e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Njohja e anglishtes kushtëzon mijëra diploma të nivelit master

0
Pranvera Kola
Postuar më: 18 Korrik, 2013 tek Aktualitet
toefli

Vërshojnë aplikimet për mbrojtjen e gjuhës angleze sipas testeve ndërkombëtare nga studentët që janë në prag të diplomimit. Me mijëra studentë të fakulteteve publik që janë në mbyllje të studimeve të larta në një nga ciklet e studimit të nivelit master, si dhe doktoraturë duhet të nxitojnë për të fituar dëshminë përkatëse për mbrojtjen e gjuhës angleze sipas testeve ndërkombëtare të Toefli-t dhe Toeic-t. Për të mos rrezikuar marrjen e diplomave pas sezonit të vjeshtës, apo për vitin e ardhshëm akademik, kandidatët që janë në prag të diplomimit duhet të kalojnë edhe testin e njohjes së anglishtes. Datat 20 korrik dhe 31 korrik janë dy afatet e fundit, që u vihen në dispozicion këtyre studentëve për të shlyer detyrimin e mbrojtjes së anglishtes sipas testeve të specifikuara.

Për të hyrë në këto provime studentët duhet që një ditë para datës së provimit të bëjnë regjistrimin, teksa duhet të derdhin në një nga filialet e bankave edhe tarifën financiare e cila për Toefli-n shkon 66 euro, ndërsa për Toeic rreth 155 euro. Regjistrimi për të dhënë këtë provim mund të kryhet edhe në rrjetin online http://www.ut-ets.edu.al, ku gjendet i detajuar edhe formulari i aplikimit, si dhe shembujt përkatës se si do të jetë përmbajtja e secilit test. Përcaktimet e bëra në ligjin e arsimit të lartë sanksionojnë se njohja e gjuhës angleze do të jetë kusht bazë për të marrë diplomën në fund të ciklit të studimeve universitare. Kjo veçanërisht për studimet master apo të ciklit të tretë të doktoraturës. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku njohja e gjuhës nëpërmjet certifikatës, kërkohej në nisje të studimeve, me ndryshimet e bëra njohja duhet të dëshmohet nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare por në përmbyllje ciklit të studimeve. Në të kundërt personi përkatës nuk do të marrë dot diplomën e mbarimit të studimeve universitare të nivelit master profesional, shkencor apo doktoraturë.

Ndërkohë që brenda një kohe të shkurtër provimi i gjuhës angleze planifikohet të bëhet i detyrueshëm edhe në shkollat e mesme. Çka do të thotë se nxënësit e arsimit të mesëm në provimet e detyruara të maturës, përveç lëndës së matematikës, Letërsisë, e lëndëve me zgjedhje do të japin edhe provimin e anglishtes,si kusht për të vijuar më tej studimet e larta. Programet e studimeve të ciklit të dytë master i shkencave realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Ndërsa programet e studimeve “Master profesional” realizohen me 60-90 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 1,5 vite akademike.

 

 

Kushtet e diplomimit në ciklin master profesional dhe shkencor

tab

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter