e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Një shembull konkret vlen më shumë se diplomacia memece. Dy kërkesa për z.Dean

9
Nga VIKTOR MALAJ
Postuar më: 26 Mars, 2013 tek Analiza
dean h

 

I nderuar zotëri!
Si shtetas shqiptar, ju falënderoj për angazhimin tuaj dhe të grupit që kryesoni për çështjet e zgjedhjeve politike të vendit tim. Mirëpo, më lejoni që duke kujtuar disa fakte t’ju drejtoj edhe dy kërkesa, të cilat mendoj se do ta ndihmonin mbarëvajtjen e misionit tuaj të rëndësishëm për zgjedhje të drejta dhe të lira në Shqipëri.
1. Me shumë interes kam ndjekur para gati një dekade konkurrimin tuaj (brenda Partisë Demokrate Amerikane) për president të SHBA. Ju e dini më mirë se unë se njëri nga shkaqet që ju bëri të humbnit vendin e parë midis konkurrentëve demokratë, ishte një klithmë krejt njerëzore që ju lëshuat në një miting të simpatizantëve tuaj. Shumë nga votuesit e konsideruan atë akt si provë të mjaftueshme se ju nuk ishit i përshtatshëm për të drejtuar Amerikën.
Nëse unë apo ndonjë shqiptar tjetër do ia tregonim popullit shqiptar këtë histori, jo vetëm që nuk do të na besonin, por do të na përqeshnin dhe trajtonin, ose si të marrë, ose si mashtrues. Por nëse do ia tregonit ju, mësimi që do nxirrej do ishte shumë i vlefshëm. Sepse ka mbi njëzet vjet që politikën shqiptare e turbullon, e pështjellon, e tjetërson dhe e kriminalizon, kryesisht, një individ, i cili, pasi militoi vullnetarisht dhe me shumë pasion për 22 vjet në ish-partinë komuniste, për një kohë po kaq të gjatë po menaxhon edhe jetën politike pas-komuniste të Shqipërisë (si atëherë kur është në pushtet, ashtu edhe kur ka qenë në opozitë).
Përveç vitit 1992, ky individ dhe partia e tij kurrë nuk kanë gëzuar mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, por, me makinacione, dhunë dhe krim, kanë arritur të ushtrojnë pushtetin ekzekutiv shumicën e kohës dhe të ndikojnë e deri nënshtrojnë plotësisht pushtetet e tjera.
Do të dëshiroja që episodin e sipërpërmendur në fushatën tuaj në SHBA t’ia tregonit asaj pjese të popullsisë shqiptare (megjithëse përbën pakicën) që vazhdon ta përkrah dhe, sidomos asaj pjese të popullsisë që vazhdon, naivisht, apo marrëzisht, ta konsiderojë individin në fjalë si të vlefshëm për vendin. Ju, me të drejtë, mund të thoni se nuk merreni me të marrët. Atëherë, ju lutem, tregojeni atë shembull për hir të naivëve.
Personi i lartpërmendur, të cilin ju e takuat pak ditë më parë, ka qenë dy herë president i vendit dhe po kaq herë kryeministër. Klithma e pafajshme, por fatkeqe, që ju lëshuat dikur në fushatën elektorale, do të përbënte formën më të qytetëruar të komunikimit politik për kryeministrin aktual të Shqipërisë, i cili, të gjithë karrierën e tij politike e ka të mbushur me fyerje, shpifje, kërcënime (të stilit Al Kapone), mashtrime, trillime, burgosje gazetarësh dhe djegie të redaksive të gazetave, burgosje kundërshtarësh politikë dhe vrasje protestuesish, kontrabandë armësh dhe nafte, falsifikime dhe dhunime votash, mbrojtje të kartelit të drogës (së Lazaratit) dhe tjetërsim të territorit të Shqipërisë, si dhe marrje të pushtetit me dhunën e armëve (14 shtator 1998), dhe dorëzim të tij pas deklaratave të vendit tuaj dhe të BE.
Ju mund të çuditeni dhe të pyesni se ku kanë qenë shqiptarët gjatë kësaj kohe, që e kanë lejuar të sillet si një gangster (siç e pati përcaktuar shtypi anglez në 1997 dhe ai gjerman në 1998). Meqë kjo temë del jashtë objektit të kërkesave të mia, ju lutem juve dhe stafit tuaj t’i tregoni popullit shqiptar (pa diplomaci) se çfarë do të kishte bërë populli amerikan dhe çdo popull evropian me individë të tillë, domethënë, do iu kishte besuar fatet e kombit apo do i kishte izoluar si rrezik kombëtar.
2. I nderuar zotëri! Me keqardhje, më duhet t’ju them, se, nga ato që thatë pas mbërritjes në vendin tim, duket qartë që ju nuk jeni i mirinformuar rreth ecurisë së proceseve zgjedhore në Shqipëri gjatë këtyre 22 viteve. Unë e kam të qartë që ky nuk është faji juaj. Ju thatë se Shqipëria ka bërë përparime nga një palë zgjedhje në tjetrën. Fatkeqsisht, për shqiptarët, kjo nuk është e vërtetë.
Zgjedhjet politike të viteve 1991-1992 qenë pranuar nga të gjitha palët politike në Shqipëri si dhe qenë përcaktuar si të lira dhe të drejta nga bashkësia ndërkombëtare. Të paqortueshme ishin votimet e vitit 1994 (Referendum për Kushtetutën). Fshehja e këtyre fakteve është gracka që ka ngritur Sali Berisha për ta paraqitur shoqërinë shqiptare para monitoruesve ndërkombëtar si të prapambetur dhe, rrjedhimisht, të paaftë për të bërë zgjedhje të lira dhe të drejta. Mjerisht, gënjeshtra-grackë e tij ka funksionuar.
Nëse stafi juaj shoqërues do të studiojë me vëmendje raportet e qeverisë suaj (country reports) dhe ato të institucioneve evropiane që merren me zgjedhjet dhe të drejtat e njeriut, do të konstatojë lehtësisht se problemet serioze shqetësuese me zgjedhjet në Shqipëri kanë nisur pas humbjes së referendumit nga zotit Sali Berisha. Më saktësisht, këto probleme janë bërë evidente në vitin 1996, me dhunimin tërësor të zgjedhjeve të përgjithshme të 26 majit të atij viti, dhe kanë vazhduar me forma e mjete të ndryshme deri sot. Paradoksalisht dhe turpsisht, zgjedhjet e vitit 2009 u klasifikuan si të pranueshme, megjithëse u tha qartë se “ishin numëruar keq dhe shumë keq në 30 për qind të tyre”. Personalisht, kurrë në jetën time, nuk kisha dëgjuar apo lexuar se diçka e falsifikuar në një të tretën e saj do të mund të konsiderohej normale dhe e pranueshme. Ndoshta ky standard ishte posaçërisht për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Unë i përkas asaj kategorie qytetarësh që besojnë se është vështirë të gjesh shenjtër në kishë, e aq më pak në politikë. Rrjedhimisht, unë nuk shpresoj se ndihma juaj do të bëjë të mundur shenjtërimin e politikës shqiptare, por kontributi juaj i ka të gjitha mundësitë të ndihmojë popullin shqiptar të mënjanojë dhe izolojë, në mos të gjithë djajtë, të paktën Luciferin.
Ju dhe stafi juaj vini në Shqipëri pasi Departamenti i Shtetit tuaj e ka thënë qartë, vjet, se “…popullit shqiptar i është hequr mundësia të ndërrojë lirisht qeverinë e tij” dhe, nga ana tjetër, korrespondenca diplomatike e shtetit tuaj e ka përcaktuar po aq qartë se “Kreu i trukimit të zgjedhjeve në Shqipëri është kryeministri i vendit”. Pra, zgjedhjet i trukon dhe i dhunon ai person që po ju ankohet juve dhe BE se “opozita nuk e pranon rezultatin….”.
Prej jush dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare perëndimore, populli shqiptar do të dijë se si duhet sjellë dhe vepruar me një qeveri apo bandë politike, e cila, me dhunë dhe mjete të tjera “moderne”, nuk e lejon popullin të vërë në drejtim të vendit ata individë apo grupe politike që dëshiron shumica. Retorikat diplomatike nuk bëjnë më efekt në këtë qoshe të Ballkanit. Prandaj, ju lutem, u flisni shqiptarëve siç flisni në raportet tuaj që citova më lart dhe mbani qëndrim në përpjesëtim me to.
Me konsideratën më të lartë
 Viktor Malaj
Botuar sot ne DITA – (Foto shoqeruese: Drejtori Rajonal per Evropen Qendrore dhe Lindore te Institutit Demokratik Kombetar Amerikan NDI, Robert Benjamin dhe Kreu i delegacionit te Institutit Demokratik Amerikan, Howard Dean, gjate nje konference shtypi, ku kane publikuar raportin paraprak per situaten parazgjedhore ne Shqiperi – Tirane 22 mars 2013 LSA
Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


9 Komente


  1.  
    goni

    Konsiderate per shkrimin tuaj,




  2.  
    georges

    po cfare i ka ndodhur konkretisht ketij zoterise amerikan? e din kush?




  3.  
    redaksia

    Rasti i Howard Dean eshte si vijon : Ne SHBA, perpara gares finale per presidencen, zhvillohet gara brenda partise per te nxjerre perfaqsuesin e vet. Keto quhen Primeries. Ne 2004 garonin 7-8 vete brenda Partise Demokrate. Votimi behet nga vete anetaret e partise . Deri tri jave para fundit, ne te gjitha sondazhet ( polls ) Dean ishte ne krye te listes se demokrateve. Ne nje miting me perkrahesit e tij, kur ishte ne tribune, ai leshoi nje klithme ( eksklamacion ) qe,ne te vertete, nuk kishte asgje te keqe, dicka si uauuuuu!. Kjo gje beri qe disa perkrahes te tij te mendonin se ” kur nuk eshte ne gjendje te kontrolloje emocionet e tij para simpatizanteve te vet, ky nuk vlen te marre persiper drejtimin e SHBA…” Ky fakt beri qe Dean te kalonte ne vendin e trete brenda partise dhe te mos ishte kandidati demokrat per Presidencen e SHBA. Megjithate, Dean mbetet nje figure me reputacion ne SHBA.




  4.  
    bardhi

    Ju lumte zoti Viktor Malaj, ndoshta dikush mund ta perktheje ne anglisht dhe tia postoje zotit Dean, i cili ka marre persiper nje mision sa te shenjte aq edhe delikat.
    Suksese popullit shqiptar!




  5.  
    Arif Gjongjini

    Shkrim i mrekullueshem, qe e paraqet situaten me nje kthjelltesi e saktesi te plote. Urime autorit! Edhe gazetes, sepse eshte ajo e tille qe ofron pena te guximshme e te drejta!




  6.  
    Kica

    Keshtu fliste edhe Cavezi per Presidentin BUSH dhe vajti ne te sateme,!.. So mbylle halen e mos u trego AMERIKANEVE perralla me SATAN .




    •  
      avash o trim

      Ore zotni Kica, po ngatarron k…in me dollarin m duket. Cavez esht vendim-marres politik or ti Kica me cica, nje autor shkrimi ne gazet esht krejt tjeter gje n t gjitha raportet qytetare apo shteterore qofshin. Keshtu qe ule tonin o trim, se do trembesh femijet




  7.  

    Dua tu falnderoj gazeten DRITA per shkrime te sakta por mos u ndal nga presionet qe do te bejne hajduterit qe mbrohet nga qeveria -/-/- benu dhe ti nje nga gazetat me te fuqishme si c., eshte televizori top cener mos u ndal as majtas as djathas rri opozite gjithemon duam drejtesi po e perseris duam drejtesi na ka humbur dretesia Ta filloc pensionin me 18 mije leke te vjetra dhe per 22 vjete shkone 190 mije leke te vjetra dhe Berisha nje dite te bukur ta ben 110 mije leke te vjetera qe nuk e lejon ligji sepse nuk votojme per Berishen kjo eshte e temershme i ngine gjykatat me urdher po ligji c,u be e hengeri kurse pervete merre 12 milione ne muaj e tmershme





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter