e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Gjeneral Ramohito: Si i sollëm nga Kina ndihmat e para ushtarake për ushtrinë shqiptare

10
Postuar më: 15 Mars, 2013 tek Nostalgji
EnveriMao

Rrëfim i 88-vjeçarit Halim Ramohito për ndihmat ushtarake nga Kina

 

“Na dhuruan 1000 tanke, avionët MIG dhe armatim. Ndihmuan dhe në ngritjen e uzinave ushtarake në Poliçan, Tiranë, Elbasan dhe Gramsh

 

(Vijon nga numri i kaluar)

Premtimi dhe gatishmëria e Kinës për të ndihmuar me ndihma ushtarake Shqipërinë, menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve mes vendit tonë e Bashkimit Sovjetik, shoqërohet menjëherë me nisjen e këtyre ndihmave… “Mes të tjerave na dhuruan 1000 tanke, avionët MIG, armatim e municione luftarake. Ndihmuan gjithashtu dhe në ngritjen e uzinave ushtarake në Poliçan, Tiranë, Elbasan dhe Gramsh. Por për shkak të ngarkesave, rregullave ndërkombëtare, ardhja e ndihmave nga Kina e largët, pati shumë vështirësi” -vazhdon rrëfimin e tij gjeneral Ramohito, ish-pjesëtar i delegacionit ushtarak nga Shqipëria që nënshkroi marrëveshjen me palën dhuruese…

 

Kur filloi ardhja e ndihmave ushtarake nga Kina në Shqipëri?

-Në fakt, këto ndihma masive ushtarake nga Kina, kishin filluar të na vinin që nga janari i vitit 1962, nëpërmjet udhëtimit të parë të gjatë njëmujor nga kanali i Suezit me vaporin tonë “Vlora”, që, siç na thanë kinezët atë kohë, e kishin blerë në Poloni me vlerën e mbi dy milion dollarëve, duke iu shitur polakëve mish derri. Lëvizjen e këtij vapori, e ndiqte vetë Çu En Lai që nga Moska, ku në atë kohë merrte pjesë në Kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik. Kështu, vapori “Vlora”, i ngarkuar në portin Kanton të Kinës, pruri në janar të vitit 1962 në portin e Durrësit pjesë këmbimi e municione, si dhe avionë MIG 17. Ndihmat vazhduan të vijnë dhe më vonë..

 

Çfarë arsenali luftarak erdhi më vonë nga Kina?

-Më vonë, për të përballuar transportin e dhjetëra mijëra tonëve armatime për në Shqipëri, kinezët përdorën edhe një vapor tjetër të tyre, atë “Internacional”, me një kapacitet ngarkese prej mbi 10.000 tonësh. Në portin e Durrësit, gjatë shkarkimit të vaporëve, grumbulloheshin pirgje të mëdha me arka municionesh, aq sa ushtarakët tanë, duke i parë e shkarkuar ato, thoshin pa të keq: “Po kinezët, kanë mbajtur vallë për vete armatime, apo na i kanë dërguar të gjitha neve?”

 

Kush e ndiqte nga Ministria e Mbrojtjes problemin e ndihmave ushtarake që vinin nga Kina?

Për trajtimin e këtij problemi me kinezët, u caktua gjeneral Vaskë Gjino, zëvendësshef i Shtabit tonë të Përgjithshëm. Pas vitit 1962, vazhdoi puna kolosale e shkarkimit të armatimeve kineze dhe e çuarjes së tyre në destinacionet përkatëse, në tunelet e ndërtuara posaçërisht deri edhe me mjete moderne ajrimi, që ndodheshin të shpërndara deri në skajet më të largëta të vendit. Kjo punë kolosale, me operativitet dhe mençuri, drejtohej personalisht nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë i asaj periudhe, gjeneral Petrit Dume.

 

Referuar arkivave e disa dëshmitarëve, për ndihmat e asaj kohe, ka pasur dhe disa kontestime?

-Siç do të shtjelloj edhe në vazhdim me shifra dhe fakte, pavarësisht nga rezervat në fushën politike që mund të kishte pasur në atë kohë, Çu En Lai dhe udhëheqja kineze, -e përsëris këtë, -lidhur me kërkesat tona për armatime të rënda, si avionë, jo vetëm sonikë Mig 17 e 19, por edhe supersonikë Mig 21, për tanke dhe topa të rëndë, raketa dhe anije luftarake etj, na i plotësuan të gjitha deri në një dhe kjo mund të provohet lehtësisht me dokumentet e kohës.

 

Këto ndihma i ka anatemuar deri në ‘sabotim nga Çu En Lai’ më vonë dhe Enver Hoxha?

-Për sa më sipër dhe për sa do të shtjelloj më poshtë, rezulton se janë falsifikim historik akuzat që Enver Hoxha i bën Çu En Lait, se, gjoja ai, duke sabotuar marrjen nga ushtria jonë e armëve të rënda, kishte për qëllim që, qysh me “pushkët e para”, ajo ta lëshonte vendin dhe të dilte në male për një luftë partizane, sipas strategjisë së Maos “Fshati të rrethojë qytetin.”  Dhe të tjera broçkulla të thëna nga ai, vetëm për faktin se qëllimet e tij sektare politike dhe aventureske, nuk puqeshin me qëndrimet e kinezëve.

 

Ndërsa për ndihmat kineze të viteve 1963-1975, Enver Hoxha ka akuzuar dhe Beqir Ballukun?

-Edhe nga ndihmat masive të Kinës në fushën ushtarake, në vitet 1963-1975, del qartë fakti se sa absurde dhe kriminale kanë qenë edhe akuzat drejtuar Beqir Ballukut dhe ndaj të gjithë neve, bashkëpunëtorëve të tij, drejtpërdrejt nga Enver Hoxha, si agjentë edhe të “social imperializmit kinez”, të shoqëruara pastaj këto edhe me likuidimin fizik të tre drejtuesve kryesorë të ushtrisë dhe të shtetit, si dhe me burgosjen e të tjerëve, pasi këtë gjoja, sipas Enverit, e kërkonte interesi i ushtrisë dhe i të gjithë vendit.

Pas gjithë kësaj ndihme kolosale ushtarake, ndoshta e padëgjuar në botë në marrëdhëniet në këtë fushë në mes të shteteve, Enver Hoxha, në një nga fjalimet e tij, do të përsëriste po të njëjtën gjë: “Çuja nuk u tregua i gatshëm të na jepte armë të rënda, me qëllim që, qysh në sulmin e parë nga një armik eventual, ne të çedonim para tij dhe të tërhiqeshim në male për një luftë partizane dhe të bashkëpunonim me Titon.”

 

Ju si një nga drejtuesit e ushtrisë, dënuar dhe si ‘pjesëtar i grupit puçist në ushtri’, kundërshtoni qëndrimin dhe veprimin e Enver Hoxhës për ndihmat kineze dhe dënimin e Beqir Ballukut?

-Sigurisht. Ne, ushtarakët, që drejtonim në atë periudhë Forcat tona të Armatosura, mund të dëshmojmë edhe tani, pas shumë dekadash, faktin historik se Beqir Balluku, duke drejtuar personalisht në Tiranë e Pekin problemin e ndihmave kineze në fushën e mbrojtjes, ka bërë një punë këmbëngulëse dhe të madhe, aq të nevojshme dhe me përgjegjësi në atë situatë të vështirë politike e gjeostrategjike ku ndodhej vendi ynë, punë që ka influencuar drejtpërdrejt në ruajtjen dhe forcimin e independencës së vendit tonë, duke përballuar, frenuar, ndoshta edhe parandaluar në atë periudhë rreziqe jo imagjinare, siç mendon edhe tani ndonjë jo mirë i informuar në këto punë, por rreziqe potenciale.

Ne jemi dëshmitarë se Beqir Balluku, theksin në ndihmat për Shqipërinë në marrëveshjet për ndihmat nga kinezët, qysh në atë kohë e vinte pikërisht në armët e rënda, aeroplanët, raketat, tanket e anijet dhe siç del me fakte e dokumente të asaj kohe, këto kërkesa na u plotësuan nga kinezët plotësisht në një kohë shumë të shkurtër dhe sidomos, pa asnjë kusht politik.

 

Të kthehemi tek ndihmat kineze pas vizitës suaj në Kinë në vjeshtën e vitit 1963?

-Rezultatet e mëposhtme që do u konfirmoj, tregojnë forcimin cilësor dhe sasior të trupave dhe fushave të tjera të mbrojtjes të kufijve të vendit tonë, të atyre tokësore, ajrore dhe detare për atë periudhë kohe. Kështu, vetëm gjatë viteve 1962 – 1975, ne morëm nga Kina për mbrojtjen e kufijve tokësorë e detarë të vendit tonë mbi 1000 tanke, duke formuar me to 10 brigada të kompletuara me tanket më moderne të kohës, me sistem shikimi natën dhe me pajisje hidro-izolimi për kalimin e lumenjve. Shtuam nga 36 në 300 sasinë e raketave tokë-ajër. Forcuam sistemet e baterive të artilerisë të mbrojtjes bregdetare tokësore, përfshi dhe ato të lartësive, duke iu shtuar atyre qindra e mijëra topa të kalibrave të mëdhenj, të mesëm dhe të vegjël, të pajisur deri edhe me sisteme moderne automatike drejtimi.

 

Në atë periudhë kanë ardhur dhe avionët luftarakë nga Kina?

-Po. Në atë periudhë, Aviacioni ynë Luftarak, u shtua si numër dhe cilësi. Nga 70 copë që kishim në vitin 1961, arritëm në 240 copë në vitin 1975 dhe kjo shtesë u bë me avionë me shpejtësinë e zërit, siç ishin Mig 17 e 19 dhe me ata mbi shpejtësinë e zërit, siç ishin avionët Mig 21. Artilerisë së mbrojtjes kundërajrore, iu shtuan me qindra topa me sisteme moderne automatike të kalibrit 57 e 100 mm, për të hapur zjarr mbi objektivin për vetëm 4 – 5 minuta. Ne formuam rreth 20 batalione të instalimeve të mitralozave kundra ajrorë të kalibrit 14,5 mm, dy dhe katër grykësh, të aftë për të përballuar në lartësi të ulët desantët ajrorë, në rast të një agresioni të mundshëm kundër vendit. Në Flotën Luftarake Detare, pjesët e këmbimit që erdhën me urgjencë nga Kina ruajtën për një periudhë të gjatë gatishmërinë luftarake, sidomos të nëndetëseve. Flota jonë luftarake, gjithashtu u shtua me dhjetëra anije të shpejta ‘Katera’, të armatosura me silurë modernë për ruajtjen e kufijve detarë të vendit. Këtu dua të theksoj dhe kontributin e gjeneral Petrit Dumes në produktivitetin e kësaj logjistike luftarake bashkëkohore…

 

Kë vlerësoni si meritë të Petrit Dumes në këtë aspekt?

-I paharruari gjeneral Petrit Dume, kur shikonte gjatë stërvitjeve silurat e anijeve tona me qitjet e tyre precize kundër objekteve të mëdha detare, na thoshte me gëzim dhe krenari: “Këto silura janë për ne armët atomike.” Të gjitha këto e shumë të tjera në sasi dhe cilësi, çdo ushtarak i ushtrisë sonë, por edhe i çdo ushtrie tjetër të botës, e di që janë armë të rënda, të cilat nuk mund të përdoren në masë në një luftë partizane, por vetëm për mbrojtjen e kufijve shtetërorë në një luftë moderne. Përveç këtyre, në vendin tonë u krijuan edhe rezerva të mëdha në armatime dhe sidomos në municione, për të përballuar deri një vit luftë nga ushtria jonë gjysmë milionëshe e asaj periudhe, e kompletuar me mbi 90 për qind të saj me rezervistë, që kishin kryer më parë shërbimin ushtarak dhe ishin të armatosur edhe me armë të lehta moderne, në shumicën e tyre të prurë nga Kina. Por ndihma kineze për ushtrinë, është evidente dhe në ngritjen e industrisë ushtarake në Shqipëri?

 

Ku konsiston ndihma kineze për industrinë ushtarake në Shqipëri?

-Me ndihmat nga Kina, në vendin tonë u ngritën rreth 18 baza riparimesh, për të mbajtur në gatishmëri jo vetëm të gjitha llojet e armëve dhe shërbimeve të ushtrisë, por edhe për të filluar prodhimin në vend të armatimeve, siç ishte ndërtimi i uzinës në Poliçan, ku punonin rreth njëmijë punëtorë, për prodhimin e llojeve të ndryshme të municioneve, siç ishte uzina e Gramshit, për prodhimin e automatikut “Kallashnikov” dhe të pushkës vetëmbushëse automatike, siç ishte uzina në Kuçovë për riparimin e avionëve, ku punonin rreth treqind punëtorë etj. Në uzinën e Kuçovës, u eksperimentua me sukses edhe prodhimi i orëve shtëpiake. Në uzinën e Mjekësit në Elbasan, kishte disa vjet që prodhoheshin për nevojat e vendit dhe për eksport një sasi e madhe baruti dhe lëndë të tjera eksplozive. Në vitin 1961, sovjetikët anuluan jo vetëm marrëveshjen që kishin nënshkruar me ne, por edhe shumën prej 207 milionësh, që kish mbetur prej 500 milion rublash, që do të përdorej për furnizimin e ushtrisë sonë me pjesë këmbimi dhe municione. Por ata, veç kësaj, anuluan edhe marrëveshjet për të përballuar me fondet e tyre pesëdhjetë për qind të nevojave të ushtrisë sonë për ushqime dhe veshmbathje. Edhe këto detyrime të sovjetikëve, pas vitit 1963, i mori përsipër të gjitha qeveria e RP të Kinës. Për sa i përket ndihmave nga Kina, Beqir Balluku ka dhe një meritë tjetër…

 

Cila është kjo meritë e Beqir Ballukut?

-Ndihmat ushtarake kineze për ushtrinë tonë, përfshijnë sidomos periudhën 1963 – 1975 dhe si rregull, me marrëveshje të veçanta, ato planifikoheshin të lëvroheshin për çdo katër vjet. Por Beqiri, i nisur nga nevojat dhe rreziqet eventuale që i kanoseshin realisht vendit tonë, si dhe nga dëshira njerëzore e atdhetare që ato të na vinin sa më parë, na porosiste që, shumica e tyre, të planifikohej të vinte në Shqipëri vitin e parë dhe pastaj, ato për vitin e parë, të vinin në Shqipëri mundësisht në tremujorin e parë.

 

Çfarë fondesh u dhanë nga shteti shqiptar për ndihmat ushtarake nga Kina?

Gjatë përpilimit të marrëveshjeve, ne iu thoshim kinezëve: “Pse e llogarisni vlerën e tyre, kur ju e dini fare mirë se ne nuk kemi asnjë mundësi tani, por edhe më vonë t’jua paguajmë?!” Ato para, nuk u paguan kurrë dhe kinezët nuk na i kërkuan asnjëherë, megjithëse Enver Hoxha, në një nga fjalimet e tij pas vitit 1978 nuk tregon të vërtetën kur thotë: “I kemi shlyer pikë për pikë të gjitha këto borxhe (?!…)”

Për punën e borxhit, kinezët në atë periudhë na thoshin duke qeshur: “Vlerësimet, ne i bëjmë vetëm për efekt të llogarive tona të brendshme, për arkivat dhe për historinë.” Kam dëgjuar specialistë të huaj ushtarakë të thonë se, për shkallën e kompletimit dhe të armatosjes së ushtrisë sonë në atë periudhë, ajo radhitej si një nga ushtritë me gatishmërinë më të lartë në Evropë. Lidhur me çështjen e ndihmave nga Kina për vendin tonë edhe nga faktet që përmenda më lart, duket se sa demagogji ka derdhur në fjalimet e tij Enver Hoxha, kur edhe në dhjetor të vitit 1979, përsëri do të mashtronte për këtë çështje, duke deklaruar: “Kinezët i kishim miq dhe si vende socialiste e internacionaliste, ata kishin për detyrë të na ndihmonin si vend i vogël që ishim dhe ne i merrnim këto me kredi, të vendosur t’ua paguanim deri në një, gjë që në fakt e kemi bërë dhe sot nuk i kemi askujt borxh, për kundër, ata na kanë sabotuar dhe kreditë e tyre përbëjnë një përqindje fare të vogël të buxhetit tonë…” Pastaj, Enveri vazhdon përsëri të mashtrojë, duke thënë: “Ne u shkëputëm nga Kina, se ata, të parët, shkelën marrëveshjet me ne… Ne u përpoqëm t’i bindnim, se ata po ndjekin një politikë kundërrevolucionare…”(Vijon nesër)

 

 

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Rrëfimin e gjeneral Halim Ramohitos për qëndrimin e mëvonshëm zyrtar të Shqipërisë për ndihmat ushtarake nga Kina dhe letrën e Mao Ce Dunit për Enver Hoxhën: Ju ndihmuam, jeni mosmirënjohës!

-Si u përdorën ndihmat ushtarake kineze kundër Beqir Ballukut e gjeneralëve të tjerë të ushtrisë, të akuzuar si ‘puçistë’.

-Situata e vështirë në ushtrinë shqiptare pas prishjes së marrëdhënieve Kinë-Shqipëri dhe kosto ekonomike për vendin.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


10 Komente


  1.  
    andrea

    Respekte gjeneral!Them respekte vetem se bere burg ku ta futen shoket e tu jo enver hoxha…kam vetem nje pyetje-ishe ti bishti i kavallit qe kontribove per armatimet nga kinezet apo enver hoxha si komandant i pergjithshem dhe kreu i shtetit me politikat e tij..cfar qendrimi mbajte ne hetuesi per “pucistet”..u tregove ndopak burre apo ndihmove per ti bere mal tradhetite e tyre??rri qete ne pleqeri…gjenerale si ti nuk i duheshin kohes por tani i duheni sales..




  2.  
    andrea

    dhe e fundit…enveri mori me qafe ballukun,dumen dhe cakon..kurse njerez si ti jo vetem i shpute ata para skuadres se pushkatimit me deponimet tuaja,por moret ne qafe qindra oficere te tjere pa asnje faj..aman halim o gjeneral-me kujto pak si fillonte deponimi yt i pare ne hetuesi??…-shoku hetues??!!-…vazhdoje gjeneral trim,si e ke thene me tutje??!!…(ne ate kohe skishte as grada)…shoku drejtor!!!




    •  
      Magda

      Andrea, po i drejtohesh me nje gjuhe plot helm nje njeriu 88 vjeçar qe mori pushken e doli partizan pa e ditur fare se ekzistonte nje njeri me emrin Enver Hoxha. Sigurisht ai shtet do te kishte superstrukturen e tij dhe Gjeneral Halim Ramohito ka kryer detyrat e tij si ushtarak, dhe nje nga akuzat ndaj tij ishte edhe perkthimi i Tezave Ruse, te cilat i perktheu, per te hapur nje dritare me shume per studentet ushtarak.
      Nuk eshte per tu mare fare ne konsiderate opinioni yt sepse duket qe eshte qellimisht i mbushur me helm dhe efekt perçmues ndaj Gjeneralit.
      Ato hamendjet e tua me te cilat kerkon hapur te denigrosh figuren e nje akademiku mund ti vertetosh duke kerkuar ne arkive proçes-verbalin e gjyqit dhe aty do te skuqesh, ne ke boje ne fytyren tende per ato qe ke shkruar ketu.

      Kjo shoqeria jone qe nuk njeh dashuri brenda familjes biologjike eshte e veshtire te provoje respekt, per njerez qe kane dhene gjithe jeten ne lufte per te miren e ketij vendi…

      te falemnderit Andrea per komentin
      Me respekt: Magdalena ramohito




  3.  
    andrea

    Respekte per Ju Magdalena.

    Cfar shkrova nuk kishin te benin me te tashmen(pra me 88-vjetorin)une i uroj dhe shume vite jete e pleqeri te mbare.Po ju moj zonje nese kini materialet e hetuesise mund te na i botoni qe dhe une te ndryshoj opinjon.Nuk behet fjale per teza ruse por per teori rreshqitje,e vene dhe ne praktike ne njeren nga stervitjet e medha ne Jug,e qe per mendimin tim skishte asgje te keqe se ne teori ishte fundja,por qe enver hoxha e perdori si alibi ndaj”pucisteve”te cilet i vrau e shkaterroi.Nje nga ato te shumte shtatmadhore eshte dhe z.Halim i cili vuajti pasoja te renda ne jete,por sa thashe them perseri se si gjithe te tjeret dhe Halimi u perdor(duke u bere pale),per tju kundervene beqirit.petritit e hitos.Ne ate kohe Halimi s’ishte 88 vjec por shume i ri.Jane dhjetra volume me deshmitare qe dhane “prova”e “fakte”per grupin pucist-midis tyre dhe Halimi juaj.Une respektoj vuajtjet e tij por skam si te respektoj gropen qe hapi edhe ai-ku rane kryesoret-por dhe keta trimat si Halimi ja nxorren syte njeri tjetrit kush e kush te tregonte sa me shume se e donin partine dhe shokun enver.Ato kane bere mekat..ndaj nuk mund ta respektoj vetem per vuajtjen e tij,pa pare cfare vuajtjesh i shkaktuan dhe shokeve te tyre me shpifje te pa menduara.Edhe im ate ka qene partizan por kjo nuk do te thote se ishte si halimi.ai u burgos dhe nuk mori njeri me vehte….Halimi PO_MORI !!!!




  4.  
    erion

    Rrespekte per Gjeneral Halim Ramohito. Keta njerez na kujtojne vitet e bukura ku fjala ishte fjale dhe ushtaraku ishte i rrespektuar tamam si ushtarak profesionist qe ishte.
    Keta njerez jane te rralle ne kohet e sotme kur ushtria shqiptare eshte katandisur ne nje kope bashibozukesh barkderra te carmatosur qe as me llastiqe nuk dine te qellojne.




  5.  

    Enveri akuzoi cun en lain sepse armatimet nuk ishin te standarteve dhe ky gjeneral muti mbase se ditka qe populli i ka paguar qime per qime per ate armatim te ndryshkur qe na jepte kina dhe Mao ishte verbuar nga shoket e tij tradhetare , i dinte se ishin besnik , por sishin vec se agjente … Po flisni , flisni …flisni se koha juaj eshte o funderrina … Enverit i keni shpetuar si peshku qe rreshqet nga duart . Keto artikuj , qe botoni me nder tjua fusesh ne bythe juve bashke me femijet tuaj qe i ushqeni me kete lloj buke … duke mashtruar njerezit … duke spekkulluar per ENver HOxhen … Ne si popull ja dime per nder Enverit qe ju kyci ne Spac dhe ju pushkatoi familjaret …




    •  
      Mary

      Egli, pershendetje ! askush nuk te pengon apo te tall qe ti e do Enverin.Ta duash eshte e drejta jote, disa te tjere duan atdheun dhe popullin dhe jo Enverin. Disa njerez dine disa te verteta, dhe disa te tjere nuk i pranojne, i hedhin poshte me force. E rendesishme eshte qe te ecet perpara dhe te mos ushqejme urrejtje per askend, sepse me dashuri shkohet perpara. Por ti mund te mos jesh dakord me keto qe une them eshte e drejta jote vetem nuk ben mire te perdoresh fjalor te piset, sepse te gjithe kane te drejtat e tyre dhe duhen respektuar. Ndoshta edhe ti ke te drejte sipas menyres tende, por kjo nuk te jep tgrin qe te fyesh njerez. Egli. te uroj jete te lumtur e mos i provofsh vuajtjet e burgjeve e interrnomeeve-




  6.  

    Bravo Egli ! Koha e funderrinave qe duan te fshejne te vertetat , krimet qe benin keta mbi popull. Dhe qe kur vdiq Enveri ja hodhen te gjitha atij . Po se kuptojne keta qe ne e duam enverin akoma.




    •  
      fuks 75 leksh

      Kjo eshe e keqja e shqiptareve se jane qorra thashethemesh kafenesh si puna e ketyre mut muterve Egli pordha dhe Loop i jashtmi.
      Ne kohen kur Gjenerali merrej me kokat e botes ju nuk ishit pjerdhur akoma more muter.
      Pak me shume rrespekt djem fuksash 75 leksh.




  7.  

    Me flani per ato fjale jonjerzore … por nuk me pelqejne njerezit qe genjejne dhe akoma me keq kur vazhdojne … gje qe eshte me jonjerzore se komenti im … nuk mu nxeh gjaku nga keto artikuj te pavlera po per njerezit qe i besojne .





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)