e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Dy propozime për Universitetin e ri publik të Mjekësisë

0
Pranvera Kola
Postuar më: 19 Nëntor, 2012 tek Komunitet

Degët e mjekësisë nuk do jenë më nën varësinë e Universitetit të Tiranës

Pranvera Kola

Fakultetet me orientim shëndetësor nuk do të jenë më në varësinë e Universitetit të Tiranës. Brenda këtij viti pritet që këto fakultetet të shkrihen dhe të bëhen pjesë e Universitetit të Mjekësisë. Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Bajram Hysa ka bërë të ditur se marrja e një vendimi të tillë do t’u japë më shumë autonomi dekanëve e profesorëve të këtij institucioni. Kjo pasi do të veprohet më mirë në drejtim të mirëmenaxhimit të fondeve, kundrejt plotësimit të nevojave reale me staf akademik dhe infrastrukturë. Sipas dekanit të Mjekësisë varësia që ata kanë nga Universiteti i Tiranës, nuk ka plotësuar siç duhet me fonde nevojat e tyre. “Ky universitet, si gjithë universitetet e tjera do ti nënshtrohet procedurës së zgjedhjeve akademike, nga e para, duke ruajtur statusin e atyre që e kanë një mandat. Ne për çdo gjë deri tani komandohemi nga UT, ata nuk i dinë hallet tona. Unë po marr një shembull, janë gati 200 kërkesa për transferime dhe ne marrim pothuaj njëlloj sa infermieria. Merr më shumë juridiku ndërkohë që kërkesat për transferime janë në fakultete elitare, siç është mjekësia, kështu që duke qenë një universitet ne do të kemi të drejtën që të bëjmë politikën si të rekrutimit të studentëve të rinj, si të atyre që transferohen, si të burimeve njerëzore”,  shprehet Hysa, dekan i Fakultetit të Mjekësisë. Kalimi i fakulteteve të me orientim shëndetësor në një universitet të mirëfilltë mjekësie do të shoqërohet edhe me detajimin e kurrikulave të reja të modeleve evropiane të cilat do të synojnë krijimin e konkurrencës së vazhdueshme me universitetet private të mjekësisë në vend.”Vetë universiteti do të ketë politikat e veta të rishikimit të kurrikulave duke marr bazë pak a shumë kurrikulat e universiteteve tashmë të krijuara nëpër Evropë. Të jesh në  konkurrencë me një universitet të fortë privat, do të thotë që ti të jesh i nxitur në aplikimin e të rejave shkencore, e metodave shkencore të sipërmarrjes, aplikimeve të reja klinike, deri të operacioneve”, shton më tej Hysa.  Ndonëse nuk është shpallur zyrtarisht, pohet se deri më tani janë propozuar dy variante për krijimin e Universitetit Publik të Mjekësisë. I pari ka të bëjë me shkrirjen e 5 fakulteteve, të Mjekësisë, Stomatologjisë, Farmacisë, Shëndetit Publik dhe Infermierisë, në një të vetëm.  Ndërkohë që një tjetër variant është ai i shkrirjes së Fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshme me atë të Infermierisë.  Që të dyja variantet sipas drejtuesve të këtyre fakulteteve janë pozitive dhe do të sigurojnë një tjetër zhvillim cilësor pasi  stafi dhe infrastruktura për ngritjen e një universiteti ekzistojnë.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter