, nëntokës dhe mbitokës, të tashmes dhe të ardhmes të të gjithë banoreve të rrethit të Fierit. “Që nga momenti që kjo kompani ka filluar të operojë në sektorin e nxjerrjes së naftës, nëntoka e pasur e Fierit ka filluar të shihet si fatkeqësi natyrore dhe jo si një burim natyror pasurie për zonën dhe gjithë Shqipërinë”, thuhet në reagimin e të rinjve, duke cilësuar se ndërkohë që asnjë qindarkë nuk përfitohet nga ana e shtetit shqiptar dhe taksapaguesve prej këtij aktiviteti. Bilanci i shkatërrimit që po shkakton Bankers shkon në dhjetëra shtëpi të rënuara dhe qindra banore të frikësuar nga lëkundejt e përnatshme që shkaktohen si rrjedhojë e mënyrës së gabuar që aplikohet për nxjerrjen e naftës.

Kjo fushatë sensibilizuese do të zgjasë derisa të ketë një veprim të qartë se cfarë do të ndodhë më banorët e kësaj zone, reagim që pritet të vijë nga kompania Bankers apo nga qeveria.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter