e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Kodheli: Presidenti është bërë pengesë për disa reforma

35
Postuar më: 12 Mars, 2014 tek Aktualitet
mimi-1024x841

Në ditën në të cilën Këshilli i Sigurisë Kombëtare zhvilloi një mbledhje vendimtare për të ardhmen e fateve të forcave tona të armatosura, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, foli duke thënë se kreu i shtetit është bërë pengesë për disa reforma.

Zonja Kodheli, një koment i juaji si ministre e Mbrojtjes në lidhje me strategjinë dhe në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

Më lejoni t’ju them fillimisht se mbledhja është një organ këshillimor pranë presidentit, ndërsa në programin qeverisës, në 300 ditët e para është mirëpërcaktuar afati i bërjes së të gjithë dokumentarve strategjikë, nga stragegjia kombëtare, strategjia ushtarake dhe plani i zhvillimit afatgjatë të forcave të armatosura, të gjitha brenda vitit. Ka qenë i rëndësishëm të shtynim përpara këtë proces të vjetëruar tashmë, pasi kishte 10 vjet që Ministria e Brendshme funksiononte me një strategji të vjetër dhe ku nuk ishin reflektuar ngjarje të rëndësishme në jetën politike, si anëtësimi i vitit 2009 në NATO.

Shihet dhe flitet për përplasje mes presidentit dhe qeverise së re në shumë fusha. A mund të thuhet e njëjta sa i përket bashkëpunimit tuaj si ministre e Mbrojtjes?

Mua më vjen mirë që në atë tryezë, sot u kërkua bashkëpunim dhe bashkërendim, por jo ata që e kërkuan të parët janë domosdoshmërisht ata që e kanë zbatuar këtë. Fakt është që ky këshill është mbledhur vetëm 3 herë në 10 vjet, e kjo tregon për mungesë bashkëpunimi të institucioneve kur forca tjetër politike ishte në qeveri. Kjo nuk e ka kufizuar këndvështrimin tonë ndaj presidentit dhe institucioneve të tjera që duhet të jenë bashkëpunuese e mbështetësve ndaj asaj që qeveria ka ndërmend të bëjë. Fakti është që ne kemi çuar në Presidencë strukturën dhe vendosjen e forcave të armatosura e prej një muaj s’kemi marrë përgjigje, çka na bën të besojmë që kjo është një procedurë që kërkon të pengohet nga ana e institucionit të presidentit, që në rastin më të mirë është vetëm miratues i asaj që Ministria e Brendshme dhe kryeminitri propozojnë në institucion.

Si e shpjegoni që prej 5 vitesh, pas anëtarësimit në NATO, ne nuk kemi patur një strategji të re dhe as mbledhje të Këshillit të Sigurimit?

Kjo është një pyetje që duhet t’u bëhet personave dhe institucioneve të mëparshme, qoftë qeverisjes së mëparshme, qoftë presidentit të mëparshëm. E rëndësishme sot është të ndajmë dy gjëra, qeveria është shumë e fokusuar të çojë deri në fund këtë proces, pasi jemi në një vit vendimtar të NATO-s që në Shtator do të mbajë një ndër samitet më të rëndësishme për të ardhmen, jo vetëm të NATO-s, por të gjithë proceseve gjeopolitike, por edhe atë që ne duhet të bëjmë me forcat e armatosura nesër. Ne duhet të kemi një forcë më të strukturuar, më të vogël e profesionale, më e mirëpajisur dhe e gatshme t’i përgjigjet detyrave kushtetuese e ligjore, si mbrojtja e integritetit, mbrojtja e sigurisë në rajon e pjeëmarrja në operacionet e NATO-s ku ne na kërkohet dhe ku jo domosdoshmërisht kemi dhënë kontributin e duhur në vitet e shkuara.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


35 Komente


  1.  

    Znj e nderuar, Sot jeni Ministre e Shtetit, dhe jo e PS-se, aq me teper zedhenese e saj.

    1) Ne 10 rreshta keni permendur NATO-n 4x.
    2) Flisni per force te “vogel, te mirepajisur, te organizuar etj”
    3) President qe ju bllokon.
    4) President, qe ne rastin me te mire, mund te jape miratimin… .

    A) Larg delireve tani, cfaredo te beje NATO e sado ndryshime te kete, Forcat e Armatosura te Shqiperise s’luajne asnje rol ne to. Jemi nje shtet me ushtri 3x me te vogel se nje Shtet i cili akoma s’ka emer te sakte, e qe eshte me i vogel se ne, ne popullsi. Maqedonia. Qe ka 30.000 ushtare, ne- 10.000. Nuk kemi force Ajrore dhe na mungon Marina. Na Mungon artileria e rende, mjetet e blinduara, arma kimike, arma kibernetike, brigadat amfibe (lagemi nga dy detra, e kemi shume burime ujore) po flasim per Ushtri KONVENCIONALE. Shqiperia nuk ploteson as parametrat minimale per mbrojte te territorit te saj.

    Cdo Ushtri ka si Doktrine Baze mbrojtjen qe u afron ajo Qytetareve! Traktatet bi-apo-multilaterale, hyjne ne fuqi me vone. Kur ja ke dhene me sub-kontrate NATO-s te gjithe sigurine tende, duhet kuptuar se jemi te hapur ndaj “tekave te NATO-s”. NATO nuk eshte nje organizate unike, qe vepron brenda 24 oreve. Kjo duhet theksuar shume here. Aty mpleksen interesa, doktrina, popuj, aleanca, e armiqesi shekullore. Duhet te aprovojne te gjithe nje vendim, qe te tjeret te perfshihen. Franca dha sekretet e NATO-s tek forcat serbe ne Kosove, dhe Italia per nje kohe sh. te gjate nuk pranonte te perdoren bazat e saj.

    Gjate kohes qe NATO ben debate, zonja Ministre…”ushtria juaj” duhet te mbroje shtetin. a) sa kohe mund te rezistoni ndaj nje sulmi konvencional? b) kush eshte doktrina primare e mbrojtjes se Republikes se Shqiperise? c) sa breza mbrotjese keni. d) c’ndihme “vullnetare dhe territoriale” prisni nga popullata? e) sa municion dhe ushqime keni per kohe lufte? f) sa eshte koha e gatishmerise. g) koha e reagimit. Furnizimet, nderlidhja, mjetet shtese; burimet civile te percaktuara per ushtrine ne kohe urgjence, etj-etj. Mbrotja e nje Vendi nuk behet me Deklarata Shtypi!!

    B) Ju si Ministre nuk duhet te flisnin ne intervista ndaj Presidentit. Absolutisht fare. “Bujar a jo Bujar” e vuri kush e vuri, tashme s’eshte puna juaj! Ai, shihet si komandanti i forcave te armatosura. Ministri i Mbrotjes, Ministri i Drejtesise..Ministri i…e cdo Ministri i del pune me Presidentin po ti futemi thelle, dhe do behet si kor gjinkallashh ku 20-25 Ministra do “ankohen neper media” ndaj Presidentit. Ju lutem hiqeni kete mentalitet! Nje shtet ka Formalitet. Ankimet i ben Kr-Ministri ne takime te brendshme, Partia dhe Grupi Paralamentar.

    ***

    Znj Ministre, me respekt por… , jeni “off-message” ne raport me marredheniet institucionale. Unli koken e shtrojuni punes, beni sa behet me mundesite qe keni dhe ato qe ju lejojne. Ne zgjedhjet e tjera Partia Socialiste e paraqet ne progam c’ndodhi dhe pengesat qe trasheguan…dhe PO NA U MBUSH MENDJA, i japin nje vote tjeter e nje shanc te ri me Presidentin e zgjedhur nga ta. Nese jo, ju nxjerrim ne pension. Ju lutemi, ndaloje kete protagonizem politik dhe ri-kthehuni punes neper zyra, pa zhume e buje, pa akuza dhe “lenie faji” duam ndershmeri, pergjegjesi dhe rendiment, mbi te gjitharespekt Ndaj/Ndermjet Institucioneve.

    Kushtetuta e Republikes te Shqiperise eshte majft e qarte ne raport me Presidentin.
    Ka nje pjese te tere. Pjesa 4. nenet 86-94.
    Nese vdes, ai zevendesohet.

    Neni 91, Pikat 1/2. Nese Presidenti nuk ushtron detyren permbi 60-te dite, Kuvendi – me 2/3-tat, ja con kete Gjykates se Larte. Kjo e fundit Verteton faktin e Pamundesise, paskesaj brenda 10 ditesh zgjidhet Presidenti i ri.

    Neni 90, Pikat1/2/3. Presidenti hiqet kur Shkel Rende Kushtetuten e per Krime te renda. Shkarkimi propozohet nga jo me pak se 1/4-ta e kuvendit, dhe kerkon aprovimin e jo me pak se 2/3-tave. Pasi Kuvendi merr vendim, ja con kete Gjykates Kushtetuese, e cila me vertetim fajsise vulos shkarkimin e tij nga detyra.


    Znj Ministre, Kushtetuta eshte e qarte, nese ju keni mundesite per te ndjekur rruget insitucionale vazhdojini me aq sa ju lejojne, ne te kundert Ju Lutemi vazhdoni punen per te cilen paguheni. As NATO as reformat e asgje tjeter (megjithese e shpjeguam se kontributi yne ne NATO eshte neglizhent, e ne nuk afrojme dot as nje mini-spital fushor!) nuk ju japin te drejte te Ankoheni ne Media per Kryetarin e Shtetit Shqiptar.

    Punet kane rradhe.
    Dhe rradha e thote, qe ju te shkoni tek Puna.
    Puna per te cilen paguheni.

    Shteti nuk eshte i “socialisteve, bujarit, saliut dhe edit” eshte i Yni.
    Ne Media ankohemi ne (populli) ju paguheni per te ndenjur ne Zyra.
    Me respekt, etj.




    •  

      PeDeja ne aksion. Kete here me fjalime te pergatitura ne zyrat e shtetit qe megjithese “eshte” i PS, i ka lene kariket te lengojne nen peshen e barkmedhenjve te PeDes. NUk mjafton kjo por po na cajne edhe bythen me propagande ne mbrojtje te nje presidenti injorant, servil pa shtylle kurrizore dhe ne fund fare te paafte fizikisht dhe menderisht per pozicionin qe i kane caktuar te mbaje.




      •  

        Lul, s’je i detyruar te lexosh cdo postim. (por) Kur jep pergjigje nen te dhe flet direkt per te kunderten, ne Forum Publik ke nje fare pergjegjesie. Kjo vlen kur je me emer te vertete, me nick-name te pandryshuar per nje kohe te gjate, a me nje te improvizuar. Ku e pe “PD-ne dhe mbrojtjen e Bujarit”?! Pse Qytetari Shqiptar – kudo te jete – s’ka mundesi te kritikoje Pushtetaret pa asnje anesi politke?

        Jemi fed-up me Shtetin-Deklarativ.
        Na duhet Shtet Procedurial.

        Nje shtet “ne kazerma” qe vazhdon punen per te miren tone. Jane ne Gazeta, Radio-TV, FB, forume, klube, tavolina, kuzhina, bile i jane futur Shqiptarit ne-e-nen-Krevat. Per pergjegjesi, etike, dekor, llogari-dhenie, askush s’kujtohet. Te gjithe tregojne me gisht tek tjetri, e asnje s’mban pergjegjesi. Behet nje aksion … dalin me vrap e mburrje, ndertohet nje rruge, duan Bravooo… Se paguhen per ate pune, e cdo vjen nga Taksat tona; kjo s’del kerkund. Para se te akuzohemi per “komuniste” … po te sjell fundin e postit te I-re.

        Copy-n-Paste
        ___________
        Shteti nuk eshte i “socialisteve, bujarit, saliut dhe edit” eshte i Yni.
        Ne Media ankohemi ne (populli) ju paguheni per te ndenjur ne Zyra.
        Me respekt, etj.
        —-

        @ Lul B***a,

        Zoteri eshte shteti Yt ne fillim, jo i bujarit, lulit dhe i Edit. Ka ardhur koha qe TI (populli, e Opinioni Publik) te ri-marresh ca territor ne marredhenie me Pushtetaret, ose per 25 vjet te tjera do i keni aty, DHE ME Keq. Te garantoj, qe dhe me 400 apo 4.000 shikime, ATA po na lexojne! (ne cdo te vend te botes e bejne kete!)

        Mos luaj lojen e tyre. Sa me i “qete, i pjekur dhe i emancipuar” te jesh Ti (qytetari shqiptar) me frike te kane ata…dhe gradualisht i con pas tek “kazermat”.

        Nese nuk do, vazhdo me 1945 e ketej.

        16;31 — 12/03/——–2014




        •  

          Kjo e di besoj, se FASH nuk eshte policia bashkiake e kryetarit Rama?!




          •  

            Edhe haxhi qamili e kishte ushtrine me te mire se sa e kemi ne sot … ushtria jone tre kamiona te vjeter ka edhe keto kur i perdori ne shkoder per permbytjen e bene buken qull se fusnin gjith shiun brenda…ke inatin po jepi hakun enver hoxhes me nendetse qe komshinjet tane as ne enderr nuk i shihnin..




            •  

              Ushtria kerkon finance te fuqishme ..Ushtrite e vendeve fqinje qe dikush I krahason me tonen kishin vazhdimesi kurse ushtria jone pati vetem shkaterim… Ska si te jete ndryshe kur shteti u drejtua nga njerez pa vizion dhe me psikollogjin se cdo gje e periudhes se komunizmit duhet shkateruar ..Problemi eshte qe politikanet tane nuk kane te forte ndjenjen e atdhetarizmit per te bashkpunuar kur vjen ceshtja tek interesi kombetar… Un jam i mendimit qe Presidenti duhet te zgjidhet direkt me votim nga Populli , te jete nga fusha e drejtesis dhe person jo partiak ..




    •  
      Shqipe

      Ik ere loqe! Sa qenke lodhur per te shkruar gjithe ato rreshta. Keta po’ benjne ate qe nuk eshte bere ne 10 vjet e shkon e nzjerr argumenta hajnash.




      •  
        P.A.B

        “Shqipe,” je i lire te sillesh si legen.

        Jo se keto jane kushtet tona (ne nje forum mesatar “ne bote” posti yt nuk do dilte fare) por se i tille je. Eshte me mire qe cdo kush ta dije, se kush/si je-dhe ne jeten reale. Ca i ben Bisha virtualja e anonimiteti relativ, ca te tjere…jane sic dhe jane pa shtyrje fare.

        Rri, Shpirt skllavi! QENDRO, I ulet dhe i shfrytezuar, pa ze e gjynahqar, i pa-afte te mendosh per vete, le me te reagosh ndaj normales. Menyren e adresimit me “loqe e hajna” beje atje ku te shkon, jo ketu. Si dhe “lodhjen” nje banalitet i zakonshem “alla Shqipo” POR problemi s’eshte Qytetari, eshte Pushtetari.

        Ai i dyti gjithmone te mposht ty…se je i vetmuar, partizan dhe thjeshtesisht i manipuluar.


        Shteti nuk eshte i Atyre dhe i Ketyre. Aq me teper s’do pranuar se Shq, do funksionoje keshtu per jete, -zgjidh ” te keqen me te vogel” se Ata me pare ishin Balte. Kurre me. Duke i shtyre, ne, po kerkojme alternativen me te mire. Ishte post i “kalibruar” per Realitetin tone. Ne nje Shtet normal Ministri i Mbrojtjes (apo cdo Gjeneral) qe do dale haptas ndaj Eprorit me te larte, jep doreheqjen. Dhe kur nuk duan – politikanet ne te gjithe boten jane Mashtrues – Media dhe Opinioni Publik i detyrojne.

        Na ka lodhur Shteti Deklarativ. “Ketyre” nuk jua di fare per nder. Paguhen nga Taksat e Qytetareve Shqiptare. U luten per kete mandat qeverises, tek Populli. Nuk i morrem ne. Bujar Nishani, s’me intereson si person. E dime se kush eshte. E dime dhe padronin e tij. E dime si luajten me Ne, (me ju, brenda ne Shqiperi) me thirrje emrash e Sharje ne Familje, e dime se Kujt i drejtoheshin te dyja Palet…oooo Shqipe. Vegjeton Ti, prandaj ekzistojne ata. Se veshi yt eshte receptori dhe goja juaj percon realitetin IDEAL per ta. Ti je ai a ngrati qe bertet “aman mos u zini, vec ju udheheqjen ta kemi mire, pa te vdesim dhe per Buke!”

        Shqipe, te me falesh… ne kete mentalitet s’te ndjek dot. Une gjithmoe dua te drejten, normalen dhe Faturen. Pelqimi e aprovimi yt, nuk me bezdis fare. As Bujari. Posti i Presidentit, po. Nese ke argumente te tjera, bjeri nen postin tim, a ne post te vecante, kete qe bere tani…mos e provo me. Po te them ty, sic dhe i kam thene dikujt tjeter…NUK KE ASNJE ARSYE TA BESH, dhe ti Kontrollon vetem Goditjen e I-re.

        Per “keta/ ata” ke plot ne kete forum!! Mua s’me intereson asnjera pale (dhe e di mire kush eshte/ka qene me keq, pa nderhyrjet e nje analfabeti bruto) sic nuk me intereson mendimi juaj. Pak a shume dhe sa shkruaj, eshte pa lidhje me ty…nese kujton se me turperon, a se do me mbyllesh gojen. Provoje, Prape.

        “argumentat e mi” mos i lexo, nuk te forcon kush sic dhe doren s’ta djeg njeri te shprehesh si RRUGAC!

        I nderuar z. P.Z.

        Sa te bera Google :) Kam menduar se eshte emer i vertete (nga menyra e sakte / dhe e ndershme si flet) nuk e dija se ishit ushtarak. Per me tej, do te ndjek me me vemendje, poston gjithmone me interes dhe kur je ne “fryme luftarake”… disa keshtu e duan :) Ju me mire se shume kush tjeter, e kuptoni Formalen, urdherin dhe rregullat. Ate qe quhet Institucionale dhe Zingjiri Komandues. Pe zonjen Kodheli kam respekt, por Ministrja e nje dikasteri ka detyrime ligjore ndaj presidentit e cdo qytetari, asgje nuk e kam personalisht. Sic dhe do ruajtur sensi i mases; NATO/EU eshte bere “nje shkop” qe politikanet ja veshin kokes njeri-tjetrit, dhe “karrote” per Popullin e pervuajtur. Takati yne dihet…dhe jo se nuk kemi pare/ditur me mire. Kemi pasur Mig 19-21, si dhe nendetese. Sot nuk jemi ne gjendje te mobilizojme nje Divizion te Rende. Pra me mire ta quajme “force nominale. mbrojtese” sesa nje Ushtri. Nuk na duhet me Qeveri mediash me ankesa publike. Ata vete kurre s’do e ndryshojne kete menyre puna, nese OPINIONI Publik nuj proteston: Majft me, kjo nuk pranohet. E ne fund, nga njerezit e pergjegjshem e me sense (deri diku) presim me Shume. (si znj. Kodheli!) Jo nga banditet institucionale. Akoma dhe sot jemi ne Shtet Akuzativ, Opinionist dhe Thirror. pac fat kudo te jesh :)

        Nje dite te mbare dhe per kason, kananin e Tironsit. Flm, te gjitheve. Dhe ty Shqipe, me kete replike te fundit.




    •  
      Pëllumb zaimi

      P. A. B? Nuk po ndalem ne gjithe komentin tuaj por vura re se pyetjet e sfondit ushtarak i kishit bëre si nje profesionist i verteté. Edhe ceshtjen qe ne ushtaraket e quajme “ekuiliber i fuqise ushtarake” e kishit pare shumë drejt (ne raport me maqedoninë). Nderime P. A. B !




  2.  
    gam gam

    Zonja ministre kujdes xhemalin shefin e ushtrise, ai eshte nejri i korruptuar dhe i partishem me ndergjegje, ai duhet zhdukur nga shefi i ushtrise se eshte turpi i ushtrise, Bejeni kete hap dhe keni dhene mesazhin se ushtira nuk mund te jete me e nje partie sic ka qene ne kohen e xhemal katundarit.




    •  
      Andrea

      O marie leri ushtaraket e deshperuar e ndoshta dhe pianec.sa per xhemalin eshte keq ta themi por eshte i vetmi gjeneral qe i ruajti faqen te lare kesaj ushtrie qe mban ne gjirin e saj servil hajdut etj etj.dhe nje pjese tetyre po i kthen ne detyra te mira .turp.




      •  
        Xhemal

        Bravo Andrea ti vertet po tua te verteten dhe e njoke mire ,por, mbase je vete xhemali.

        Po ai eshte turpi i ushtrise,ai ja nxiu vertet faqen ushtrise,eshte shefi me i korruptuar dhe me i pa ditur qe nga krijimi i ushtrise.Servil dhe arrogant njekohesisht,kontrolloni xhepat se do i gjeni akoma tollona karburanti.Por ka dhe nje ndjeshmeri te pa pare per skrapin.




  3.  
    Ladi

    Xhemali eshte ushtaraku me i korruptuar ne 101 vjet ushtri shqiptare.




    •  
      Turi

      Psikologjia e ushtarakve ka treguar se nga akademia ushtarake dhe e nen oficerve kan dale ushtarak ,por dhe njerez po as nje llloj lidhje me ushtrin.kjo eshte per te ardhur keq aq me teper ku te paftet bejn komente per te aftet.ky ndryshe quhet kulmi i injorances.Jam i sigurt se ky komentues perfaqson barke medhenjte e ushtris.




  4.  
    ushtaraku

    ushtria ka aq shume XHEMALA sa ministrja zorr te perballet, por kam frike se do ta kompromentojne




  5.  
    kr

    Eshte njeriu me pa fytyre qe mund te kete njohur ushtria nga komandant toge e deri ne graden e gjeneralit. Ai aferat i ka njohur qe oficer i ri ne Martanesh. Ai mund te beje çdo gje per fitim, vetem nuk mund te pjelle dot si grate. Servil me eproret e hakmarres me deproret. Eshte turp te jete ai Shef i Shtabit te Pergjithshem. Pa pike turpi mori kete detyre pasi firmosi per shkaterrimin e KF. “Partizani”. PD e shperbleu. Tani misioni i tij mbaroi.
    Keshtu e beri departizimin e depolitizimin e ushtrise PD, ndaj kemi karagjoze te tille ne ushtri.




  6.  
    notari

    Znj. Marie,

    duhet me fol pak per ate ceshtjen e pergjimeve – si ishte ajo pune e vertete apo kot?

    Nese ishte e vertete dhe imami i najada spickes blinte aparate pergjime me paret e shqiptareve athere ato para duhet ti kthehe ose te ktheje najada spicken tek i zoti.

    keshtu Mimi Ministrja na e sqaro kete problem se mezi na ze gjumi!!!




  7.  
    Klaudia

    Znj. Ministre :Thone ; Fillimi i mbare gjysma e punes. Mos e harroni ppopullin . Ju mbeshtet , sic ju votoje.Ju lumte.




  8.  
    d.z

    e mbeshtes nje nga parafolsit qe fillimi i mire gjysma e punes kete e them sepse stafin e ri qe ka zgjedhur(qofte civil,qofte ushtarak) deri tani jane shume te goditura ne cdo aspekt te mundshem….pa merak se edhe shokut xhemal po i vjen fundi edhe mos ja qani hallin shume se aq shume leke sa ka bere ai,i ka siguruar per nja 3 breza…..znj.kodheli keni te gjithe mbeshtetjen e popullit,eshte koha per njerez te ndershem.




  9.  
    nendetesja 105

    O natoro ai aparati i pergjimeve fizikisht nuk eshte me ne magazinen e SHIU-t. Aparatura eshte larguar ne drejtim te paditur. Deri sa qe shef SHIU burri i Teutes aparatura ishte ne magazine, kur u nderrua shefi i SHIU-t aparatura “fluturoio” ne nje vend fqinj me Shqiperine. Zonja Mrika o te gjeje e te ktheje aparaturen ose te luaje me gje. Gjunkshin ate lojen: Fluturon, fluturon aparatura e pergjimeve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!




  10.  
    iliri

    Zonja ministre urime per detyren e re te uroj pune te mbare dhe suksese te metejshme,persa i perket xhemalit nuhet pare me shume vemendje ky njeri sepse eshte shume i rrezikshem per shtetin.




  11.  
    Ani

    Bukur intervista.Tregove nivel te dobet ne ceshtjet ushtarake.Dhe kjo nuk te ben njeri qe do ushtrine.Qe javen e pare emrove kol.Xhevdet lulen ose kol. Hajdutin i cili mblodhi hajdutet qe kishte lene vetem kur iku me ne krye a. Mecen.ky eshte turpi mei madh qe ke bere pas atij te emrimit te arian zaimit si keshilltar.ku ky i fundit se bashku me sadrushin po kthejn arrogancen ,vjedhjen ,duke tu shtisur se ata jane njesha ne ushtri.zoti e ruajt ushtrine shqiptare.aq me teper ne kete kohe ku arroganca e kesaj gruaje dhe atyre qe e rrethojne nuk njeh kufi.por le te ngushllohemi me fjalet (he mo se ushtria keshtu ka qene)




  12.  
    Ledi

    Kur dhe ushtria thuhet se eshte e Pd kjo nuk shkon fare ku te gjithe oficeret vijn ngashkolla e kuqe.ku shume oficere ne 97 hypen ne tanke per te sjell ne pushtet partine e tyre.dhe tani me ardhje e ps po shperblehen.psh xh .zeneli qe e hengri policine ushtarake edhe me imamin edhe me mimin.si ka mundesi ushtarake .?ibashkoi tanku me imamin dhe rucin.dhe tani naflitet per sh sh pergjithshem.po cili eshte ai ushtarak i ndershem qe flet keq per te .vetem kuqaloshet e enverit e bejne nga zilia.ne ka gjeneral per ushtrin shqipetare eshte vetem xh.gjunkshi.




  13.  
    pashai

    per ushtaraket dhe ish ushtaraket stha gje fare kjo ministrja ne interviste se cfare dote behet me deformimet qe i beri qeveria skandoloze e saliut statusit te ushtarakut ado e shfuqizojn aktin e zi nr 5 dat10 11 2011 qe i rropi persegjalli ish ushtaraket sepse votonin gjithmon majtas dhe ado tu kethej dijnitetin ushtarakeve qe jane njezit me intelektual qe i kan mbetur ketj shteti duhet nderruar kupola e shtabit te pergjithshem dhe te sbatohet me perpikemeri statusi i ushtarakut qe eshte miratuare qe ne vitin 2004




  14.  

    Tani vertet ju i quani shkurtim,po shume shpejt do punesohen te tjer e kta do jen militant.




  15.  
    burreria

    zonja ministre ju uroj pune te mbare.
    Kam besimin se do te merreni me edhe me hallet e ushtarakeve, per te perfunduar odiseja e gjyqeve per nje te drejte qe u tallen BERISHA-NANO-BERISHA, te cilet i mohuan statusin e miratuar nga parlamenti.
    jam dakord,qe trusnia e ministrave te PD-se ne ministri ka qene e madhe, por kini kujdes,se edhe nga ministrat e PS, ka patur raste, kur ish ministri Hajdaraga per nje tender orizi,te ndershmit qe e refuzuan kete tender,i largoi nga M.M-ja.
    Ata qe e firmosen i ke aty .
    Me falni por nga qe e mbeshtes qeverine e Rilindjes,e kam besim te puna juaj, ju uroj edhe njehere me besimin se qeveria e rilindjes do ta zgjidhe gercin e pagese te ushtarakeve ne rezerve.




  16.  
    ermal

    Znj. Ministre pergezime per intervisten dhe punen qe po beni, por ju lutem perqendrohuni dhe tek Shefja e Finances se Maredhenjeve me jashte ne Ministrine e Mbrojties Laureta Sotiri, e cila ka kryer abuzime maramendese duke i perdorur leket e shtetit si leket e shtepis se saj, Laureta Sotiri ka qene ne krye te fushates se Imamit ne Elbasan, Znj,Ministre kontrolloni dosjet e Lauretes me atashet ushtarak dhe fondet qe ajo ka shperndare, Epoka Laureta duhet te mari fund ne ate ministri




  17.  
    Ushtaraku

    E Nderuara Znj.Ministre, ju pergezoj per detyren. Une jam nje nder te shumtit qe kam pritur nje ndryshim te mire nga ju dhe qeveria e re, por fillimi juaj i vrullshem duket sikur eshte kthyer frikshem si nje val hakmarrese; A eshte e drejte qe Shqiptaret e diteve te sotme, qe me zor e kan fituar lirine dhe demokracine e ketij vendi, te ken serisht frike te flasin hapur, te shprehen qetesisht, te mendojne dhe te ken c’fardolloj bindje, pa ju frikur kerrcenimeve paradoksale partiake te cilat mund tu len familjet pa buke?Ju sot jeni Ministre Mbrojtje, ushtria ne cdo vend eshte shtylla me e fort e shtetit, si organizata me e bashkuar e ketij vendi keni nderin ta forconi dhe s’eshte aspak e drejte ta kercenoni dhe aq me pak ta politizoni ate. Ku konsistojne shkurtimet tuaja?? Po i gjeni njerezve pune apo do ti gjeni punes njerezit e duhur? Ca efekti ka struktura ne ditet e para ku ju as vet nuk e dini akoma cfare ju sherben dhe cfare jo? A keni ber nje studim per personelin qe i sherben ketij institucioni. Ju rekomandoj te mos gaboni ne gjykime e paragjykime, mos u merrni me thashetheme sepse nje nder rrjedhat me te keqia eshte pikerisht vendosja nga ana juaj ne krye te personelit nje ‘pseudo drejtoresh” qe ne kohen e zgjedhjeve bente si seksere e PD, cfare mund te japi ajo per ju dhe aq me pak per personelin…Apo keshilltari juaj, Arjani i zhveshur per 10 vjet duke pire raki e duke vjell vrer per ushtrine sot do t’ju keshilloj per rrenimin e saj, do ju keshilloj si te sulmoni ushtaraket e ndershem thjesht dhe vetem se ai ka inate me ate qe ben karrjer te merituar,apo do tju lehtesoj duke ju then “Ehhh c’na duhet ushtria”…Nje vend qe nuk menaxhon dot ushtrine, nuk menaxhon dot sigurine e tij dhe nuk i jep asnje garanci popullit te tij e aq me pak nderkombetareve. Ju mund te beni dicka te mire vetem duke punuar me njerezit e duhur, une dhe shume shok ish ushtarak i jap piket maksimale drejtuesit aktual, Gjeneral Gjunkshit, ai ne vrrullin e nderrimeve qeverisese tregoi se nuk mund ta prekte askush ushtrine sipas deshirave, tregoi se i sherbente forcave te tij dhe i sherbente vendit te tij me burreri te rralle. Nen vrazhden e presioneve politike ai nuk e braktisi dhe nuk e shiti institucionin e tij sic jam i bindur qe do kishin ber shume gjeneral te tjere.Gabim i rende nese do ta prekni figuren e tij, kollaj e kam edhe une ta shaj hajdut por sme ka vjedhur asgje, ta ofendoj i pasjellshem apo arrogand nderkohe qe na ka pritur ne zyren e tij me mire se presidenti madje na zgjidhi edhe pune, ta shaj servil por nuk mundem kur faktet tregojne te kunderten, shume shqiptare e vleresojne dhe vecanerisht shume ish ushtarak edhe me grada madhore pohojne se ai duhet degjuar dhe jo paragjykuar, ka zotesi dhe ka burreri! Mos degjo njerezit e vegjel me inate personale, ec perpara dhe te gjitheve provoi punen, jam i bindur qe do tja dalesh. Ti je nje ekonomiste e zonja dhe mbi te gjitha nje femer e forte!




  18.  
    Horri i Bulevardit

    Eshte ne nderin e ushtarakeve ne detyre dhe ushtarakeve ne lirim, qe ti rrine afer jo ministrise se mbrojtjes, por ti rrine afer ministres se mbrojtjes.
    Mbeshtetja qe i jepet zonjes Kodheli, nga ushtaraket e vertete, qe kane per moto, ruajten dhe forcimin e ushtrise, eshte nje mbeshtetje qr zonja Kodheli, do ta marre, si nje miratim te punes se saj.
    Eshte bukur kur nje grua e zonja, jep shembullin e saj, per vendosmerine, por eshte edhe nje fakt, qe grate jane gjysma e domosdosshme e ndertimit te shoqerise.




    •  
      Dibrani

      Te nderuar ushtarake beni shume mire qe jepni mendimet tuaja,por eshte per tu habitur se shkruani me shume dufe per eproret tuaj,dhe nuk jepni asnje argumente .Beni akuza por nuk jepni asnje fakte,nuk permendni asnje raste.Sot jetojme ne demokraci dhe kujdo duhet ti qendroni perballe dhe te mos e toleroni,sigurisht per nje momente edhe mund te perballoni hakmarrjen,por po te jeni ne perputhje me ligjin askush nuk mund tu cenoje.Eshte e pa faleshme qe te toleroni hajdutet,harrogantet.Brenda rregullave dhe ligjeve duhet te jepni mendimin tuaj.
      Kurse per disa servile eshte e neveriteshme kur marrin ne mbrojtje disa figura qe nuk duhet ti permendet dhe emri se turperojne ushtrine.Opinioni ushtarak ka ditur dhe do te dije te vleresoj drejtuesit e vete,politika mund te beje gjeneral,shefe shtabi etj,por ajo nuk te bene dote njeri,ushtarke,qytetar,ate e ke nga famija dhe jeta e secilit.




  19.  
    ali

    Z-nja Ministre c’u be me Imamin ? Me sa duket u be AA, adakt ! Apo dosja e tij ka mbetur
    ”per kohe me te mira ” ?!




  20.  
    Pëllumb zaimi

    VR! E kini vënë re që në pergjigjen e parë dhe te dytë zonja ministre flet në emer të “Ministrisë se Brendeshme” jo në emer te “Ministrisé se Mbrojtjes”? Gabim i ministres apo i shtypit?




    •  
      gjermani i fundit

      z.Pellumb!Vura re siper qe PAB ka kerkuar disa te dhena me kujdes dhe e falenderoj.Po ju drejtohem juve,se keni thene aq here qe keni qene pedagog.Fillimisht po u kujtoj te gjitheve,edhe vetes time,qe ne gjithe ate komitet sigurie,i vetmi ushtarak(ose ne fakt ishin dy,ishte dhe Didi)ka qene Nishani.Duam apo nuk duam ne.Shume komentues te revoltuar e quajne kapter,por ne e dime qe ai ka qene oficer dhe nga oficeri tek kapteri eshte nje oqean ne mes.Nuk e di nese znj.ministre e ka te qarte se çfare eshte ushtria,por Nishani kete e ka kaluar ne kurriz.Ushtria nuk eshte Nato,Natoja ehste aleance ushtrish.Ti bej ushtrine qe te kesh nje post te vleresuar ne Nato,pastaj fol per prioritetet e Natos dhe logje te tjera,le qe ato nuk mbeten ti vendosim ne.Ketu nuk eshte fjala se me nje vit qeverisje e prishi Rama ushtrine,por meqe edhi me nje program intensiv,t’ia lesh ne dore ushtrine paçavure nje gruaje pa eksperiencen minimale eshte paradoksale.Verte qe ne Evrope ka dale trendy apo moda qe ministre mbrojtjeje te bejne grate,por ata i kane ushtrite te bera,grate jane sa per figure,ndersa znj,.ministre po pretendon me shume se kaq…Pastaj,po qe per te kritikuar Nishanin,le te gjejme arsyet e verteta gjetke,jo atje ku ai merr vesh me shume se te pranishmit.Mendoj se zonja ministre gjendet ne ushtri si nje tren ne rrugen me asfalt.Ajo do ta “beje punen” e saj, padiskutim,se tek e fundit sukses eshte edhe kur pastron ledhet e rrugeve me uniformat ushtarake,por kush ka qene ushtarak e di mire qe struktura mbrojtese e vendit tone eshte gati inekzistente.Vetem ky fakt mjafton te kujtoj se te flasesh per siguri kombetare me nje ushtri inekzistente eshte shakaja me e madhe qe mund te behet ne televizor.




  21.  
    Reforma koti

    Gabim i ministres o pëllumb sepse përseritet dy herë ne pyetjet kryesore. Ajo akoma ngaterron emrin e ministrisé jo më të bëjë reforma? Ajo se di ku eshte!




  22.  
    Pëllumb zaimi

    Gjermani i fundit? E pashe me vonese komentin tuaj dhe ju kerkoj ndjese! Ka disa te verteta ne komentin tuaj. Sa per z. Nishani them se sharjet e tij jane pasionante dhe behen mbi baza anësie partiake dhe jo ushtarake. Eshte e vertete qe ka njohuri ushtarake me shume se te tjeret por nuk ka formim strategjist(ka vetem ish-shkollen e bashkuar). Sa per ushtrine tone jam ne nje mendje me ju,eshte zhele-zhele. N.q.s kerkoni me teper info po ju le nr.cel.tim: 0695404383. Do t’ju pergjigjem! Nderime!





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter