e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Mbi stereotipat antishqiptarë në veprat e autorëve të huaj

6
Armand Plaka
Postuar më: 2 Qershor, 2013 tek Kulture
Kartolinë gjermane me imazhet e librit të Karl May-it, “Durch Das Land der Skipetaren”, viti 1900

Stereotipat apo klishetë e përdorura mbi Shqipërinë e shqiptarët kanë bërë që shpesh bota letraro-artistike, por edhe opinioni publik europian e më gjerë, në kohë të ndryshme e sidomos në shekujt paraardhës, si pasojë edhe e mungesës së mjeteve moderne të informimit publik, të përftonin një imazh tejet negativ e shumë të deformuar. Por sigurisht, se një ndikim të madh e të pamohueshëm në gjithë këtë aspekt kanë pasur edhe autorë të huaj, reporterë e gazetarë, studiues, por edhe thjesht sharlatanë e aventurierë, të cilët – herë me dashje e herë pa dashje – kanë “kontribuar” masivisht në këtë çështje.

Ky fenomen ndeshet rëndom edhe sot e kësaj dite në forma më të rafinuara, por gjithsesi mundësitë e pafundme teknike që ofron koha në të cilën jetojmë, bëjnë të mundur që shumëkush të gjykojë në mënyrë të pavarur e të mos bie pré e tyre. Sigurisht se çështja e imazhit lidhet ngushtë edhe me zhvillimet e kahershme kulturore, ekonomike e politike të një vendi, apo të një kombi, dhe shpeshherë kufiri mes imagjinatës, mashtrimit, keqinformimit e realitetit është shumë i vogël, e nxjerrja në pah e tij është nganjëherë shumë e vështirë.

Spiridon Gopceviç, 1855 – 1928

Spiridon Gopceviç, 1855 – 1928

 

Në një studim kritik të ndërmarrë para disa viteve, Dr. Michael Schmidt-Neke (shih: Pseudologia phantastica und Orientalismus: Albanien als imaginäre Bühne für Spiridion Gopčević, Karl May und Otto Witte. In: Jahrbuch der Karl-May-Gesellschaft, 2006), studiues e albanolog gjerman, trajton gjerësisht rolin negativ të shkrimtarit gjerman Karl May në fund të shekullit ‘19 e fillim-shekulli ‘20-të, në përftimin e një realiteti shabllon e negativ mbi shqiptarët (asokohe nën perandorinë osmane). Por kjo pikëpamje e tij, relativizohet në dukje në vitin 2012 (shih: “Thjesht produkt fantazie! Shqiptarët në veprën e Karl Mayt”, nga Lindita Arapi, Deutsche Welle, 30 Mars 2012) ku ai thotë thotë se: Megjithëse Karl May i përshkruan shqiptarët jo edhe me aq tone pozitive, nuk mund të provohet se ai e bën këtë me qëllim fyerjeje apo denigrimi. Për shkrimtarin shqiptarët ishin lëndë letrare, imazhi për ta i shërbente atij për të krijuar një letërsi aventureske plot të papritura, rreziqe e peripeci – ku në fund fitonte gjithmonë e mira ndaj së keqes”.

Në një “fiction” historik të kohëve të fundit, me titull: “Për në Shqipëri, Karl!” ( shih: “Nach Albanien, Karl! Eine andere Reise in das Jahr 1914”, Peter Marxheimer, Nordstedt, 2007), autori në lidhje me këtë çështje na e sjell më qartë ndikimin, thuajse në kufinjtë e monopolit, që kishte në atë kohë bota (jo vetëm e fëmijëve e adoleshentëve) gjermanike nga romanet e Karl May-it në lidhje me perceptimin ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, ndërsa thekson se: Pasi Shqipëria, “Vendi –me karakteristika mitike – i shqiptarëve”, për të, deri në atë moment ishte bërë i njohur thuajse vetëm falë tregimeve të udhëtimeve të Karl May-it. Ishte sfondi i përshtatshëm gjeografik i ëndrrave rinore dhe fantazive aventureske. Vetëm një mësues kujdestar i kohës së tij të gjimnazit ishte përpjekur dikur, për ta shfryrë iluzionin e bukur e bërë kësisoj të kuptueshme në të vërtetën e vet reale, provincën osmane në skajin perëndimor të Ballkanit. Për ta çliruar, le të themi, nga qenia që e mbante atë lidhur pas kulisave magjike të May-it. Harrojeni Karl May-in! – kishte kërkuar ai në mënyrë të paekuivoke, për të disatën herë.     

Dr. Schmidt-Neke, në vitin 2006, flet pikësëpari mbi Shqipërinë si hapësirë për fantazitë megalomane, jo vetëm të Karl May-it, por edhe të Spiridon Gopçeviçit e të Otto Witte-s, një sharlatan, i cili pretendoi se u shpall Mbret i Shqipërisë në pranverën e vitit 1913. Vepra negative e roli i Spiridon Gopçeviçit, shërbeu sipas studiuesit në fjalë, edhe si bazë e mëvonshme për përcjelljen e imazhit negativ mbi Shqipërinë e shqiptarët. Ai akuzohet se me trillimet e tij të shpeshta dhe me materialet e dorëshkrimet e parapaguara nga qeveria serbe e asaj kohe, solli shpesh dezinformim, keqinterpretim e paqartësi në opinionet e politikanëve e studiuesve të kohës. Sidoqoftw, profesori gjerman thekson më tej se studimet e tij, si pasojë, nuk mund të shërbenin si një bazë e mirëfilltë shkencore për t’u marrë me historinë e Ballkanit dhe se vepra e tij, megjithëse voluminoze, u harrua shumë shpejt. Madje po kështu dhe emri, vendi e data e prehjes së tij.

 Kapaku i librit të Karl May-it, Durch das Land der Skipetaren, botimi i parë, 1892-1898

Kapaku i librit të Karl May-it, Durch das Land der Skipetaren, botimi i parë, 1892-1898

Po aty ai shprehet se: “Stili i tij i pakrahasueshëm agresiv, polemik e cinik, që me kalimin e kohës shkoi madje deri në kufijtë e urrejtjes e përbuzjes për njerëzit e grupimet e caktuara kombëtare, i bën studimet e tij me të drejtë të pavlefshme për t’u marrë si bazë për të studiuar historinë e Ballkanit dhe pa një ristudim e plotësim të tyrin, as që mund të merren në konsideratë apriori; jo vetëm interpretimi jashtëzakonisht subjektiv i raporteve, por edhe para së gjithash manipulimi skrupuloz i fakteve, janë ato që shënjojnë veprën e tij”.

Përtej studimit të albanologut të sipërpërmendur, interesant është të theksohet se në kohën kur shkroi May, nisën të dalin në dritë shumë botime të firmosura nga udhëtarë gjermanë, austriakë, francezë, britanikë e amerikanë, veprat e të cilëve, shpesh bazoheshin në të vërteta e fakte të mbledhura nga terreni, por kishte ndër to, që jo vetëm nuk kishin shkelur kurrë në tokat e banuara nga shqiptarët, por edhe niseshin qysh në gjenezë me tendenca negative.

Atmosfera kaotike në të cilën ndodhej Shqipëria e asaj kohe, ku spekulantët e aventurierët, ardhur nga vende të huaja, kishin gjetur terren për të vënë në jetë planet e tyre, na jepet edhe në një shembull tjetër. Kështu, në një analizë të bërë nga një historian dhe analist amerikan në vitin 1913, për të famshmen “New York Times” (shih: Europe’s “Autonomous Albania” Absurd, Says prof. Hart; Albert Bushnell Hart; New York Times; 19.10.1913 ), pohohet se: “katër vjet më parë, një djalosh aventurier francez, me emrin Gabriel Louis Jaray, kaloi katër apo pesë ditë duke përshkuar Shqipërinë Veriore – duke e cilësuar veten modestisht si i pari europian që kishte ndërmarrë këtë udhëtim. Ai më pas i renditi ato çka pa në një libër me shënime, i cili në fakt nuk e meriton emrin që mbart, “L`Albanie inconnue” ( ose në shqip: Shqipëria e panjohur). Kështu, si kundërvënie ndaj autorit, profesori amerikan thekson me doza ironie se: një rajon, i cili është shënjuar në mënyrë të detajuar në hartat e inxhinierëve austriakë dhe ku janë shtruar sipërfaqe të tëra me hekurudhë, zor se mund të cilësohet “i panjohur”.

Por Gabriel Louis Jaray njihet publikisht për botimin e një libri (botuar në Paris nga shtëpia botuese “Hachette”, në vitin 1913, me 238 faqe) me mbresat e tij gjatë udhëtimit që ndërmori në trojet shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë së Veriut, në vitin e largët 1909. Kësaj vepre madje, sapo doli në qarkullim, edhe vetë mediat amerikane i kushtuan vëmendje, duke marrë për bazë shumë nga përshkrimet e vlerësimet e tij mbi shqiptarët. Të botuara pikërisht në kohën kur edhe prof. Hart analizonte gjendjen në Ballkan e shkruante edhe për Shqipërinë, ato kishin ngjallur edhe një farë xhelozie nga ana e profesorit amerikan, pasi ky i fundit vetë, jo vetëm që s´ishte dakord me disa përcaktime të autorit, por fizikisht, me ç´konstatojmë, nuk kishte qenë ndonjëherë në vendin e shqiptarëve, gjë e cila e bënte atë të ndihej disi inferior.

Historiani gjerman, Dr. Michael Schmidt-Neke

Historiani gjerman, Dr. Michael Schmidt-Neke

Më e keqja është se pasazhe të veprave të studiuesve e reporterëve të huaj, u përdorën dhe u deformuan edhe më keq me qëllime kriminale edhe nga pseudostudiues sllavë ( dmth. serbë e malazezë), që kapnin në dukje nivele shumë të larta përfaqësimi, (deri në ish-kryeministra e politikanë rangjesh të larta), të cilët me zellin e tyre të tepruar antishqiptar, shkonin aq larg, saqë bëheshin fare qesharakë në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, trajtuar nga pikëpamja profesionale e djeshme dhe sidomos, e sotme. Kështu, nuk është e rastit që në përpjekje për të justifikuar krimet e masakrat ndaj popullsisë shqiptare, por edhe për të përligjur pretendimet e tyre hegjemoniste, në kohën e luftërave ballkanike (por edhe më parë), të lexoje se “shqiptarët janë njerëz me bisht”.

Ish- Kryetari i Këshillit të Ministrave të Serbisë, Vladan Gjorgjeviç (1844-1930), i cili më parë kishte ushtruar edhe profesionin e mjekut e atë të shkrimtarit, mbahet si përfaqësuesi më tipik i një plejade sharlatanësh, të cilët me penën e tyre jo vetëm që skuqën historinë, por duhet të turpërojnë sot e kësaj dite ata që i referohen me zell në studimet e tyre. Në botimin e tij më famëkeq, “Shqiptarët dhe fuqitë e mëdha” (shih: “Arnauti i Velike Sile”, Beograd, 1913) ai shkruan ndër të tjera se: Ata janë trogloditë bashkëkohorë, njerëz që sot e kësaj dite banojnë nëpër shpella, me dhëmbë bishash të egra dhe jetojnë në gjakmarrje – të zvetënuar; janë gjaktrazues, për shkak se kryejnë marrëdhënie seksuale brenda gjinisë”.

Po ashtu në dritë dalin në këtë kohë një sërë botimesh të politikanëve e akademikëve serbë, të cilat me zell përktheheshin me turravrap në gjuhët kryesore të kohës (anglisht, frëngjisht e gjermanisht), ku më së shumti bien në sy veprat e Stojan Protiç (1857-1923), Grigorije Bozhoviç (1880-1945), Jasha Tomiç (1856-1922), Jovan Haxhi-Vasileviç (1866-1948) etj.  Këtë fenomen më së miri na e rrëfen edhe kapitulli i katërt i përmbledhjes së botuar në vitin 2004, ”Wild Europe: The Balkans in the Gaze of Western Travellers”, i antropologut slloven, Bozhidar Jezernik, që në mënyrë sinjifikative vjen nën titullin “Men with tails” (Burra me bisht). Studimi në fjalë shqyrton perceptimet e udhëtarëve dhe studiuesve europianoperëndimorë rreth shqiptarëve, përfshi edhe përshkrimet e tyre se në Ballkan, kishin ndeshur në “njerëz me bisht”.

Në një varg konstatimesh të tjera, nëse i referohesh shënimeve e librave të asaj periudhe kohore, gjen nga ana tjetër edhe vlerësime me karakter diferencues, ku për shembull, muslimanët shqiptarë paraqiteshin me plot vese e të meta, stigmatizoheshin e visheshin me ngjyrime shpesh ironizuese e ofenduese, duke sjellë jo vetëm përcjellje negative të realitetit për botën e jashtme, por edhe mbjellë përçarje mes komuniteteve fetare vendase, ku në ndonjë rast pré e tyre binin edhe vetë shqiptarët. Po ashtu, në disa raste ndesh edhe në diferencime me karakter krahinor.

Studiuesi gjerman (i vënë në shërbim të austro-hungarezëve si konsull për Shqipërinë Jugore në vitet 1843-‘47) Johann Georg von Hahn, i cili shënjonte në veprat e tij më së shumti Shqipërinë dhe shqiptarët e shekujve 18-19, megjithë simpatinë që ushqente për të krishterët shqiptarë dhe veprën e klerit katolik në zonat veriore të Shqipërisë, shfqet mirëkuptues e objektiv për të parë në sy realitetin dhe arsyet se pse shqiptarët ishin konvertuar në Islam.

Pati ndër to, edhe si historiani dhe publicisti austriak, Jakob Philipp Fallmerayer, përgjatë shekullit të XIX, që hodhën në treg përpos disa tezave interesante e provokative rreth fqinjëve tanë, edhe disa vlerësime raciste përgjithësuese e rezervuan ironi përçmuese ndaj shqiptarëve.

Në një aspekt tjetër, sigurisht se nuk duhen harruar kontributet e albanologëve të shquar të kohës (shekulli 19-fillshekulli ’20), të cilët nuk mund të renditeshin apriorì, si mbështetës të kauzës shqiptare apo të shiheshin automatikisht si përcjellës realistë e pozitivistë të imazhit të shqiptarëve në botë nëpërmjet veprës së tyre. Sidoqoftë, rezulton se një pjesë e madhe e tyre, siç dihet, kryesisht me origjinë gjermanike, ishin jo vetëm studiues të zellshëm të albanologjisë, por edhe mbështetës pa rezerva të çështjes shqiptare. Kështu, në një vlerësim të bërë nga Faik Konica (shih: “Sëmundja e Zotit Gustav Majer”, Revista Albania, Viti I, Nr. 8, 1897, fq 125) për albanologun e famshëm Gustav Majer, thuhej:  Asnjë shqiptar i vërtetë s’ka të drejtë të mos dijë emërin e Zotit Gustav Majer, mësonjëtor i math n’Oshtri (Austri), i njohur në gjithë botë. Midis aqë të diturve t’Oshtrisë qi kanë punuar për përparimin e gjuhës shqip, as një ndofta s’ka dëftyer aqë thellësi sa Gustavi Majer. I ka provojtur Evropës që gjuha shqip është një gjuhë për të qenë dhe për të vënë re, dhe nukë një gjuhë e poshtrë dhe pa vlerë siç thonë armiqtë. Andaj, gjithë Shqipëtarët kemi detyrë t’ia dimë për të mirë Zotit Gustav Majer, edhe si gëzohemi kur mësojmë që gjendet mirë, ashtu dhe na vjen liksh kur mësojmë që i është lajthitur shëndeti.   

Duhet theksuar nga ana tjetër, se një ndihmesë pozitive në këtë aspekt në atë kohë – përveç veprave me karakter letrar e të përgjithshëm informativ në lëmin e gjeografisë, historisë, etnografisë etj. – dhanë edhe pamfletet e mirëfillta politike si “Serbia dhe Shqipëria” e kreut të socialdemokratëve serbë, Dimitrije Tucoviç ( 1914) dhe e Leon Bronshtajn “Trocki”, (i cili përcolli për mediat ruse, gjermane e austro-hungareze, një seri reportazhesh nga fronti) që raportuan realisht e në mënyrë kritike mbi atrocitetet e serbëve e malazezëve ndaj shqiptarëve gjatë luftërave ballkanike, por edhe kritikuan pikëpamjet e hershme të aristokracisë serbe (dhe jo vetëm) që i përdorte stereotipet ndaj shqiptarëve, shpesh si karburant për të ndezur makinerinë e saj gjakatare.

Në këtë drejtim shkonin edhe plot reportazhe e artikuj në mediat italiane, ato britanike, austriake, çeke, hungareze, skandinave, pjesërisht në ato franceze e sidomos, në ato amerikane të kohës, të cilat në përgjithësi ndikuan pozitivisht për përcjelljen e një imazhi realist të shqiptarëve, pavarësisht kritikave e shprehjeve të mosbesimit për të ardhmen e një Shqipërie të pavarur. Gjithsesi, duhet pranuar se shpesh në to ndjehej një tautologji joefektive, naivitet e mungesë njohurish të thelluara për “fenomenet” shqiptare të kohës e të djeshmen e tyre, ndikuar kjo edhe nga izolimi e pamundësia financiare për t’a furnizuar publikun me “lëndë të parë” nga terreni.

Sidoqoftë, përpjekja më e plotë dhe më realiste në këtë drejtim ishte ajo me titull “Golgotha shqiptare”, botuar nga hebreo-austriaku, Leo Freundlich në vitin 1913, mbetet padyshim një dokument me vlera të pamohueshme historike.

Kartolinë gjermane me imazhet e librit të Karl May-it, “Durch Das Land der Skipetaren”, viti 1900

Kartolinë gjermane me imazhet e librit të Karl May-it, “Durch Das Land der Skipetaren”, viti 1900

Duke iu rikthyer albanologut gjerman, Dr. Schmidt-Neke, shohim se:”… burimi kryesor i May-it për të shkruar romanet e tij në lidhje me shqiptarët është me shumë gjasa Spiridon Gopçeviç me veprën e tij “Shqipëria e Epërme dhe Lidhja e saj” (në gjermanisht: Oberalbanien und seine Liga), botuar në Lajpcig në vitin 1881. ..Pikëpamjet e May-it e të Gopçeviç-it mbi shqiptarët, në shumë elemente përkojnë me njëri-tjetrin” dhe po sipas Dr. Schmidt-Neke (shih: “Thjesht produkt fantazie! Shqiptarët në veprën e Karl Mayt”, nga Lindita Arapi, Deutsche Welle, 30 Mars 2012), duket qartazi se May-it i kanë munguar burime me vlera të mirëfillta shkencore e realiste të emrave të tillë si studiuesi e njohur gjerman, Johann Georg von Hahn, apo Joseph von Xylander

Profesori gjerman në studimin e tij na zbulon edhe detaje të cilat nuk mund të gjenden në libra e studime, gjë e cila na e bën më të qartë misionin që kishte marrë përsipër ai që për Karl May-in do të shërbente si bazament (dis)informativ, ndërsa dikuthekson se:qëndrimet e tij politike ndryshonin shpesh, e në shumë libra dëshmohet qartë se ato ishin edhe detyra të parapaguara. Sidomos me veprën “Makedonien und Altserbien“ (në shqip: Maqedonia dhe Serbia e Vjetër), botuar në Vjenë në vitin 1889, ai mori dhe damkën si “The father of Serbian political ethnography“ (Babai i etnografisë politike serbe). …Libri i tij u subvencionua nga qeveria serbe asokohe në Beograd, e cila i paguante autorit një honorar të majmë dhe i merrte përsipër edhe kostot e shtypjes së librit.

 

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


6 Komente


  1.  
    Gramoz

    shqipetaret jane autktone prane deteve dhe kjo tregon sepse kane qene njeres te zgjuar por haron se nga ka ardhuur ..serbi nga stepat e rusise.e nese dikush do te pyetet se kush nga keta munt te jete me bisht .por pa permendur nacionalitetet .mendja me nje here te shkon tek stepat i nxirosuri te nxiros njeres pa bureri njeres qe te vrasin naten e teqajne diten kriminele




  2.  

    ME DUKET NJE SHKRIM I KOTE DHE I PA VLERE , NGA ANA E AUTORIT KU NUK SJELL GJE TE RE DHE PERSHKRUAN NE TE SHKRIME ANTISHQIPARE PER TE CILAN NUK KEMI NEVOJE TI NJOHIM ,




  3.  
    Landi

    “Serbet e shpellave” siç i quan ne nje nga poezite e tij Pushkini i famshem ,jane perpjekur gjitmone te zene nje vend historik ne treven e ballkanit perendimor dhe po historikisht ,kane bere te pamunduren duke perdorur demagogjine dhe forcen per tja arritur ketij qellimi.Qent e politikes serbe kan mundur shpesh here te gjejne zagare ne Europe qe kane lehur me pagese per ta e kunder autoktonise dhe kulture se lashte Iliro-shqiptare.
    Siç e dime, sot qe vendin e drejton nje bande politike , kane shperthyer rishtaz anekdoda dhe fantazira antishqiptare duke synuar deri edhe heroin tone Kombetar Skendebeun. Pa dyshim, asgje nuk eshte e rastesishme ashtu siç nuk eshte e rastesishme qe edhe kjo histeri propogandistike antishqiptare ka marre hov pikerisht keto 20 e kusur vjet qe vendin e drejton nje kryebandit si Sali Berisha, i vertetuar kateciperisht me aktivitetin e tij qe punon per shkaterimi total te vendit autokton te shqiptareve, te dinjiteti kombetar dhe nxit pasigurine e brezit te ri brenda vendit duke u reklamuar viza, pasaporte dhe mjete udhetimi per jashte shtetit vetem e vetem qe ata te braktisin atdheun. Mbi 1 miljon shqiptar kane braktisur vendin keto 22 vjet, dhe as perpjekja me e vogel nuk behet per ti krijuar nje klime me te favoreshme qe kush i ka mundesite te kthehet e te rifilloj jeten ne vendin e tij , prane familjes. A ka sherbim me te madh se ky qe i behet shovinizmit dhe politikes antishqiptare serbo greke?




  4.  
    Zgerbonja perballë!...

    Mbase do duket e politizuar por eshte shkruar e verteta ne “Le Monde”gazeta me e madhe franceze dhe nje nga me të medhate e globit!Ja perafersisht idea e saj sepse origjinali do rigjetur dhe publikuar me foto!Per keqfoljen ndaj shqiptareve ka te drejte Shmid, ka shume autore të gjithe te blere nga sllavet,por dhe greket!Ka qene vertet nje furtune e madhe mbi shqiptaret e prapambetur të asaj kohe!Dhe ketu jane sjelle fare pak autore…Eshte e vertet qe sllavoshkruesit i benin shqiptaret njerez me bisht dhe Le Monde e thote kete aty nga viti 1946 kur nje delegacion i rangut te larte shqiptar i kryesuar nga vet diktatori Enver Hoxha,zbriti per here të pare me avion ne Paris.Ishte e njohura mbledhje e Kombeve te Bashkuara dhe ka nje kenge shqipe qe brilantisht e historizon kete eveniment botror.”Në Paris u mblodh UNOJA!…..”
    Greket kishin nxjerr pretendime territorjale dhe sllavet gjithashtu kishin presion paikologjik ndaj shqiptareve si njerz me bisht.Delegacioni shqiptar zbriti ne Paris dhe ishte ne pritje te autoriteteve protokollare franceze qe vononin!Nje ushtarak francez i derguar per inspektim,filloi te shikoje,thote Le Monde,delegacionin shqiptar nje per nje nga prapa duke filluar nga me i fundit qeveritar shqiptar e mbritur tek i pari i tyre, Enver Hoxha,i cili thote Gazeta njihte dhe fliste shume mire frengjishten.Kur mbriti tek Enver Hoxha,dhe po e veshtronte drejtuesin shqiptar nga pas,si të tjeret,diktatori e pyeti:”Zotri,cfare kerkoni që na shikoni nga pas?” Menjehere kontrolluesi sqaroi:”Serbet na kane thene se ju shqiptaret jeni njerez me bisht…por une bisht nuk po shikoj “Gazeta shkruan se menjehere, duke qeshur,Enver Hoxha iu pergjegj:”Jo,zotni,serbet kane te drejte!Vetem se gabojne pamjen:Ne shqiptaret kemi bisht te madh,por e kemi ketu,përpara dhe do tua tregojme edhe ne mbledhje atyre dhe grekeve!” Shkruan me humor te larte “Le Monde”gje qe edhe ndodhi ne mbledhjen e Parisit.Vet “Le Monde”faqe 3 dhe 22 me foto e cilson Enver Hoxhen kryeshtetarin me fotozhenik te mbledhjes dhe me të ashprin ne mbrojtje te shtetit te vet.Ndofta mund te jene dhe keto arsyet qe studiuesit e paanshem gjejne tek kenga popullore e asaj kohe vargjet e pashkulshme:
    “Në Paris c’u mblodh UNO-ja,
    Fol Enver,të lumtë goja!
    Fol e mbro të drejtat tona!…”etj…
    Natyrisht,kjo s’ka te beje me balten qe ca shqiptarobishtukë të vertet i hodhën Enver Hoxhes,duke shitur gjer dhe trojet e detit ne jug dhe duke qënë,si dihet zgjatim bishti i bythës se sllavëve në Tirane e Shkodër!”Bishti ynë eshtë perpara”, një thenie enveriane lapidare qe i bën mirë kombit shqiptar!




  5.  
    Zgerbonja perballë!...

    Te me fal lexuesi se komentin siper e bera direkt ndersa udhetoja me makinë dhe shoferi im italian qeshte nga kjo e vertetë,por qe unë kam harruar nga qeshja e “pepinos”,se duhej shtuar me tej fjala e diktatorit Enver Hoxha,thene ushtarakut francez.Ja harresa qe nuk eshte aspak fantazi:” Atij bishtit te gjate qe kemi perpara,ne i themi edhe hallat…”ka perfunduar Enveri dhe “Le Monde” perkthen djalektoren e Enverit për bishtin e madh perpara qe ne të vertet thote gazeta,shqiptaret e kane,dhe jane te dytet ne bote,pas Kamerunezeve afrikane me 22-34 cm.të penisit”(faqe 3)ndersa serbet,greket,ruset shkojne maksimalisht 19-20 cm.Eshtë ndofta kjo thenie tjeter brilante e Hoxhes,se bishtit shqiptaret i thone hallat,qe detyroi nje poet te fuqishëm e brilant ne ndertimin e poezive sarkastike,ti drejtohet nje bishtsumesi sllav ne Tirane,qe kish shkruar keq per Hoxhen:”Sa ke ti shtatin,Enveri kishte hallatin!”Dhe natyrisht kjo ka qene kulminante ne ate kohe dhe kulminante kur e shkroi poeti i shquar Arben Duka!Me falni per harresen!…




  6.  
    Malo

    Mire e keni po Enveri ka vdekur dhe na la pjellen e Ramiz Alis te perfaqesuar nga Berisha e Nano qe nuk kane asgje nga karakteri dhe shqiptaria e shqiptareve. Keto dy monstra jane gati te shesin edhe grat per te ruajtur karriken e pushtetit, Prandaj edhe dinjiteti i shqiptareve sot neperkembet me teper se i hebrenje ne kohen e nazisteve gjerman. Vetem mbasi te shporren keto monstra mund te flitet per dinjitet, krenari, miresi, perparim dhe kulturim te shqiptareve. Kerkesa keto te domosdoshme per te varrosur njehere e pergjithmone “Neçrtanien” serbe dhe “Megali-idene” greke qe per fat te keq kane blere shume shqiptare qe sot gjenden me poste drejtuese dhe u sherbejne me zell te madh per ca para te qelbura qe paguhen.
    Uroj me gjith shpirt qe te dale nje burr shteti e te drejtoje kete komb te vjeter sa vet njerezimi, per te zene vendin qe meriton ne radhet e kombeve te perparuara.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter