e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Ç’dihet për Betejën e Vajkalit?

1
Postuar më: 19 Janar, 2013 tek Enciklopedi

I nderuar lexues!

Beteja e Vajkalit (1465) ishte një nga betejat e ushtrisë shqiptare të udhëhequr nga Skënderbeu, kundër pushtuesve osmanë. Sulltan Mehmeti II dërgoi dy ushtri të mëdha njëkohësisht për ta vënë Skënderbeun midis dy zjarresh. Njëra, e komanduar nga renegati Ballaban Pasha, marshoi nga Traka në Maqedoni dhe u vendos në kamp në fushën e Vajkalit (Bulqizë). Ushtria tjetër osmane marshoi përmes Tesalisë drejt bregdetit shqiptar dhe u vendos në Kashar.  Skënderbeu e rrethoi fushën e Vajkalit nga të gjitha anët, pa u lënë osmanëve mundësi të manovronin ose të vendosnin lidhje midis dy ushtrive. Ballabani u përpoq ta nxirrte ushtrinë nga kampi me shpresë të çante rrethimin. Ka mbetur në histori sepse e gjithë ushtria osmane u asgjësua ose u kap rob. Mundi të shpëtonte vetëm Ballabani me një pakicë ushtarësh.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


Nje koment


  1.  
    lola

    mua me pelqen shume kjo pjese sepse e kam favorit historine





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter