e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Mallakastër, vrau më sëpatë babanë e dy fëmijëve, arrestohet adoleshenti i dyshuar

0
Postuar më: 16 Janar, 2014 tek Kronike

Vrasja e 32-vjeçarit, baba i dy fëmijëve, ka ardhur pas një sherri për motive banale me një bashkëfshatarin e tij adoleshent. Policia e Mallakastrës dhe Fierit, arrestuan brenda 24 orëve të dyshuarin për krimin e mbrëmjes të së hënës në Kalenjë. I arrestuari është Emiljano Yzeiraj, 19 vjeç, banues në Aranitas, fshati ngjitur me atë Kalenjë, ndërsa akuza e ngritur është “vrasje me dashje”. Nga hetimet e kryera rezulton se në vendin e quajtur kodra e Goricës, në afërsi të fshatit Kalenjë, Yzeiraj ka vrarë me mjet prerës sëpatë dhe mjete të forta, Jetmir Lazaj, 32 vjeç, banues në Hekal. Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjeti me të cilin dyshohet të jetë kryer krimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive të dobëta, ku i dyshuari ka deklaruar se viktima e fyente gjithmonë dhe e shante. Por prokuroria po heton edhe për motive të tjera të fshehura. Gjatë aksionit për shoqërimin dhe më pas ndalimin e tij, Yzeiraj nuk ka bërë rezistencë. Trupi u gjet në kanal nga një bari i zonës. Lazaj ishte i papunë dhe shpesh zbriste në qytet për të kërkuar punësim.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)