e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Burgaj pranon: Është rritur numri i klandestinëve

1
Redaksia Online
Postuar më: 8 Shtator, 2013 tek Lajm i fundit cicerr
hysni-burgaj

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, thotë se është rritur numri i klandestinëve që kalojnë nëpërmjet vendit tonë. Në total, janë 800 klandestinë të ndaluar nga Policia e Gjirokastrës në tre muajt e fundit. Në një intervistë për GSH, Burgaj thotë se policia i ka shtuar masat në kufi.

“Është e vërtetë që kohët e fundit janë shtuar rastet e ndalimit të klandestinëve në vendin tonë. Për këtë arsye ne kemi shtuar më shumë masat në kufi, në mënyrë që të mos kemi probleme të tilla dhe që të mos lejohet kalimi i tyre.

Problemi më i madh është krijuar në pikën kufitare me shtetin grek, prej nga kanë ardhur pjesa më e madhe e klandestinëve. Një pjesë e vogël ka ardhur nga Maqedonia, por pjesa dërrmuese e tyre ka ardhur nga Greqia.

Pjesa më e madhe e tyre janë nga vendet e Lindjes së Mesme. Shumë klandestinë vijnë nga Libia, Maroku, Siria, Iraku, një pjesë janë kurdë etj.

Klandestinët që vijnë nga Greqia, zgjedhin vendin tonë për të kaluar në drejtim të Malit të Zi, sepse e shohin vendin tonë si një terren më të përshtatshëm. Por, ata kanë mundësi që ta kalojnë edhe përmes Maqedonisë, por duke zgjedhur vendin tonë, u bie rruga më e shkurtër”, thotë Burgaj.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


Nje koment


  1.  
    Luli

    Edhe Ky kelysh i Kriminelit Sali duhet denuar.
    IRAKU i Kriminelit Sali Bisha ne mes te Europes …. deri tani qysh nga 97-ta mbi 6500 veta te vrare e te plagosur … Ja cfare i pruri Ky shpellar verior Shqiperise:
    Vrasje, krime, vjedhje, shkaterrime, pasiguri etj.
    Pra Ky kriminel i papare ne historin e Shqiperise duhet patjeter te arrestohet.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)