e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Gjendrat tiroide, faktorët që e shkaktojnë dhe përkujdesja

28
Pranvera Kola
Postuar më: 28 Prill, 2013 tek Lajme Flash
tro1

Mungesa ose tepria e jodit në organizëm mund të bëhet shkak për shfaqjen e komplikacioneve të shumta shëndetësore. Referuar vizitave të kryera, mjekët bëjnë me dije se sëmundjet që prekin pikërisht gjendrën e tiroides janë të shumta edhe në vendin tonë.

Gjendra e tiroides ndodhet e vendosur në pjesën e përparme të qafës, forma e secilës ngjason me krahët e një fluture. Kjo gjendër është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndihmuar rritjen e aktivitetit qelizor. Metabolizmi i mirë i trupit i referohet funksionimit normal të tiroides.

Në një intervistë për gazetën “Dita” mjeku endokrinolog pranë Poliklinikës Qendrore të Specialiteteve, Dashamir Gjergji, tregon komplikacionet më të sheshta që prekin gjendrën e tiroides, si dhe këshillat për kujdesin dhe ekzaminimet që duhen ndjekur për t’i trajtuar ato në kohë.

 

Çfarë janë gjendrat tiroide dhe ç’ndikim kanë në organizëm?

Gjendra tiroide është gjendra më e madhe e sistemit endokrin pavarësisht që ajo peshon 15-20 gr tek një individ i rritur, rëndësia e kësaj gjendre është e jashtëzakonshme. Gjendra tiroide është përgjegjëse për zhvillimin mendor dhe fizik si gjatë periudhës embrionale, ashtu dhe në etapa të tjera të jetës. Nëse njeriu lind pa gjendrën e tiroides  është 100 për qind e sigurtë që do të ketë prapambetje të rëndë mendore ose siç quhet ndryshe “kretinizëm”.

Po ashtu ecuria e zhvillimit fizik thuajse nuk vazhdon në kushte normale dhe jo rrallëherë është e papajtueshme me jetën. Gjendra tiroide është si një minifabrikë e cila përpunon jod, ku jodi merret kryesisht nëpërmjet ushqimeve, ujit etj, dhe pasi futet në organizëm thithet nga gjendra tiroide, e cila e përpunon jodin dhe më vonë prodhon hormone me bazë Jodi.

Për analogji mund të jetë si një fabrike vaji ulliri                që përpunon ullinjtë dhe nxjerr vaj ulliri. Dy janë hormonet kryesore me bazë jodi që prodhon tiroidja të cilat njihen si T4 dhe T3. Për të kryer procesin e përpunimit të jodit dhe prodhimin e këtyre hormoneve është e domosdoshme që gjendra tiroide të stimulohet nga një gjendër tjetër që quhet hipofize, e cila prodhon hormonin stimulus të tiroides TSH. Dozat e këtyre hormoneve janë me peshë shumë të vogël molekulare, por siç e thashë  ato kanë peshë shumë të madhe në organizëm.

 

Kush njihen si shkaktarët që ndikojnë në keqfunksionimin e gjendrave tiroide?

Shkaktarët që mund të ndikojnë në shfaqjen e problemeve sa i takon funksionimit të normal të kësaj gjendre janë nga më të ndryshmit. Siç e theksova edhe më lart, keqfunksionimi i këtyre gjendrave mund të vijë si rrjedhojë e mungesës së jodit në ushqim, lodhjes fizike, stresit psikologjik. Ndërkohë që shkaqet të tjera mund të jenë edhe defektet gjenetike, infeksionet, efektet anësore të barnave që mund të përdoren për kurimin e sëmundjeve të tjera.

Zmadhimi i tiroidit mund të jetë simptomë e ndonjë sëmundjeje. Zmadhimi mund të jetë i përgjithshëm ose në formë nyjash. Zakonisht tiroidi i sëmurë prodhon hormone me tepri ose me pakicë. Prodhimi me tepri quhet hipertireozë, ndërsa prodhimi me pakicë, hypotireozë. Në varësi të këtyre formave, si dhe vecorive individuale të pacientit veprohet me trajtimin që duhet të ndjekë pacienti.

 

Pak më lart përmendëm dy format më të shpeshta që prekin gjendrën tiroide. Duke u ndalur konkretisht tek një tiroid i sëmurë që prodhon jod me pakicë, cilat janë simptomat që mund ta orientojnë një pacient që të kërkojë ndihmën mjekësore ?

Të gjitha sëmundjet që prekin gjendrën tiroide herët apo vonë ndikojnë në funksionin e saj dhe kur çrregullohet ky funksion, kemi të bëjmë me ndryshime funksioni të tipit të uljes së funksionit apo të rritjes së funksionit, për lehtësi të lexuesit do ta konsideroja pakicë e jodit dhe tepricë e jodit.

Kur kemi pakicë të jodit, të sëmurët në përgjithësi janë dembelë, të lodhur, të përgjumur, apatikë, qajnë shpejt, gjatë gjithë kohës janë të mërzitur, si të deprimuar, nga ana tjetër kanë shtim të peshës, rrahje të ngadalta të zemrës, lëkurë dhe flokë të thatë, kapsllëk, çrregullime të kockave etj.

 

Po në rastet kur tiroidi prodhon më tepër cndodh ?

Krejt ndryshe ndodh tek të sëmurët që kanë tepricë të jodit, këta paraqiten tepër aktiv, ecin shpejt, mendojnë shpejt, flasin shpejt, janë gjatë gjithë kohës të nxituar, karakteristikë për këta të sëmurë është intoleranca ndaj të nxehtit, do të thotë që këta të sëmurë janë të veshur gjatë gjithë kohës hollë, kanë rrahje të shpejta të zemrës, djersë të shumta, bien në peshë dhe çrregullime të tjera specifike.

 

Sa të përhapura janë këto sëmundje në vendin tonë dhe ku i gjejmë më shpesh?

Si teprica e jodit ashtu dhe pakica e jodit janë shumë të shpeshta si sëmundje në popullatën tonë, kjo e ka shpjegimin të lidhur më shumë me deficitin e jodit në zona të caktuara, si dhe faktorët gjenetikë dhe familjare. Duhet të rikujtoj që Shqipëria mbetet një zonë me deficite të jodit natyral, sidomos në zonat malore, banorët e të cilëve vuajnë shpesh nga këto sëmundje. Ndaj bëni kujdes me tiroidet, kontrollojini në kohë përdorni jod natyral me ushqime dhe suplemente sipas porosisë së mjekut. Për këtë duhet të keni parasysh kushtin që kontrollohuni rregullisht, në mënyrë që nesër të mos keni pasoja nga kjo gjëndër e vogël me mision dhe funksione të mëdha për trupin tonë.

 

Cilat janë moshat dhe kategoritë më të riskuara?

Sëmundjet e tiroides mund të ndodhin në çdo moshë, por më të përhapura janë pas dekadës së 5-të jetës. Mund të themi që ka një preferencë për të prekur më shume seksin femër se atë mashkull. Shifrat e raportuara nga ekzaminimet dhe vizitat e kryera tregojnë se femrat janë 3-4 herë më shpesh të prekura se sa meshkujt. Ndërkohë që nuk mund të themi se nuk ka një faktor të vetëm që ka ndikim në këtë lloj prevalence, por shumë gjëra janë akoma të pa qarta në lidhje me faktin se pse femrat preken më shumë sesa meshkujt nga kjo sëmundje.

 

Ç’ndodh me trajtimin e këtyre sëmundjeve?

Sëmundjet e gjendrës tiroide janë shumë të vështira për t’u trajtuar dhe sidomos kur ato shfaqen në periudhën e fëmijërisë apo dhe gjatë shtatzanisë. Sëmundjet e tiroides nëse nuk diagnostikohen në kohë dhe nëse nuk mjekohen në momentin e duhur, përbëjnë një kërcënim serioz të jetës së këtyre të sëmurëve. Kjo pasi agravimi i sëmundjes kalon në forma të rënduara, duke lënë pasoja serioze në shëndet. Për shkak të rëndësisë që kjo gjendër ka për organizmin, nëse ajo nuk funksionon siç duhet krahas rëndimit të saj, çon në shfaqjen e problemeve të shumta që pengojnë edhe punën e organeve të tjera.

 

Cilat janë ekzaminimet që mund të ndihmojnë pacientin që të zbulojë në kohë sëmundjet që prekin tiroidet?

Për të diagnostikuar sëmundjen e tiroides kërkohen disa ekzaminime të thjeshta si ekografi, analiza hormonale, shintigrafi, elastografi etj. Në varësi të problemit të shfaqur rekomandohet edhe analiza apo ekzaminimi përkatës. Kështu në rastet kur analizat vënë në dukje se tiroidi ka aktivitet të ulët, zakonisht rekomandohen analiza për të gjetur antitrupat që sulmojnë gjendrën. Ndërkohë që në rastet kur rezulton se tiroidi ka aktivitet të lartë, zakonisht bëhet një shintigrafi (ekzaminim ku përdoret jodi radioaktiv) me kusht që pacienti të mos jetë grua shtatzënë apo që ushqen me gji fëmijën. Kur zbulohen nyjëza, në tiroid mund të nevojitet biopsia për t’u siguruar që nuk bëhet fjalë për masa malinje. Siç e përmenda dhe më lart sëmundjet dhe problematikat e tiroides janë shumë të përhapura shumë të vështira në diagnostikim dhe trajtim ndaj menaxhimi i këtyre sëmundjeve është kompetencë vetëm e mjekut specialist.

 

Sa është sasia ditore e jodit që nuk duhet të mungojë në organizmin tonë ?

Si përfundim çdo njeri normal duhet të ketë një dietë të pasur me jod, jo më pak se sa 100-150 ml/gram jod në ditë. Kjo sasi siguron një funksionim të mirë të gjendrës tiroide dhe gjithë efekteve të tjera që jodi ka në organizëm. Për të sëmurët këshillë e vlefshme është të shkojnë në kohë tek mjeku mos të neglizhojnë analizat që i kërkohen, të marrin rregullisht mjekimet dhe mbi të gjitha të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun e lartë që mbartin këto sëmundje.

Trajtimi mjekësor që pacienti duhet të ndjekë rekomandohet të merret vetëm pasi të ketë kryer vizitën tek mjeku specialist, i cili është përgjegjës për ndjekjen e trajtimeve efikase tek pacienti në varësi të komplikacionit të shfaqur.

 

Çfarë këshillash do t’u rekomandonit pacientëve që të mund t’i frenojnë sa më herët të gjitha këto shqetësime që ngacmojnë gjendrën tiroide?

Kujdesi tek pacientët që kanë probleme me funksionimin normal të gjendrave të tiroides duhet të jetë maksimal. Këta pacientë duhet të kujdesen që sasia e jodit që i japin organizmit të jetë nën nivel të mjaftueshëm. Për këtë duhet të jenë të kujdesshëm me ushqimin që marrin, i cili duhet të ketë në nivelet e duhura sasinë e jodit.

Në këto kushte i duhet dhënë shumë përparësi konsumit të produkteve të detit, si dhe të bëhen shëtitjet pranë detit për të thithur jodin.  Ndërkohë që sasia e jodit në zarzavate dhe mishra ndryshon në varësi të përbërjes kimike të tokës. Për të kompensuar mungesën e këtij elementi në ushqim, mund t’i shtohet jod artificialisht kripës së gjellës.

Njëkohësisht e rëndësishme për gjendrën tiroide është edhe Seleni, i cili mund të sigurohet nga konsumi i zarzavateve, mishit, qumështit etj. Sa i takon shtesave në formë suplementi që pacienti duhet të marrë për të siguruar dozat e duhura të jodit në organizëm, duhet të kemi parasysh që në çdo rast të respektojnë rekomandimet e dhëna nga mjeku specialist pasi vetëm në këtë formë do t’u shpëtojmë komplikacioneve, ndërkohë që sëmundja merr trajtimin e duhur dhe më efikas.

 

Simptomat e pakicës së jodit

Pacientët janë vazhdimisht të lodhur

Janë dembelë dhe të përgjumur

Gjatë gjithë kohës janë të mërzitur, qajnë shpesh

Kanë rrahje të ngadalta të zemrës

Lëkurë dhe flokë të thatë

Çrregullime me kockat

Kapsllëk

 

Simptomat e tepricës së jodit

Pacientët janë tepër aktivë

Ecin dhe flasin shumë shpejt

Janë gjatë gjithë kohës të nxituar

Vuajnë ndjesinë e nxehtësisë

Kanë rrahje të shpejta të zemrës

Djersë të shumta

Bien shpejt në peshë etj

 

 Dëmet që shkakton mungesa e jodit

Një dietë e varfër me jod është një ndër shkaqet e zhvillimit të vonuar psikik, si dhe deformimeve të trurit. Një shenjë e rëndësishme e sëmundjes që shkaktohet nga mungesa e jodit është shfaqja në qafë poshtë gushës e një mase nën lëkurë që i korrespondon zmadhimit të një pjese ose të gjithë gjendrës që quhet tiroid. Mungesa e jodit në ushqim është një fenomen i zakonshëm që shfaqet në zonat larg detit. Në fakt kjo sëmundje është shumë e shpeshtë në zonat malore. Ushqimi me peshk dhe kripë deti mbron nga kjo sëmundje. Kohët e fundit u bë e qartë që një mënyrë shumë e dobishme për të parandaluar këtë sëmundje është përdorimi (po qe se është e mundshme) i një lloj kripe së cilës i është shtuar jod, dhe që dhe që quhet kripë e jodizuar. Ndërsa për të mjekuar atë, është e nevojshme që vetë personi të shkojë tek mjeku sapo të shfaqet masa në qafë.

 Diagnostikimi i rasteve malinje në QSUT

Diagnozat e avancuara dhe komplekse të tiroides që deri pak kohë më parë gjenin trajtim vetëm në klinikat  jashtë vendi, tashmë marrin përgjigje dhe shërbime të specializura edhe pranë Qendrës Spitalorë  Universitare “Nënë Tereza”. Pranë kësaj qendre tashmë funksionojnë edhe dy dhoma të plumbuara, ku bëhet e mundur trajtimi me doza të larta të jodit 131 në patologjitë malinje të tiroides. Deri më sot pas ndërhyrjes kirurgjikale të tiroidektomisë totale dhe trajtimit me doza ablative deri në 30 mCi I-131 të sëmurëve i rekomandohej trajtim i mëtejshëm jashtë shtetit, me hapjen e këtyre dy dhomave pacientët tashmë e marrin trajtimin dhe në QSUT. Sipas statistikave pranë këtij shërbimi në QSUT mbi 100 është numri i pacientëve që marrin këtë shërbim të specializuar në rastet e sëmundjeve malinje që prekin tiroiden. Me instalimin e “gama kamera spect”, në Qendrën e Mjekësisë Bërthamore në QSUT është krijuar mundësia e kryerjes së gjithë ekzaminimeve shintigrafike për të gjitha organet përfshi dhe zemrën, ekzaminim që nuk realizohej më parë. Ekzaminimet shintigrafike të skeletit, veshkave tiroide, kryhen në cilësi shumë më të mirë se më parë duke krijuar mundësi të diagnostifikimit të hershëm të shumë patologjive, si dhe ekzaminime për paratiroiden të parealizuara më parë.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


28 Komente


  1.  
    tefta

    PROFESOR DR MET DYBEKU ENDOKRINOLOGU (DOKTORI I GJENDRES TIROIDE) ME I MIRI NE SPITALIN E TIRANES QE PREJ 45 vitesh !




    •  

      pershendetje!gjate shtatezanise se dyte me ka dale nje nodus ne tiroide.E kam qysh prej 9 vitesh.Ka pasur zmadhim gradual.Nuk kam dhimbje,por ndonjehere kam ndjesine sikur me ka ngecur dicka ne fyt.jam vizituar ne Itali dhe me kane thene per operacion(te hiqet e gjithe tiroidja).jam 36 vjece,Te lutem nje analize e quajtur EMS+ CFARE DO TE THOTE?PRES PERGJIGJE!JU FALEMINDERIT




    •  

      nje mjek me preferoi qe te bej analizat sepse dushon ne mua qe me eshte shfaqur semundja e gjendrrave teroide si duhet ti trajtoj ato apo me thjesht qfar te beh me ke te kshillohem




  2.  
    luljeta vranovci

    un jam nga kosova desha te ju pyes jam e martuar qe 9 vite nuk kam femij me kan thene mjeet i kam gjandrat tiroide aeshte problemi qe skam mbetut shtatezen shkaku gjendrav tiroide flm pershendetje nga kosova




  3.  

    Une jam Lundrim Aliu Jam 12-vjet dhe i kam Gjandrat

    Ju Përshëndes Nga VITIA |KOSOVA|




  4.  
    meri

    PRSH kam disa pytje jam nga shkupi qe 1 vjet jam e martuar kurse qe 2 vite e gjys e kam kuptu qe kam semundjen e tiroides dhe mjekohem nga kjo semundje duke konsumura barna eutiroks 75 mlg 5 dit dmth dhe 2 dit nga 100 mlg mjeku me ka than qe mundem me mbet shtatezan kurse gjinekologja ma ka ber 1 test ku 1 hormon me eshte rit prandaj kam pas dia muj menstracione nga 20 dit 3 3 dit kam qen pa to per at e kam pas ket qregullem qka mendoni ju si mjek dhe qka me keshilloni me ba … ne Kosov kam degju disa gra qe mar 1 ineksion per me ngel shtatzan dhe aj ineksion e sulmon qandren e tiroides kur miret per mos pengim te shtazanis sa o e vertet sdi prandaj ju kisha lut 1 keshill me respekt nga meri




  5.  
    doktorri

    ne te gjithe boten dihet qe njerzit kane mungese JODI – doktori nuk e thote ndofta se di qe shqiptaret ne pergjithsi jane me mungese jodi.

    Pse nuk e di doktorri qe ne Europe dhe US kripa eshte e jodizuar – ne Shqiperi kripa nuk eshte e tille megjithse ne etiketa shkruhet – e kush e mati – idiotet qe jane aty?

    Eshte mire te konsuohen ushqime qe kane jod – ato te detit por edhe ananasi, luleshtrydhet, patatet – kuptohet qe varet shume nga toka ku mbillen.

    Jodi eshte element jetesor, teper i rendesishem prandaj nuk dueht te neglizhohet.




  6.  
    arlinda

    kemi nevoj per nje pergjigje-kam dhimbje koke shume gjakun e kam dobet shtypjen gjithmone e kam ulet dhe vuaj nga gjendrat tiroide desha te dii nga vjen kjo dhimbja e kokes ju pershendes nga kumanova




  7.  
    Shqipe

    Mirmbrema doktor me dijagnoz qe kam gjandrat e ritura TSH vetem ekam. 6.67 tash keto quhen nivel i ritur apo i ult ju faliminderit




  8.  
    tiina

    Miredita doktor kam nje pyetje jam nga kosova para 7viteve jam operuar e kam te hequr gjendren tirodin ne te dy anet tash perdori tableta letrox 100mg analizat eatash t3 dhe t4 i percjell qdo 6 muaj munda me pas problem per me pas femij ne te ardhmen se jam e pa martuar




  9.  
    edmir

    po pjeset e gjymtyreve si duart apo kembet qe jane gjate gjithe kohes te ftohta ne dimer ,a mendoni se shkaktohet nga tepricae jodit ne tiroide??




  10.  
    ilda

    cfar pasojash jep tepricae jodit ne trup?mund te defor,ohen kockat nga tepricae jodit :(?




  11.  
    besa

    persh.dr.jam 34 vjeqare.nga viti 1994 jam diagnostifikuar me tiroide,,strum difuze,,jam mjekuar deri me 1999me tab.TIVORAL.Tani kurr me ,kam 2 femij kam lindur me seksio.Mirpo tash po e shoh se jam shum keq shenjat e hipotireozes i kam,jam shendoshur shum 15kg.ikam fituar per 1 vit e gjysem.te lutem me keshillo diqka flm shum .persh.nga Ferizaji Kosova




  12.  
    era

    Jam 29 vjeqare Tani jam diagnostifikuar qe kam zvoglim te prodhimitu te gjendrres tiroide,a ndikon kjo semundje negativisht tek personat qe kan operu tumor beninj ne gju,a mund te komplikohet.Ju lutem me jepni pergjigjje Dr.indeuar.




  13.  
    borici lindita

    i nderuar doktor ,doja te dija ne menyre pak me te hollesishme se sa duhet te jete saktesisht perqindja eT3 dhe T4 tek nje njeri NORMAL . Ju lutem dhe pak informacion me te detajuar per TSH . RESPEKTE BORICI LINDITA




  14.  
    erjon

    doktorr un jam vizituar para 3 vjetesh ne greqi nga tiroidet dhe me than se kam tepric jodi..dhe me kan dhen unimazole…me then te drejten kur erdha ne shqiperi 2 her kam shkuar ke doktorri edhe e kam len mbas dore..por ilacet akoma i perdor..mirpo kam nje ndjesi sikur rrezohem sjam mir..jam si jasht kontrollit..sikur ndjej frike..mos ka te bej kjo nga perdoromi i ilaceve??




  15.  
    enea kasa

    cfare ushqimesh duhet te perdorim per gjendrrat tiroide




  16.  
    Alesa

    Pershendetje!

    A mund te ken pasoja per te ngelur shtatzen keto gjendrrat tiroide ?

    Me respekt
    Alesa




  17.  
    A.H

    A mund te jeket kjo gjender me operacion jam femij 14 vjeqare dhe nuk dua ta kem kete dua ta jekuu ju lutem me tregoni nese dini dicka kam 3 vite me kete gjender :’(




  18.  

    jam e interesuar jam nje grua 50 vjeqare ne shtatzanin e pest mu kan paraqit do gjandra neper kembe dhe pom kuqen dhe po kam dhimbje me heken dhe rap me paraqiten dua a di se prej shkafit pom paraqiten trombocitet i kam 61 kurse ne analiza me ka dal se kam imunitet negativ shum dopt dhe neper duar pom dalin do flea te zeza sikur te isha vrar diku ju lutna me ndihmoni ket problem e kam qe 18 vjet




  19.  

    jam nje nene 37 vjece. pas lindjes se femijes te katert kam hequr edhe mitren. vuaj nga teroidet. kam mungese jodi. para disa vitesh kam bere nje eko dhe gjate shtatzanive dhe ushqyerjes se femijeve me gji nuk jam mjekuar. tani dua ta vazhdoj mjekimin. mjekja perkatese me ka thene: vetem nje koker “LETROX ” esull ne mengjes. kur me pare merrja nje mjekim qe permbate edhe “LETROX ” edhe “JODOX”. nuk kam bere analiza vecse nje shirit zemre dhe eko tjeter.mjekja me tha ” qe kete mjekim do ta kesh te perjetshme “. pyetja ime eshte se a mund te bej ndonje nderhyrje per ti hequr apo mund te bej ndonje analize per ta kuptuar me mire se cfare kam. gjithashtu nje mjek i teroides ne tirane me ka thene qe nuk ik e per operacin. a mund ta pi vetem “LETROX ” apo dy llojet e korrkave




  20.  
    Lulja

    Pershendetje jam 31 vjeqare jam nje paciente qe kam pak te gritura vlerat e sheqerit ne gjak bera edhe analizat dhe nga rezultati qe mora pash gjendren Titoide te rritur ne 6.7 dhe desha vetem te di a paraqet ndonje rrezik dhe si duhet te veproj ne kete rast.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)