e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Saga e Shtëpisë së Bardhë

32
Fatos Tarifa
Postuar më: 23 Korrik, 2013 tek Nostalgji
tarifa-bush

Ndryshe nga Presidenti Bill Clinton para tij, Presidenti George W. Bush pëlqente t’i kishte vazhdimisht miq në White House ambasadorët e huaj. Disa herë në vit. Në raste festash, por edhe pa ndonjë rast të veçantë. Vetëm një javë pasi unë i kisha dorëzuar Presidentit Bush letrën kredenciale, Protokolli i Departamentit të Shtetit më njoftoi se Presidenti dhe Zonja e Parë do të jepnin një pritje në Shtëpinë e Bardhë për shefat e misioneve diplomatike në Uashington.

Ajo pritje në Shtëpinë e Bardhë, në një mbrëmje të bukur dhe të freskët qershori, vetëm një javë para festimit të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ka qenë ndër më të bukurat që mbaj mend. Kur Ambasadori Ensenat, shefi i protokollit, njoftoi hyrjen në sallon të ambasadorit të Shqipërisë dhe zonjës Tarifa, Presidenti Bush m’u drejtua mua me po atë ton miqësor dhe humor si një javë më parë:

“Do I know you?” (A njihemi ne bashkë?).

“Mr. President”, i thashë unë, “it seems that you and I are seeing each other every week” (Z. President, duket se ju dhe unë po takohemi çdo javë).

“That’s right”, tha ai, “it was last week, wasn’t it?” (Ashtu vërtet, ishte javën e kaluar, apo jo?).

Pozuam të katërt për fotografin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë dhe u ndamë me Laurën dhe Presidentin Bush për t’u takuar më tej, në mjediset e Shtëpisë së Bardhë, me amabsadorë të tjerë dhe me zyrtarë të lartë të Administratës amerikane. Në më të shumtën e rasteve, takimet me Presidentin Bush ishin formale dhe bëheshin në grup, ose me të gjithë shefat e misioneve diplomatike në Uashington, ose me një pjesë të tyre. Sidoqoftë, çdo herë që Presidenti Bush ftonte ambasadorë në Shtëpinë e Bardhë, kjo do të thoshte jo vetëm një mundësi për një fotografi të re me të (sipas rastit edhe me Zonjën e Parë) por edhe një apo dy minuta kohë për të biseduar vetëm për vetëm me të.

Bisedat e shkurtra me Presidentin Bush gjatë pritjeve në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë, ndoshta, ndër momentet më të bukura në të gjithë karrierën time diplomatike në Uashington. Përmbajtja e këtyre bisedave dhe çdo detaj rrethanor i tyre nuk kanë qenë të nevojshme të regjistroheshin në blloqet e mia të shënimeve, pasi ato kanë qenë (dhe mbeten) në mënyrë të pashlyeshme pjesë e kujtimeve të mia.

 

 

COLIN POWELL PËR BALLKANIN

 

Më 7 nëntor 2002, dy javë përpara se të mbahej Samiti i NATO-s në Pragë (21-22 nëntor), Presidenti Bush shtroi një darkë në Shtëpinë e Bardhë për një pjesë të ambasadorëve të akredituar në Uashington. Dy ditë më parë, Zëvendësja e Ndihmëses së Sekretarit të Shtetit, Janet Bogue, më kish marrë në telefon për të më komunikuar zyrtarisht, në emër të Presidenti Bush, siç u shpreh ajo, se administrata amerikane kishte vendosur që ndër dhjetë vendet e Grupit Vilnius, të cilët prisnin të merrnin ftesën e anëtarësimit në NATO në Samitin e radhës të kësaj oragnizate, vetëm shtatë do të ftoheshin. Shqipëria, më tha Janet Bogue, megjithë arritjet e saj, nuk do të merrte ftesë këtë herë. Kandidatura e saj, së bashku me kandidaturat e Kroacisë dhe të Maqedonisë, do të shqyrtohej në një samit të ardhshëm të NATOs.

Në darkën që shtroi Presidenti Bush më 7 nëntor, m’u dha rasti të takohem përsëri me Sekretarin e Shtetit Colin Powell. Biseda me të ishte e shkurtër pasi çdo ambasador kërkonte të takohej me Sekretarin e Shtetit. Unë e falenderova Sekretarin Powell për letrën miqësore që i kishte dërguar ato ditë Zëvendës Kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe i shpreha mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë dhe japin për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. Sekretari Powell, duke më rënë krahëve miqësisht, më tha:

“Gjërat po shkojnë mirë. Ne do të vazhdojmë ta përkrahim Shqipërinë”.

Nikola Dimitrov, ambasadori maqedonas dhe një ndër miqtë e mi më të ngushtë në Uashington, i cili e gjend atë çast mes nesh, i dha dorën Sekretarit të Shtetit:

“Z. Sekretar”, tha ai, “Shqipëria është vendi më miqësor ndaj Maqedonisë në Ballkan”.

“Më vjen mirë që e dëgjoj këtë”, tha Sekretari Powell. “Në Ballkan, më shumë se çdo gjë tjetër, popujt tuaj kanë nevojë për miqësinë e njëri-tjetrit dhe për bashkëpunim mes tyre. Unë isha në Shkup në pranverë të vitit të kaluar”, vazhdoi ai, “dhe ky ishte mesazhi që u dhashë ministrave tuaj të jashtëm”.

Ambasadorë të tjerë prisnin t’i shtrëngonin dorën Sekretarit Powell. Nikola u nda nga unë të takonte ndihmësin e Presidentit Bush, Daniel Fried, ndërsa unë vendosa të prezantohem me Karl Rove, këshilltarin politik të Presidentit.

 

 

hegjemonia republikane

 

Karl Rove ishte ndër njerëzit më të afërt të Presidentit Bush dhe gjithmonë pranë tij. Ai ishte arkitekti që përpunoi dhe udhëhoqi strategjinë e fushatës elektorale që i dha fitoren Presidentit Bush në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Karl Rove ishte, gjithashtu, strategu që udhëhoqi fushatën për zgjedhjet e pjesëshme të Kongresit amerikan, të cilat ishin zhvilluar dy ditë më parë, më 5 nëntor 2002, duke u siguruar republikanëve, për herë të parë pas 40 vjetësh, shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat. Shumica e guvernatorëve të të pesëdhjetë shteteve të Shteteve të Bashkuara atë vit u zgjodhën, gjithashtu, republikanë.

Në mediat amerikane, zgjedhjet e vitit 2002 u cilësuan si “The Grand Return”. Për herë të parë, pas shumë dekadash, partia që kishte zgjedhur Presidentin e Shteteve të Bashkuara fitonte shumicën e vendeve në të dy dhomat e Kongresit amerikan në zgjedhje që bëheshin në mes të mandatit 4-vjeçar të një administrate. Deri atëherë, në zgjedhjet që ishin bërë në gjysmën e mandatit të një presidenti, partia e tij, si rregull, kishte humbur vende në Kongres. Në nëntor 2002 ndodhi e kunderta. Republikanët nuk humbën vende në asnjërën nga të dy dhomat e Kongresit, përkundrazi, ata fituan, duke i pasur tani të partisë së tyre Presidentin, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.

Triumfi republikan në zgjedhjet e vitit 2002 do të kishte, pa dyshim, ndikim të madh në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004, duke i rritur shanset e republikanëve për të zgjedhur përsëri kandidatin e tyre. Nese kjo do të ndodhte, qysh më 2002 askush nuk e vinte në dyshim faktin se George W. Bush do të mbetej President i SHBA deri ne vitin 2008.

Për përmbushjen e objektivit të qeverisë shqiptarë për të marë ftesën e anëtarësimit në NATO në vitin 2006 dhe për t’u pranuar në këtë organizatë brenda vitit 2008, rizgjedhja e George W. Bush më 2004 në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte një faktor pozitiv, pasi Presidenti Bush e kishte bërë pjesë të vizionit dhe të politikës së jashtme të administratës së tij zgjerimin e Aleancës me të gjitha demokracitë e reja në territoret që shtrihen “nga Balltiku në Detin e Zi” dhe insistonte ta realizonte këtë vizion brenda mandatit të tij si President.

“Gjenerali” Karl Rove

 

Në Uashington nuk ishte sekret për askënd fakti se prapa fitores së republikanëve në zgjedhjet e atij viti qëndronte një “invisible man”: Karl Rove. Ndërsa Presidenti Bush e kishte cilësuar këshilltarin e tij Rove “arkitekt” të fitores së tij elektorale, shtypi amerikan e quante atë ato ditë “arkitekt i hegjemonisë republikane” dhe i referohej atij si “Gjenerali Rove”.

I tërhequr në politikë për herë të parë nga Presidenti Nikson dhe i frymëzuar nga mesazhi anti-komunist apokaliptik i drejtorit të FBI-së J. Edgar Hoover “Zgjohu, Amerikë!” (Wake up, America!), Karl Rove do të ndiqte për gati 30 vjetë rrugën e një karriere politike, e cila e bëri atë njeriun më të afërt të George W. Bush kur ky u zgjodh, i ndihmuar nga Rove, Guvernator i Teksasit dhe, më vonë, “këshilltari me më shumë influencë i një Presidenti amerikan” në historinë e Shteteve të Bashkuara, siç e ka cilësuar atë Newsweek, kur George W. Bush erdhi në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mjeshtëria e Karl Rove, siç u provua përsëri në zgjedhjet presidenciale më 2004, ishte se ai diti të kombinonte, të mobilizonte dhe aktivizonte energjikisht kontributet financiare të korporatave të mëdha amerikane me vlerat konservatore dhe tradicionalizmin e të ashtuquajturit “unazë të Biblës” (Bible-belt) të zonave rurale dhe të qyteteve të vegjël, shumë prej të cilëve deri atëherë kishin votuar përgjithësisht për demokratët. Ishte Rove ai që e kishte orientuar me kohë Presidentin Bush të afrohej me ekstremin e djathtë fetar dhe evangjalistët, jo në çështje të dogmës, por për të shfytëzuar aktivizmin dhe aftësinë e tyre për të tërhequr pas vetes masa të mëdha njerëzish, veçanërisht në mjediset që përmendëm më sipër.

Karl Rove ishte njeriu i ditës. Të ishe miku i tij në kryeqytetin amerikan do të thoshte të ishe mik i Presidentit Bush. Çdo derë të hapej. Por, Karl Rove nuk ishte dikush të cilit mund t’i afroheshe lehtë. Ai kishte pak kohë për të tjerët. Koha e tij ishte e tëra për Presidentin Bush. E llogaritur, e kronometruar, e planifikuar, e çmuar si e pak njerëzve të tjerë në administratën amerikane, në atë shkallë sa shumë njerëz besonin se Rove ishte, në të vërtetë, njeriu që menaxhonte punët në Shtëpinë e Bardhë dhe “truri i saj”. Ne, ambasadorët e akredituar në Uashington, e dinim fare mirë se Rove nuk ishte thjesht një këshilltar i Presidentit Bush, por ndoshta vetë ndërgjegja e Shtëpisë së Bardhë, idetë dhe dora e të cilit ndiheshin kudo.

Sidoqoftë, atë mbrëmje, në Shtëpinë e Bardhë, duke pritur ardhjen e Presidentit Bush dhe fillimin e darkës, dukej se Karl Rove do të kishte disa minuta kohë për mua. Ai po qendronte pranë derës së sallës së darkave shtetrore (State Dining Room), në krahun perëndimor të katit të dytë, ku pak më vonë do të uleshim për darkë. Sapo futi celularin e tij në xhep iu afrova dhe e përshëndeta:

“Good evening, Mr. Rove! Fatos Tarifa, ambasadori i Shqipërisë”, u prezantova unë.

“Karl Rove”, tha ai duke më shtrënguar dorën.

“Urime për fitoren në zgjedhjet e fundit”, i thashë.

Rove, sigurisht, i kishte dëgjuar me mijra herë ato urime gjatë dy ditëve të fundit.

“Thank you, ambassador”, tha ai me një ton miqësor, pastaj shtoi:

“Kam dëgjuar se Shqipëria është një vend shumë i bukur dhe interesant. Një miku im i ngushtë në Teksas ka punuar për një kohë në Shqipëri me një organizatë humanitare dhe më ka folur me shumë simpati për vendin tuaj”.

“Gëzohem që i dëgjoj këto fjalë nga ju”, i thashë. “Ndoshta një ditë do të keni edhe ju rastin ta vizitoni”.

“Unë nuk udhëtoj shpesh jashtë Amerikës; brenda po, me Presidentin Bush”, tha Karl Rove.

“Atëherë, ndoshta mund të vini në Shqipëri me Presidentin Bush”, vazhdova unë. “Asnjë president amerikan nuk e ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë”.

“George Bush, the Senior”, tha ai, “ka qenë dikur, në mes të viteve 1990-të. Për pak orë”.

“Kam dëgjuar për këtë rast”, i thashë, “por atëherë ai nuk ishte president”.

“E vërtetë”, pohoi Rove, dhe për të ndërruar temën e bisedës pyeti:

“Sa kohë keni në Uashington?

“Pothuasje një vit e gjysëm”.

“Të pëlqen”? pyeti ai.

“Është një sfidë e vërtetë. Më pëlqen”, i thashë dhe duke parë që kolegët e mi ambasadorë filluan të zinin vendet në tavolinat e tyre, në sallën e banketeve, nxitova ta pyes z. Rove:

“Si mund të kontaktoj zyrën tuaj?”

Në vend të përgjigjes, nxori nga xhepi një kartvizitë të tijën.

“You can call me” (mund të më telefonosh), tha ai.

 

 

FOOTNOTE PËR “NEOKONËT”

 

Shpesh herë, takimet e ambasadorëve të huaj me Presidentin Bush, Zonjën e Parë apo ndihmësit më të afërt të Presidentit—Condoleezza Rice, Karl Rove dhe Andy Card—organizoheshin në një tjetër mjedis të njohur zyrtar në Uashington, siç është Blair House. Kjo shtëpia e pritjes për miqtë e Presidentit. Në të qëndrojnë kryetarë shtetesh apo zyrtarë të lartë kur vizitojnë kryeqytetin amerikan me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Ajo ndodhet në krahun tjetër të Pennsylvania Avenue, vetëm pesëdhjetë metra larg kangjellave që rrethojnë oborrin verior të Shtëpisë së Bardhë. Blair House kishte shërbyer si rezidencë për Presidentin Harry Truman pothuaj gjatë tërë periudhës që ai qëndroi në krye të administratës amerikane ndërkohë që pjesa e brendshme e Shtëpisë së Bardhë rikonstruktohej për shkak të dëmtimeve të vërejtura në strukturën e saj. Ishte pikërisht në Blair House ku, në nëntor të vitit 1950, Presidenti Truman i shpëtoi përpjekjes së dy nacionalistëve portorikanë për atentat ndaj tij.

Në Blair House organizoheshin zakonisht pritjet protokollare për Krishtlindjet, takime me Zonjën e Parë apo biseda me strategët politikë të Shtëpisë së Bardhë dhe ndihmësit më të afërt të Presidentit Bush. Në një ndër këto takime, organizuar në fund të vitit 2002, Karl Rove mbaj mend se bëri një analizë brilante të konstelacionit politik të Shteteve të Bashkuara, duke evidentuar faktorët që kishin bërë të mundur fitoren e një Presidenti republikan dy vjet më parë si edhe fitoren e një mazhorance republikane në të dy dhomat e Kongresit amerikan në nëntor të atij viti. Rove ishte i pari personalitet politik në Uashington, nga i cili unë kam dëgjuar të artikuluar në mënyrën më sistematike filozofinë neokonservatore të administratës së Presidentit Bush, edhe pse eksponentë kryesorë të saj konsideroheshin Dick Cheney, Donald Rumsfeld, Paul Wolfowitz, Douglas Feith dhe “neokonë” të tjerë. Ajo që më ka mbetur në mëndje nga fjala që mbajti Karl Rove atë ditë në Blair House është se ardhja në krye të administratës amerikane e Presidentit Bush dhe fitorja e republikanëve në zgjedhjet për Kongresin amerikan më 2002 ishin një tregues se “pllakat tektonike të Amerikës ishin shvendosur tashmë në drejtimin republikan”.

vijon neser….

 

 

Kujtimet e një ish-ambasadori: Pse nuk u hap porta e Shtëpisë së Bardhë për Nanon dhe Berishën

(botuar në numrin e dates 22 korrik te gazetes DITA)

Carl Rove

Nikola dhe Maja Dimitrov kishin hyrë ndërkohë në sallën e banketeve. U bashkuam me ta.

“Eja të takojmë Karl Rove”, më tha Nikola.

Arta dhe Maja u ndanë nga ne dhe humbën në sallonet e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa Nikola dhe unë lëvizëm në krahun tjetër të sallës së banketeve.

Rove sapo hyri në sallë. Si zakonisht, prania e tij tërhiqte vëmendjen e të gjithëve. Në mungesë të Presidentit Bush, madje shumë herë edhe në prani të tij, Rove bëhej epiqendra e interesimeve për këdo që donte të realizonte një interes të caktuar në Shtëpinë e Bardhë.

Duke më parë mua dhe Nikolën t’i afroheshim, Rove bëri një hap drejt nesh:

“Ç’ka ndodhur me ju, ambassador?” më pyeti ai.

Duke e ditur se Rove ishte i mirinformuar për axhendën e afërt të aktiviteteve të Presidentit Bush, vendosa të bëj humor:

“Po t’ju them të vërtetën, Mr. Rove, e di që nuk do më besoni”.

“Tell me”, (Më trego), tha ai.

“OK. Ngaqë deri më sot kam dështuar me sukses për të mundësuar një vizitë të kryeministrit shqiptar në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri dha urdhër të më thyejnë këmbën”.

Rove vuri buzën në gaz dhe tha vetëm dy fjalë:

“Message received” (E mora mesazhin).

Menjëherë pas këtyre fjalëve ndërhyri Nikola, në një mënyrë që rrallë herë e ndesh në qarqet diplomatike:

“Mr. Rove, ju duhet ta ftoni kryeministrin Nano që të takohet me Presidentin Bush. Edhe ne maqeqonasit e dëshirojmë këtë. Është mirë për tërë rajonin, edhe për Kosovën”.

“I said: message received” (Une thashë: e mora mesazhin), tha Rove dhe shtrëngoi duart me ne.

 

Dan Fried

Pas Karl Rove, radhën e kishte Dan Fried. Sapo na pa që po afroheshim drejt tij, me një ton dhe gjest shumë miqësor Fried më tha:

“Oh, no, please, not Nano again!” (Oh, ju lutem, jo Nano sërish).

Dan Fried i kishte dëgjuar me dhjetëra herë në zyrën e tij kërkesat e përsëritura nga unë, Paige Reefe dhe Bruce Jackson për një takim të kryeministrit shqiptar me Presidentin Bush. Në mars të vitit 2005, më shumë se tre muaj para zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, një takim i tillë dukej ende i mundur të realizohej. Unë isha i mirinformuar se pas kërkesave tona të përsëritura dhe energjike në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, për Shtëpinë e Bardhë çështja tashmë shtrohej not whether, but when (jo nëse, por kur).

“E shihni, jo unë, por ju vetë e përmendët Nanon”, i thashë ambasadorit Fried duke i shtrënguar dorën. “Duket se vizita e tij, deri sa të realizohet, nuk do t’ju shqitet nga mendja ditë e natë”.

“OK, OK”, tha Dan Fried. “We’ll have a visit. I am working on it”(Ne do të kemi nje vizitë. Unë jam duke punuar për të).

Nikola Dimitrov hyri përsëri në bisedë:

“Dan, shqiptarët e meritojnë një takim të kryeministrit të tyre me Presidentin Bush”.

“E di”, tha Fried, “Ambasadori Tarifa më ka bindur për këtë. Unë po punoj që kjo vizitë të realizohet”.

Pa mbaruar ende fjalën, pas krahëve tona u dëgjua zëri i Karl Rove:

“Ej, Dan, why don’t we bring the Albanian prime minister to see the President?” (Ej, Dan, pse nuk e sjellim kryeministrin e Shqipërisë të takohet me Presidentin?”

Karl Rove na ra krahëve mua dhe Nikolës ndërsa ambasadori Fried iu përgjigj:

“We’re working on it, Carl” (Jemi duke punuar për të, Karl).

 

Steve Hadley

Andrew Card. Karl Rove. Daniel Fried. Kishte mbetur pa takuar vetëm një ndër njerëzit më të afërt dhe më të rëndësishëm të Presidentit në Shtëpinë e Bardhë: Stephen Hadley, i cili, vetëm pak javë më parë, kishte zëvendësuar Condoleezza Rice në detyrën e Këshilltarit të Presidentit Bush për Çështjet e Sigurimit Kombëtar. Në administratën e parë të Presidentit Bush, Hadley kishte qenë zëvendësi i Dr. Rice në Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në këtë cilësi, unë isha takuar me të disa herë. Edhe pse Hadley nuk kishte karizmën dhe atë mbështetje të Presidentit Bush që i kishte pasur dhe vazhdonte t’i kishte edhe në krye të Departamentit të Shtetit Dr. Rice, tani Hadley kishte një pozitë të fuqishme në Shtëpinë e Bardhë dhe, në fund të fundit, ishte ai që do të jepte OK-jin përfundimtar mbi çdo takim të Presidentit amerikan me personalitete shtetërore të huaja.

Steve Hadley dhe e shoqja e tij qëndronin në këmbë jashtë sallës së banketeve kur unë dhe Arta, pasi ishim ndarë nga Dimitrovët, vendosëm të largoheshim për shkak se qëndrimi i gjatë në këmbë kish filluar të më shkaktonte dhimbje në gju. Duke dalë nga salla e banketeve, takimin me Hadley-n dhe të shoqen e tij jo vetëm që nuk mund ta evitonim, por edhe sikur ta kishim kërkuar atë takim nuk do të kishim gjetur dot kohë dhe vend më të përshtatshëm se atë mbrëmje dhe, pikërisht në Shtëpinë e Bardhë.

Me një fytyrë të qeshur dhe me sy që tregojnë mirësi, Steve Hadley më bëri të njëjtën pyetje që më kishin bërë atë mbrëmje të gjithë këshilltarët më të afërt të Presidentit Bush:

“Ç’ju ka ndodhur, z. ambasador?”

I shpjegova shkurtimisht mbi operacionin që kisha kryer disa javë më parë dhe ai, me një ton shumë njerëzor (në krahasim me të cilin qëndrimi i Kastriot Islamit mund të cilësohej vetëm shtazarak) dhe duke përmendur shembullin e një mikut të tij, i cili kishte kryer të njëjtin operacion, më dha të njëjtën këshillë si Andrew Card:

“Mos e ndërpre terapinë. Ajo është shumë e rëndësishme”.

E falenderova z. Hadley për këshillën dhe gjeta rast t’i shprehja mirënjohjen time që zyra e tij, siç më kish thënë Dan Fried, e kishte marrë përsëri në konsideratë mundësinë e një vizite të afërt të kryeministrit shqiptar në Shtëpinë e Bardhë.

 

Shtëpia e Bardhë, Nano dhe Berisha

Ajo vizitë nuk u realizua kurrë sa kohë që Fatos Nano ishte kryeministër. Zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005 që po afronin ishin një arsye, por jo kryesorja. Arsyeja kryesore, të cilën në mënyrë konfidenciale ma thanë në Këshillin e Sigurimit Kombëtar pak ditë pasi unë kisha lënë detyrën e ambasadorit në Uashington, ishte se, në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si edhe në Departamentin e Shtetit, nuk besonin se Fatos Nano ishte një kryeministër serioz dhe i përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këto dy fenomene, si edhe qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj tyre, kanë qenë dhe mbeten shqetësimet kryesore të çdo administrate amerikane në marrëdhëniet e saj me shtetin shqiptar.

Tetë vitet e qeverisjes së Sali Berishës (pas Nanos), gjithashtu, nuk ia hapën asnjëherë derën e Shtëpisë së Bardhë kryeministrit shqiptar. Diplomatët, në përgjithësi, dhe ata që e njohin mirë Uashingtonin, në mënyrë të veçantë, dinë si ta lexojnë këtë mesazh.

 

Letrat e fundit për Shtëpinë e Bardhë

Ajo mbrëmje e 14 marsit 2005, ishte hera e fundit që jam takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Dy ditë më vonë, më 16 mars, në një letër që i shkrova Këshilltarit të Presidentit Bush për Çështjet e Sigurimit Kombëtar, Steve Hadley, ndër të tjera thoja: “Ju shpreh urimet më të mira dhe falënderimet e mia për preokupimin tuaj të sinqertë mbi gjendjen time shëndetësore dhe mbi mënyrën shumë miqësore me të cilën e pritët shakanë time se do ta flak tej bastunin ditën që do të hyj përsëri në Oval Office me kryeministrin e vendit tim”.

Po atë ditë, më 16 mars, i shkrova Shefit të Stafit të Presidentit Bush, Andrew Card, një letër, në të cilën thoja: “Ju duhet ta dini nga vetë puna juaj, dhe ndoshta nga miku ynë i përbashkët, Peter Lucas, se Shqipëria është rritur gjatë këtyre viteve si një demokraci e re. Po kështu është rritur edhe numri i miqve të Shqipërisë. Ne punojmë me ta, mësojmë prej tyre, si kur dëgjojmë vlerësimet e mbështetura në vëzhgime objektive, si ato të z. Lucas, ashtu edhe kur punojmë me kolegët tanë, për t’u dhënë zgjidhje të reja probleme të vjetra”.

Po më 16 mars, në një letër për Karl Rove, duke e falënderuar atë për fjalët e tij “Message received”, me të cilat ai reagoi ndaj kërkesës sime për një takim të kryeministrit shqiptar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, unë i shkruaja atij se ajo kërkesë “was not about me”, nuk kishte të bënte, pra, me mua, por kishte të bënte me “sensin e detyrës time, si ambasador i Shqipërisë në Uashington, në shërbim të interesave publike të vendit tim”.

Më së fundi, më 29 mars 2005, në letrën time të fundit për Presidentin Bush, duke e falënderuar atë dhe Zonjën e Parë për pritjen e ngrohtë që dhanë më 14 mars, i shprehja Presidentit të Shteteve të Bashkuara mirënjohjen time të thellë për vlerësimet inkurajuese ndaj zhvillimeve politike në vendin tonë dhe mbështetjen e administratës së tij për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri.

* * *

Pse të huajt në Tiranë i vunë Islamit nofkën ‘Rasputini’ 

Vizita e fundit në Shtëpinë e Bardhë

(botuar ne numrin e dates 21 korrik  në gazetën DITA)

Takimi im i fundit, si ambasador i Shqipërisë në Uashington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara ndodhi më 14 mars 2005. Ndryshe nga herët e tjera, atë mbrëmje Zonja e Parë dhe Presidenti Bush na pritën në fillim të aktivitetit dhe jo pas tij. Po kështu, takimi dhe fotoja zyrtare me ta u bënë në Dhomën e Pritjeve Diplomatike, në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë, dhe jo në ndonjë nga sallonet e katit të dytë si zakonisht.

Unë kisha vetëm gjashtë javë që isha operuar, në Pinehurst të Karolinës së Veriut, duke zëvendësuar gjurin e djathtë, dhe vetëm katër javë që kisha dalë nga spitali. Ndërkohë, edhe pse dilja rregullisht në zyrë, vazhdoja terapinë fizike në një klinikë në Falls Church, pranë rezidencës ku banonim në atë kohë. Për të ndihmuar ecjen, veçanërisht qëndrimet e gjata në këmbë, ato ditë vazhdoja të mbaja një bastun, të cilin ma kishin bërë dhuratë në Southern Pines miqtë e mi Betty dhe David Funderburk pasi dola nga spitali. David kishte qenë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bukuresht, gjatë mandatit të parë të Presidentit Regan (1981-1985) dhe, më vonë, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan. Në atë kohë, ai dhe Betty jetonin në Pinehurst, gjashtë orë larg me makinë nga Uashingtoni, ndërsa kalonin një javë në muaj në Uashington, DC, duke punuar për një organizatë lobiste. Në vitin 2004, me propozimin tim, qeveria shqiptare e emëroi ambasadorin Funderburk Konsull Nderi të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë për shtetin e Karolinës së Veriut.

Atë mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë, i shoqëruar nga Arta dhe, një pjesë të kohës, nga miqtë tanë Nikola dhe Maja Dimitrov, ambasadori i Maqedonisë dhe gruaja e tij, unë u takova thuajse me të gjithë njerëzit më me influencë të Shtëpisë e Bardhë, ata që e shihnin, e shoqëronin, e këshillonin dhe e dëgjonin Presidentin e Shteteve të Bashkuara çdo ditë, që ishin syri dhe veshi i tij, dëshmitarë okularë dhe protagonistë të çdo gjëje që ndodhte në atë ndërtesë, mbi të cilën rëndon pesha e gravitetit politik të të gjithë planetit tonë.

 

Andrew Card

Si Shef i Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card ishte, pa dyshim, njeriu më i afërt i Presidentit Bush. Ne një takim të një grupi ambasadorësh me të disa kohë më parë, në Blair House, Card na kish thënë se, në rolin e Shefit të Stafit të Presidentit amerikan, ai kishte detyrën më të vështirë dhe më të përgjegjshme që mund të ekzistojë, jo vetëm në Amerikë, por në mbarë botën.

“Detyra ime”, tha atëherë Andrew Card, “mund të përmblidhet shkurtimisht në këto fjalë: Unë mbaj përgjegjësi të plotë për tri gjëra shumë të thjeshta, por që kanë rëndësi shumë të madhe: Së pari, të sigurohem që Presidenti Bush ka kohë të mjaftueshme për të ngrënë. Së dyti, të sigurohem që Presidenti Bush ka kohë të mjaftueshme për të pushuar e për të fjetur. Së treti, të sigurohem që Presidenti Bush ka kohën që i nevojitet për të qëndruar me gruan e tij. Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ha në kohën e duhur, ai nuk do të jetë në gjendje të përqendrohet në bisedat që bën me kryetarë shtetesh, ose me drejtues të Kongresit për çështje shumë të rëndësishme. Nëse Presidenti nuk fle në kohën e duhur dhe për aq kohë sa duhet, ai do të jetë i lodhur dhe mund të marrë vendime të gabuara, kostoja politike e të cilave mund të jetë shumë e lartë. Nëse Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk i mundësohet koha e mjaftueshme për të fjetur me gruan e tij, ai do të jetë nervoz dhe, për këtë shkak, mund të gabojë në shumë vendime që merr. Me pak fjalë, detyra ime është të sigurohem që Presidenti Bush ngrihet nga gjumi në kohën e duhur, ha gjithnjë në kohën e duhur, dhe bie të flejë me gruan e tij në kohën e duhur”.

“Kjo”, shtoi ai, “duket një punë shumë e thjeshtë. Por, më besoni se nuk ka punë më të vështirë sesa të jesh Shef i Stafit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Atë mbrëmje, Andrew Card dhe e shoqja e tij qëndronin disi të tërhequr në fund të sallës së banketeve. Unë dhe Arta ishim ndër të parët që u takuam atë mbrëmje me Presidentin Bush dhe me Zonjën e Parë. Fotoja që ruajmë nga ai takim është ndër kujtimet më të bukura e më të paharruara. Pasi u ndamë prej tyre, ishim ndër të parët që u ngjitëm në sallën e banketeve dhe nuk kishte rast më të mirë për të shkëmbyer dy fjalë me Shefin e Stafit të Presidentit Bush, i cili, bashkë me të shoqen, qëndronin në një kënd të sallës. Mbështetur mbi bastunin tim dhe i ndihmuar nga Arta, iu afruam atyre.

“What happened, Mr. ambassador?”, më pyeti Andrew Card ndërsa më shtrëngoi dorën.

“Well, I just had a total knee replacement”, (Eh, unë sapo kam zëvendësuar krejtësisht gjurin) i thashë duke dëshiruar që operacioni im të mos bëhej e vetmja temë e bisedës me të.

“Duhet të bësh shumë kujdes”, tha ai, “veçanërisht terapi. Terapia ka më shumë rëndësi sesa vetë operacioni”.

Për një çast, ndërsa Andrew Card, ky njeri fisnik nga Massachussetts, të cilin Presidenti i Shteteve të Bashkuara e kishte zgjedhur të ishte njeriu më i afërt i tij në Shtëpinë e Bardhë, më këshillonte për shëndetin tim, aty për aty, vetëtimthi, ndoshta në një të dhjetën e sekondës, m’u shfaq imazhi i një xhuxhmaxhuxhi të zi, i cili, fatkeqësisht, ishte ministri i jashtëm i vendit tim. Pas afro gjashtë javësh që isha operuar, ky xhuxhmaxhuxh as që kish marrë ndonjëherë mundimin ta pyeste ambasadorin e Shqipërisë në Uashington për shëndetin e tij pas operacionit.

 

Kontrast me botën e xhuxhmaxhuxhëve të zinj

Duke përshkruar këtë atmosferë të ngrohtë në Shtëpinë e Bardhë dhe interesimin e sinqertë të bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit amerikan mbi gjendjen time shëndetësore pas një operacioni të rëndë, marr shkas të hap një parantezë mbi një realitet tjetër, paradoksal, nga i cili unë vetë isha shkëputur me kohë, por të cilin, për ironi të fatit, në atë kohë unë vazhdoja ta përfaqësoja në Uashington.

Gjatë katër viteve (prill 2001-maj 2005) që unë shërbeva si ambasador i Shqipërisë në Uashington, eprorë të drejtpërdrejtë të mi kanë qenë pesë ministra të jashtëm: Paskal Milo, Arta Dade, Ilir Meta (njëkohësisht edhe zëvendës kryeministër), Luan Hajdaraga (ministër ad interim) dhe Kastriot Islami. Në përgjithësi, marëdhëniet e mia të punës dhe bashkëpunimi institucional me shumicën prej tyre kanë qenë shumë korrekte dhe produktive. Vetëm njëri prej tyre, Islami, krijoi dhe ruajti me mua marrëdhënie të ashpra në ekstrem, profesionalisht absurde dhe psikologjikisht shumë të rënduara, tërësisht për shkak të mediokritetit, të paaftësisë profesionale, të xhelozisë dhe të malinjitetit të tij.

Kushdo që e njeh karrierën politike të Kastriot Islamit, e di se ai e mori postin e ministrit të jashtëm duke lënë atë të ministrit të financave në një manovër politike të dëshpëruar të kryeministrit të atëhershëm, Fatos Nano, për të mbushur vendin vakant pas dorëheqjes së Ilir Metës, me një anëtar të kabinetit ekzistues. Edhe pse shumëkush i konsideronte të dyshimta aftësitë e Islamit si politikan dhe krejtësisht të pamerituara ofiqet politike që ai siguroi për vite me radhë, është interesant të vihet në dukje se si ka mundur ky njeri të ngrihet në majat më të larta të administratës shtetërore në Shqipërinë postkomuniste.

E gjithë karriera politike e Kastriot Islamit ka qenë e lidhur me fatin politik të Fatos Nanos (dhe, së fundmi, paradoksalisht, me atë të Sali Berishës). Me përjashtim të postit të ministrit të arsimit, të cilin për një kohë shumë të shkurtër atij ia dha Ramiz Alia gjatë kohës së sistemit njëpartiak, të gjitha postet e tjera politike të Islamit kanë qenë “dhuratë”, ose “shpërblim” nga kryeministri Nano për “Rasputinin” e tij. Dëshiroj të sqaroj për lexuesin se merita e krahasimit mjaft të goditur të Islamit me Rasputinin nuk më përket mua. Këtë epitet atij ia ka venë një ndër drejtuesit e misionit të Bankës Botërore në Tiranë kur Islami ishte ministër i financave. Në kujtimet e tij mbi Shqipërinë, Islamit i kushtohet një kapitull më vete, i titulluar “Rasputini shqiptar”.

Fatos Nano u bë kryeministër i Shqipërisë për herë të parë në vitin 1991, kohë kur ai u zgjodh edhe kryetar i Partisë Socialiste, e cila kishte mazhorancën në parlamentin e parë pluralist shqiptar (1991-1992). Në atë kohë, Nano e bëri Islamin kryetar të Parlamentit. Humbja e Nanos më 1992 rrëzoi edhe Islamin. Nano u bë përsëri kryeministër, për një vit, më 1997 dhe, për këtë arsye, Islami u bë, po atë, vit zëvendëskryeministër. Largimi i Nanos më 1998 largoi edhe Islamin. Islami nuk mori asnjëherë ndonjë portofol në të katër kabinetet e qeverisë socialiste që formuan Pandeli Majko dhe Ilir Meta në periudhën 1998-2002. Nano arriti të bëhej përsëri kryeministër i vendit më 2002 dhe Islami u bë ministër i financave (2002-2003) dhe, më pas, ministër i jashtëm (2004-2005). Kastriot Islami ka qenë gjithnjë zogu që i krruante kurrizin rinocerontit Nano dhe, ndoshta, nuk do të kishte pasur asnjë vend në politikën shqiptare pa Fatos Nanon. Të tilla shërbime i kanë bërë Fatos Nanos (së fundmi edhe Sali Berishës) servilizimi, makiavelizmi dhe rasputinizmi i Islamit, të cilin shumëkush e quan “Kaçi i zi”. Në fakt, unë njoh disa individë që i njohin vetes autorësinë e këtij epiteti përçmues për këtë zvarranik të politikës shqiptare.

Pas vitit 1997, Islami gjithnjë e ëndërroi postin e ministrit të jashtëm, madje edhe kur ishte zëvendëskryeministër. Ai pothuasje e urrente Paskal Milon, i cili u bë ministër i jashtëm dhe qëndroi në këtë post për katër vjet, edhe pse atëherë i përkiste një partie të vogël në koalicionin qeveritar, Partisë Social Demokrate. Edhe pse Islami u ul në karriken e ministrit të jashtëm për një periudhë relativisht të gjatë, sipas standarteve shqiptare (rreth 20 muaj), ai nuk arriti kurrë të bëhej, të shprehej, ose të sillej si diplomat, aq më pak si ministër i jashtëm. Islami e mori Ministrinë e Jashtme dhe mbeti nga dita e parë deri në fund në këtë institucion një tjetër ministër financash, apo një lloj ministri financash për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ai ka qenë titullari më i keq dhe më mediokër i diplomacisë shqiptare që nga themelimi i shtetit të pavarur shqiptar më 1912, duke e nëpërkëmbur dhe shkatërruar në themel Ministrinë e Jashtme në kuptimin më real të fjalës.

Në pjesën më të madhe të kohës që Islami ishte ministër i jashtëm dhe unë ambasador në SHBA, ai nuk tregoi asnjë interes të veçantë për ambasadën e Shqipërisë në Uashington, edhe kur në rend të ditës në marrëdhëniet e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara ishin probleme të një rëndësie të dorës së parë. Islami nuk u kushtoi në asnjë rast vëmendjen e duhur sugjerimeve që i janë bërë nga ambasada e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, të cilat kanë qenë në dobi të punës dhe në shërbim të realizimit të objektivave të politikës së qeverisë shqiptare në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Qëndrimet nënvleftësuese të ministrit Islami ndaj asaj ambasade dhe refuzimet e përsëritura prej tij për të mbështetur financiarisht aktivitetet e shumta dhe të rëndësishme të saj e vështirësuan në një masë të konsiderueshme aktivitetin e atij misioni diplomatik. Të vetmet kërkesa të përsëritura nga ministri i jashtëm Islami për mua, si ambasador, kanë qenë realizimi i vizitave të tij në Uashington dhe jo interesimi për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Duke filluar nga muaji shkurt 2005, ministri i jashtëm Islami manifestoi gjithashtu një sjellje krejtësisht johumane ndaj problemeve të mia shëndetësore, së pari duke kërkuar që unë t’i merrja atij aprovim me shkrim për një operacion të rëndë që duhej të kryeja, dhe për të cilin shteti shqiptar nuk do paguante asnjë qindarkë dhe, së dyti, duke mos u interesuar asnjëherë për shëndetin tim pas operacionit.

Në dallim nga sjellja johumane e “Kaçit të zi”, interesimi atë mbrëmje i Shefit të Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Andrew Card, dhe i bashkëpunëtorëve të tjerë të afërt të Presidentit Bush për gjendjen time shëndetësore i lartësonte edhe më shumë ata si qenie humane dhe të civilizuara. Në kontrast me ta, Islami ishte një qenie ogurzezë dhe tepër mjerane.

 

Humanizmi i Shtëpisë së Bardhë dhe “fantazma” e Nanos

Të qenët në Shtëpinë e Bardhë dhe prania e Shefit të Stafit të Presidentit amerikan më shkundën nga imazhet ogurzeza të botës së xhuxhmaxhuxhëve. Lexuesi të më falë që e shkëputa përkohësisht nga ai mjedis për t’i përshkruar Rasputinin e politikës shqiptare, të cilit ata, ndoshta, nuk kanë dëshirë t’i dëgjojnë as emrin.

Në një moment gjatë bisedës sonë, i thashë zyrtarit të lartë të Shtëpisë së Bardhë:

“Z. Card, ndoshta e dini që ju dhe unë kemi dy miq të përbashkët”.

“Cilët?” pyeti ai.

“Peter Lucas”, i thashë unë.

“Ah, po, Peter, miku im i vjetër, më ka folur për ju”, tha Card. “Peter ka mbuluar nga afër, si gazetar, fushatën time kur kandidoja për legjislaturën në Massachussetts. Ai është një burrë dhe një gazetar shumë i mirë. Prindërit e tij, më duket, ishin shqiptarë, apo jo”.

“Po”, i thashë, “po kështu, edhe prindërit e mikut tjetër të përbashkët që kemi, Andrew Natsios. Edhe ata, ndonëse grekë, kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara nga Shqipëria”.

Andrew Natsios kishte qenë për katër vjet (dhe mbeti edhe për një vit gjatë administratës së dytë të Presidentit Bush) Administratori i USAID-it. Gjatë kohës që unë shërbeva në Uashington, Natsios ishte një ndër miqtë e mi më të afërt në administratën e lartë të Presidentit Bush. Në fund të vitit 2005, ai u largua nga ajo detyrë dhe mori postin e profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare në Georgetown University.

“Natsios, me të jemi miq të vjetër”, tha Andrew Card.

“E di”, i thashë, “madje, dikush që shiste mënd se ju njeh mirë, më thoshte disa ditë më parë se Elizabeth, e shoqja e z. Natsios, është motra juaj”.

Andrew Card vuri buzën në gaz, pastaj tha:

“Siç duket, ky person më njihka vërtet mirë. Andrew dhe unë jemi miq të vjetër dhe gratë tona janë shoqe të ngushta, por Elizabeth nuk është motra ime”.

Përpara se të ndahesha me të, i thashë Shefit të Stafit të Presidentit Bush se dëshiroja të takohesha me të në një nga javët e ardhshme për të diskutuar mundësinë e një vizite të kryeministrit shqiptar në Shtepinë e Bardhë. Andrew Card më dha kartvizitën e tij duke thënë:

“Më telefono kurdo që të kesh kohë”.

Pastaj, duke shtrënguar duart miqësisht, shtoi:

“Dhe bëj kujdes! Mos e nënvleftëso terapinë”.

Vijon në numrin e nesërm të gazetës DITA

 

Tarifa pas operacionit dhe miku i tij, David Funderburk, ish-ambasador i SHBA-së në Buku - resht dhe ish-kongresmen (Pinehurst, North Carolina, shkurt 2005

Tarifa pas operacionit dhe miku i tij, David Funderburk, ish-ambasador i SHBA-së në Bukuresht dhe ish-kongresmen (Pinehurst, North Carolina, shkurt 2005

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


32 Komente


  1.  
    Lex Rex

    Eshte e qarte se Fatos Tarifa nuk ka shkuar mire me Kastriot Islamin. Aresyet mund te jene te shumta, por kryesorja ka te beje me kthimin e Tarifes ne Shqiperi pas skandalit te korrupsionit te publikuar ne media ne pranveren e vitit 2005. Ne artikull del sikur aresyeja kryesore ka qene gjuri i operuar i Tarifes, gjithsesi kjo nuk provon se Kastriot Islami ishte minister i paafte. Lexuesit e gazetes DITA mund te mos e pelqejne Islamin per kthesen e tij 180 grade ne politike gjate 3-4 viteve te fundit por ata nuk duhet te marrin shume seriozisht theniet e Tarifes per kontributin e Islamit ne periudhen 2004-2005.




  2.  
    Kastrioti

    Cilatdo të jenë motivet e shfryrjes të z.Tarifa, Kaçi po i zi mbetet. Dhe me të gjitha të zezat. Xhuxhmaxhuxh nga trupi, nga shpirti, nga morali…




  3.  
    tani

    NUK ME PELQEN FIGURA E ISLAMIT SI PERSON QE E NDERRON XHAKETEN SA HER QE KA MUNDESI QE TE PERFITOJ DHE PER TE MOS DAL NGA LOJA .PO KJO ESHT NORMALE TEK POLITIKA SHQIPTARE HISTORIKISHT ,ESHT PER TE ARDH KEQ QE NE SHQIPRI NUK KA NJE NDARJE TE DEFINUAR MBI IDET POLITIKE DHE INTERESAT QE MBROJN.TANI PO DU ME JU HUDH PAK DY FJAL PER KET ZOTRI QE ME DUKET AQ I PESHTIR SA DHE KAÇI ESHT PO AQ OPORTUNIST SA EDHE AI DHE ME ATO QE SHKRUAN DEMOSTRON SE DIPLOMATET TAN VETEM DIPLOMAT NUK KAN QEN POR THJESHT THASHETHEMEXHI ORDINER.I KA NGEL TI PYESI DIPLOMATET PER RRENJET E BREZIT TE TRET NDOSHTA I NJEF .ESHT GJYNAF QE JETOJM NE BOTEN E KOMPJUTERIT DHE ZHVILLIMIT DHE MENDOJM AQ FEUDALISHT SI NE KOHEN E SHPATAVE.MJER POPULLI ME ÇNJEREZ PERFAQSOHET




  4.  
    Genti

    Tarifa shkon teper larg duke e etiketuar Islamin si ministrin e jashtem me te keq dhe me medioker nga viti 1912 e ketej, i cili (sipas Tarifes) ka neperkembur dhe shkaterruar ne themel Ministrine e Jashtme. Nuk duhet te harrojme se gjate kohes kur Islami ishte minister i Jashtem filloi zbatimi i Ligjit per Sherbimin e Jashtem duke mundesuar per here te pare pagen e diferencuar sipas gradave diplomatike per nepunesit e Ministrise se Jashtme, perputhjen e pervojes ne sherbim me funksionet drejtuese, etj. Por per Tarifen keto nuk kane patur rendesi pasi ai nuk ka punuar as edhe nje dite ne Ministrine e Jashtme, pozicioni i vetem qe ka mbajtur ne sherbimin e jashtem ka qene ai i ambasadorit.




  5.  
    Tani

    Te harxhosh kohe, leter, opinion per Kacin ?.Dua te di c fare do te behet me hajdutin e votave ne shtator dhe me 97 dhe 21 janarin,Gerdecin,ish kryekurven e parlamentit.Kjo eshte tema me e mprehte.




  6.  
    Presarani

    Zoti Tarifa si duket nuk e njeh mire Kaçin e ZI. Kaçi eshte servili me emblematik i intelektualeve shqiptar. Ai eshte nje lloje spiuni i pa paguar qe u sherben te gjitheve per nje luge sup. Kete zakon e ka mesuar dhe e ka pervetsuar edhe ne mardhenje me te huajt kur ishte student jashte shtetit. Sigurishte qe ka pasur dhe do kete edhe simpatizante te tij, por te mendosh qe ky mjeran i tipit lapanjoz ka njezet e ca vjet qe ha buke me taksat e shqiptareve eshte per te ardhur keq. Megjithate keta lloje parazitesh e mbajten Nanon dhe Berishen per nje kohe te gjate pa drejtesisht ne pushtet. Tani ka ardhur kohe qe te kalojne te plehrat e historise.




  7.  
    ira

    Ka pasaktesi z. Tarifa. Islami ishte Kryetar i Parlamentit perpara se F. Nano te behej Kryetar i PS.
    Pak e veshtire te besohet se Islami eshte i pa afte, nga pikepamja intelektuale. Ai ka shume te meta, te sjelljes dhe te karakterit, por jo kete, pra mangesi ne formimin intelektual. Z. Tarifa, ne fakt z. Islami, ndryshon ne dicka me ju, se ai nuk vjen nga sferat e nomenklatures komuniste.Ju dhe te gjithe si ju nuk mund ta pranoni kete.




    •  
      P.D.

      ira moj rrushe Nano ishte kryeminister dhe kryetar i PS Ramizi ishte president dhe sa per sferat e nomeklatures ka qene minister i PPSH ky Kaci yt i dashur por ju njerezit e neveritshem si ti i mbroni plehrat si ai bastardi ne fjale,nje njeri me formim intelektual nuk perdridhet si kurvat sa majtas djathtas duke tradhetuar idealin e atyre qe i kane besuar voten.Por dhe ti e atij kallepi do jesh prandaj eshte e kote te humbasesh kohe me njerez te degeneruar si puna jote .




      •  
        Pede

        Pashe nje koment te P.D. qe kuptohet se cafre eshte qe nga emri.
        nuk ja vlen te merresh me nje qe ka probleme qe nuk ja zgjidh dot gazeta dita…




      •  
        ira

        Sa qesharak me dukesh ne arsyetimet e tua. Islami u be minister dy tre muajt e fundit, sepse PPSH, ishte fundosur dhe injorantet e saj nuk mund te ishin me ministra. Nuk mbroj Islamin por te verteten, qe ti nuk e lexon mire. Te me shkruaje zoti Tarifa, cili eshte arsimi i tij universitar, para vitit 1990. Te jesh i sigurte qe eshte ne fakultete qe nomenklatura i kishte per femijete e saj, ne qender e ne rrethe. Ndersa Islami, qe per dijenine tende nuk ka qene kurre anetar i PPSH, ka mbaruar shkelqyeshem shkencat e natyres dhe specializimet jashte ne France dhe Gjermani.




  8.  
    kots

    Nje shkrim vertet per te qeshur, nje hajdut enverist qe shan nje tjeter ish komunist…

    Po nuk u pastrua kjo fare e keqe Shqiperia nuk ka te ardhme.




  9.  
    psy

    Kaci vjen nga sferat e ferrave,aty ku e kane ngjizur……nga nje corbe vine te dy,me mire te mos flasin e te na lene rehat si njeri ashtu dhe tjetri.




  10.  
    Shqipfolsi junior (i riu)

    Me sa di (nga ato qe kam lexuar ne nje roman) Rasputini i ngjiti shkallet e hierarkise jo vetem me ato dhunti qe zoti Tarifa na i pershkruan me siper si dhunti te profesor Kacit (nuk mund t’i mohoj apo edhe ti pohoj) por edhe me nje tjeter DHUNTI,ate te joshjes se femrave….mos ndoshta per kete duhet pyetur…..dikush tjeter nga ambasada jone ne Washington…kuptohet per periudhen 20 mujore te Kacit si minister i jashtem i Republikes se Shqiperise.




  11.  
    Beso

    Esht koha kur ky Tarifa u kap me vjedhje te medha ne ambasad.Dhe jo vetem kaq,por edhe me histori te tjera ne thelb krejt imoral.Tani shkruan ti qe te kapesh noj gje.Jan te dokumentume o Fatos bemat e tua.




  12.  
    ardian

    A e kuptoni ju se kujt ja keni hapur faqet e gazetes, Tarifes,
    nje miu te hales dhe bodrumeve te Enverit…
    nje hajduti qe vidhte ne ambasade dhe u kap duke bere pazare ne telefon per parate e vjedhura,
    nje manjaku seksual qe te gjithe diplomatet njohin historite e te fotografive me dashnoret…
    nje legeni qe edhe e shoqja e nxorri nga shtepia ….

    Sot shan Kastriot Islamin, neser do shaje te tjeret. Te gjithe kete e ben per tu bere prap ambasador..




  13.  
    Enisi

    Gazeta Dita per fat te keq nuk le shkrim pa botuar te Tarifes, te cilat botohen tepke dhe tek gazeta Tema. Po kush eshte ky Tarifa, qe ne cdo shkrim i ngjan Belulit te aktorit te mirenjohur te Fierit Fuat Boci dhe qe sot guralecet e tij bien mbi Islamin, Berishen e te tjere? Nje vjedhes ordiner qe u katapultua nga Fatos Nano vetem ambasador. Genti e thote mire ne komentin e tij, qe ai asnje dite nuk ka punuar ne Ministrine e jashtme. Perse u shkarkua si ambasador, e gjeni ne kete ministri, per vjedhje te fondeve te ambasades, per mitmarrje e gjoba njerezve te ndryshem. Vizitat e Islamit ne Amerike i propozonte ky Tarife, qe paciperisht ne shkrim ia atribon Islamit.
    Z.Islami, pavaresisht nga veprimet e tij te fundit, si mister i jashtem ka lene gjurme te mira, te cilat mund te deshmohen realisht.
    Hajdutet nuk mund ta ndryshojne historine e diplomacise shqiptare.




  14.  

    Kac Islami eshte Mallakastriot dhe vete Mallakastra nuk e do prej vitesh kete lecke prapanice te Nanos e Berishes; prandaj jo rralle ne Ballsh e ne rrethina te tjera te Mallakastres degjon HAPUR se; –si Memet Shehu ka per te perfunduar ky fundrrine–. Do ZOTI sa me shpejt… dhe marrte me vete sa me shume Mut-Hamsa te pushteteve te Nanos e Berishes paperjashtim e keqardhje.




  15.  
    Anomati

    Zoti Tarifa ne tregoi plot per Belulin. Po dallaveret me tenderat e ambasades Kaçi e detyroi ti bente? Ik ore se nje lloj jeni te dy.




  16.  
    Skender

    Si shpjegohet qe Fatos Tarifa kaloi nga gazeta MAPO (pro Berishes) tek DITA ??? Mos ka te beje gje me ndryshimin e pushtetit dhe ”gatishmerine” e Tarifes per te kontribuar ne Rilindje ?
    Ky njeri u katapultua nga Nano ne postin e ambasadorit dhe tani kritikon Nanon, Islamin dhe Berishen, vetem e vetem per t’i bere qejfin Edi Rames me shpresen se mos e dergojne prape ambasador. Na mallengjeu me perkujdesjen qe i kushtuan zyrtaret e larte amerikane per operacionin ne gju, me sa duket ne ate kohe te gjithe filluan te lexojne literature per fizioterapine e gjurit.




    •  
      Gazi

      E verteta eshte qe jo vetem gentlman nuk e shohim dot gjekundi Tarifen, por te tregoje deshtimet e kryeministrit te tij, Nano, te shaje dhe stershaje ministrin e tij Islami vetem nje legen mund ta beje! Ky me te drejte mund te quhet nje Legen i Jashtzakonshem dhe Fuqiplote i vendit te vet ne Uashington. Qe ky nuk i siguroi dot nje takim formal kryeministrit te tij Nano (packa se i urryer per ne), ishte dobesia e ambasadorit dhe deshtimi i tij absolut. Cfare arritje mund te na shenoje tjeter per 4 vjetet qe ndenji ne ate post? Borxhet me biznesmenin Bregasi (Kushuririn e Blendi (Bregasi) Fevziut ? Zevendesimin e gjurit? Miqesine me Peter Lucas? Ku e kish gjetur me pare kete mik? Ky mazllum edhe kujtimet nuk di t’i shkruaje. Nje autohandakosje e plote.! Shkruan shqip e pastaj anglisht, se ka frike se ne shqipen nuk e kuptojme. Shqipen e Fatosit edhe i ati, Sevoja e kupton. O Shqiperi ku je katandisur!




  17.  
    Besimi

    Pyesni sevon se si behen keto pune.
    Po pse lodheni me qyfyre o miq te dashur.
    Kur te vije demokracia tek ne,atehere do te shikoni se kujt i takon te shkruaj.
    Me brockulla duan te na genjejne akoma.Ikemi pare punonjesit neper ambasada,si dhe ky qe shkruan-se po te shkoje atje te fliste anglisht e jo shqip……e po skemi cbejme,keta jane gjithmone te paret.
    Populli muk egsiston per ta……Tung




  18.  

    ira:Fatos Nano u zgjodhe kryetar I PS sapo mbaroj punimet kongrsesi I 100 PPSH.Pra kongrsi I 10 u mblodh me 11 qershor 91 dhe ne mengjezin tjeter u ba si me magji parti socialiste.Partia e punes se bashku me partin komuniste do hedhin ne gjyqe PS se nuk ju ka dhen zerin e popullit.Po nje dhoj ajo pune e gjith e majta komuniste jane.




  19.  

    Gramoz Rucin e harrove apo e le dashtas ju shoku Tarifa.




  20.  

    Ky’ tip karrieristi banal, kerkon te marre hapsire duke genjyer, pasi thjeshte duhet te thote kush ja hapi dyert ketije per ne SHBA, ky mendon se di di thcka per ish KryeministrinFatos Nano , sigurisht me njerez si ky qe ne telefonin e zyres se perfaqesise Shqiptare pergjigjeshin familjaret e tije kuptohet cfare mund te presesh nga keto tregime. Fatos Nano nuk prezantohet me foto sepse …..por mbase nje dite do vendos ti botoje album zoti Nano, atehere cfare do na prradhise ky’ qe eshte akuzuar e zhgarkuar per abuzim fondesh. Kjo eshte te shperdoroshe fjalen, cdo njeri mud te flas e shkruaj, ja dhe si une pasi ju’ te nderuar gazetare na keni dhene kete hapsire, por tregohu fisnik, e thuaj te verteten sepse eshte ne nderin e sejcilit.
    Kaq inflyenxe kishte ky’ kur perfaqesonte Shqiperine, sa z. Nano detyrohej te perdorte rruge te tjera per te realizuar takimet pasi perfaqesuesi yne Tarifa ishte thjeshte nje turiste me zyre shteti ne SHBA.




  21.  

    Ky Tarifa i nanos ka qene asgje dhe meqe e beri Nano ambasador sic beri tyrli lloji Harasanin rrugac Drejtor KESH-i, Shpetim Idrizin-halabak rruhge Drejtor Tatimesh etj, dhe ja tani na tregon se” na ishte njehere…” po ik o Tarifa se s’je asgje me teper pervec nje mesues historie fshati!!!!!!!!!!!




  22.  
    roland

    or ti me emrin Mehmet Metaj e di ti se shoku Fatos eshte djali i Sefo Tarifes ish sekretari i merhumit,servil,spiun,mashtrues por po ta keme perballe kete Fatosin di une se si i flas por po i them popullorce-pirdhu o Toso dhe mos e hap gojen fare.Te te vije turp.Dole si ato krimbat mbas shiut por kujdes se zogjte i hane me pas.




  23.  
    lini

    Ky cikel tregimesh nga Fatos(Sevo) Tarifa eshte nje material shume i çmuar e falas per pamflete te tipit “A DONI ME PER BELULIN (Fatosin)” !.




  24.  

    Turp per ne si komb qe na kan perfaqesuar ne TD dhe sidomos ne Amerike njerez liliput si ky Fatosh Tarifa i Nanos qe na vendos dhe shprehje ne anglisht qe dhe ate s’e di mire se duiket dhe…ka shume te tille qe do tu “ngjallen” puplat tani qe do vij PS-ja duke thene se ne jemi te zote per te zene vende perseri por besoj se s’do tu ece me boll me medioker te tille qe vijne nga zyra e Birose !!!!!!!!!!!!!!




  25.  
    Vlora

    O Toso, po pse perdor dialogjet ne anglisht, ato skane ndonje efekt te vecante qe ta bejne lexuesin me kurioz … Jane disa shprehje te thjeshta qe tani edhe evgjiteria shqiptare i kupton. Me mire ishte e bere qe e bere librin te ishte 100% shqip e shqiptar




  26.  

    Z. Fatos Tarifa ne shkrimin e tij-autobiografik me titull: “Saga e Shtëpisë së Bardhë” ku ai përpiqet” të flas për “punën e madhe që ai ka bërë për të mbajtur të forta marrëdheniet e Shqipërisë me Shtëpinë e Bardhë” dhe sidomos për të promovuar shokun e tij ish-kryeministrin rrebel, apo Robert Çomçakizin, Sh. Fatos Nano’n që e bëri ambassador të pamerituar tonin ne SHBA (?!!).
    Dhe ja ky Fatosh-i për të na u prezantuar si “poliglot” dhe “diplomat” na citon dhe shprehjet në origjinal në anglisht që dhe keto i citon gabim-për të a thënë alias Qeverisë së Re të PS-së se “jam edhe unë” dhe se “jam dhe shumë i zoti” dhe të tillë gjembaç e çimka të trashëguar nga nomenklatura e vjetër ka shumë që janë në politike dhe dalin herë pas here, se këta hileqar të favorizuar nga sistemi kan tentuar të mësojnë nga një gjuhë të huaj, por nuk dine mirë shqip dhe s’ka se sit e din mirë gjuhën e huaj pale diplomacine siç pretendon mesuesi i fshatit Babrru Sh. Fatosh Tarifa, që “ i mbahet dhe goja të shkretit”.
    Ky Tarifa i Nanos para se ti tekej Nanos ta katapultonte ambasador në USA s’ka qëne asgjë dhe meqë e bëri Nano ambasador siç bëri tyrli lloji Harasanesh dhe Shpëtim Idrizesh por dhe njerëz karrierist pa asnjë vlerë, pas fitores së PS-së ky na del si “rastësisht” të na tregoj “Sagën e Shtëpisë së Bardhë” dhe e devijon evokimin e panevojshëm here tek injorimi i Kastriot Islamit, që s’ja vlen të merresh më me të, e shumë herë tek mburrja e vehtvetes.
    Unë desha thjesht të nënvizoj se është turp për ne si komb që na kan përfaqësuar në TD dhe sidomos në SHBA njerëz liliput si ky Fatosh Tarifa i Nanos dhe…ka shumë të tillë që do tu “ngjallen” puplat tani që erdhi PS-ja në pushtet duke thënë se ne jemi tuajt dhe jemi të zotë për te zene vende përsëri por besoj se s’do tu ecë më, boll me mediokër të tillë që vijnë nga zyra e Birosë dhe janë sahanlëpirës pa asnje vlerë dhe përpiqen të “marrin atë që s’ju takon” duke ju servilosur çdo pushteti !!!




  27.  
    Belul Gjeraqina

    Italianet ne keto raste bejne nje pyetje ci è o ci fa, a eshte (budalla) apo ben vete ? Shqiperia si vend i vogel natyrisht qe nuk mund te zere vend ne tryezat diplomatike te Uashingtonit, por ketu na del ndryshe. Tarifa u largua si hajdut nga SHBA, po te ishte me mend nuk do te bezante fare per sukseset e tij imagjinare.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)