e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Matura, pikët për të fituar universitetin

34
Pranvera Kola
Postuar më: 12 Korrik, 2013 tek Komunitet
universiteti
Me shpalljen e notave të marra në provimet me zgjedhje, si dhe zyrtarizimin e kuotave të pranimeve në çdo fakultet publik për vitin e ri akademik, maturantët mund të përllogarisin vetë rezultatin final të pikëve që arrijnë për degët në të cilat duan të vijojnë studimet e larta. Sikundër ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, maturantët duhet të listojnë në formularin A2, 10 degët në rend zbritës duke nisur nga më e preferuara, deri tek ajo më pak e preferuara. Duke pasur notat e provimeve me zgjedhje dhe atyre të detyruara, si dhe llojet e koeficienteve të shkollave të mesme e atyre të degëve universitare, maturantët mund të përcaktojnë vetë nivelin e pikëve dhe degët në të cilat kanë më shumë shanse për të qenë fitues.
Kjo llogaritje bazohet në formulën tradicionale të Maturës Shtetërore (D1 +D2 + M) x KSH + Z1 x F1 + Z2 x F2] x100. KSH është koeficienti i shkollës së mesme, F1 është koeficienti për provimin e parë me zgjedhje dhe F2 koeficienti për provimin e dytë me zgjedhje, D1 e D2 janë notat e provimeve të detyruara, Z1 e Z2 notat e lëndëve me zgjedhje dhe M është mesatarja e shkollës së mesme. Pas nxjerrjes së këtij rezultati mund të bëhet një përllogaritje e afërt mbi probabilitetin për t’u shpallur fitues në secilën prej degëve që maturanti kërkon të ndjekë.
Procesi i llogaritjes së rezultatit final për listimin e fituesve përbëhet në masën 80 për qind nga provimet e maturës, dhe pjesa e mbetur do t’i përkasë notës mesatare të arritur nga nxënësi në tre apo katër vitet e shkollës së mesme. Në vijim të shkrimit do të gjeni të publikuara edhe listën me pikët e fituesit të fundit të pranuar në secilin nga programet universitare gjatë vitit të shkuar.
Sipas vendimit të miratuar në Qeveri dy javë më parë pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë bëhet nëpërmjet parimit meritë – preferencë dhe kryhet në dy raunde (me dy formularët A2 dhe A3). Shpërndarja e fituesve në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga universitetet publike bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në rezultatet e shkollës së mesme, të Maturës Shtetërore (merita), si dhe të përzgjedhjes së programeve të studimit (preferenca), të bërë nga vetë kandidati.
Raundi i parë (aplikimi me formularin A2) zhvillohet në dy faza: regjistrimi online dhe dorëzimi i dokumentacionit shtesë pranë institucioneve të arsimit të lartë publik ku janë shpallur fitues. Kuotat, që mbeten të parealizuara për çdo program studimi pas mbylljes së regjistrimeve të fazës së parë, rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në bazë të propozimeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.

Në raundin e dytë kanë të drejtë të marrin rin pjesë të gjithë maturantët apo kandidatët etjerë që kanë konkurruar në raundin e parë me të njëjtën renditje preferencash të atij raundi, me përjashtim të: “fituesve të preferencës së parë të cilët janë regjistruar në këtë programstudimi, kandidatëve të cilët nuk kanë kërkuar vazhdimin e konkurrimit për preferenca më të larta gjatë regjistrimit online dhe që rezulto jnë të regjistruar në programin e studimit të preferuar.

tabelatabele 2tabele 3tabele 4tabele 5tabele 6tabele 7tabele 8tabele 9tabele 10

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


34 Komente


  1.  
    ismailo

    po une qe kam mar kater te provimet me zgjedhje vete dot ne shkoll te lart?




  2.  


  3.  


  4.  
    anja

    a m ms ja fusni pordhess ..fizika me kater mij pik -.- edhe puna sociale me pese mije pike a m mos ja qr tani ….
    pale pale cesht ky diskriminim ndermjet qyteteve.. te shkosh ne vlore tre mije pike ke mbaru per presedinte aa ka lezet -.- n tr sdel dot i cop agronomi se ka pese mije pik -.- ms ja QRRRRR uaaaaaaaaaaaaaaaa aa sa bukur aaa na cat .i.




  5.  

    tani keto kane te bejne me maturen 2014 ??




  6.  

    po pra per ke mature jane keto ?




  7.  

    per ke mature jane keto?




  8.  

    une zgjodha pskologjin dhe gjuletersin sepse jane lendet e mia me te preferuare ketoishin lenda ime zgjedhse




  9.  
    elona

    a jane te sakta keto pike x secilen dege perkatese? ju ltl prgj




  10.  
    xheni

    keto jan per vitin e kaluar




  11.  

    keto jane piket e fituesit te fundit?




  12.  
    amadea

    po lendet me zgjedhje me sa shumezohen sipas formules?….ne baze te cfr merret koeficienti ?




  13.  

    ej ju lutem po un qe kam 3 .765 pike a me dej naj dege ne durres ju lutem




  14.  

    po ne qofte se ke marre nota kaluese ne provimet a te lejohet te futesh per aktrim tek artet




  15.  

    keni ndonje informacion cfare do behet me arkitekturen do behet me konkurs apo do konkurohet sic behet per cdo dege tjt? ? http://goo.gl/O2hWCi




  16.  
    flora

    pse nuk i ngrene me shume piket se edhe katunaret,injorantet me 4 duan shkolle po te shkojne njeheere ne kopesht te mesojne shkronjat dhe numrat pastaj te shkojne ne shkolle




  17.  

    Na jepni piket e degeve te sakta .dhe nqs kane dal te tjera dege na thoni se boll u lodhem me provimet ne sdo merremi te presim dhe kto akoma.




  18.  
    kristjana

    eshte e sig q keto jn piket e sakta per ne universitet ?




  19.  
    artan

    mund tme tregoje kush pak psh. kto piket per te shkuar ne tiran per x dege e zemm nje qe ka 5000 pike kto pik jan per nje student qe shkon ne shkolle me pik Max apo ulen pak me min ?




  20.  
    emanuela cengu

    behen provimet ne menyr ekstreme…nota me e lart 6-shta dhe kta rrisinn piket




  21.  

    me falni un dua qe te vazhdoj studimet me universitetin e sporteve te tiranes si mund te veproj gjate plotsimit te formularit???




  22.  
    nisa

    po sikur mos ti hedhim 10 deget e caktuara a penalizohemi




  23.  
    xhusti

    te sakta jane keto piket ? O.o




  24.  
    RESMI HAKANI

    PFF ASNJE DEGE QENKA KOT KJO PUN




  25.  

    Po piket per kte vit a jan t publikuara ku mund ti gjej???




  26.  
    fatos lleshi

    na cat rakun
    po une qe kam 7000 pike a kap ndonje dege




  27.  
    xhoni

    n provimet e lirimit km marr 5 n matematik 7 n letersi dhe dy 6 n lendet me zgjedhje dhe mesatarja ime ishte 6…si ka mundesi qe piket e mia ishin 512.32(kaq pike do t thot rreth 500)




  28.  
    ina

    nuk kam besim te vetja edhe keto qe mesoj i hrroj nga emocionet




  29.  
    ina

    un e humb besimin te vetja kam shum frik ne orovime





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)