e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Fjalimi historik i një shqiptari

8
Nga Bashkim Muça
Postuar më: 17 Shtator, 2013 tek Analiza

Personalisht i përkas atyre njerëzve që nuk i bëjnë përshtypje shumë fjalimet në institucione politike, e as në mitingje partiake. Që, më së shumti, ose krejtësishmi, bëhen për interesa të individit që i ligjëron. Por fjalimi i Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës, ka qenë krejt ndryshe nga ato të derisotmet, mbajtur në zhargonin e një kallëpi të bezdisshëm, ku kishim dëgjuar të njëjtat mesazhe, me të njëjtat fjalë, me të njëjtin patriotizëm fals, me të njëjtën mosvlerë. Si i tillë fjalimi i Kryeministrit Rama meriton të çmohet, jo thjeshtë për stilin, dihet se Rama e ka këtë dhunti, por për mesazhet që u dhanë dhe angazhimin për ti jetësuar këto mesazhe.

Para do vitesh Edi Rama njihej si njeriu që nuk e “rruante” shumë për Kosovën, që pak i interesonte për luftë, për sakrifica, për histori. Mbase kjo, edhe sikur vërtetë të ketë qenë ashtu, e ka pasur një anë pozitive, sepse ai ka mbetur i pangrirë në tifozllëkun, apo qëndrimin ekstrem, që vinte prej gjykimit të një realiteti ekstrem, të dalë nga lufta. Siç njihej për indiferencën e tij lidhur me Luftën e Dytë Botërore të zhvilluar në Shqipëri, me veteranët, e këdo që kishte qenë pjesë e sistemit të gjatë komunist të cilin Edi Rama, është plotësisht e besueshme, se e ka urryer më shumë ndoshta se edhe një burgaxhi i vuajtur.

Edi Rama është shembulli i evoluimit të një njeriu pasionant deri në kompleti. Angazhimi direkt në politikë ka ardhur duke e kompletuar dhe kopsitur, gradualisht, në mënyrën se si duhet trajtuar e shkuara dhe bashkë më të e sotmja e botës shqiptare. Ajo që ligjëroi Edi Rama në Kosovë, në pozicionin e Kryeministrit të Shqipërisë, është, pa pikë droje, një fjalim i përmasave historike, edhe pse përzier me pak “mish dhie”, prej “zorit” të mbartur nga e shkuara e ndërlikuar imponuese.

Reagimet politike të kundërshtarëve, përpara një fjale që do të mbetet gjatë në mendjet e shqiptarëve, sidomos në Kosovë, reflektojnë ndeshjen mes dy kulturave: asaj orientale në qendër të së cilës ka heronj të paqenë dhe rrotull tyre njerëz të shtypur, dhe kësaj perëndimore në të cilën udhëheqësit nuk janë heronj, por të zgjedhur për ti shërbyer një misioni.

“Nuk përmendi Rugovën” – thanë ata që, për fatin e keq, mbetur te thashethemnaja e përmendjes e mospërmendjes, pretendojnë ta udhëheqin popullin drejt Perëndimit të zhytur në batakun e një kuluture të largët në kohë. Për interesa të tyre kjo racë politikanësh kanë krijuar heronj, edhe aty ku nuk ka pasur, kanë ngritur përmendore, kanë vendosur simbole, edhe aty ku nuk duhet. Për hir të së vërtetës, nëse i rrimë asaj, Ibrahim Rugova ka qenë një burrë i urtë, që i udhëhoqi shqiptarët e Kosovës deri në një cak ku nuk mund të ecej më, një lider udha e të cilit provoi se si nuk mund të fitohej liria. Në momentin më kyç të historisë shkoi i përgjunjur te Millosheviçi, u zgërdhi dhe kërkoi ndalimin e sulmeve të NATO-s, duke krijuar një hendek të thellë në shoqërinë shqiptare të Kosovës. Pas luftës Partia e tij, LDK-ja, fitoi dy herë pushtetin me votë të lirë dhe Rugova nuk pati kurajo të marrë përgjegjësinë për të qeverisur, por e la postin e Kryeministrit te partitë e tjera në këmbim të karriges së butë të Presidentit, që në një republikë parlamentare është honorifik. E megjithatë Edi Rama shkoi dhe u përul te varri i tij, në respekt të një pjese të historisë dhe një pjese të shqiptarëve. Pastaj, në një foltore ku nuk përmenden ata që dhanë jetën nga plumbat e Serbisë, në frontin e parë të luftës, heronj të lindur jo të krijuar, pse duhen përmendur ata që bënë të kundërtën, u arratisën, u kthyen e gjetën të çliruar vendin e që në fund vdiqën prej Zotit? Kultura e atyre që merren me anët e tehet, “çfarë tha e çfarë do të bëjë, përse përmendi atë, e nuk përmendi këtë” është kultura e dasmaxhinjve që prej këtu e fillojnë e mbarojnë muhabetin, e më përtej qeverisjen.

Edi Rama është lider politik dhe si i tillë e ka një mendim, e ka një ide, e ka një pikëpamje, është një individ pra, që e ka dhe një preferencë, që ka të drejtë do ta shfaqë, pa ju bërë qejfin të gjithëve, sidomos atyre për të cilët s’është i detyruar. Dhe kjo është diferenca me të shkuarën e mundimshme, hipokrite.

Jetësimi i asaj që deklaroi Kryeministri Rama do të shënonte fillimin e një integrimi real, më së pari ekonomik e shoqëror, në front të gjerë të botës shqiptare, ku të gjithë quhen shqiptarë, ku origjina është qyteti dhe jo shteti, ku gjuha është letrarja dhe jo rajonalja, e ku jo prejardhja e politikanit por programi dhe serioziteti i tij përbën pjesën substanciale për të realizuar interesa publike kombëtare. Ne jemi në gjendje të prodhojmë politikë dhe ekonomi se s’ka rrugë tjetër, njerëzit zhvillohen prej natyre në një sistem të hapur. Është sistemi që pashmangshmërisht e ndihmon qytetarin që të zhbllokojë situata, që na bën të shpresojmë se ky vend bëhet.

Edi Rama mbajti një fjalim – institucionalizim sintezë i analizave tona të kahershme në shtypin e botës shqiptare, që askush s’i kishte përfillur, thjeshtë e vetëm për interesa shabllone -, që lë prapa heroizimat e shoqi-shoqit për përfitime politike e më pas pasurore, nëpërmjet abuzimit me pushtetin mbi të varfërit, më së pari në mendje, por edhe mbi të diturit e pafuqishëm. Në një shoqëri demokratike që s’ka nevojë për heronj. Reagimet e njerëzve, kallëp i pandryshuar, shpirtëra të shkelur që lartësojnë të tjerët duke mohuar vlerat e vetes, modele të shoqërive të shkeljes, të shtypjes, të totalitarizmit, të dominimit të të fortëve, kalorësve, kaçakëve, tregojnë se kemi shumë punë, ndoshta deri në ndërrimin e një brezi. Në këtë proces roli i individit është gati parësor, i individit që nuk kërkon të rrijë gjatë e të bëjë pak, por që të rrijë pak e të bëjë shumë. Kjo ndodh natyrshëm nëse partia është e thjeshtë dhe sillet thjeshtë me përgjegjësinë përsipër veti. Bota e përparuar mban mend fjalime të famshme, që kanë lënë gjurmë në përparimin e njerëzimit. Bota shqiptare, shumë pak, ose aspak. Në këtë kontekst fjalimi i Edi Ramës është fjalimi i parë historik i një shqiptari, për shqiptarët, që do të komentohet sa më shumë largohemi në kohë. U sollëm kaq shumë dhe në fund u kthyem te e thjeshta: te vetja jonë.

 

 

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


8 Komente


  1.  
    timi

    Bukur, shume bukur z. Bashkim Muca! Nuk mund t’i shtohet asgje ketij shkrimi.




    •  
      aqifi

      Me kete shkrim Bashkim Muca konfirmohet se eshte njohesi me i mire i ceshtjeve ballkanike. Dhe Edushka shkon e “peshkon” Maliqin apo Maliqet per keshilltare…




  2.  
    feniks

    Te pershendes me gjithe shpirt,i nderuari BASHKIM MUCA!!!
    Ke shkruar si nje SHQIPTAR I MADH IDEALIST dhe ia ke perplasur ne fytyre tre gjithe CETNIKEVE SERBE,te Kosoves,qe hiqen se po japin koken per popullin e tyre!!!
    Vetem LDK-ja nuk ka goje te ankohet apo te mburret per HERONJTE E KOSOVES!!!
    Ai Rugova i tyre ishte kunder RAMBUJESE,krijoi nje ushtri paralele me UCK-ne,FARK-un e Bujar Bukoshit duke GRABITUR mijra euro ,ndihma te popullit per luften!!!
    Kur UCK-ja luftonte me NATO-n per CLIRIMIN e Kosoves,Rugova u strehua ne SARAJET e MILLOSHEVICIT NE BEOGRAD dhe FERKONTE DUART,SE MOS PO DESHTON LUFTA E TYRE DHE FITON SERBIA!!!
    Paturpesisht(kosovaret jane miope politike) partia e Rugoves,fitoi zgjedhjet dhe ky SARAHOSH zgjodhi postin e QEJFIT te PRESIDENTIT,duke mos marre permbi vete asnje pergjegjesi konkrete!!!
    Edi Rama shkoi ne Kosove si vellai tek vellai,por nga LDK-ja u trajtua si ARMIK,se ashtu i urdheroi regjizura serbe nepermjet Berishes!
    – TURPI I MBULOFTE TERE JETEN!!!




  3.  
    NEXHI

    SHKRIM PERFEKT ME MIRE PRISHET,NJE NJERI ME NJOHJE REALE TE AKTUALITETIT SHQIPTAR. TE PERSHENDES PER SHKRIMIN Z.MUCA ESHTE NJE DRITARE E HAPUR PER ATA QE NUK E NJOFIN REALITETIN SHQIPTAR DHE JA FUSIN KOT OSE ME DASHJE .




  4.  

    Nuk kam ci shtoj ketij shkrimi te vlere.Edi Rama po nis nje rruge te veshtire me bashkudhetare te pabese.Mire Meten e kushtezuan zgjedhjet,po gani bobin e diskretituar andej e kendej ce deshe?Kujdes,njemihere kujdes,bishen e ke prapa,ai te kontrollon ty nepermjet tyre!




  5.  
    zekthi

    Dasmaxhinjte .. !

    Nje gjetje origjinale dhe e merituar per kete turme pa nojm dhe orjentim.

    ” Fjalimi historik i një shqiptari .. dhe shqetesimi i dasmaxhijve te çorjentuar nga kryedasmaxhiu

    i tyre i plakur ” do te shkonte me mire si titull ketij shkrimi te merituar , i nderuar Bashkim Muça .

    Ka 48 vjet anetari i vjeter i PPSH-se, kryedasmaxhiu i tyre qe perserit te njejtat sllogane.

    Pikerisht nga kjo bezdi qe ka shkaktuar popullit shqiptar, mori 1.000.000 pellemba fytyres, qe nuk e

    merr dot vehten jo sa te jete gjalle, por ne jete te jeteve.

    Dhe ka guximin e moralin te flas e te mbroje te drejtat e shqiptareve.

    Por me keq jane katandisur ato karavishet e reja qe i vene nga mbrapa dhe ne sallen e Kuvendit i

    komandon me mimiken e tij.

    Gjynaf, na dhimset Partia Demokratike, se eshte edhe Partia qe ka pjelle edhe ate burrin fotografi hequr qe eshte bere President me ursher te k/ Dasmaxhiut.

    Ne Parlament dhe Gazetaret duhet ta therrasin ” Dasmaxhiu ” dhe jo ” deputeti “




  6.  
    titi

    Do te te deshiroja ta kisha neper duar e ta lexoja edhe njehere e me me shume vemendje fjalimin e z. Rama ne Kuvendin e Kosoves. Ishte nje fjalim, pa e ekzagjeruar dhe ashtu si thote z. Muça, HISTORIK. Po kete, me lejoni t’ua keshilloj edhe lexuesve te gazetes suaj, sepse nga ai fjalim meson se çfare do te thote demokrat i vertete, burre shteti dhe VIZIONAR. Me ne fund kemi ne krye nje individualitet me keto veti!




  7.  
    mehdi

    Te lumt z Bashkim . eshte e vertete qe z RAMA eshte nje personalitet nga me te moderuarit . me perendimoret e kohes qe jetojme. I NJEJTI VLERESIM eshte bere per Ramen edhe nga z Rexhep qosja nje erudit trim e i paperkulur ndaj burrave frikacak si RUGOVA apo kallepi i shpellarit t Vicidolit krye agjent serbogrek e kryekriminel per popullin e vet.Shteti do burra me njohuri te thella ne krye , atedhetar e patriot .njohes real te situatave e halleve te kombit t e tij e jo hadut e plehra si Zogu e Berisha qe shesin edhe teritorin e shtetit tone per interesa tetyre e tyre e te familjeve te tyre .





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter