e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Matura 2013, zbardhen 26 lëndët që jepen si provime me zgjedhje

83
Pranvera Kola
Postuar më: 28 Nëntor, 2012 tek Komunitet
Provime1

Ministria e Arsimit miraton udhëzimin me rregullat se si do zhvillohen provimet e maturës shtetërore për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta në publik. Kreditet e plota që kërkohen

Pranvera Kola

TIRANË – Zbardhen rregullat e provimeve të maturës shtetërore 2013. Ministria e Arsimit ka miratuar tashmë udhëzimin mbi procedurat që do të ndjekin të gjithë maturantët për të vijuar studimet e larta në një nga universitetet publike të vendit gjatë vitit të ardhshëm. Në provimet e maturës për pranimet e vitit të ri akademik 2012-2013, maturantët do të testohen në tre lëndë, Letërsi e Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe provimet me zgjedhje të përcaktuara në mënyrë individuale. Ministria e Arsimit ka detajuar edhe listën e 26 lëndëve nga të cilat maturantët do të mund të caktojnë lëndët  që do të japin si provime me zgjedhje sipas rregullave të përcaktuara, të cilat i gjeni të detajuara në tabelën bashkëngjitur shkrimit.

Udhëzimi për provimet

Sikundër është përcaktuar, maturantët do t’i japin fund procesit mësimor më datën 24 Maj, teksa më pas nis periudha përgatitore e provimit të parë të detyruar që do të zhvillohet  në nisje të muajit Qershor në lëndën e Gjuhës-Shqipe dhe Letërsisë. Në mbyllje të vitit mësimor nxënësit do të njihen edhe me programet lëndore për secilën lëndë, ku gjenden të detajuara temat që do të bien në pyetjet e provimeve të maturës.

Për të garuar për shkollën e lartë maturantët do të plotësojnë formularin A1 dhe A1Z në mbyllje të muajit shkurt. Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje janë të njëjta për të gjithë maturantët e kandidatët që plotësojnë këtë formular. Programi orientues i një lënde të thelluar përmban edhe programin e lëndës bërthamë. Kreditet e provimit të lëndës së thelluar llogariten si shumë e krediteve të lëndës bërthamë dhe të thelluar (përjashtuar lendet e provimeve të detyruara).

Çdo maturant ka të drejtë të zgjedhë një apo më shumë lëndë, pavarësisht nëse i ka zgjedhur ose jo, ose dhe nëse nuk janë ofruar nga shkolla. Lista e gjuhëve të huaja do të përcaktohet me udhëzim të Ministrit të Arsimit për plotësimin e Formularit A1 e A1Z. Lënda “Gjeografi” (bërthamë dhe e thelluar) përmban edhe lëndën “Shkenca e tokës”.

 

Si do bëhet zgjedhja e lëndëve për provimet me zgjedhje?

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit përcakton edhe kriteret se si maturantët do t’i japin provimet me zgjedhje për maturën e 2013-s. Në përzgjedhjen e këtyre lëndëve maturantët duhet të kenë kujdes që të plotësojnë kreditet e kërkuara. Kështu, shuma e krediteve të këtyre lëndëve nuk duhet të jetë më e vogël se sa 8 kredite. Njëkohësisht numri i lëndëve me zgjedhje të jetë 2. Ndërsa maturantët e shkollave artistike kanë të drejtë të zgjedhin vetëm njërën nga lëndët e dhëna në tabelën bashkëngjitur shkrimit (Vetëm për shkollat artistike”). Maturanti kur zgjedh një lëndë të thelluar, nuk mund të zgjedhë njëkohësisht të njëjtën lëndë bërthamë (përjashtuar lëndët e provimeve të detyruara).

 

Zgjedhja e gjuhëve të huaja

Çdo maturant mund të zgjedhë një ose dy gjuhë të huaja të ndryshme, me kusht që njëra do të trajtohet si gjuhë e huaj e parë (10 kredite), ndërsa tjetra si gjuhe e huaj e dytë (6 kredite).

 

Ridhënia e provimeve

Kandidatët të cilët kanë dhënë provime me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4.50, do t’i mbartin ato. Kandidatët të cilët nuk janë kalues ose nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje do t’i japin sërish ato. Kandidatët të cilët janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje, e mbartin atë dhe japin një provim tjetër. Kandidatët të cilët në Maturën Shtetërore 2012 kanë zgjedhur për të dhënë 3 provime me zgjedhje dhe në përfundim të dy sesioneve të kësaj mature rezultojnë se kanë mbetur në një provim: ata mund të zgjedhin një lëndë tjetër nga tabela e lëndëve të detajuara.

Në rastet kur kanë mbetur në dy provime ata duhet të zgjedhin vetëm një lëndë nga tabela e lëndëve të detajuara. Kur kanë mbetur në tre provime: ata duhet të zgjedhin dy lëndë nga tabela e lëndëve të detajuara. Kandidatët që kanë fituar Dëftesë Pjekurie përpara vitit 2006 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime universitare, u njihen vetëm dy provime të detyruara. Në këto kushte ata do të duhet të japin edhe provimet me zgjedhje në mënyrë të tillë që të mund të përfshihen në garën e pranimeve në universitete.

 

Somario: Vetëm kandidatët që do të arrijnë të kalojnë me sukses në të gjitha provimet e maturës shteërore, duke përfshirë këtu lëndët me zgjedhje dhe ato me detyrim do të mund të vijojnë më tej garën për të siguruar një të drejtë studimi në një nga universitetet publike të vendit.

 

Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2013 janë:

Gjuhë shqipe dhe letërsi;

Matematikë;

Provimet me zgjedhje.

 

Lista e lëndëve të provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2013

Nr           Lënda                                    Kredite

I. Për të gjitha shkollat e mesme             

1              Gjuhe e huaj e pare        10

2              Gjuhe e huaj e dyte        6

3              Letërsi e thelluar              5

4              Matematike e thelluar   5

5              Kimi bërthame                  4

6              Kimi e thelluar                   6

7              Fizike bërthamë               4

8              Fizike e thelluar                                6

9              Biologji bërthamë            4

10           Biologji e thelluar             6

11           Histori bërthame              5

12           Histori e thelluar               9

13           Gjeografi bërthame        5

14           Gjeografi e thelluar         7

15           Ekonomi bërthamë         2

16           Ekonomi e thelluar          4

17           Teknologji bërthamë      2

18           Teknologji e thelluar       4

19           Qytetari                               3

20           Psikologji                             2

21           Filozofi                                  2

22           Sociologji                             2

                II. Vetëm për shkollat artistike 

23           Histori muzike                   6

24           Histori arti                           6

25           Histori baleti                       3

                III. Vetëm për shkollat profesionale      

26           Teori profesionale           8

 

Formula se si do llogariten pikët për pranimet në universitetet

 

Pas përfundimit të Maturës Shtetërore, përllogaritja e pikëve për hyrjen në universitetet publike, të maturantit bëhet si më poshtë:

Shënojmë me M, Di, D2, Zi dhe Z2 përkatësisht pikwt mesatare të shkollës së mesme, vlerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje.

- Shënojmë me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universitetet publike.

Shënojmë me F1, F2 koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike.

Llogaritja e shumës S të pikëve të maturantit do të bëhet me

formulën: S = [ (M + Di +D2) x K + (Zi x Fi+ Z2 x F2) ] x 100

 

Kushtet për provimet me zgjedhje

Kushti 1

Për provimin në lëndët me zgjedhje nxënësi mund të përzgjedhë nga kurrikula me zgjedhje të detyruar të gjitha lëndët e tjera përveç matematikës-bërthamë, gjuhës shqipe dhe letërsisë.

Kushti 2

Të gjithë nxënësit duhet të sigurojnë një numër të caktuar kreditesh në provimet e lëndëve me zgjedhje.

Kushti 3

Numri më i vogël i krediteve për t’u fituar nga nxënësi në provimet e lëndëve me zgjedhje është 8.

Kushti 4

Për provimin në lëndët me zgjedhje nxënësi duhet të përzgjedhë jo më pak se dy lëndë, dhe jo më shumë se katër lëndë.

 

Si llogaritet mesatarja e gjimnazit

Mesatarja e gjimnazit të një nxënësi do të llogaritet duke pjesëtuar shumën e të gjitha pikëve që nxënësi ka grumbulluar gjatë tre vjetëve të shkollës me shumën e të gjitha krediteve që ai ka grumbulluar po gjatë gjimnazit.

Shuma e pikëve nxirret duke shumëzuar notën vjetore me kreditet dhe koeficientin 1 ose 1.4 që ka secila lëndë e thelluar. Ky rezultat më pas pjesëtohet me shumën e krediteve të lëndëve përkatëse, duke dhënë mesataren e shkollës së mesme

 

Si do të veprojnë kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2012-s.

 

Kandidatët që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2011–2012, por nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje për të vazhduar studimet e larta publike do t’i japin ato. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet:

1. Në shkollat ku kandidatët kanë kryer shkollën e mesme, si dhe pranë komisioneve të maturës në drejtoritë arsimore të rrethit përkatës kur shkolla e tyre nuk ekziston më. Në këtë rast duhen paraqitur dokumentet përkatëse:

a) kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve me zgjedhje të detyruar;

b) dëftesën e pjekurisë/kopje të noterizuar me fotografi të dëftesës së pjekurisë/vërtetimin me fotografi që ka përfunduar shkollën e mesme, i cili përmban notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse bazuar në amzën e shkollës apo dokumentin e lëshuar nga arkivi i shtetit dhe legalizuar nga titullari i drejtorisë arsimore, si dhe kopje të noterizuar të pasaportës ose kartës së identitetit. Për këta kandidatë caktohet edhe vendi se ku do të japin provimet.

Kandidatët që i janë nënshtruar maturës shtetërore 2006 e në vijim nuk japin provimet e detyruara kur janë pajisur me dëftesë pjekurie.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


83 Komente


  1.  
    ana

    ANA
    nje pyetje kam une. biologjia e thelluar qe e ka kreditin 6 e ka bashk me biologjine berthame apo eshte e vetme 6?




  2.  

    vetem biologjia e thelluar e ka 6 domethen esht e vetme pa biologjine berthame !!




    •  
      Donna

      Jo nese ju merrni si lende me zgjedhje nje lende te thelluar atehere do te ju duhet ti nenshtroheni edhe pSrogramit te lendes berthame+programi i lendes se avancuar. Keshtu qe gjithsej do te keni 2 biologjia te vitit te pare dhe te dyte plus kjo e thelluara e vitit te trete.Suksese!




      •  
        Donna

        Qe do te thote qe ju jepni vetem biologjine e thelluar me 6 kredite,por ju do te keni te perfshira brenda saj te gjithe biologjine e shkolles se mesme .Besoj se isha e qarte .




    •  
      dilaver

      nqs jep lende me zgjedhje biologjine e thelluar dhe ekonomine cfare dege mund te kapesh ne shkolle te larte… kush mund te me jape nje pergjigje ???? po pres




  3.  
    klea

    nese une zgjedh sociologjine ketu perfshihet edhe qytetaria?kam degjuar se qytetaria dhe sociologjia jane nje provim me 5 kredite.




    •  

      sociologjia hidhet provim me vete. Qytetaria po ashtu. Keshtu qe i bie qe ti te hedhesh 2 provime, qytetaria dhe sociologjia nuk mund te quhen nje provim i vetem.




  4.  

    nsq profili im ne shkolle eshte shkencor a mund te hedh per provim me zgjedhje lendet shoqerore?a ka ndikim per ulje te mua ?




    •  
      mariglen

      un kam deshire te hedh ne provim biologji, gjeografi por biologjia eshte shkencore dhe gjeografia eshte shoqerore a ndikon kjo per fakultetin




  5.  

    nsq profili im ne shkolle eshte shkencor a mund te hedh per provim me zgjedhje lendet shoqerore?a ka ndikim per ulje te mua ???




  6.  
    enisa

    mund te me jepni 1 ide se cfar lendesh mund te jap per provim ne degen e shkencave politike dhe drejtesis……si lend me zgjedhje te 1 do jap letersin po te 2 cfare mund te jap




  7.  
    emiljano lika

    doja te dija ne qoftese eshte informatika lende me zgjedhje dhe amund ta hedh ate si provim me zgjedhje




  8.  
    vio

    nqs jap si provim me zgjedhje biolologjine perfshihet edhe biologjia e thelluar apo jo??




  9.  
    rigersi

    dua te shkoj per rkitekture..
    njeren lende me zgjedhje kam zgjedhur fiziken berthame…doja te zgjitdhja edhe teknologjine bertham..pasi qe te dyja e kane koficentin 1.3,,,por nuk me plotesohen kreditet? si mund te veproj?




    •  
      Sara

      e ke gabim… fizika e ka 4 kurse ajo e thelluara e ka 6… meqenese je per arkitekture zgjedhjen tjeter beje mat avanc
      kshtu kam 9 nese do fizike dhe 11 nese e do te thelluar




  10.  
    klaudia

    une do zgjedh anglishten dhe letersine e avancuar,a ka kohe te mjaftueshme per ti bere te dyja apo jane te ngarkuara




  11.  
    klajdi

    mundem un qe te jap Greqishten me zgjedhje … dhe nqs se po sa kredite ka kjo lend ???




  12.  
    klajdi

    por un jam ne nje gjimnaz gjuhesor dhe gjuhe ta pare kam anglishten ndersa te dyten kam gjermanishten …. si mund ta jap si gjuhe te 2 kur un nk bej fare !! apo ska problem mjafton qe ta vendosesh si te 2 ten ?




  13.  
    brunilda

    nqs jap anglishten si gjuhete pare dhe si gjuhe te dyte a ndrushon koeficienti dhe nqs po sa e ka.




  14.  
    jonida

    kam deshire qe te hedh biologjine e thelluar si provim me zgjedhje ,nqs e hedh do kem te perfshira ne te edhe ,biologjine baze 10,11,12(shkenca) apo vetem biologjine e thelluar 11 dhe 12




  15.  
    arseni

    Per nxensit qe kane mbaruar shkollen e mesme ne 2009-2010,qe i kane dhene provimet me zgjedhje dhe jane kalues vetem te njeri provim kur mund ta jape provimin tjeter ose me sakte duhet te plotsoje nonje formular,dhe a kane te drejte ta lene ate lende ngelse dhe te zgjedhin nje lende tjeter?




  16.  
    Flora

    Po une qe kam mbaruar maturen ne vitin 1998 dhe kam deftese pjekurie a duhet ti jap provimet me zgjedhje?




  17.  
    eni

    nese une gjate ketyre tre vjeteve kam zhvilluar letersi te avancuar dhe biologji te avancuar dhe ne provim me zgjedhje jap bioligjine e avancuar dhe anglishten a ndikon kjo qe te vazhdoj per matematike




  18.  
    mili

    un kam deshir per ekonomik dhe dua te zgjedh kimin bertham ne provimet me zgjedhje ,dua te di sa e ka koeficentin kimia bertham ne ekonomik




  19.  
    adrian

    Edhe une kam nje pyetje,jam 17 vjec edhe jam ne greqi edhe mbaroj gymnazin ketej ne qershor
    edhe dua qe shkollen e larte ta hedhe aty ne shqiperi.. duhem te keme mesatare te larte?? apo mesatarja nuk hyne ne pune.. apo do humbe nje vite?? po pres pergjigje:)




  20.  
    besa

    biologjia e thelluar a ka lidhje me temat qe kemi bere te biologjia berthame e gjimnazit apo duhet te mesojme vetem te thelluaren ”




  21.  
    alda

    un psh qe kam zgjedh si lende te 1 ang si gjuhe te pare dhe sociologji si lende te 2 per cfare mund te me dale e larta




  22.  
    luljeta

    Kam mbaruar gjimnazin ne vitin 2000. cfare procedure ndiqet per te vazhduar shkollen e larte.plotesohet A1




  23.  

    me falni aplikimi per mbushjen e formularit behet ne shkollen ku kemi mbaruar gjimnazin apo kete vit behet online; flm




  24.  

    po formulari a1z kur plotesohet, dh eka ka masa sigurie keet vit per maturatnet, se kam degjuar per qe do vendose zhurmues,,????




  25.  

    ju lutem po formulari a1z kur plotesohet




  26.  

    ju lutem po formulari a1z kur plotesohet ne cdate ?




  27.  
    juli

    A MUND TE JAP SI GJUHE TE HUAJ GREQISHTEN EKZISTON NE LISTE ?




  28.  
    ANIKA

    UNE KAM ZGJEDHUR LETERSI TE AVANCUAR DHE HISTORI PO UNE STUDIOP NE NJE SHKOLLE ARTISTIKE DHE KAM BERE VETEM KETE VIT PRA VITIN E KATER HISTORI TE SHQIPERISE.SI DO TA PLOTESOJE PROVIMIN QE UNE KAM ZGJEDHUR




  29.  

    Jam ne vit te 2 gjimnaz. Dua te vazhdoj shkollen mjekesin veterinare. Cfare lendesh me duhet te hedh ne provim per te kapur kete dege? Ju lutem me ktheni pergjigje. Flm :)




  30.  
    pjerin

    nje pyetje kam un .. provimet me zgjedhje ne cfare date do jepen




  31.  
    silvana

    me duhet zgjedh nje lende te dyte me zgjellje pasi te paren kam historine dhe do kisha deshire qe ajo te ishte qytetaria….-ju lutem a mund te me orientoni se ku duhet te bazohem pra ne cilat libra duhet te mesoj pasi jam e sistemit te vjeter




  32.  

    ishalla dalim mire ne provime., dini gje do behen te veshtira provimet kete vit dhe a do rriten piket per shkak te zgjedhjeve…..??




  33.  
    arlinda

    A mundem te jap ne provimet e matures sheterore vetem anglishten mqs ka 10 kredite sepse nuk i kuptoj shume mire keto punet e krediteve?????




  34.  

    …………………..




  35.  

    sa kredite duhen te mblidhen gjithesej




  36.  
    kristian

    kur bohen keto provime me cfare date se desha qe ta di…………kushte mundet t me ndimoje?




  37.  
    Tedi

    Un nje pyetje kam
    Sa ndikon ajo mesatarja tek arkitektura?




    •  
      Sara

      per arkitekture ekzinson konkursi i cili nuk kas fare nevoje per mesatare… por mendohet se ne mos sivjet, vitin tjeter te hiqet.. pra nese kjo ndodh kuptohet se do te duhen goxha pike per tu futur pra ka nevoje per mesatare te kenaqshme




  38.  

    Kur është data e provimeve me zgjedhje 2013?Dhe a behet provimi i sociologjise bashke me filozofine,apo vetëm lenda e sociologjise?Kush e di ju lutem me jepni pergjigje.Flm.




  39.  
    kimy

    ju lutem mund te na jepni nje shembull ekzakt persa i perket llogaritjes se kesaj formule S = [ (M + Di +D2) x K + (Zi x Fi+ Z2 x F2) ] x 100 ???? shume flm




  40.  
    Sara

    doja te kish nje shpjegim me te mire te pikeve…. si mund te behen mbi 6000 kur vitin e pare mbledh maksimumi 300?




  41.  
    klajdi

    pershendetje,pasi beme provimet me zgjedhje besoj se matematiken e avancuar nuk kam per ta marr dot .tani mund te me thoni saktesishte kur mund ta riperseris njerin provim pra matematiken e avancuar




  42.  
    greis

    me fal per maturantet ka vjeshte edhe kete vit
    keshtu qe provimin do e besh tani ne vere po duhet te kerkosh inf mbi daten kur do behet testi

    SUKSESE




  43.  
    Gentjana

    kur dalin notat e provimeve me zgjedhje?




  44.  

    ju lutem mund te me thote dikush se sa jane kreditet e historise berthame dhe qytetarise per profilin shoqeror….=?




  45.  
    endriol

    un kam ngelur ne povimin me zgjedhje ca duhet te beje tani ………do te kalojh apo do te ngel………?




  46.  
    Lejda

    Munde te me thoni pse lenda praktik profesionale nuk llogaritet ne mesataren e 4 viteve shkolle ? Mua me duket e pa drejte kjo gje……………




  47.  
    Eli

    kush me ndihmon……????.ku mund ti gjej listat me ermrat e atyre qe do japin provimet me zgjedhje tani ne vjeshte? Ku publikohen??




  48.  
    Niki

    Un ne formialr dua t heh letersin e thelluar dhe historin e thelluar mirpo n provime ne vend te historis dua t bej provim x qytetarin historin ne formular do ta hedh vetem per kreditet qe ka behet???




  49.  
    fwteini

    dua te hedh greqishten …behet???…ju lutem dikush te me jap nje pergjigje…




  50.  
    iri

    me falni,kush mund te me shpjegoje nga ju gjimnazistet e sotem:historia e thelluar dhe historia berthame nga ndryshon?nese une zgjedh histori te thelluar,dhe e studioj,a kam studiuar edhe ate berthame?a mund te zgjidhen keto 2 lende per provim?




  51.  
    dori

    sa kredite duhet te jen max se minimum jan 8 ??




  52.  
    key

    nqs shkolla ka zgjedhur gjuhe te pare anglishten une mund te hedh ne ato 2 me zgjedhje italisht? dhe sa kredite do te ket italishtja me zgjedhje?




  53.  
    donna

    dua te vazhdoj studimet per ekonomik ..dhe ne lendet me zgjedhje do jap matematik te thelluar por nuk di qfare lende tjeter mund te jap,,pasi ekonomia ka 2 kredite…ekonomi te thelluar nuk bej ne shkolle… a ia vlen qytetaria ..???? ju faleminderit




  54.  
    elisa

    kam nje pyetje
    kete vit anglishtja mund te jepet lende me zgjedhje apo eshte vendosur perfundimisht me detyrim dhe nuk kemi mundesi per zgjedhje ?




  55.  
    tili

    mund te zgjedh anglishten e avancuar nga momenti qe anglishtja eshte bere lende me detyrim ???




  56.  
    klaudia

    Prsh, kisha nje pyetje une e kam mbaruar gjimnazin ne vitin 2009 dhe ath mund te merrje deftesen dhe pa dhene provimet me zgjedhje. Kur Shkova te marr dipllomen me thane qe ka ndryshuar rregullo dhe duhet te japesh edhe provimet me zgjedhje.dergoj prinderit te bejne regjistrimin dhe thone qe sociologjia eshte edukata qytetare si eshte e mundur te kete ndryshuar emer.theksoj se kam qene i drejtimit shkencor ne nje nga gjimnazet e tr




  57.  

    KUR DALIN NOTAT E PROVIMIT ME ZGJELLJE .





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)