e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Perandoria e Frrokut lulëzoi pas 2005-s. Mbesa e Berishës, eksperte kontabël e kompanive të tij

1
Redaksia Online
Postuar më: 3 Mars, 2013 tek Aktualitet
frroku

I akuzuari për vrasjen e Dritan Lamajt qëndron në krye të një perandorie biznesi që arriti majat për 8 vjet. Por më shumë se suksesi i shpejtë, ajo që të bën përshtypje është përfshirja e mbesës së kryeministrit si eksperte kontabël dhe njerëzve të lidhur me politikën në kompanitë e tij. “Kur bëhet fjalë për  kompani të suksesshme, dhe sidomos për lojëra fati, sigurisht që në to të do të gjesh dhe mbesën e kryeministrit, Shpresa Breçani.  Kështu, referuar të dhënave zyrtare, Breçani është eksperti kontabël për të gjithë kompaninë e  lojërave të fatit që posedon familja Frroku. Në kompaninë “XHOI CO 21”, mbesa e kryeministrit është emëruar si eksperte kontabël në mars të vitit 2012, pikërisht në kohën që biznesmeni Arben Frroku thotë se ka pasur përplasjen e parë me  komisarin e vrarë Dritan Lamaj. Por nuk është vetëm mbesa e kryeministrit personi i vetëm  i njohur që rezulton i përfshirë në  kompanitë e  Arben Frrokut”, shkruan sot gazeta “Tema”.

Në vitin 1996, Frroku kishte vetëm një biznes, të cilin e kishte regjistruar në emrin e Mark Frrokut. Por pas vitit 2005, për Frrokun nisi lulëzimi i vërtetë i bizneseve. Për 8 vjet, Arben Frroku  ka arritur të shndërrohet nga një njeri që zonë të vetën kishte Laçin, në një prej biznesmenëve të suksesshëm në vend. Aktiviteti i  tij nis me  restorante, hoteleri  turizëm e deri tek  lojërat e fatit dhe shfrytëzimit të kromit në Bulqizë. E të gjitha këto kompani janë të regjistrua pas vitit 2005, kohë në të cilën ka ardhur në pushtet Sali Berisha.

“4 vjet më vonë, nga qyteti i Lezhës, Frroku arrijnë të  “pushtojë” kryeqytetin duke regjistruar një sërë kompanish të suksesshme. Tre vjet pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet, Arben Frroku arrin të ngrejë në këmbë 5 kompani që objekt të veprimtarive të tyre kanë nga restorantet e deri tek lojërat e fatit dhe shfrytëzimi i resurseve minerale në vend. Kështu, në vitin 2008 , biznesmeni  krijon “A.M – L Group”.

Dy muaj më vonë, në prill të vitit 2008,  nën emrin Frroku është regjistruar shoqëria “GJINI – NIKA” me seli në Bulqizë. Kompania ka për objekt të veprimtarisë së saj “Shfrytëzim dhe kërkim i mineraleve në përgjithësi, import – eksport” dhe Arben Frroku zotëron 50 përqind të aksioneve”, shkruan “Tema”.

Në fund të 2008-s, ai krijon kompaninë “E-2A Grup”, objekti i së cilës është “import- eksport të artikujve industriale e ushqimore, pije alkoolike e jo alkoolike. Hapje dhe shfrytëzim bar restorante,diskoteka. Transport të mallrave brenda dhe jashtë vendit”. Ndërsa në shkurt të 2010 biznesmeni Frroku krijon kompaninë “ENERGY FINANCE MANAGEMENT SHQIPERIA”, e cila  deri më tani me firmë të kryeministrit Berisha ka përfituar të drejtën e ndërtimit të  hidrocentraleve. Lojërat e fatiti nën siglën “Xhoi Loto” do të shënojnë kulmin e aktivitetit ekonomik, ndërsa në tetor të 2011-s, Berisha me anë të një vendimi i dha me koncesion për ndërtimin hidrocentralet “Iballë 1, 2, 3” dhe “Sapaç 1, 2”. Në bazë të dokumenteve zyrtare, rezulton se Mark Frroku zotëron në këtë kompani rreth 22.50 përqind të aksioneve, ndërkohë që bashkëaksioner është dhe Shkëlqim Selami me 32,5 për qind të aksioneve.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


Nje koment


  1.  
    Remi

    kur artikulli flet per mbesen e Berishes nxirrni ate ne foto. Policet kane femije ashtu si dhe ju dhe nuk do lejojne te abuzohet me figuren e tyre. nje drru eshte me e pakta rrusho





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)