e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Ndërtimi në krizë, 15.4 për qind rënie krahasuar me një vit më parë

0
Edlira Shehu
Postuar më: 3 Prill, 2013 tek Ekonomi
3

Sado të mundohet instituti i statistikave të flasë për një ekonomi të qëndrueshme, shifrat janë kokëforte. Edhe pse në deklarimin zyrtar të INSTAT thuhen mes rrjeshtash bilancet negative të sektorëve të ndryshëm, treguesit e zymtë të ekonomisë tonë, nuk mund të mbulohen më më shoshë. Stanjacioni i sektorit të ndërtimit, të shërbimeve, apo turizmit, deri në mungesë të theksuar likujditeti, në shkurtim vendesh pune, në ndërtime të lëna në mes, në banesa të përfunduara por të pashitura nuk kanë si të mos reflektohen dhe në gjuhën e shifrave, si një tregues negativ dhe i frikshëm me atë cfarë po ndodh në ekonominë e këtij vendi. “Sektori i ndërtimit, në tremujorin e katërt të vitit 2012 pati rënie me 15.4 përqind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2011 dhe u ul me 1.4 përqind krahasuar me tremujorin para-ardhës”, konfirmon INSTAT, ndërkohë që ky tregues i rënies së këtij sektori është dhe më i madh. Po kështu dega tregti, hotele dhe restorante pati një rënie me 1.7 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe nuk ndryshoi krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Një rënie të madhe gjithashtu ka shnënuar për vitin që lamë pas dhe aktiviteti i transportit, i cili në tremujorin e katërt të vitit 2012 u ul me 8.4 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe u rrit me 5 përqind ndaj tremujorit para-ardhës. Ndërsa industria shënoi një rritje prej 7.8 përqind në tremujorin e katërt të vitit 2012 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, por krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012, dega e industrisë shënoi një rënie me 4.8 përqind. Grupi i shërbimeve të tjera në tremujorin e katërt të vitit 2012 shënoi një rritje me 7.8 përqind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011 dhe një rritje me 0.1 përqind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. E duke marrë këtë rezultane të thjeshtë të pranuar të shifarev Prodhimi i Brenshëm Bruto në tremujorin e katërt të vitit 2012 u rrit me 1.7 përqind kundrejt tremujorit të katërt të vitit 2011, e  krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012 u rrit me 0.1 përqind, një hap afër zeros.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter