e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Maturantët me status studenti, vetëm nëse bëjnë regjistrimin paraprak

12
Pranvera Kola
Postuar më: 18 Shtator, 2013 tek Lajm i fundit cicerr

Përfundon procesi i llogaritjes së pikëve për fituesit në universitetet. Lista e kandidatëve që sigurojnë një të drejtë studimi në një nga universitetet publike të vendit për vitin e ri akademik 2013-2014 do të bëhet publike gjatë ditës së sotme. Burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme se listat tashmë janë gati për të gjitha programet studimore. Kandidatët që e gjejnë emrin e tyre në përbërje të këtyre listave duhet të nxitojnë për të bërë regjistrimin paraprak online sipas afateve të përcaktuara, në të kundërt studimet e fituara digjen. Referuar kritereve të përcaktuara në udhëzimin e MASH, saktësohet se: për të mos rrezikuar ndjekjen e studimeve të larta në fakultetet publike, kandidatët duhet të tregojnë kujdes të veçantë në respektimin e afateve të përcaktuara për procedurën e regjistrimeve. Pranimet në universitete edhe për këtë vit do të realizohen në dy faza, ku fillimisht bëhen regjistrimet paraprake dhe më pas ato përfundimtare. Fituesit kanë 5 ditë kohë në dispozicion për të bërë regjistrimin paraprak online , teksa duhet të dorëzojnë dosjen përkatëse të dokumenteve të kërkuara edhe pranë sekretarive mësimore të çdo fakulteti, sipas programeve studimore ku janë shpallur fitues. Regjistrimi paraprak është kushti themelor që do t’i lejojë kandidatët e shpallur fitues jo vetëm të vijojnë studimet në degën e përzgjedhur, por edhe të ngjiten në preferenca më të larta, për rastet kur do të mbeten vende bosh pas fazës së parë të regjistrimeve. “Regjistrimi online kryhet në çdo mjedis që ka akses interneti deri në mbrëmjen e datës 23 shtator 2013. Kandidati fitues ka të drejtë të qëndrojë përfundimisht i regjistruar në programin e fituar në fazën e parë (listat paraprake) duke përzgjedhur opsionin ‘Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar, thuhet në udhëzim. Kur kandidati nuk arrin të realizojë regjistrimin online, ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues nga data 18 shtator 2013 deri më datë 23 shtator 2013, nga ora 08:00 deri në orën 18:00. Studentët që duan të mbeten në preferencën e fituar në fazën e parë nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore”, thuhet në udhëzimin e MASH. Të drejtën për të vijuar studimet e larta në publik gjatë vitit të ri akademik, në të gjitha programet universitare do ta fitojnë rreth  30 mijë të rinj, vetëm në sistemin e ditës. Për kandidatët që nuk do të mund të përfshihen brenda kësaj liste fituese, do të kenë edhe një shans të dytë për të vijuar më tej studimet e larta. Procedurë e cila do të zhvillohet me formularin A3. Plotësimi i këtij formulari rihap edhe njëherë garën për universitetet, por me kushtin që fituesit do të përzgjidhen vetëm në degët në të cilat do të mbesin kuota bosh pas mbylljes së regjistrimeve të fazës së parë. Çka do të thotë se kandidatët që do të riaplikojnë përmes formularit A3 nuk do mund të vijojnë studimet në degët e tyre më të preferuara. Kjo kategori maturantësh do të jetë e kushtëzuar që të zgjedhë mes kuotave që do të rezultojnë të paplotësuara në fakultetet përkatëse, dhe jo në bazë të sistemit meritë-preferencës. Studimet part-time janë një tjetër alternativë që i ofrohet kësaj kategorie që të mos rrezikojë humbjen e një viti deri në aplikimet e maturës së ardhshme. Ndryshe nga një vit më parë kuotat e studimeve për part-time janë më të pakta dhe shkak për këtë është bërë mbipopullimi i fakulteteve, si dhe mungesa e kapaciteteve pedagogjike dhe infrastrukturore për pritjen e tyre. Për pranimet e reja në sistemin part-time të Universitetit të Tiranës janë miratuar në total rreth 2363 të drejta studimi. Ndërkohë që në total për të gjitha universitetet publike të vendit janë aprovuar rreth 8522 kuota studimi. Fakulteti i Histori Filologjisë ka numrin më të lartë të kuotave në sistemin part-time, me plot 750 kuota për të tre degët e saj, Gjeografi, Histori dhe Gjuhë Letërsi.

 

Kalojnë rreth 67 % e maturantëve mbetës  

Mijëra maturantë mbetës në sezonin e qershorit i janë gëzuar vjeshtës pasi kanë arritur që të fitojnë një shans të dytë, duke siguruar vijimin e garës për pranimet në universitetet publike të vendit gjatë vitit të ri akademik. Marrja notave kaluese në provimet e mbartura të maturës, u siguron këtyre maturantëve të drejtën që të plotësojnë formularin A3, për të përzgjedhur degën ku duan të vijojnë shkollën e lartë publike. Komisioni Shtetëror i Maturës tashmë ka shpallur rezultatet e arritura nga maturantët në këto provime, duke konfirmuar se pjesa dërrmuese e tyre kanë mundur që të ndryshojnë rezultatet negative të marra gjatë sezonit të parë. Sa i takon këtij raundi pranimesh burimet zyrtare të Ministrisë së Arsimit kanë bërë me dije se: “Nga 10.092 maturantë që iu nënshtruan provimit, rezultatet kaluese janë siguruar nga rreth 6.805 kandidatë, ose e thënë ndryshe kanë kaluar rreth 67.4 për qind e kandidatëve. ‘Në të dy afatet e mbajtjes së provimit të maturës (qershor dhe shtator), gjatë këtij viti nga 33.623 nxënës që i janë nënshtruar provimit, kanë kaluar 30.336, apo 90.2 për qind. Pra, gjatë këtij viti, janë 3.287, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë, çka do të thotë se ata mund t’i nënshtrohen provimit të maturës vetëm gjatë vitit të ardhshëm”.

Kategoria e maturantëve që janë të pakënaqur me rezultatet brenda dy ditëve të ardhshme mund të ankimojnë rezultatin. Nëse këta maturantë nuk duan të presin plotësimin e formularit A3, mund të përzgjedhin si alternativë studimi edhe degët e preferuara të ciklit part-time.

 

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


12 Komente


  1.  
    kosta

    Mor por kur do i shpallin listat e fituesve se kane plot nje jave qe mashtrojne apo kane edhe pak kohe te bejne pazare?!!! U justifikuan se gjoja sot ishte afati i fundit por akoma asgje Shqiperi hesapi ,vend plehrash dhe bastardesh




  2.  
    paemer

    na shkaterruat nga nervat sikur po beni ndonje shkence te madhe nxirrini te shkretat boll dallavere keni bo idiotaaaaaaa




  3.  
    lulezime

    doja te dija se kur do te shpallen datat e plotesimit te formularit a3 ?




  4.  
    ani

    kur jan datat per formularin a3 dhe sa kuota jan gjithsej…




  5.  
    ani

    kur plotesohet formulari a3 dhe sa kuota jan ….ju lutem nje pergjigje




  6.  
    kristi

    doja te dija kur jan datat pe formularin a3




  7.  

    kur plotesohet formulari a3 ?




  8.  

    ju lutem a kan dal datat per plotesim formularit a3 se nuk po gjejm gje ne internet ktheni nje pergjigje ju lutem?




  9.  

    Doja te dija se kur plotesohet formularet A3 se na palaset dhed kushe kthe pergjigje se me dukete po flasim me veten




  10.  

    Doja te dija se kur plotesohet formularet A3 se na palaset dhe kushe kthe pergjigje se me dukete po flasim me veten





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)