e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Efektet anësore që shfaqen nga përdorimi i kontraceptivëve

0
Pranvera Kola
Postuar më: 18 Shtator, 2013 tek Lajme Flash

Disa gra mund të kenë shqetësime gjatë përdorimit të kontraceptivëve të cilat ndryshojnë nga një grua tek tjetra. Shqetësimet më të zakonshme janë: “marrje mendsh, të vjella, dhimbje koke, tensionim të gjinjëve”. Nëse një femër ka shqetësime nga përdorimi i metodës kontraceptive që ka zgjedhur, duhet të shkojë tek mjeku për të zgjedhur një metodë tjetër, apo për të vendosur së bashku se çfarë duhet bërë.

Por, disa prej metodave kontraceptive kanë efekte mjaft pozitive për femrat. Kështu, pilulat lehtësojnë dhimbjet menstruale dhe pakësojnë humbjen e gjakut menstrual dhe aneminë. Pilulat mund të pakësojnë aknet, dhe shpesh herë mjekët e japin si mjekim për to. Përpara se një femër të vendosi të përdori një metodë kontraceptive duhet të shkojë tek personeli shëndetësor i cili do ta ndihmojë për të zgjedhur se çfarë metode do të përdori si dhe për të marrë informacion më të hollësishëm për metodën e zgjedhur.

Në Shqipëri kontraceptivët vazhdojnë të ofrohen falas në tre nivelet e kujdesit shëndetësor në: këshillimoret e nënës e fëmijës, qendrat shëndetësore, maternitetet qendër rrethi dhe qendrat e planifikimit familjar në të gjithë vendin. Metodat kontraceptive mund të sigurohen dhe në sektorin privat, në farmaci, në të gjithë vendin.

Kontraceptivët janë metoda që parandalojnë shtatzëninë e padëshiruar, si dhe prekjen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Janë njohur gjerësisht tek ne si metoda të planifikimit familjar. Ekzistojnë metoda kontraceptive për meshkuj si prezervativi dhe sterilizimi kirurgjikal mashkullor dhe kontraceptivë për femra si pilulat, pilula kontraceptive e urgjencës, injeksioni, dhe sterilizimi kirurgjikal femëror.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)