e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Çfarë na paska sjellë taksa e sheshtë?

0
Postuar më: 24 Shkurt, 2013 tek Letrat e Lexuesve

Këto ditët e fundit po na thuhet se taksa e sheshtë na paska qenë e suksesshme. Ajo jo vetëm nuk solli asgjë pozitive, por ishte një dështim i madh. Duke i taksuar të gjithë me një përqindje të njëjtë, si atë që fiton shumë pak ose që ka një rrogë të vogël, edhe atë që fiton shumë, në pamje të parë duket sikur ka një barazi taksash.

Por çfarë solli kjo? Të varfërit i bëri më të varfër dhe të pasurit më të pasur. Duke ditur se tek ne nuk ekziston shtresa e mesme. Ajo është përcaktuese në zhvillimin ekonomik të një vendi. Kjo taksë nuk e lejoi fuqizimin kësaj shtrese.

Po kështu biznesi shkoi drejt asfiksimit. Besoj se taksa progresive që do aplikojë e majta është më realiste. Pra, ata që do të paguajnë më pak, do të jenë shtresat në nevojë dhe ata që do të paguajnë më shumë, janë ata që fitojnë më shumë. Kjo taksë i shkon më së miri specifikës së vendit tonë. Ndonëse thuhet se ajo na qenka “marksiste”. Pak rëndësi ka.

 

SMS në DITA në 0689073730

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)