e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Gjëndrat në gjoks, kur duhet të shqetësohemi

3
Redaksia Online
Postuar më: 14 Janar, 2013 tek Lajme Flash
nodulo-al-seno

Shifrat alarmante të të prekurave nga kanceri i gjirit vitet e fundit e kanë rritur vëmendjen e femrave për kontrolle periodike të trupit të tyre. Gjëndrat  në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që atyre t’u shkojë mendja menjëherë tek më e keqja.

Por nuk është gjithmonë kështu. Shpeshherë mund të kemi të bëjmë me formacione beninje, të cilat mund të jenë kiste apo fibroadenoma. Në disa raste arsyeja e shfaqjes së tyre mund të jenë edhe ndryshimet që pëson trupi, p.sh. gjatë menopauzës.

Madje, mund të ndodhë që edhe në moshën 8 vjeç, vajzave t’u shfaqen gjëndra, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse shenjat e para të fillimit të pubertetit dhe ndryshimeve hormonale.

Diagnoza e bazuar në biopsi, ekografi apo mamografi është mënyra më e mirë për të kuptuar se me cilën nga këto raste kemi të bëjmë.

 

Fibroadenoma

Është një tumor beninj, i cili haset shpesh te femrat nën moshën 35 vjeç. Është një formacion në gjoks që nuk sjell dhimbje dhe formohet e rritet për shkak të çekuilibrimit të hormoneve, si p.sh. sasia e madhe e progresteronit.

Me kalimin e muajve, dimensionet e kësaj gjëndre mund të rriten, duke krijuar edhe shqetësim. Për këtë arsye, mjekët këshillojnë një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr masën e zmadhuar.

 

Kistet

Kistet janë të dhimbshme. Ato janë si qeska të mbushura me lëng, i cili duhet ekzaminuar. Një sasi e vogël e këtij lëngu i nënshtrohet analizës histologjike, e cila jep përgjigjen e saktë për materialin që e përbën dhe sa i rrezikshëm mund të jetë. Në disa raste, mjekët procedojnë me aspirimin e këtij lëngu dhe kontrollet e herëpashershme, pasi kistet mund të mbushen sërish.

 

Tumori në gjoks

Në shumicën e rasteve, tumori i gjirit nuk ka asnjë simptomë. Për këtë arsye, kontrollet vetjake duhet të jenë të shpeshta, pa harruar mamografinë të paktën një herë në vit. Tumori i gjirit apo karcinoma mamare nuk haset shpesh te femrat nën 45 vjeç. Kjo lloj gjëndre ka formë të çrregullt, është e fortë dhe ndryshe nga kistet është i fiksuar në një vend.

Rastet kur duhet të shqetësohemi kanë të bëjnë me shfaqjen e një gjëndre nën sqetull apo në gjoks, e cila shoqërohet me enjtje, irritim, skuqje të lëkurës, ndryshim të formës dhe përmasave dhe dhembje.

Gjëja e parë që duhet bërë në këto raste është të drejtohemi tek mjeku. Vetëm ai mund të japë një përgjigje për të gjitha dyshimet tuaja.

Tumori i gjirit është sëmundje e rëndë që u ka marrë jetën miliona femrave në të gjithë botën. “Bisha” mundet vetëm duke bërë kontrolle të herëpashershme. Diagnostikimi i hershëm është thelbësor për të fituar betejën me të.

/ Përgatiti: Gazmira Sokoli

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


3 Komente


  1.  
    MAJLINDA

    si kurohen kistet ne kushte shtepijake ne gjoks?




  2.  
    majlinda

    Jam Duke mar antibiotici per gjender dhjamore ne gjoksin e djathte a perthahen ATO me antibiotik dhe sa kohe do ishte mire te mar antibiotik




  3.  

    kam nje gjenderr ne gjoks si kokerr me dhemb kur e prek





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)