e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Problemet me tretjen shkaktohen edhe nga dhëmbët e palarë

0
Redaksia Online
Postuar më: 3 Korrik, 2013 tek Lajme Flash
si te pastrojme dhembet

Pastrimi i dhëmbëve me furçë të butë është veprimi më i mirë që ndihmon në largimin e erës së keqe të gojës. Lëvizjet rrethore të furçës për pastrimin e dhëmbëve janë shumë të këshillueshme, sepse kjo formë e larjes së dhëmbëve përveç të tjerash edhe i bën masazh mishit të dhëmbëve, ndërkohë që ky masazh përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mban mishin të shëndetshëm. Sipas udhëzuesit të përgatitur nga ekspertët e shëndetit publik, gjuha kurrë nuk duhet anashkaluar. Edhe gjuha duhet të pastrohet mirë me pastrues gjuhe. Një shtresë e trashë që formohet në gjuhë mund të shkaktojë mostretjen e gjithashtu edhe t’u jap një erë absolutisht të keqe të gojës. Të kujdesesh për shëndetin e gojës nuk do të thotë që të mbajmë vetëm dhëmbët të pastërt por të gjithë shëndetin e gojës. Këtu përfshihen dhëmbët, mishi dhëmbëve, gjuha e gjithashtu edhe fyti. Goja duhet shpëlarë me një shpëlarës  goje të mirë.  Mos harro se shpërfillja e shëndetit të gojës mundet që jo vetëm të shkaktojë rreziqe shëndetësore si mostretja por, gjithashtu çon edhe në shkaktimin e ulcerës së gojës dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Pirja e duhanit është armiku kryesor i shëndetit të gojës. Një arsye tjetër që era e keqe e gojës shkaktohet është edhe mos pastrimi periodik i dhëmbëve te dentisti. Rekomandohet që çdo 6 muaj të vizitohet dentisti për të kontrolluar gojën, për ndonjë problem të dhëmbëve dhe gojës dhe për t’i pastruar dhëmbët që të largohen njollat dhe pllakat. Pastrimi para fjetjes është gjithashtu i mirë pasi lufton bakteriet që mund të zhvillohen nga mbetjet e copëzave të ushqimit e përveç të tjerash goja mbetet e pastër gjatë gjithë kohës sa flini. Vetëm në këto kushte mund të mbajmë larg një sërë problemesh shëndetësore, të cilat krahas dhëmbëve mund të prekin edhe organet e tjera jetësore.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter