e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Matura 2013, shpallen notat e letërsisë për 50 mijë maturantë

2
Pranvera Kola
Postuar më: 13 Qershor, 2013 tek Komunitet
maturante-provime

Përfundon korrigjimi i testeve të letërsisë dhe Gjuhës Shqipe. Ministria e Arsimit ka publikuar gjatë ditës së djeshme rezultatet për rreth 50 mijë maturantët e përfshirë në provimin e parë të detyruar të Maturës Shtetërore 2013. Rezultatet e plota të arritura nga secili maturant do ti gjeni të detajuara online edhe në adresën www.gazetadita.al.  Maturantët mund t’i gjejnë notat që kanë marrë, duke gjetur në listë ID-në e tyre, përbri të cilës janë shënuar në mënyrë të detajuar nota e përshkallëzuar, si dhe nota përfundimtare me të cilin kandidati është vlerësuar në këtë provim. Pjesa dërrmuese e notave të marra në provimin e letërsisë i përkasin nivelit mesatar. Ndërkohë që të shumta shfaqen edhe rezultatet e larta që i përkasin konkretisht notës 9 dhe 10. Pavarësisht pretendimeve që mund të kenë maturantët mbi vlerësimet e marra, ata nuk do të mund të ankimojnë rezultatin e provimit. Pak ditë më parë ekspertët e Ministrisë së Arsimit deklaruan se vlerësimi i testeve ka kaluar në disa duar, çka do të thotë se mundësia për të bërë vlerësime të gabuara është zero. Sipas tyre, çdo test ka kaluar minimalisht në duart e dy korrigjuesve, dhe në rastet kur mes tyre ka pasur diferenca në vendosjen e pikëve, testi është korrigjuar nga një vlerësues i tretë. Ka edhe nga ata maturantë që nuk do ta gjejnë veten e tyre në listë. Kjo pasi testet e tyre janë klasifikuara si të dyshuara për kopje, dhe do tu nënshtrohen verifikimeve nga një komision ekspertësh. Ky komision do të japë edhe vlerësimet përkatëse nëse maturantit do ti njihet rezultati ose jo.

 Nesër provimi i matematikës

Ditën e nesërme maturantët do t’i nënshtrohen provimit të dytë të maturës në lëndën e matematikës. Hartuesit e testeve janë ngujuar prej disa ditësh në ambientet e AKP-së, ku po bëjnë përgatitjet përfundimtare në fshehtësi të plotë mbi përmbajtjen që do të ketë teza e provimit.  Burime pranë MASH bëjnë me dije se në orët e vona të natës do të nisë ndarja e testeve për rrethet më të largëta të vendit, ndërsa në orët e para të mëngjesit do të shpërndahen testet për shkollat e mesme të kryeqytetit. Sikundër deklarojnë ekspertët e Ministrisë së Arsimit, edhe për matematikën testi do të ketë në përmbajtje 40 për qind të pyetjeve për nivelin nënmesatar, 40 për qind për atë mesatar dhe 20 për qind e pyetjeve për nivelin mbimesatar. Maturantët duhet të tregohen të kujdesshëm që të respektojnë udhëzimet e detajuara, për të mos rrezikuar djegien e konkurrimit për studimet e larta. Nëse gjatë ndarjes së testit nga mësuesi vëreni parregullsi duhet të jeni të kujdesshëm që të kërkoni ndërrimin e tij, kërkesë të cilën duhet ta bëni brenda 30 minutash që nga koha e nisjes së provimit. Teza e provimit të matematikës do të ketë në përmbajtje 25 pyetje të kombinuara  ndërmjet pyetjeve që kërkojnë zgjidhje me zhvillim, si dhe atyre me alternativa. Sipas skemës së detajuar nga MASH për pyetjet me alternativa, korrigjimi do të bëhet me 0 dhe 1 pikë. Maturanti merr një pikë kur ka rrethuar përgjigjen e saktë. Vlerësimi me 0 pikë bëhet kur nuk është rrethuar asnjë alternativë, kur është rrethuar një tjetër dhe jo përgjigja e saktë (përgjigje e gabuar), kur janë rrethuar dy ose më shumë alternativa, i është vënë kryq një rrethimi ose përbri ka shënuar gabim dhe rrethon më tej alternativën e saktë. Për pyetjet me zhvillim mësuesit do korrigjojnë me kujdes çdo përgjigje të nxënësit edhe në rastet kur ka ndjekur rrugë tjetër nga ajo e përcaktuar. Çka do të thotë se për pyetjet me zhvillim maturanti do të vlerësohet me pikë për aq pjesë të përgjigjes që rezulton se saktë.

 

 

Zhvillohet nesër provimi i matematikës

 

Rezultatet e provimit nuk njihen në rastet kur maturanti :

1. Përdor laps ose stilolapsa me ngjyra të ndryshme në plotësimin e testit;

2. Heq ose dëmton kodin e sekretimit (barkodin) të vendosur në test;

3. Dëmton testin (palos, zhubros, gris, vendos shenja të dallueshme dhe të veçanta) ose nuk e dorëzon atë.

4. Vërtetohet kopja, e pjesshme ose e plotë, gjatë procesit të vlerësimit dhe konfirmohet nga komisioni përkatës.

 

Kujdes!

•Duhet të paraqiteni në mjediset e provimit 90 minuta përpara fillimit të provimit.

•Në këtë kohë kryhet identifikimi i maturantëve, hyrja në mjediset e provimit,

•Sistemimi i tyre nëpër vende, si dhe leximi i rregullave për zhvillimin e provimit.

•Hyrja, shpërndarja dhe sistemimi i çdo pjesëmarrësi nëpër salla, lejohet vetëm duke ndjekur rreptësisht rendin zbritës të listës emërore të dërguar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Vendi i përcaktuar për maturantët apo kandidatët që mungojnë mbetet bosh. Ndalohet ndërrimi i vendeve.

•Gjatë kohës së zhvillimit të provimit drejtorit të shkollës i ndalohet të jetë i pranishëm në mjediset e provimit.

•Ndalohet hyrja në mjediset e provimit e maturantëve/kandidatëve që nuk kanë emrin në listat e AKP-së, nuk janë të pajisur me dokument identifikimi, si dhe e çdo personi tjetër të paautorizuar.

 

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


2 Komente


  1.  

    edhe te gjitha keto rregulla ndiqen sipas mendimit tuaj




  2.  
    ani

    kur dalin rezultatet e provimit te matematikes 2013 ju lutem nje pergjigje





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter