e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Fakulteti Ekonomik zbardh procedurën e vjeshtës për studentët mbetës

0
Pranvera Kola
Postuar më: 31 Korrik, 2013 tek Komunitet
STUDENTE

Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës ka zbardhur gjatë ditës së djeshme procedurën zyrtare që duhet të ndjekin studentët mbetës për të shlyer detyrimet e provimeve në sezonin e vjeshtës. Për të mos rrezikuar mbartjen e lëndëve në vitin pasardhës, studentët duhet që më parë të bëjnë regjistrimet në sekretaritë mësimore përkatëse. Sipas përcaktimeve të bëra nga dekanati, studentët në sezonin e vjeshtës kanë të drejtë që të japin deri në 5 lëndë. Datat e provimeve të vjeshtës për studentët e sistemit me kohë të plotë tre dhe katër vjeçar janë përcaktuar në 3-13 Shtator 2013. Ndërsa për studentët e sistemit me kohë të pjesshme (part-time), këto provime do të zhvillohen duke nisur nga data 7-29 Shtator. Regjistrimi i studentëve në këto provime do të bëhet si në vijim: “Studentët e sistemit trevjeçar do të regjistrohen në sistem. Sistemi do të jetë i hapur nga data 5 Gusht deri në mbyllje të muajit. Kujdes, pasi sistemi nuk pranon regjistrim në provime që tejkalojnë 5 lëndë.  Studentët e sistemit katërvjeçar do të regjistrohen në adresën e e-mailit provimeshtator2013@feut.edu.al. Në këtë adresë studentët duhet të dërgojnë mesazhin më të dhënat e plota mbi gjeneralitetet, programin e studimit, si dhe emërtimin e lëndëve që do të japin si provime të mbartura. Në se numri i lëndëve të shkruara është më shumë se 5 lëndë, atëherë do të merren në konsideratë vetëm 5 lëndët e renditura të parat. Lëndët e tjera nuk do të merren në konsideratë”, konfirmohet nga burimet zyrtare të këtij fakulteti. Vetëm studentët që kanë shlyer detyrimet në sezonin e datave 16 dhe 17 korrik do të lejohen të japin provimin e diplomës në datë 3 shtator. Ndërkohë që temën e diplomës këta studentë duhet ta dorëzojnë në departamentin përkatës në dy ditët e fundit të muajit gusht.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)