e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

BERISHA PO IKËN, PËRSHËNDETUNI ME TË!

20
SOKRAT HABILAJ
Postuar më: 21 Qershor, 2013 tek Analiza
2

Natyrisht që ai po ikën. Po ikën në një turravrap të pa fund nëpër sheshe e pllaja, nëpër qytete e katunde, nëpër studio televizive, mes një dalldie turmash dhe dëshire të tij të papërmbajtur për t’i takuar të gjithë, për të folur me të gjithë dhe për të folur për të gjitha, tipike kjo për një ikje “të madhe”. Po ikën me një dëshirë të papërmbajtur për të folur për gjithçka di për politikën globale dhe garat me kuaj, për letërsinë dhe seksin, për modën dhe perçen, për kanunin dhe anijet kozmike, për Oksidentin dhe fermanët e mykur, dëshirë kjo tragji-komike e të gjithë të moshuarve që në çastin e fundit, duan t’i hedhin tej maskat. Me sa duket edhe vet ai, e ka kuptuar se po ikën, por personi me emrin Sali, e bashkë me të edhe të tjetër, nuk po e lenë kryeministrin Berisha të iki denjësisht. Duket se ikjen e tij, ashtu si ardhjen, për shkak të tij dhe të tjerëve, do ta ndjekë një fat i trishtë. Duket se ai, po për fajin e tij dhe të tjerëve, ndryshe nga të gjitha ikjet, do të privohet nga ritet e nderit dhe të respektit në çastin e ikjes. Nuk është fisnike as për atë as për ithtarët e tij që t’ia heqim mundësinë e ikjes dinjitoze, por ajo që nuk mund të pritet është të ndryshojë. Ajo që duhet thënë është fakti se se pas një përcjellje jo dinjitoze, “turpi” nuk është i atij që iku, por i atyre që mbeten pas. Ne, të gjithë pa përjashtim, nuk duhet t’ia lejojmë vetes një “turp” të tillë.

Ju ish të persekutuarit e regjimit që iku, të burgosurit, të dënuarit pa gjyqe, ju që gjithë jetën komunizmin e keni pasur si makth, ju që në fillim të viteve nëntëdhjetë shpresuat se shpëtuat përfundimisht nga ai, ju që edhe në çastet më të zymta kurrë nuk e keni menduar se hija e komunizmit do t’ju ndiqte edhe një jetë tjetër në demokraci, ju që keni pasur kohën e mjaftueshme që ta kuptoni se komunizmi me demokracinë janë vite drite larg njëra tjetrës, ju që e dini se udha e një komunisti për t’u bërë demokrat është një mision absolutisht i pamundur, ju pra nuk duhet të kishit pasur edhe “një shans” më shumë që të bindeni se komunizmi shqiptar ishte jo vetëm më i egri, por ai ishte edhe më hileqari, më skuthi. Ju që u ndatë denjësisht me komunizmin para shumë viteve kur ai ishte i egër, edhe tani që ai është hileqar dhe skuth, natyrisht që do dini të përshëndeteni me të në ikje e sipër, po aq denjësisht. Ju që latë jetën tuaj nëpër pritat që ju ngriti komunizmi i egër, është çasti të përshëndeteni me “pas komunizmin”, me komunizmin hileqar dhe skuth.

Ju njerëzit e thjeshtë që përgjithësisht partitë ju kanë vetëm lista zgjedhjesh, ju që në çdo katër vite vraponi shesh më shesh e miting në miting, ju që ndërsa shikoni fytyrën e “prijësit”, besoni pafajësisht se ai mendon vetëm për ju dhe pastaj humbisni në trishtimin tuaj katër vjeçar, ju që për dyzet vite në një marrëzi të paparë i bëtë duart gjak nga duartrokitjet për një “prijës” që vetëm prijës nuk ishte, ju që me sa duket nuk keni nxjerrë asnjë mësim se prijësit që rrinë gjatë mbi kokë, të vetmen mjeshtëri që mësojnë është si  t’ua matin juve kokën me spango, ndërsa jeni duke parë ikjen e tij, duhet ta kuptoni se kjo është gjëja më normale që mund të ndodhë edhe në një vend i pa mësuar si duhet me demokraci, siç është vendi ynë. Ju që jeni viktimat më të pafajshme të të gjitha qeverisjeve të këqija, duhet ta lini atë në fatin e tij njerëzor dhe t’i ktheheni vetes suaj, sepse ai po ikën dhe ju nuk duhet t’i mbeteni peng asnjë sekondë më tej.

Ju nëpunësit e këtij vendi që keni besuar naivisht se jeni tej politikës, ju që e dini se ky vend ka plotë të papunë, se ka sa të duash të varfër, se ka lypsa dhe hallexhinj, por nuk ka më të përdhosur se ju, duhet të gjeni një çast guximi dhe t’i shikoni në sy fëmijët tuaj. Ju që e dini se ata presin prej jush bukën e përditshme, duhet t’u thoni se ai po ikën. Ju që ende nuk e keni provuar t’ju hedh dikush në udhën e madhe, ju që ende nuk e dini se shpesh është më dinjitoze të hidhesh në udhë se sa të bëhesh eunukë, tani që ai po ikën duhet t’u thoni fëmijëve tuaj se jeni ju prindërit e tyre dhe bukën e përditshme, atyre jua dhuroni ju dhe askush tjetër.

Ju lloj-lloj gazetarësh, analistësh, opinionistësh, ju që pak nga pak prodhuat tek vetja juaj një racë politikanësh më të këqij se vet politikanët, ju që kurrë nuk e kuptuat se kur ikën një prijës, të cilit i thurët himne, ju mbeteni pjesa më qesharake e epokës pas prijësit, ju që askush nuk ju kërkon që tani në ikje të tij të flisni ndryshe, por thjesht, nëse mundeni, t’i mërmërisni, sa shumë na lodhe, ka ardhur koha ta kuptoni se edhe kockat kur lëpihen, një ditë bëhen bajate! Ju që i bëtë shërbimin më të keq katundit tonë të madh, duke i dhënë pamjen e skutave të provincës së shpirtit tuaj servil, përshëndetuni me të dhe nëse ju nuk mund ta bëni ndryshe gazetarin, analistin apo opinionistin, mos kini asnjë merak. Pas tij do vijë një tjetër, e një tjetër dhe ju tani keni përvojë në profesioni tuaj. Lëpirja është një profesion i vjetër, nuk e shpikët ju, as mbaron me ju.

Ju pjesëtarët e gardhit të tij, që deri tani nuk e kishit parë veten pa të, ju që vetëm dëgjonit dhe tundnit kokën kur ai fliste, ju që ai ju mori gojën, ju mori kundërshtimin, ju mori guximin, ju mori burrërinë, ju që iknit prej tij për pak kohë, si të dalldisur nga trimëria dhe pastaj të bindur dhe kokulur afroheshit pranë tij si djem plangëprishësh, duke shijuar thërrimet që ju hidhte ai, ju që ai ju ktheu në një tufë anonimësh, të paktën tani në ikje shikojeni me guxim në sy dhe i thoni se jeta do vazhdojë edhe pa të dhe ju do të keni mundësinë të thoni mendimet tuaja lirisht. Ju që ai ju dhimbsej se lodhej aq shumë për fatet e këtij vendi, ju që habiteshit me veten tuaj që nuk e ndiqnit dot hapin e tij, në këtë çast ndarje, duke e përshëndetur, i uroni pushime të mbara.

Ju që keni provuar mbi vete shkopinjtë, a plumbat e pushtetit të tij, ju që keni parë përbuzjen e tij, vetëm se nuk ishit dakord me të, ju që nuk patët “fatin” ta takonit direkt atë, por patët një “fat” më të keq që imazhin e tij ta shikonit tek fytyrat e shpëlara të dhjetëra shefave e shefeve të tij, ju që demokracinë e mendonit ndryshe, ju që ai u vuri në provë edhe dashurinë tuaj ndaj vendit tuaj, duke ju privuar bukën e gojës, duhet tani dini se tani nuk është koha për inat, por thjesht për t’i dhënë një përshëndetje në ikje.

Ju ithtarët e tij që menduat se ai ishte dielli, hëna, ylli, uji, ajri apo drita, ju që gjithçka e lidhët me të, duke harruar se ai një ditë do të ikte, ju që padrejtëisht menduat se ai ishte vetëm juaji, duke harruar se ai ishte edhe yni, ishte i të gjithëve edhe pse ai nuk u bë dot “yni”, ju që në të drejtën tuaj, ushqyet kaq shumë dashuri për të, ju që krenoheshit sa dilte se u bënte të harronit hallet, të cilat nuk kishin asnjë ndryshim nga pjesa tjetër që nuk e mbanin për idhull atë si ju, ju që shpesh harronit bukën e fëmijëve tuaj, ju që ndoshta ende nuk keni nxjerrë mësime nga dalldia e përcjelljes me ulërima të një prijësi tjetër, duhet ta përshëndesni qetësisht dhe nuk keni asnjë arsye që ta përjetoni keq ndarjen me të. Ju që jeni në të drejtën tuaj që ta adhuroni dikë, ju që duhet të dini të respektoni edhe të drejtën e të tjerëve, e cila mund të mos jetë ngritur mbi bazë adhurimesh, vazhdoni ta adhuroni, por tani është koha të ndaheni qetësisht me të, sepse thjesht ai po ikën.

Ju që mendoni se keni mëkatuar, ju lloj-lloj shefash dhe servilësh që nga nxitimi për t’i shërbyer sa më shumë atij, shkelët mbi ligje dhe norma, shkelët edhe mbi njerëz të tjerë që nuk ishin si ju, ju që nga babëzia për t’u pasuruar vet, keni rendur si të marrë për të shqyer sa më shumë copa nga trupi i drobitur i këtij vendi, ju dallkaukë që përplasnit shqelmat cep në cep, duke menduar se kjo tokë ishte një mall pa zot dhe dolët ju zotët e vërtetë të saj, ju që menduat se “prijësin” do ta kishit si çadër përherë mbi vete, është koha që të shpëlani dhe të qetësoni sadopak ndërgjegjen tuaj, duke e përshëndetur me të.

Nëse ende dikush druhet se ai do të hedhë gurë në ikje, kjo nuk përbënë asnjë problem. Në fund të fundit, askush nuk ikën i lumtur.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


20 Komente


  1.  
    Labi Vlore

    Sublim ky artikull.Faleminderit faleminderit faleminderit autorit.




  2.  
    Lida Lazaj

    Uauuuu sa bukur e ke qendisur O Sokrat! Me le pa fjale! Faleminderit per kete kenaqesi!




  3.  
    VEZHGUESI

    NJE NGA SHKRIMET ME TE BUKUR QE KAM LEXUAR,DH E I BEJ THIRJE TE GJITHE ANALISTEVE TE MARIN SHEMBULL,KJO ESHTE ANALIZE E VERTETE Demokracie. BRAVO AUTORIT.




  4.  
    shqipfolësi

    Erdhi më në fund dhe dita ti themi PËRDHUNUESIT Monstruoz të këtij kombi se… “Çfarë ke mbjellë atë dhe do korrësh”!
    Për ironi të fatit tënd që vetë e ke kërkuar dhe askush nuk të ka faj, “Nano ik” u kthye e të ra mbi kokë dhe ty, që nuk ishe më i mirë se ai. Nuk mësove asgjë prej të këqijave të tij. Përkundrazi, si çdo diktator hyre më thellë dhe ja ku je sot. POPULLI yt, që vetëm i yti nuk ka qenë asnjëherë, sot mezi po pret të të japë një “VOTË SPEKTAKOLARE” që nuk do tu besosh as syve të tu, e as veshëve të papagallëve e të tellallëve të tu të ndyrë.
    “BERISHA IKU”… kjo do të jetë KRYEFJALA e çdo bisede më 24 qershor!
    Nuk të bëri fajde as propoganda e as mitingjet o i pabesë e hileqar! Po zaten, nga anët tuaja
    ndeshja me kundërshtarët asnjëherë nuk bëhej në DYLUFTIM TË HAPUR, si burrat, por bëhej “MBRAPA SHKËMBUINJVE A SHPELLAVE”, si hajna e skutha. Dhe ti nuk kishe se si të dilje burrë më i mirë. Ashtu luftove dhe ti për 23 vjet rresht! Kundër të gjithë bashkëpunëtorëve apo kundërshtarëve të tu. I asgjësove të gjithë pas shpine!
    Por ajo që më çudit më shumë me figura të tilla si kjo e Juaja, është se nga njëra anë aspironi të jeni LIDERË të përjetshëm dhe nga ana tjetër, bëni GABIMIN FATAL duke iu kundërvënë me çdo mjet popullit opozitar dhe duke shtypur e vrarë këdo që ju ngre zërin!
    Ky është Gabimi që bëjnë të gjithë DIKTATORËT. Largohen dhe nuk dëgjojnë ZËRIN E VËRTETË TË POPULLIT! Diktatërëve iu pëlqen më shumë të dëgjojnë lajka e gënjeshtra se sa të VËRTETËN e HIDHUR të një POPULLI! E po kështu nuk bën asgjë tjetër veçse Vulos fundin dhe ikjen tënde me TURP! Turpi ju mbetet vetëm juve!
    Nuk ditët të vlerësoni Votën që ju dha populli në 1990. Tani tregohu burrë, të paktën për një herë të vetme. Mos shkakto më rrëmuja siç e ke pasur zakon në këta 23 vjet!
    LARGOHU që të jesh të paktën një gjysh i nderuar për nipërit e mbesat e tua, ashtu siç e shprehe dhe mbrëmë para teleshikuesve të Top-story.
    Megjithse IKJA nuk ju heq asnjë pikë apo presje nga Përgjegjësitë tuaja të shpërdorimit me qeverisjen, përsëri përbën një gjest RESPEKTI ndaj POPULLIT që i ke shkaktuar shumë trazira e të mos i përmendim më, se me mijra herë ti kemi thënë e ke bërë sikur nuk dëgjon.
    Epo këtë herë nuk ke ç’bën, me HIR a PAHIR do na dëgjosh më 23 Qershor!
    Dhe këtë herë besoj duhet të dëgjojnë të gjithë politikanët. Pazare në kurriz të këtij populli nuk ka më! Mjaft me fytyrat e përdala të politikanëve që nuk kanë asgjë DINJITOZE për të merituar votën tonë. Do ju kërkojmë llogari për çdo premtim që na keni bërë e do na bëni!




  5.  

    Duke ju bere thirrje votuesve qe me guxim,me vetedije te plote per ndryshimin te dalibn ne votime sa ma shume ne menyre qe te minimizohet vjedhja e votave qe ka planifikuar sali Berisha me Flamur Noken nepermjet punonjesve te policise sidomos me ata te policise krimi ale dhe te Shikut.Njerzit do te jene ma te lire diten e hene,nuk do te ndiejne peshen e presionit politik nga mengjesi deri ne darke per vendin e punes dhe per buken e femijeve te vet.Policet ,mjeket,infermjeret,prokuroret,gjygjtaret,vertete do te kene ma pak te ardhura nga korrupsioni por do te flejne ma te qete me familjen e tyre.Sali Berisha duhet te largohet,ashte ba njeriu ma i bezdishem per njerzit e thjeshte,ashte krimializuar deri ne ate shkalle sa qe nuk merr asgja parasysh per te ruajtur karrigen e vet.Edhe nje here ju ftoj te marrni pjese ne votime masivisht dhe ta ruani foten si gjene ma te shejte .Diten e Hene shqiperia do te jete ma e qete,ma e gezuar,dielli do te shendrise qartesisht,




  6.  
    N.VJOSA

    Dje nisa ta degjoj Monstren Sali tek “Topstory”e Sokolit.
    E pyeti Sokoli:
    – Zoti Berisha , eshte e vertete se janë ndertuar 10 mijë kilometra rruge?….
    – Degjo Sokol, nuk jane 10 mije, por 11 mijë!….
    Kaq mjaftoi që ta mbyllja televizorin dhe te mos të degjoja me tej….
    Berisha, ose berishizmi eshte njolla me e zeze e kultures shqiptare te qeverisjes!
    Mos shko me tej….po qe i pari vendit genjeshtar ….nuk ka nevoje te flitet me tej per personalitetin e tij!
    Berisha eshte nje genjeshtar m i t o m a n….nje GENJESHTAR I SËMURË !….
    Per te mos ta lodhur lexuesin, kush te doje te njoh semundjen e Berishes, te klikoj ne kompjuter tek Google fjalen “mitomania”….dhe do te shohe te gjitha simptomat e doktorit pacient mitoman!
    Me sa duket ky genjeshtar mitoman dhe nje moster e vertete vesesh nga me te keqijat qe mund te mbart njeriu,
    u stimulua nga sherbimet e spiunazhit serbosllav,
    por dhe nga peshkaqene te tjere te Perendimit, qe kane per perendi Parane dhe jo lirine dhe sovranitetin e popujve….
    Berisha, nga dita e pare dhe deri tani,
    qe po i kthen patkojt diellit ishte nje fatkeqsi per Shqiperine,
    për demokracine e saj te brishte,
    për ekonomine shqiptare qe sakatoi keqas ne keto 22 vjet,
    për kulturen dhe mirqenien e popullit shqiptar!
    Berisha perfitoi nga mjegulla, erdhi ne kohe te turbullta dhe do largohet si nje sharlatan tragjiko-komik!




  7.  
    ben

    Bijte e nipat e komunistave te PPSH po presin te iki Berisha. SHBA do ta leri prape aty, qe te mos vini dhe te vidhni ju bashke me hajdutin Meta.




  8.  
    Lleshi

    E mer ç’ia fusni kot dhe juve ….! Te iki ere te pirdhet , dashka dhe pershendetje ! te iki me te mira , se po na u duk neper kembe , ne vend te pershendetjes ….nuk i dihet ….! Mos nxisni sherr kot ju te Dites ! ha….ha.,…ha….




  9.  
    Dike Mullai thote-

    “…ju per dyzet vite ne nje marrezi te pa pare i bete duarte gjak nga duartrokitjet per nje ‘prijes’ qe vetem prijes nuk ishte…”! Nuk je i pari o Habilaj qe shprehesh keshtu! Berisha eshte nje ‘specie’ e vecante, eshte HITLERI Nazist per Shqiperine ! Heroi i Akropolit ne Greqi:-Manolis Glezos, ne metingun e Permotshem me 16 Prill 1985 eshte shprehur:- U befasova kur pash nje popull te tere qe po QANTE dhe thash: -Nje popull mund t’a mbash te shtypur, te ndrydhur, -Nje popull mund t’a besh qe te vuaj, -Por nje popull te tere nuk mund t’a besh qe te qaje per Ty! Kjo eshte madheshtia e Enver Hoxhes!




  10.  
    Gramoz

    ben qeni qe nuk heq dore nga m,,ti je ti dhe berisha mos haro c te kam thene ma bej kete nder mbas dates 23




    •  
      beni

      O Gramoz, ca te sat eme ke qe kruhesh me mua kur nuk me njeh, shiko or kelysh spiuni komunist punen tende, jeni mesuar ju spiunet e Frontit te lagjes te pergjoni komshijte dhe ti raportoni ne keshillin e lagjes. Ku te ka punuar babi qe je kaq spiun ? oficer, sigurims apo e ke pas nga ata fuksat 80 lekesh ?




      •  
        lleshi

        s’i harron kollaj burrat e nenes . eee qerrata ? Apo ka qene ndonjeri prej tyre edhe pedofil dhe nuk e harron kollaj ? Karrieren tani ne PD prej ketij pedofilit e ke ?




    •  
      beni

      Ato gocat e Italise, kur i pyesnim thoshin se babai pa pune, nena pa pune, vellai pa pune..prandaj kemi dale ketu, jo nga qefi. Ishin te gjitha goca oficeresh, sigurimsash , ne pergjithesi familje te opozites.




      •  
        Shefqet Cela

        E ke zkon te shpifesh, por kesaj radhe ke nje doze sinqeriteti.
        KE TAKUAR SHUME NGA KETO VAJZA?
        SI JE ME SHENDET? NDONJE CIKE SIDE KE TAKUAR?
        Vazhdio siç e ke nisur qe te gjesh at5e qe i urove komentuesit me lart.
        Se te kujt jane ato lavire une nuk mund te ve doren ne zjarr, por sipas teje, sigurimsat kane qene paguar mire. Si mmund te behen te tilla bijat e tyre kur nuk kane nevoja ekonomikke’
        Genje te genjejme! Ky eshte motivi dhe personaliteti yt e ben bandilli.




  11.  
    shqipe

    po iken si germuq,edhe hunda po I shtremberohet me shume .sepse tradhetoi e shkateroi vendin si askush ne historine shqiptare.vdekje njeriut me te lig .




  12.  
    tradita

    marrezira te pa fundme. edhe sikur te fitoje e majta Berisha mbetet Kryuetari i opozites. Opozita eshte ne vetevete pushet i vertete




  13.  
    Amant

    E nderove Gjormin, ku je nip , Sokrat. Urime. Nje analize e shkelqyer dhe teper sinjifikative. I drejtperdrejte.




  14.  
    TARTAR

    Nje shkrim shume i bukur,nje analize e shkelqyer ku cdo Sanco Panco merr ate qe i takon ne kete ikje groteske te Don Kishotit shqiptar. Ke goditur ne shenje me kete shkrim kaq te bukur dhe te drejteperdrejte. Urimet e mia me te mira !




  15.  
    "PA MESHIRE"

    Ore po iken apo vjen Berisha.Sheshi i stermbushur mbreme ne Tirane,si asnjehere tjeter tregon se ai eshte ketu,si KOPLLUQ bile.Aq njerez sa mbreme ne shesh,as ELVIS PRESLY DHE PAPA bashke po te ishin,nuk do beheshin kaq shume dhe jo ne Tirane po ndofta as ne Shangai jo.Nese detyra dhe devocioni juaj ndaj PARTISE ,XHELIL GONIT E SULE BUSHATIT eshte me ju dhane gajret njerzve qe jane te cofe.LAVDI MARKSIZEM – LENINIZMIT NGADHNJIMTAR! I mbyllte kongreset e PARTISE ZERI I POPULLIT.




    •  
      beni

      Aman vetem bijte e atyre karrociereve,teneqexhinjve, shofereve, traktoristeve e mjeleseve te ish byrose politike mos vijne se do te na e bejne vendin prap corap si na e lane eterit e tyre injorante qe u moren me politike.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)