e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Lista e barnave të rimbursimit për 2014, më pak alternativa të reja dhe të kushtueshme

0
Postuar më: 20 Shkurt, 2014 tek Komunitet
barna

Lista e barnave të rimbursimit për 2014-n po shkon drejt mbylljes. Pas mbledhjes së sugjerimeve të bëra nga mjekët e shërbimeve të ndryshme mjekësore, ministri Ilir Beqaj ka deklaruar se tashmë është drejt detajimit përmbajtja finale e listës së re të rimbursimit, e cila do të hyjë në fuqi nga muaji prill. Ndryshe nga vitet e shkuara, kjo listë ka pësuar rregullime të shumta sa i takon plotësimit të nevojave të kategorive përfituese. Sipas ministrit Beqaj, në vitet e shkuara rreth 1 e 3 e fondeve të përcaktuara për barnat e rimbursimit shkonte për përfshirjen në listë të barnave të reja dhe shumë të kushtueshme, gjë që sipas tij është e gabuar. Kjo pasi për t’u ardhur në ndihmë sa më shumë pacientëve është më mirë që të menaxhohet lista ekzistuese. Nëse u gëzova që në procesin e regjistrimit të barnave vjeshtën e kaluar, disa barna që ishin të vetëm, u regjistruan dhe alternativat, papritur, tani në janar na dalin barna të vetëm. Kur t’i kthej drejtoreshës të miratuar listën e barnave do t’ju kthej dhe shënimet përkatëse për secilin nga propozimet që ne gjykojmë në ministri se nuk duhet të jenë pjesë e listës esenciale të këtij viti, por nuk ka pse, meqenëse ka më shumë fonde me një bar që është alternativë e vetme, kur është e provuar që barnat e tjerë kanë të njëjtin efektivitet”, ka pohuar ministri Beqaj. 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)