e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Majmuni dhe njeriu, jo dhe aq të afërt

3
Astrit Lulushi
Postuar më: 12 Korrik, 2013 tek Lajme Flash
majmun

Shumë vëmendje është përqendruar në studimin e shumëllojshmërisë së gjenomit të njeriut, dhe që të kuptohet kjo, shkencëtarët kanë nevojë për të matur diversitetin gjenetik të të afërmve më të afërt të njeriut, majmunëve.

Shkencëtarët në Institut de Biologia Evolutiva në Spanjë, gjatë një studimi, zbuluan se historia gjenetike i shimpazeve doli të jetë shumë më komplekse se ajo e njerëzve. Kjo për arsye se popullsia njerëzore pësoi një tkurrje kur doli nga Afrika, dhe pastaj një zgjerim që kur filloi të kolonizojë të gjithë planetin. Në të kundërt, popullsitë e shimpanzesë kanë pësuar të paktën 2-3 raste tkurrje dhe zgjerimi.

Gjetjet, gjithashtu zgjidhin një debat të nxehtë mbi numrin e nënllojeve të shimpanzeve, duke i ndarë tani në dy grupe dhe jo katër siç mendohej më parë.

Zbulimi i ri botuar në revistën Nature, nuk ndryshon pozicionin e njeriut në pemën e madhe të evoluimit. Llojet e shimpanzeve dhe bonobos mendohet ende të jenë të afërmit më të ngushtë të njeriut, me një ndarje prej tyre rreth 5 milion vjet më parë.

Megjithë ngjashmërinë gjenetike midis njerëzve dhe shimpanzeve, të dy llojet janë krejt ndryshe. Disa shkencëtarë kanë mbrojtur hipotezën se dallimet rrjedhin nga pjesët e “humbura” të gjenomit të njeriut krahasuar me gjenomin e majmunit. Por studimi i ri hedh poshtë këtë teori duke treguar se pjesët e humbura ishin kryesisht jofunksionale.

Dhe pyetja që shtrohet është; Nëse jo gjenet, atëherë çfarë i bën njerëzit të jenë ndryshe nga kushërinjtë e tyre shimpanze? Shkencërisht, përgjigjia nuk dihet. Autorët e studimit thonë se gjenomi i ngjan një libri, i cili deri tani vetëm po lexohet; dhe kjo nuk është njësoj si t’a kuptosh atë./VOA

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


3 Komente


  1.  
    Kuqeziu

    Ketu tek ne me i afert me shimpazete eshte sherafudin shehu dhe sahit dollapi,ritvan bodja dhe eduard halimi jane te afert me babuinet,saliu me thiun e eger ,aldo bumçi me lepurin,genc pollua dhe tritan shehu me qelbësin,imami me hienat,flamur noka me gomarin etj.




  2.  
    malua .

    Po ,mire nuk keni me cfare te merreni
    Rendesi ka fakti se : Rraca njerzore e ka origjinene nga MAJMUNI ,nuk ka rendesi emri ne se ishte ,GIBON ,GORILLE ,ORAMGUTAN apo SHIMPANZE .
    GjENOMI sa ka filluar qe te lexohet ,por sa me shume te lexoher aq me shume dalin te tjera gjera tre panjohura .
    Progresi njerezor ,per mua do te vazhdoje me PROGRESION ARITHMETIK ,kurse te PANJOHURAT do te vazhdojne te zhvillohene me PROGRESION GJEOMETRIK.
    Sa me shume tre dish ,aq me pak di .
    Rendesi ka qe MAJMUNi eshte me ANTROPOID se sa llojet e tjera te gjitareve .




    •  
      preshi

      Cfare mor mik ? Nuk paska rendesi emri ? Po ka ore rendesi te madhe si Saliu , si Ridvani , si shejtani , si Imami , si Lulashi edhe Olldashi , si Kadilli edhe kopili , si Ruli edhe qulli , si Ceka edhe Bulku , si Xhozi edhe Patozi etj.etj
      Te gjithe emrat e majmuneve kane rendesi !

      Ne cdo rrethane qe te jete majmunet e kane vendin ose ne pyll ose ne Kopeshtin Zoologjik !
      Prandaj kane rendesi emrat ! ha…ha….ha…





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)