e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Gjykata Kushtetuese rrëzon Aktin për “Nëpunësin” si antikushtetues

18
Postuar më: 13 Dhjetor, 2013 tek Aktualitet
gjyqtaret_4

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar aktin normativ të qeverisë për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Lajmi konfirmohet nga burime brenda Gjykatës Kushtetuese, të cilat bëjnë të ditur se Gjykata e ka vlerësuar aktin normativ si antikushtetues.

Pak javë më parë Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për pezullimin e hyrjes në fuqi të aktit normativ për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Por demokratët kanë bërë edhe një tjetër kërkesë, për shfuqizimin e aktit normativ dhe ligjit i cili i ka dhënë fuqi këtij akti.

Në fakt, tek shqyrtimi në themel i çështjes, opozita, nëpërmjet juristit, Ivi Kaso e përqendroi mbrojtjen e kërkesës së saj, duke e quajtur aktin normativ si antikushtetues, me argumentin se qeveria ka dalë mbi Kuvendin, duke zhbërë një ligj me shumicë të cilësuar me anë të një akti normativ, që votohet me shumicë të thjeshtë votash.

Por përfaqësuesja ligjore e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi tha se “qeveria ka të drejte të miratojë aktin me fuqinë e ligjit, akt i cili është miratuar dhe në Kuvend”. Sipas saj, Kuvendi e ka miratuar me 3/5 e votave, por ka bërë edhe kontroll për kushtetueshmërinë me Kushtetutën.

Argumenti kryesor i qeverisë për të shtyrë me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil ishte mungesa e akteve nënligjore.

AKTI NORMATIV
Më 17 tetor, Kuvendi miratoi vetëm me votat e maxhorancës aktin normativ për ligjin e “Nëpunësit Civil”. Miratimi i aktit normativ u pa i domosdoshëm për shkak të pazbatueshmërisë së ligjit të ‘Nëpunësit Civil’, si pasojë e mungesës së akteve nënligjore dhe natyrës së përgjithshme të ligjit.

Vendimi i qeverisë u kundërshtua ashpër nga opozita e djathtë, pasi akti, sipas saj, synon që maxhoranca të bëjë spastrime në radhët e administratës.

Ligji “Për nëpunësin civil” ishte një ndër tre ligjet, miratimi i të cilëve u vendos si kusht nga Brukseli që Shqipëria të përfitonte statusin e vendit kandidat. Ai u miratua me konsensus në Kuvend më 30 maj, në një seancë të jashtëzakonshme./BW

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


18 Komente


  1.  
    Arber

    Rroft saliu dhe gjykatat.




  2.  
    Kristo

    Redaksi, ku jane konstitucionalistet ?
    Ne duam mendimin e kualifikuar, ndaj sa me pare te dalin mendimet e tyre




  3.  
    .

    Te gjithe te emeruar me “firmen” e Kriminelit s-Ali Bisha per ta mbrojtur nga burgu.




  4.  

    ky eshte vendim i dhene shkurt fare nga sekretari i ppsh-se ose fakalja e kombit tone SRB,ky kriminel boni katerrmen me akte normative dhe zagar-njori me kurvat e tjere te gjykatave nuk guxuan te hapin goje opo car bohet kshu nuk behemi kurre shtet ne me keta palo-bastarde,nuk ka drejtesi dhe gjykata me keta qe kan bere te pafajshem kriminele te llojit lul bythsi basha dhe serbo-malazezi sekretari i ppsh-se SRB,harom ju qofte mer ju q….kina me liber shpie,fillo nga zaganjori maro tek basha e saliu,vitin e kaluar i nderuari MUSTAFA NANO ne nje interviste deklaroi dhe tha qe RAMA do kete te veshtire punen me presidentin rraketik kom tharin jarin dhe gjykatat dhe ja ku doli ajo qe u pohua,23 vjet te shkuara dem dhe prap sbejme hajer nga keta palo fytyra qe mbajne peng drejtesine dhe vendin tone te dashur…




  5.  
    Pëllumb zaimi

    Filloje me parlamentin dhe me ndermarrjen prej tij të reformave ne gjyqësorin e te gjitha shkallëve,përndryshe s’keni gjë në vijë z. Edi rama!? Megjithate po presim që të krijojme dhe një qëndrim më te drejtë duke kërkuar opinionin analitik të konstitucionalistëve sic këmbëngul me te drejte komentuesi “kristo”?




  6.  
    Pëllumb zaimi

    VR!!! Filloje me parlamentin dhe me ndermarrjen prej tij të reformave ne gjyqësorin e te gjitha shkallëve,përndryshe s’keni gjë në vijë z. Edi rama!? Megjithate po presim që të krijojme dhe një qëndrim më te drejtë duke kërkuar opinionin analitik të konstitucionalistëve sic këmbëngul me te drejte komentuesi “kristo”?




  7.  
    geg hyseni

    z.Rama! Lidhur me vullnetin per te krijuar shtet te vertete dhe per te jetuar edhe ne si cdo komb europian ne liri e demokraci, ke nje bast te madh me shqiptaret, qe e lidhe me 23 qershor 2013. Prandaj leri retorikat boshe dhe futju luftes per jete a vdekje me mafian e cdo ngjyre, krijo struktura te reja ne drejtesi, administrate dhe ne cdo qelize shtetrore. Shteti nuk behet me lepuj. Shiko c’pergjigje more per armet kimike te sirise, c’pergjigje more tani nga klani berishian ne Gj.Kushtetuese. Prit…shiko titujt e mediave te pavarura c’denoncime bejne cdo dite per kriminelet qe na kan qeverisur keto vite! JOOOO o burre nuk behen petullat me uje. Shteti don mend dhe terimeri, ndryshe hap krahun… Ukraina nuk eshte larg…populli e ka syrin ne shenjester tashme!




  8.  
    pd

    O Geg Hyseni, nuk e le Likja, se eshte i kapur. Fatkeqesi per kete vend qe pati votues per banditet – hajna te LSI-se. LSI – bande per te vjedhur e plackitur me presion ndaj PS.




  9.  
    Naftetar Vjeter

    Me keta xhandar qe ka len Sala mo lale nuk ka per te pasur kurre haijer Shqiperia.Shporrini kete shpure me gjykates te korruptuar se na mori lumi.




  10.  
    shpatar

    Kushetusja kur merr vendime si ajo e shitjes se Detit shqiptare na pelqeu dhe e duartrokitem. Kushtetusja ka marre shume te tilla dhe kjo eshte gje e mire.Por une shohe nje kontradite artificjale .Qeveria Rama nuk eshte kunder aktit normative te nenpunsit.Ajo vete ka votuar per te.Por Berisha si i mangut qe eshte me nxitim e hodhi ne vote se Evropa e kishte vene si kushte per statusin .
    Rama kur erdhi ne pushtet konstatoje se ky akte kishte mangesi te theksuara .Dhe jam i bindur qe eshte nje pacavure se Berisha kete ka preferuar.Pse Kushtetuesja del me nje njoftim te pa argumentuar por vendosin kartonat 5 me 4 qe do te thote nje vere ne uje .Ja pra ketu eshte kontradita qe allakatemi pa i vene koke nje akti teper te rendesishem .Ne kete situate Rama eshte i detyruar te mari levizje te tjera qe ja jep dominimi i Parlamentit .Pra nje shenje ja paqsore per ato qe duhen vendosur .
    Qameti nuk eshte bere .Kushtetusja ne 2006 u dha te drejte ushtarakve dhe Berisha nuk e perfilli. Edhe sot e kesaj dite po te hyje ne fuqi vendimi i Kushtetueses Rama eshte i detyruar qe per 7500 ushtarake tu ktheje nga 14.500 Euro.Ne nje kohe qe Berisha la nje finance qe nuk i dihet se si do rrokullisemi .
    Keto perplasje nuk jane aspak serjoze ku ne mes eshte Kushtetusja .Jane me pasoja te renda per popullin dhe prespektiven e vendit .Emira e do qe te dy palet te ulen e ta shohin jo thjeshte ceshtje autoriteti se sa domozdoshmeri per te vendosur nje raport sa me te drejte midis nenpunsve dhe shtetit ligjor .




  11.  
    TROJA

    O SHPATAR,keshtu do jene te gjitha vendimet e gjykates kushtetetuse,te apelit dhe te gjitha gjyqet qe do behen ne shqiperi.Gjemen kombeve ja kane bere gjykat dhe prokuroret e koruptuar,ne mjerim dhe vetegjyqesi njerezit i kane çuar gjykatesit e koruptuar,ne burg shume njerez jane se nuk kane patur te paguajne jo se jane fajtore.
    Dhe mos prit shprese se keta rioshet qe ja dhame ne pushtetit do qajne hallet e miletit.JO ore JO,A i ke pare si po kapardisen sa moren kariket ne dikastere? A i sheh perdite sa pompoze çfaqen ne publik.
    Ku jane porosite e EDVINIT,per thjeshtesine e burokrateve te sapo fituar pushtetin? Dikur i shkruaja Mero Bazes,se perse nuk investigon me gazetaret e tij;kush minister,z/minister,drejtora etj,ka shkuar dhe shkon ne kembe ne pune?,kush me autobus urban,kush ,me makinen e tij personale?Por Meron akoma se kane shkelur ne kallo qe te beje ate qe i bente Salit.




  12.  
    Mark Bruna

    Perfundimisht kemi mbaruar te gjithe brenda.0 z Rama o luaje kumonen qe ta ka vu populli me 23 qershor ose lerja dikujt tjeter ta luaje. 1 milion vota ti kane dhene me ba shtet dhe me rrite .ireqenien ketij populli te mashtruar tash 23 vjet, prandaj me keto vota qe ke I ke legjitime ndaj vepro me trimeri dhe ve dosmeri . Te gjithe ata qe kane abuzu me paret e kegij populli futi ne burv dhe konfiskoji cdo prone te vjedhur xhe leri pallavrat se po na mbaron durimi. Me mire nje dite mbret se gjithe jeten I roberuar




  13.  

    Nese PS nuk ka fuqi te binde LSI-ne qe te korigjohen deformimet e bera ne Kushtetuten e RSH nga Ali Baba Saliu dhe 40 hajdutet e kriminelet e tij, me kete kupole shteterore qe ka lene shpellari, Edi rama do te deshtoje ne misionin e tij fisnik.




  14.  
    sali_shpellari

    Pse Gjykate eshte kjo? Kur ka dhene ndonjhere drejtesi gjykata kushtetuese e gjykatat e tjera ne Shqiperi? Perfundimisht, ky vend ka marr fund, nuk rregullohet me; vetem nese ngjallet edhe njehere Enveri. Ai i sjell ne vije keta derra.




  15.  
    S.p.

    Po cfare prisnit nga Kryetari aktual i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise ?!!!.Ai kur u emrua per here te pare mbas tre ditesh shkoi ne zyren e Sali Berishes dhe i qante hallet per makinat e dietat, imagjinoni sa i pamvarur eshte ky klloun. “PD”-ne e ka te shkruar ne balle, dhe gjysma tjeter e antareve rregulloi vellezerit, motrat dhe burrat ne pune ne kohen e Saliut pa tjeter qe duhet t’ja shperblejne.
    Po kjo Gjykate ishte qe ne prill 2009 i rrezoi Saliut aktin normatv per pensionet e ushtarakeve dhe po kjo zbatoi urdherin e Saliut ne 18.02.2013 duke rrezuar vendimin Nr.33 per pensionet, keta jane “kurva” te politikes keta nuk pjerdhin per kushtetuten dhe te drejtat e njeriut por te Saliut dhe zagareve qe i kane ne dore per hallet e tyre.




  16.  
    Vëzhguesi F.

    Nese akti normativ “Per nepunesin civil” eshte rrezuar nga GJK. si i pa bazuar ne Kushtetute, atehere duhet me patjeter te jepen spjegime lidhur me ose pakushtetueshmerine e zbatimit te nje ligji formal pa asnje akt normativ shoqerues. Kushtetuta nuk mund te zbatohet pa ligjet perkatese.
    Po keshtu dhe per rrjedhoje asnje ligj nuk mund te zbatohet pa aktet e domosdoshme normative.
    Eshte si te thuash jam gati te futem ne shtepi vetem duke hedhur themelet dhe plintat.
    Kete synim kishte dhe akti normativ i qeverise me fuqi ligjore.
    Plotesimin me aktet e nevojshme qe do te siguronin zbtueshmerine e ligjit te mirauar.
    Duket qarte qe vendimi i Gjykates Kushtetuese qe kryesohet nga gjyqtar jo vetem te perfolur per afera korruptive dhe mitmarrje, si ky Zaganjori, eshte nje vendim i paster politik per te ruajtur te paprekur statukuone Berishiane ne administraten shterore dhe t’u krijoje korracen e nevojshme ligjore militanteve politik dhe partia te partise demokratike qe erdhen si lukuni ujqerish nga shpellat dhe zune karriket e administratave publike, qysh ne 2005-sen, duke hedhur ne rruge nje armate te tere specialistesh te pergatitur dhe me ndihmen e institucioneve nderkombetare.
    Gjithsesi, perderisa veprimet e shkuara kane kaluar pa i hyre gjembe ne kembe askujt dhe pastrimi radikal nga keta militante dhe mitingashe te paafte dhe hajdute qe vegjetojne neper administrata, nuk ka pse te ndermeret me hezitim.
    Shteti nuk behet me medioker, servile, sahanlepires, te pafte, pijanece, dembele,hajdute, sharlatane dhe llafazane si keta qe kane mbushur zyrat e administratave publike.
    Drejtuesit e rinj ne institucionet duhet te jene me te vemendshem per te larguar kete kategori qe perben masiven dermuese ne administratat publike.
    Nuk ka nevoje per asnje lloj akti nortmativ per te larguar ata qe jo vetem nuk bejne detyren por nuk zbatojne as elemntet fillestar te disiplines formale ne pune.ai qe eshte mesuar me nje lloj stili sado qe e shterngohet nuk mund te beje ndryshe.
    Monitorimi dhe evidentimi i veprimtarise se perditshme te gjithsecilit, mundeson pa kurfae pengese pastrimn e administratve nga ata qe vegjetojne dhe behem pengese per ecjen perpara.
    Dhe kjo duhej te iishte bere dhe jo te priten qiqra ne hell. Por une do te thoja se lufta politike ne parlament per te shkeputur lidhjet ende te forta te institucioneve te pavarura ndaj klanit famekeq te Berishes, tashme duhet te kaperceje pragun e llafeve dhe llogjeve por te kaloje ne veprime konkrete ne paraqitjen e ligjeve dhe amendamenteve qe do te mundesonin prerjen e ketyre lidhjeve kanceroze per demokracine.




  17.  

    ASNJE INSTITUCION I SHTETIT NUK ESHTE I PAMVARUN NGA LIGJI E PARLAMENTI

    Jo z. Kolleli ka nje frike tjeter friken se Prokuroria as qe do ja hape fletet denoncimit te saje . Kete problem ka Kolleli te beje presion publik mbi prokurorine me te verteta te vogla nga hajnite e medha qe ka ne denoncimin e saje.
    Problemi nuk eshte mendoj te Kolleli por te mazhoranca. Cfare eshte bere gjer tani qe nga pranvera me denoncimin e Braces mbi 85 miljon dollaret e munguar ne buxhet nga procesi i privatizimeve te Albpetrol. Po KLD kur do i mbushet mendja ne zbatimin e ligjit ne emrimet qe ka per disa 3 vjet qe e shkel afatin per disa.
    Institucione kushtetuese te pamvarura nga ligji e te varura nga krimi e sekseret nuk duhet te mbijetojne ne kushtet e reja te nje mazhorance 85 votash.
    Te jeni te bindur se pa kerrcenim te besueshem per tere institucionet per te zbatuar ligjin kjo mazhorance nuk ka asgje ne fill.
    Pa hyre ne detaje Gjykates Kushtetuese respektiviht kryetarit te saje i duhet vene ne tavoline rikombozimi i KQZ ne thyerje te konsensusit e shumices se cilsuar e Aktin Normativ te Qeverise per nenpunsin civil.
    Ne sy te eksperteve te qeverise Kryetari i Gjykates Kushtetuese te jape spjegime juridike mbi ligjshmerine e te dy veprimeve ne te kundert parlamenti te mblidhet ne 12 te nates e ta qeroje ate e te tjere qe i bllokojne hetimet qe 9 muaj pa spjegime ose i kane mbyllur fare . E njeta gje ti kerkohet zyrtarisht edhe Jarit me mustaqe se perse e vuri firmen per KQZ ne shkelje te hapur me ligjin dhe nuk e vuri per Aktin Normativ me 84 te parlamentit.
    Nese Edi Rama nuk ka rritur te kuptoje asgje deri tani se ku jane ka e shtyjne eshte me mire te largohet sa nuk eshte bere vone.
    AJET DELAJ
    NEW YORK




  18.  
    Vlora

    Dihet nga te gjithe se Saliu perpara se te ikte nga qeveria siguroje krahet me Bendot dhe te tjere gjyqtare kamikaze .Se per ndryshe nuk e leshonte pushtetin pa gjake.
    Vetem nje gje nuk llogariti, Parlamentin e ri, qe ka 2/3 ne parlament dhe e kane mundesine te ndryshojne cdo gje ,dhe jane votuar qe te ndryshojne jo vetem gjykaten e Kasacionit apo te Larten por gjithcka qe do ti nevoitet per te cuar perpara drejtsise te gjithe kriminelet me kollaro.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter