e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Cili është kuptimi i fjalës “Melankoli”?

0
Postuar më: 19 Mars, 2013 tek Enciklopedi

E nderuar lexuese!

“Melankolia” sipas teorisë më të vjetër mjekësore të antikitetit, është një nga katër lëngjet themelore trupore që shkaktonin disekuilibër, si pasojë e së cilës shkaktoheshin sëmundje. Melankolia mendohej se shkaktohej nga rritja e tëmthit të zi. Mendohej se individët që kishin më shumë se normalisht “bilë të zezë” prireshin drejt të qenit melankolik. Në bazë të lëngjeve mbizotëruese përcaktoheshin dhe tipet: sanguin, flegmatik, kolerik.  Hipokrati e ka përshkruar melankolinë rreth katër shekuj para erës sonë. Në diagnostikën moderne bashkëkohore nocioni “melankoli” përkon me sinonimin e simptomave të mërzisë dhe dëshpërimit që haset si simptomë karakteristike në çrregullimet depressive.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)