e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Përmbajtja e tezave për të katër provimet e maturës 2013

0
Pranvera Kola
Postuar më: 13 Maj, 2013 tek Lajm i fundit cicerr
provime-lirimi-256x181

Për të fituar një të drejtë studimi në shkollat e larta, maturantët këtë vit do të testohen në katër lëndë, në dy lëndët e detyruara dhe në dy lëndët me zgjedhje të përcaktuar prej tyre. Dy provimet e detyruara do të kenë në total 25 pyetje, ku 13 prej tyre do të jenë me përgjigje alternativë si dhe 12 do të kërkojnë përgjigje me shtjellim.

Testi në total për këto dy provime do të përmbajë 50 pikë, teksa kohëzgjatja e provimit është 2 orë. Testet që do të hartohen nga ekspertët për lëndët me zgjedhje do të përmbajnë 20 pyetje, të cilat do të jenë të kombinuara në sasi të barabartë ndërmjet pyetjeve me alternativa dhe atyre që do të kërkojnë shtjellim.

Vlerësimi maksimal i testit do të jetë 40 pikë. Ekspertët që do të merren me hartimin e testeve, do të ngujohen në ambientet e AKP-së javën e fundit të muajit maj, ku do të përzgjedhin dhe pyetjet finale që do të përmbajë teza.

Provimet e detyruara dhe me zgjedhje të maturës i jep çdo nxënës që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A-1. Çdo maturant mbetës, qoftë dhe në një nga provimet e detyruara apo me zgjedhje (D1, D2, Z1 a Z2), ka të drejtën e riprovimit të lëndëve në vitin e ardhshëm shkollor.

Ai ka të drejtë të konkurrojë për programet e studimit në arsimin e lartë publik vetëm pasi të ketë fituar katër provimet.

 

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter