e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Fiasko edhe me kasat

3
Redaksia Online
Postuar më: 6 Mars, 2013 tek Ekonomi
kas fiskale

Kontrolli periodik që ishte një herë në vit dhe kushtonte 4 mijë lekë u bë një herë në dy vjet. Kjo masë, në pamje të parë duket sikur do të lehtësojë kostot e biznesit, por në fakt reforma e nisur mund të fundoset. Dhe realisht po fundoset për një grusht votash

 

Tani është kohë fushatash dhe premtimesh të bollshme. Me ndryshimet e fundit, po rrezikohen reforma jetike për fiskon shqiptare, si vendosja dhe funksionimi i kasave fiskale. Një javë më parë Kryeministri Berisha firmosi vendimin për të ulur kontrollin e detyrueshëm periodik të pajisjes fiskale të biznesit. Bashkë me këtë ndryshim, u ulet edhe tarifa e këtij shërbimi, që përllogaritet në 2 mijë lekë (pa TVSH) në vit, nga 4 mijë lekë që ishte. Pra, kontrolli periodik që ishte një herë në vit dhe kushtonte 4 mijë lekë u bë një herë në dy vjet. Kjo masë, në pamje të parë duket sikur do të lehtësojë kostot e biznesit, por në fakt Ministria e Financave ka qenë kundër kësaj, sepse reforma e nisur mund të fundoset. Dhe realisht po fundoset për një grusht votash.

Ndryshimet e fundit rrezikojnë të shkaktojnë efekte negative në sistemin e fiskalizimit të ekonomisë. Prej vitit 2009, kur nisi procesi i kasave fiskale, biznesi u detyrua me ligj dhe me anë të gjobave të vendoste kasa fiskale. U shitën rreth 60 mijë pajisje, me çmim mesatar 300 euro. Pra biznesi shpenzoi miliona për t’iu përmbajtur detyrimit. Nga ana tjetër, edhe vetë tatimet investuan në teknologji, ku me paratë e taksapaguesve shqiptarë u vendosën pajisje dhe servera të fjalës të fundit, për të pasur një sistem më të sigurt. Gjithashtu, të pesta kompanitë e autorizuara për ofrimin e pajisjeve punësuan 700 punonjës, hapën zyra dhe shtrinë në të gjithë vendin një rrjet të gjerë për shërbimet në këtë sektor, duke investuar qindra mijëra euro. Të gjitha këto zhvillime priten të shkatërrohen brenda dy muajve të ardhshme, vetëm për votat e mazhorancës së sotme. Me heqjen e kontrollit periodik të detyrueshëm, bizneset do të jenë më pak të nxituara për të përdorur kasat fiskale. Një herë në dy vjet, kjo i bën më pak të motivuara për të mirëmbajtur pajisjen. Në vendet e rajonit, tarifa e kontrollit periodik të kasave fiskale është mesatarisht 80 euro, kurse në Shqipëri qeveria e bëri 15 euro. Me këtë tarifë, pakkush do të besojë se sistemi i kasave do të jetë i sigurt në të ardhmen, pasi operatorët e mirëmbajtjes nuk do të kenë interes. E.Shehu

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


3 Komente


  1.  
    Eri

    E kuptoj qe Z. E.Shehu qe ka shkruar artikullin ka ndonje bindje per ato qe shkruan, por kuptohet qe s’e ka idene fare se per cfare flet.

    Te na e shpjegoje se si tarifa qe paguan biznesi per kolaudimin e kases (qe s’eshte asgje tjeter thjesht nje shtypje kot butonash nga tekniket dhe ca diagnostikime pa vlere) ndikon ne sigurine e sistemit, dhe ne faktin qe biznesi eshte i motivuar apo jo te perdore kasat.

    Tarifa e mirembajtjes, qe ne fillim ka qene teresisht korruptive dhe e pabazuar ne ligj. Boll te shikosh qe kompani te ndryshme kane tarifa te ndryshme, dhe ajo qe eshte e lidhur direkt me shtetin (besoj qe shume e dine per cilen po flas) ka aplikuar gjithmone me te shtrenjten.

    Gjithashtu edhe te ashtuquajturit servera te fjales se fundit, nuk jane te tille, duke pasur nje thes me vrima e probleme qe rrezikojne seriozisht privatesine, vertetesine dhe sigurine e te dhenave te bizneseve.

    Ben mire qe gazetari/ja te informohet me ndonje specialist te fushes, e te lere jashte bidnjet politike, qe te shkruaje nje artikull me baza

    Faleminderit




  2.  
    info

    Ky gazetari apo artikull shkruesi qenka idiot i lindur.




  3.  

    Biznesi nuk eshte kurre i motivuar per perdorimin e kasave sepse nuk eshte promovuar mire ky sistem. Biznesi i vogel ne pergjithesi kupton qe kasa do ta falimentoje. Nuk kupton qe bazuar ne xhiron qe regjistrohet ne kase ai duhet te pagoje edhe taksat. Perdorimi sa me i gjere i kasave do te beje te mundur uljen e informalitetit.
    Pastaj, edhe kur behet kolaudimi i makinave, apo i peshoreve apo cfaredolloj kontrolli, disa butona shtypen gjithmone. Mos harrojme se peshoret elektronike e kan kolaudimin 2 here ne vit dhe a dini sa kushton?





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)