e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Etrit Berisha, lajme kontradiktore nga Suedia

0
Postuar më: 16 Gusht, 2013 tek Lajme Flash
berisha kalmar

Nga Suedia vijnë lajme kontradiktore rreth së ardhmes së portierit të kombëtares kuqezi Etrit Berisha. Diku jepet pothuajse si punë të kryer transferimi te Lacio, ndërsa gjetkë gjithçka duket e ndalur në vendnumëro. Radio P4 Kalmar ka cituar dje portierin të thotë se agjenti i tij do të bisedojë me Lacion dhe shumë shpejt kjo çështje mund të zgjidhet, por gazeta “Barometern” shkruan se klubi roman nuk ka bërë ende asnjë ofertë në klubin e Kalmarit dhe se shqiptari mund të qëndrojë në skuadër deri në fund të kontratës, e cila skadon në dhjetor të këtij viti. “Nëse Lacio dëshiron të marrë Berishën para skadimit të kontratës, bën mirë të flasë seriozisht me ne”, thotë për “Barometern” drejtori sporti i Kalmarit, Svante Samuelson. “Kjo gjë nuk ka ndodhur ende. E dimë që Lacio interesohet për të, por me ne nuk ka kontaktuar”. Edhe vetë Berisha e ka pranuar ndërkohë se nuk është e thënë që ai të largohet që tani drejt Italisë. “Mund të ketë të reja brenda këtyre ditëve, por mundet edhe që të mos bëhet asgjë në lidhje me Lacion”, thotë portieri. Megjithatë, duket se klubi i Igli Tares, Lorik Canës dhe Thomas Strakoshës është për momentin destinacioni i vetëm i dëshiruar nga portieri. Ai nënshkroi një parakontratë me Kievon në fund të qershorit, e cila u konsiderua si e parregullt, për shkak se ishte firmosur para hapjes zyrtare të merkatos dhe për më tepër klubi italian nuk kishte kontaktuar me Kalmarin, sipas rregullave të vendosura nga FIFA. Lacio ndërkaq duhet të presë largimin e portierit të dytë, Albano Bizarri, për t’i hapur vendin Berishës. Në kushtet e vështirësive financiare që po kalojnë klubet, nuk do të ishte surprizë nëse kalimi i portierit nga Prishtina të bëhet këtë verë, kur Lacio mund ta marrë në janar si lojtar të lirë, aq më tepër që deri atëherë Berisha do të ketë marrë edhe nënshtetësinë suedeze dhe mund të luajë si lojtar komunitar.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter