e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Djalit të Nishanit i pëlqejnë makinat

15
Facebook Spy - Dita
Postuar më: 1 Shtator, 2013 tek Lajme Flash
ersi nishani

Ersi Nishani, është djali i Presidentit të Republikës Bujar Nishani. Ai vazhdon studimet në Vjenë të Austrisë dhe për këtë arsye duket shumë pak në rrugët e Tiranës. Megjithatë nga profili i tij zyrtar në rrjetin social zbuluam se ai është shumë i pasionuar pas makinave. Ka disa foto në albumin e tij të fotografive me makina. Madje në njërën prej tyre ai shfaqet në një Terminal Vip ku ndodhet pranë një mjeti luksoze të tipit Audi. Miqtë e tij e urojnë dhe e komplimentojnë për zgjedhjen që ka bërë, mes komentueseve është edhe e motra e tij, Fiona Nishani. Kush e di sa mund të ketë kushtuar ajo makinë!?

Për sa i përket jetës së tij në Austri në një intervistë të disa kohëve më parë ai është përgjigjur: Vjena është një qytet i madh dhe aventurat janë pjesë aktive dhe e bukur e saj, etj. Mirë o djalë mirë, po paratë për makina të tilla ku i gjen?

 

Vajza e çiftit Nishani, Fiona: Kam lindur si qenie njerëzore dhe do vdes si Alien. Ups!

Vajza e çiftit Nishani ka në FB disa postime ku është duke u argëtuar më shoqet e saj, por me sa duket ka edhe… dyshime mbi atë çka jeton. Vihet re që, ajo shpesh poston një thënie (të cilën e vendos edhe mbi foton personale): “Kam lindur si qenie njerëzore  dhe do vdes si Alien” (!).  Fiona moj Fiona… Megjithatë, Fiona është një adoleshente e zakonshme, pavarësisht faktit që është vajza e Nishanit president. Kështu që… Këto gjërat me ufo janë kusure të moshës.

 

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


15 Komente


  1.  
    aqifi

    Redaksia, mos lini nam me kete punen e vajzes! Aq me teper qe mund te jete minorene.




  2.  
    polici

    Para folesi ndofta ka te drejte per qenien minorene te Fiones, por nje gje eshte e habiteshme : kam punuar per nje kohe te gjate ne administrate duke filluar kur ishte kryeminister mehmet Shehu e me radhe deri tek Sali berisha por nga te meparshmit nuk kam njohur asnje nga femijte e tyre ndersa per femijte e Salu Berishes dhe te ketij monstres Nishani, kam njohje me shume se per femijte e mi!!!!!!! dhe kjo ndodh i dashur Qife se keta femije bejne palle arapi me parat e taksave tona dhe jo me rrogat e baballareve..sa per minorenen….ajo te rrije urte dhe te mos i provoi te gjitha ……..pa mbushur moshen madhore….




  3.  
    Gramoz

    ske c,ben na vjen mire apo s,na vjen mire ,po kesaj i thone ,shin kali ha gomari njerzit skane buke te hane i biri presidentit bylmezit te shqiptareve kapardiset me alfa kater ..ohhhhhh moj bote sa e pa drejte qe je …ca vine ca shkojne,,,ca qajne ca kendojne ….




  4.  
    katarakti

    Mesa di une ky Audi duhet te kushtoje rreth 150 000 – 160 000 euro. Nje tip i tille ka nje nje motor prej 570 kuajsh fuqi.




  5.  

    Vetem ne Vjene nuk mund te parkosh nje makine ne kete menyre. Prap eshte nje TERMINAL…. Fotomontazhet zhvillojne i magjinaten. Nese makina te ketilla ka plot ne TIRANE, perse mos ta kete edhe djali i Bujarit nje???




  6.  
    ARUSHA

    te semure ne tru si prindet injorante qe kane




  7.  

    Po ti arsen pse nuk thua per vete te kesh nje makin si ajo po gezojesh te ket biri presajdutit se nka parat tona do e mar o kurve sdo e blej nga paret e te jatit pastaj vuajm ne se ka e njerz k.qe si puna jote.




  8.  
    beni

    Gazeta DITA, mos u merrni me keto idiotlliqe, e kush po e can trapin se cfare shkruan vajza dhe djali i Nishanit?! Mos i jepni rendesi dhe vend ketyre ciliminjeve pa vlera! Folni per Nishanin, se ka plot per te thene!




  9.  
    shpatar

    Kapadailleku i shqiptarve ose me mire te dukurit eshte nje tradite e vjeter e jona.Ndersa ne shtetet e botes kjo arrihet me pune e vite ne Shqiperi ka formul tjeter .Sa hypen ne nje karrike mendja te shkone se cfare teka do te plotesoje.Por shijet jane te ndryshme .
    Saliu e ka deklaruar vete neper mitingje .Ju punoni per vete por mos harroni dhe per muuuuuuuuu.Familja e tije eshte e krimbur ne para .Nanua kishte qejf makinat ,kazinot dhe femrat.Mojsiu sic thone :Shi rrushi rrushin dhe ai pati pak qejf per makina e ndonje femer.Xhofi ka patur si teka te fluturoje .Nga statistikat qe rezultojne ne areoportin e Tiranes eshte femra qe ka fluturuar me shume dhe ze vendin e dyte ne Evrope mbas znj.Merkel. Pra mos tju duket cudi qe dhe Nishani apo pjestare te famijles se tije te mos kene ndonje teke .




  10.  
    Studenti

    Nuk kane faj femijet.Eshte thenie e perbotshme se femijet jane pasqyra e prinderve.Nese keni patur rastin te shihni femije te rritur nga ujku keni vene re se kane humbur shume nga tiparet e njeriut dhe kane marre ato te ujkut.UNESCO ne koncilin e Seviljes ka formuluar tezen shkencore se veset nuk trashegohen por merren gjate jetes sipas modelit te edukimit. Eshte i lashte kurioziteti per jeten e ViP-ave dhe femijeve te tyre sepse kur jane trashegim i vetevetes fshehin veset e ngjallura me ane te virtyteve te shpallura, kur vijne nga shtresat e vegjelise rrezohen duke u ngjitur per te kapur edhe kokrren e fundit te qershise.Femijet e VIP-ave te shtetrrumplles duan te hehen heronj te perralles dhe demaskojne pa e kuptuar, me sjelljen e tyre te peshtire,te gjitha huqet e prapesite e prinderve te pafytyre qe perpiqen te shkelqejne gjithenje e me fort duke u nxire.Mustaqeliu, Salbera, Xhozi dhe telallet e tyre turinxire kujtuan se jane ne majte malit, pa e kuptuar se jane zhytur thelle ne nje humbetire , femijet e tyre te pafajshemi i edukuan me veset e shemtuara te perfitimit e te lakmise duke u trasheguar me te keqiat e jetes se tyre kellire.




  11.  
    shqipfolësi

    Çudia në këtë mesele të pushtetarëve shqiptarë, do ishte sikur të mos bënin këto që bëjnë…Për rastin konkret, sigurisht që paratë për makina janë shumë për një rrogtar, qoftë dhe president prej disa muajsh…Nga i gjejnë paratë vallë???…Punon shteti për ta dhe jo e kundërta! Prandaj dhe jemi këtu ku jemi!




  12.  
    Gramoz

    studenti jam plotesisht me ju ,po me e theksuara e shte nga ata qe vijne nga ici ,dhe kete e permbledh nje fjale popullore qe thote ;;;i pa pari mos pafte ;;;keta tipa njerezish jane shume te keqinj ne shoqeri ..njeriu qe haron te kaluaren .eshte i predispozuar qe te te shtype ,,nje fjale tjeter thote ;;nga zengjini i ri dhe nga mushka qr i vihet samari sefte qendro larg ;; a nuk eshte domethenese kjo ..shikoi politikanet e sotem me origjine fshatare si krekosen dhe shiko nje bisnesmen te zotin qe ka vene ne pune trurin se sa thjesht ri . ne jemi te paret per tu tundur e shkundur le te mos kete ,buke ne shpi po makina e cvendos ne nje stad tjeter .fshatari mbreh kalin me lopen per te leruar token ,dhe ne anen e paceles mban makinen ,, a eshte kjo nje forme e nje njeru te degraduar e qe nuk di se nga i vjen e mira////




  13.  
    lili

    Thefte qafen,bashke me kete Kerr,se nuk meriton ma shume pasur tallet me varferine qe njeret si baba i tij Kane krijuar per mija studente shqiptare kurde keta edhe bythen duhen me ly me flori.thefshin qafen e kur mos u trashegofshin se vetem malkimet tons meritojne.




  14.  
    angie

    ju jeni shume UFO!!! nese nuk e dini kuptimin e fjales alien ateher mos ja fusni kot. sa per sqarim alien quhet fansa te “Tokio Hotel”. po ju duket qe jeni njerez koti dhe nuk dini me ca te kapeni dhe merreni me budallalleqe. sqaroni gjerat tuaja para se te mereni me nje femije!




  15.  
    emma

    jeni njerezit me injorant dhe me te paskruppult qe ekzistojne.tju vije turp atyre qe e kane shkruajtur dhe komentuesve.cfare pune kane femijet ne gazete. Me vone rrezik do ti nxirrni dhe se ku kane shkuar.makina qe ai ka dale smund te kete qene makina e tij por mund te kete qene nje makine qe i ka bere pershtypje ose makine e nje shoku.vajza e tij mund te postoje cte doje sepse ai eshte rrjeti i saj social dhe ju skeni asnje te drejte te merreni me fotot e tyre.alien eshte nje baza fansash e nje grupi muzikor para se te flisni kot por si injoranta qe jeni flisni pa ditur asgje.sbesoj se ju do tju vinte mire tju komentonin fotot tuaja ose te familjareve tuaj.tju vije turp qe merreni me gjera te tilla.sa per komentuesit jeni njerez te ulet qe ofendoni ata.cfare faji kane ata apo konsiderohet ne shqiperi krim te nxjerresh foto qe i ke qejf.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)