e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Provimi i Matematikës, gjeometria, njehsimi diferencial e funksioni zënë 60 % të pyetjeve

1
Pranvera Kola
Postuar më: 4 Qershor, 2013 tek Komunitet
nxenes-provim-epoka

Maturantët tashmë po u nënshtrohen konsultimeve finale per provimin e dytë të maturës që do të zhvillohet në lëndën e matematikës më datën 14 Qershor. Pas udhëzimeve të marra nga drejtoritë arsimore, mësuesit e lëndës së matematikës përgjatë 9 ditëve të ardhshme do t’u shpjegojnë maturantëve në konsultime kapitujt dhe temat, mbi të cilat bazohet pjesa dërrmuese e pyetjeve që do te bien ne tezen finale te provimit.

Sipas përcaktimeve të bëra nga hartuesit e maturës, edhe provimi i matematikës do të jetë i diferencuar në varësi të llojit të shkollës së mesme që maturanti ka kryer. Në nisje të javës së ardhshme ekspertët do të ngujohen në Agjencinë Kombëtare të Provimeve për të detajuar permbajtjen finale te pyetjeve qe do të kenë testet e matematikës. Sikundër ndodhi me provimin e letërsisë, edhe për matematikën do të jenë disa lloje testesh, të cilat do të diferencohen ndërmjet tyre sipas llojit të shkollë së mesme, ku përfshihen : gjimnazi 2013, maturat artistike, koreografike, sportive me kohë të shkurtuar, gjimnazi me drejtim natyror e shoqëror, pedagogjikja, seksioni dygjuhësh, si dhe shkollat e tjera profesionale.

Kështu, nxënësit që kanë mbaruar shkollat e mesme profesionale, qoftë të natyrave artistike apo sportive, nuk do të kenë të njëjtën shkallë vështirësie të pyetjeve si ata që kanë mbaruar shkollen e mesme te profilizuar me  drejtim natyror apo shoqëror etj. Duke iu  referuar këtyre përcaktimeve maturantët duhet të jenë të kujdesshëm në përgatitjet finale qe duhet te bejne per kete provim, në mënyrë që të mos rrezikojnë humbjen e pikëve gjatë plotësimit të testit.

Në programet orientuese të matematikës, është përcaktuar rëndësia që do të ketë secila nga 7 linjat bazë të temave që maturantët duhet të përvetësojnë për këtë testim. Bashkëngjitur shkrimit do të gjeni të detajuara rëndësinë që secila nga këto tema do te kete ne tezen finale per maturen e 2013-s, ata që kanë mbaruar shkollën e mesme artistike, si dhe shkollën e mesme të drejtimit gjuhësor, atë profesionale apo dhe me kohë të shkurtuar. Funksioni, gjeometria, njehsimi diferencial e integral, si dhe statistika e probabiliteti do të zënë dhe pjesën më të madhe të pyetjeve që do të ketë testi i matematikës.

Në mënyrë më të detajuar gjeometria, funksioni e njehsimi diferencial do kenë 60 për qind të pyetjeve në provimin e matematikës. Kërkesat e provimeve do të jene dy llojesh, me zgjedhje te shumefishte e me shtjellim të argumentuar. Zgjidhja e problemave do të zërë një pjesë të rëndësishme të pyetjeve që duhet të plotësojë nxënësi. Testi do të përmbajë pyetje për të tria nivelet e vështirësisë në raportet 40 për qind të pyetjeve në nivelin nënmesatar, 40 për qind për nivelin mestar dhe 20 për qind për nxënësit me rezultatet të larta. Bashkangjitur shkrimit gjeni të detajuara tëmat më të rëndësishme që do bien në provim, të klasifkuara sipas perqindjes.

nxenes-provim-epoka 132

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


Nje koment



Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)