e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Kabineti “Rama”, ja 8 ministrat e kualifikuar në SHBA

11
Redaksia Online
Postuar më: 3 Gusht, 2013 tek Aktualitet
kabineti-300x2401

Pavarësisht moshës relativisht të re të ministrave të kabinetit të ri, kualifikimet dhe eksperienca e secilit prej tyre e justifikojnë më së miri përzgjedhjen në këto poste.

Kështu, rreth 8 ministra figurojnë të kenë shkollim apo kualifikime në universitete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara. Sipas “GSH”, janë 8 ministrat e kabinetit “Rama” të cilët janë kualifikuar në SHBA.

 

1. ARBEN AHMETAJ (PS)
- M.A. Tregëti Ndërkombëtare dhe Diplomaci Patterson Universiteti Kentucky, SHBA, Diplomuar dhjetor 1996.
– Universiteti George Washington, Diplomuar, Departamenti i Ekonomisë: Menaxhimi i Politikave Ekonomike Publike.
– Universiteti Georgetown, Edmund Walsh School of Foreign Service, Washington, SHBA.
– Bursa awards Patterson 1994. George Town University program, Mbështetur nga Kongresi USA, 1999.

2. DITMIR BUSHATI (PS)
- 2003: Diplomë trajnimi, Akademia e së Drejtës Ndërkombëtare, Dallas
– 2006: Diplomë trajnimi nga programe pasuniversitare nga Universiteti i Harvardit.
– 2007-2008: Autor i Raportit për Shqipërinë të Kombeve në Tranzicion të Freedom House dhe si Reporter i Shoqatës Europiane për të Drejtën Ndërkombëtare.
– Bushati ka shërbyer si konsulent në disa projekte të BE-së, OSI, Bankës Botërore, GZI, IOM, USAID, Fondacionit Friedrich Ebert, SNV.

3. EGLANTINA GJERMENI (PS)
1997-1998: Master në Punë Sociale, Grand Valley State University, Grand Rapids, Michigan, SHBA.

4. DAMIAN GJIKNURI (PS)
Studime pasuniversitare jashtë vendit:
– Master of Arts” në Politikat Publike me fokus; “Çështjet e Sigurisë Kombëtare” në NPS.
– Janar 2003-qershor 2004: School Monterey, Kaliforni, SHBA.

5. ERION VELIAJ (PS)
- Kreu studimet për shkenca politike në Grand Valley State University, Michigan, Shtetet e Bashkuara, dhe studimet master në University of Sussex.
– Ka punuar për organizata dhe agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara në Amerikë, Afrikën Lindore dhe Kosovë.

6. NASIP NAÇO (LSI)
Pjesëmarrës në disa seminare dhe kurse trajnuese të organizuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, nga Shkolla e Magjistraturës dhe jashtë vendit në Itali, Poloni, SHBA, Danimarkë, Gjermani, me tematika të ndryshme në fushën e të drejtës penale e procedurës penale, të përmbarimit, gjyqësor, të policisë etj.

7. EDMOND HAXHINASTO (LSI)
Në vitin 2000 mbaroi studimet Master në Politika Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Udrou Uillson në Universitetin e Princtonit, ShBA.

8. EDMOND PANARITI (LSI)
- Viti 2000: Fulbright Research Grant në Toksikologji, Universiteti i Misisipit, Departamenti i Shkencave Veterinare
– Viti 1995: Fulbright Research Grant në Toksikologji, Universiteti i Kentakit, Departamenti i Shkencave Veterinare. Kentucky USA.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


11 Komente


  1.  

    Te Ditmir Bushati ke lene ndoshta gabimisht se eshte djali i Sulejman Bushatit,pra ka biografine e mire.




  2.  

    Erjon Veliajt i keni len kryesoren se kur ishte mjafti beri namin me fondet e ksaj dege te partis socialiste. Apo me namin qe i qiti vendit me gruen e kryebashkiakut te Kavajes,qe cuditrisht u be e dashura mbas skandalit qe uli edhe ma teper nderin e tij.
    ,




  3.  

    Le ta ken mbaruar ku te dojn se Rama qe ka eksperiencen e trashiguar nga bashkia dhe kryesorja eksperiencen e bllokut.




  4.  
    T'ka sali shpirt

    mark.uk po saliu ku e ka eksperiencen e bllokut
    tek vrima e motres ……………..
    qenke komplet rrote palloshi




  5.  
    shkodrani i balshajve

    @ PER REDAKSINE
    Sa artificialitet keni ne kete artikull!
    Me kujtoni faqen zyrtare online te partise Berisha: edhe aty mjafton te ndaleni ne biografine e vari Topalli, Zhiti, Noka, Ukcamaj e me ke e me shume shto, teknika e truqeve eshte e njejte.
    Nje pjesemarrje ne nje seminar dy ditor shenohet si kualifikim pasuniversitar, nje pune “part time” ne Itali per te mbledhur te dhenat statistikore dere me dere te gjithe popullsise italiane konsiderohet nga nje membre e bordit te Bankes Shqiptare si kualifikim dhe eksperience pune, puna (nuk i dihet se e çfare tipi) e bere nga neo ministrja e Mbrojtjes prane nje shoqerie italiane (shihni CV) per prodhimin e makinerive per shndrimin e ujrave te zeza te haleve ne uje te pijshem (nuk me besoni – kontrolloni ne internet) konsiderohet si eksperience pune jashte shtetit e te gjithe keta zoterinjte e mesiperm qe a prova kotraria me te dhena reale periudha e studimeve, durata e studimeve, performanca e studimeve, venja ne jete e studimeve te kryera etj etj krijojne nje mjegullnaje te papenetrueshme mes nesh qe i votuam dhe i dhame besimin tone trasparent e bonar dhe ketyre truqeve te felliqura per te cilat shporrem me nje milion vota shovinistin Berisha e tere familjen e tij.
    DUAM TE DIME ME SINQERITET KAPACITETIN REAL TE MINISTRAVE TE ARDHESHEM.




  6.  
    fleks

    S Tahiri pyet populli cfar uji ti japim gomarit.

    Pra si e doni policine e shtetit!!??

    E ne i pergjigjemi se e duam te veshur pak a shume me rroba si te grave,mundesisht me lajla-lujle.

    Me taka kepucesh pak a shume te holla.

    Me pisqolle dhe cifte.

    E te paisur me bono qe te ushqehen e te pijne ne cdo restorant ku ti teket.

    Kuptohet me vila 2 kate e larte.

    Pra na vini ne loje duke na pyeteur ju pergjigjemi po ashtu.

    E DYTA—Mero Baze thote se ka botuar ME QEJF thirjen e kryerit te PD F I E R qe i thote Berishes ta lere Bashen te drejtoje opoziten.

    Mo haron Mero thirjen qe i ben avokat Ngjela Rames qe ti thote Metes,qe Meta ta lere Ramen te dretoje maxhorancen.

    E TRETA—Ka vendosr projetministra qe kane studiuar apo kursuar(kurse)ca kohe ne Amerike.

    Pikerisht ketu qendron budallalekuu kryesor i saj,se ato paskan studiuar atje ku kapitalizmi eshte ne fazen e fundit,kurre nuk kane cte kuptojne me e as arijne ta perceptoje si funksionon kapitalizmi,pa jetuar dy fazat e para

    Kur ne na duhen njerz qe kane punuar e studiuar ne vende qe kapitalizmi eshte ne fazen fillestare apo te mesme.

    Prandaj flet Berisha o Beni!!!!!!

    Pra shihni budallaleqet e maxhorances se re pa filluar mire.




    •  
      templari_antishpellar

      hajde opozite hajde, merruni me pallavre se ndoshta njerzit kthen prape shpellare ne shumice – ju katandisi populli me breke nder kembe o dallkauker




  7.  
    hawk

    A ka mundesi qe para se te vini “kurset e specializimit” apo Masterat 1 vjecar te vini diplomen dhe vitin e diplomimit me gjithe degen perkatese?? Sado ta “frysh” “prezervativin” si tullumbace, prape formen e ruan..




  8.  
    votuesi

    Nje minister eshte me shkolle 8-vjecare ,pa te mesme dhe me shkolle te larte part time emrin Rama e din dhe hesht ,Ik pirdhuni me gjithe rilindje e ringjallje




  9.  
    ILIA

    A ka ministra me universitetin Kristal ???A ka Ministra me part time dhe me diploma false???Po ndonje me shkolle te Lazaratit??





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)