e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Lazarat, e pashë me sytë e mij katrahurën…

49
Postuar më: 28 Dhjetor, 2013 tek Pikante

“…..pse është kaq paqe në Lazarat?! Përse asnjëherë nuk ka lajme për vjedhje, vrasje e krime në këtë fshat, në këtë kombinat natyror droge, që të përçon ndjesinë e mafias që bën ligjin, ku si në fshatrat e Siçilisë apo në disa vende të Amerikës Latine, prej trafikut të drogës, dëgjon për lloj-lloj makrabitetesh njerëzore?! A ka në Lazarat njerëz të ndershëm, të fisëm e të shkolluar?! Përse ky fshat identifikohet me të djathtën, ndërkohë që ka nxjerrë një partizan me emër jo të vogël në Panteonin e të rënëve për liri, siç Muhamed Gjollesha?!”

 

 

Nga i dërguari i DITA, Ermir Hoxha

 

“Dua ta shoh me sytë e mij katrahurën!” – kjo batutë e Xha Parandilit tek filmi ‘Gjeneral Gramafoni’ më ndërmendej teksa i afrohesha Lazaratit, shoqëruar nga Toni, një djalë i fshatit, me të cilin më kanë njohur ca rrethana tipike njerëzore e shqiptare bashkë. Ishte një ndjesi e njëllojtë me atë që kisha ndjerë në kapërcimin e parë të kufirit, këtu e mbi 20 vjet më parë, me kuriozitetin gërryes se ç`gjendet tej pas rrethimit me tela me gjemba: ç`njerëz, ç`jetë, ç`botë?! Edhe për Lazaratin kam patur të njëjtën ndjesi, ushqyer dhe nga miti mediatik, për një truall të pazakontë kokëshkretësh, sa herë që kaloja ndanë rrugës që hynë për një fshat, ku instiktivisht ktheja kokën se mos shihja ndonjë postobllok me njerëz të maskuar e me kallash; e më pas, imagjinoja territoret e minuara, që, nëse do ecja një ditë nëpër Lazarat, duhej të kisha kujdes ku hidhja këmbën për të mos fluturuar në ajër copa-copa, e për këtë do të më duhej ndonjë udhërrëfyes, gjithsesi ndonjë vagabond i kësaj ane. Por asgjë! Hap pas hapi duke hyrë në fshat, truri nis të shkarkojë gjithë këtë ngarkesë të rëndë virtuale, duke u ndeshur me realitetin më të zakontë deri në rëndomsi të një fshati shqiptar, nga ato që rrojnë jo me hashash, por duke mbjellë, shitur e ngrënë misër. Eshtë ditë e dielë dhe qendra e fshatit është e qetë, pa ndonjë zallamahi të papunësh e nevojtarësh për shërbimet e Komunës. Sheshi është pis, shumë pis, por jo e njëjta panoramë pise është në lagjet e rrugicat e brendshme, që janë gjirokastritçe të pastërta. Godina e Komunës, një lulishte trekëndore me dy varre e një lapidar, dy lokale e një rrap, përbëjnë detajet urbanistike të zemrës së Lazaratit. Ca fëmijë englendisen me njëri-tjetrin pranë dy qiparisave që u bëjnë hije varreve pranë lapidarit. Veç tralalasë së tyre në komunikim e ndonjë kakarisje pule, nuk pipëtin asgjë, ndonëse është ora 10 e paradites. Tashmë, truri ka shkarkuar si rëndesë të tepërt dhe imazhin e krijuar për makina lluksoze që barabiten zhurmshëm e gjithë prepotencë rrugëve të fshatit. Dyrrotëshit, janë po ato që i has kudo, pa asnjë dallim. Po ashtu dhe shtëpitë, ku has të vjetra me nur gjirokastrit, ku bien në sy çatitë prej rrasash guri; të mëpastajme pa ndonjë karakteristikë të dukshme, por shumë fine në stil; si dhe të reja, por që jo aq të ububushme në madhështi e luks, sa për të menduar që aty janë derdhur  para me thasë. Asgjë nga këto! Përkundrazi: e zakonshmja është befasuese! Hashashi dhe kultivimi i tij, këtu nuk përbëjnë befasi. Mjaft të thuhet se nuk ke pse lodhesh a sforcohesh për të parë parcela me to. Kudo që të jesh, në çdo lloj pozicioni, në qendër a periferi, lënda narkotike harliset si të qe hardhi rrushi. Në një zallishte disahektarëshe në një luginë që ndan Lazaratin nga një lagje e re, është bërë një punë gjigante duarartësh për ta shndërruar në tokë pjellore kanabisi. Eshtë punuar për merak; dhe një mik tjetër lazaratas me të cilin gjerb një kafe në ballkonin e lokalit kryesor të fshatit, bën një ironi të hidhur: Ja se ç`bën shqiptari nëse do të punojë!  Por nuk është zallishtja apo terrenet periferike në tatpjetën e Malit të Gjerë, e zakonshmja e Lazaratit me parcelat e kanabisit; bima çuditëbërëse, është shndërruar tashmë dhe në një lloj trëndafilishteje në oborret e taracat e shtëpive, që kultivohet në ca fuçi ngjyrë blu, të përdorura për transport boje, e që tregtarët e kanë parë të udhës t`ua shesin të interesuarve të kësaj ane, pasi u kanë mbetur stok. Dhe unë  tani e kuptoj se përse ata dy të rinjtë hollandezë, kishin arritur aq lehtësisht të dokumentonin nga ana filmike kultivimin e hashashit. Të njëjtën gjë mund të bëj dhe unë poaq lehtësisht po të kisha një kamer, e që e bëj me aparatin tim pa asnjë lloj droje duke fiksuar ç`të më dojë syri e instikti profesional. Sepse e ceka me sipër: hashashi këtu është diçka e rëndomtë! Ndaj, ja vlen të interesohesh më mirë për të tjera aspekte të jetës së këtushme: si përshembull, pse është kaq paqe në Lazarat?! Përse asnjëherë nuk ka lajme për vjedhje, vrasje e krime në këtë fshat, në këtë kombinat natyror droge, që të përçon ndjesinë e mafias që bën ligjin, ku si në fshatrat e Siçilisë apo në disa vende të Amerikës Latine, prej trafikut të drogës, dëgjon për lloj-lloj makrabitetesh njerëzore?! A ka në Lazarat njerëz të ndershëm, të fisëm e të shkolluar?! Përse ky fshat identifikohet me të djathtën, ndërkohë që ka nxjerrë një partizan me emër jo të vogël në Panteonin e të rënëve për liri, siç Muhamed Gjollesha?!

Ago Basha, është ai që më sqaron këto dilema. Eshtë banor lazaratas, pjesëtar  një prej fiseve më të mëdha dhe më me emër të fshatit. Jeton në Amerikë dhe është shtetas amerikan, por ndodhet në Lazarat përkohësisht pasi është angazhuar për marrjen e një masteri shkencor në Letërsi. Eshtë djalë i lexuar. Ta jep këtë përshtypje që në fjalët e para. Duket se e ka pasion të shkuarën e fshatit. Për çfarë thotë e pohon, ka referenca nga ato që ka mësuar nëpërmjet rrëfimeve gojoje, por dhe leximeve. Thotë se gjatë periudhës otomane, Lazarati është banuar nga të krishterë, por që në papajtushmëri me praktikat e Kapllan Pashës së Delvinës, që sipas tij zbatonte politika me efekt islamizues, ata u zhvendosën në Greqi, vend të cilin e konsideronin më të favorshëm në raport me identitetin e tyre fetar. Ndërsa fshati më pas, ka nisur të banohet nga njerëz të ardhur nga Lumi i Vlorës, Kurveleshi e Progonati. Agoja thotë se kjo mund të vërtetohet nga veshjet e grave e nga stili vajtues i tyre nëpër morte, që kanë ngjashmëri lehtësisht të evidentueshme dhe sot. Por ai sjell dhe një argument gjuhësor, sipas së cilit, banorët e Lazaratit janë të ardhur në Luginën e Drinos. Tek gjirokastritët dhe libohovitet, ‘y-ja’ nuk ekzston, pasi është zëvëndësuar nga ‘i-ja’ (shembull: për sitë e ballit). Ndërsa tek e folura e Lazaratit, ‘y-ja’ është e pacënuar. Pastaj, Lazaratasit nuk janë pronarë të mëdhenj tokash sikur gjirokastritët dhe libohovitët.

Pse Lazarari bastion i së djathës?! Ago sqaron se kjo vjen më tepër për shkak të një rrethane historike, të një ngjarjeje më vete. Sipas tij, Lazaratasit kanë qenë fillimisht antizogistë në pjesën dërmuese; dhe krah të Ethem Totos në kryengritjen e Delvinës. Një kërkesë për hapjen e një shkolle në fshat, Zogu nuk i është përgjigjur pozitivisht e shkolla e parë është hapur me kontributin e Dervish Rrexhepit, një Babai Bektashi, që më pas ka themeluar Teqenë e Detroidit. Shkolla qenka ndërtuar nga Muhamet Gjollesha, i dalë nga Teknikumi ‘Hari Fullc’. Gjatë luftës, lazaratasit qenkan rreshtuan më së tepërmi me Ballin, ku numerikisht, paskan qenë 30 ballistë e vetëm 6 partizanë, por pa bërë ndonjë zarar. Siç thotë Ago, në fshat hynin e dilnin dy palët, pa asnjë lloj problemi me njëri-tjetrin; e për këtë sjell si fakt që një javë pasi në Lazarat është organizuar një Konferencë e Ballit drejtuar nga Ali Këlcyra, në fshat ka buajtur vetë Bule Naipi, një figurë e njohur e grarisë partizane në jug. Lufta e Libohovës mes ballistëve dhe partizanëve, sërish nuk tronditi një lloj bashkëjetese mes tyre në Lazarat, në gjykimin e Agos, pasi ballistët e Lazaratit nuk iu bashkuan fqinjëve e bashkëluftëtarëve të tyre përballë, duke gjykuar se fajin për atë luftë e kishin patur ata, duke vrarë dy partizanë. Por historia e Lazaratit, do merrte një kthesë që do ta shndërronte atë në delen e zezë ideologjike gjatë rregjimit komunist, pikërisht kur një batalion partizan me në krye Sotir Meron, një partizan minoritar, tentuan të sulmojnë forcat gjermane në Gjirokastër. Ata nuk kanë patur rrugë tjetër veç Lazaratit. Por në përpjekje për të kaluar nëpër fshat, kanë qëlluar më artileri duke vrarë tre gra. Kjo ka shkaktuar zemërimin e burrave, të cilët, sipas rrëfimit të Agos, kanë braktisur bagëtitë që i kishin nxjerrë duke kullotur e ja kanë nisur një lufte duke vrarë dhjetra partizanë. Dhe është pikërisht kjo ngjarje e luftës, që Lazaratin e ka bërë të jetë i djathtë. Por në realitet, nuk është aq bastion. Ago thotë se në fshat asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë grindje për arsye politike, se askush nuk të paragjykon nëse thua se voton për PS-në, e se ka plot të angazhuar me të majtën. Sali Berisha ka qenë në fshat vetëm njëherë, aty nga `96. Edi Rama ka qenë para pak vitesh në një vizitë të thjeshtë, pa shumë përmbajtje politike, ndërsa Erjon Veliaj, duke qenë deputet, shkon rregullisht. Një vizitë e këndshme në fshat, ka qenë dhe ajo e Dritëro Agollit aty nga viti 2000. I ndodhur tek një mik në Libohovë, është ftuar nga babai i Agos që të vizitojë Lazaratin. E kur i është thënë, si për ta ngacmuar se ata janë ballistë, Dritëroi është përgjigjur me humor: “Nëse më thonë o komunist, do ju them o ballistë! Nëse me gjuajnë me gurrë, do i gjuaj dhe unë me gurrë!”  E Dritëroi ja ka kaluar paq mes lazaratasve, që janë vënë në garë për ta qerasur mjeshtrin e fjalës.

Dhe vërtet, unitetin dhe bashkëjetesën e paqtë të Lazaratit pakkush e ka në Shqipëri, qytet, qytezë apo fshat. 3 mijë banorë janë të lidhur në shumë fije me njëri-tjetrin, sa në të mirë e në të keq të dikujt, merr pjesë gati mbi 90 përqind e fshatit. Ka ndodhur gjatë viteve të Komunizmit, kur për shkaqe ideologjike, e kanë patur të vështirë që të lidhin krushqi në Gjirokastër, Libohovë e Delvinë – tre qytetet me të cilat ka patur raportet më të afërta historikisht, – e kjo ka bërë që të kavatohen mes vetes, duke lidhur krushqi brenda fshatit, ç`ka ka sjellë një lloj stabiliteti social. Puna në kooperativë, ka qenë fronti kryesor i ekonomisë së banorëve të atyshëm në Komunizëm. Persekucioni, sipas tyre, ka qenë në shumë forma, ku kryesori ishte në të drejtat e studimit. Sadik Boci, ka qënë i vetmi kuadër komunist nga Lazarati, i angazhuar me shumë detyra në aparatin e PPSH, në krye të Zërit të Popullit në një kohë, e më pas drejtor në disa ndërmarje të mëdha në Tiranë e Durrës. Ndërsa për Muhamet Gjolleshën, Ago thotë se dhe ai qëllimisht u la në harresë nga Enver Hoxha, veç faktit së emërtimit të një rruge në Tiranë me emrin e tij, pikërisht për shkak të origjinës lazaratase. Megjithatë, Agos nuk i pëlqen që lapidari i të rënëve partizanë në qendër të fshatit, të degradohet në atë mënyrë, edhe nëse nuk është lënë qëllimisht në atë gjendje. Ata dhanë jetën për liri e duhen nderuar, paçka rreshtimit ideologjik, – konkuldon ai.

Ç`mund të jetë tjetër Lazarati nga ai që është, plot virtyte nga njëra anë: jetë e qetë, bashkëfshatarë që jetojnë pas asnjë lloj ndasie, sherri për punë pronash apo përplasjeje për motive politike?! Lazarati nuk figuron në listën e akteve me natyrë kriminale; nuk ka vrasje, grabitje apo luftë bandash. Ka hashash, por ajo ngjan sikur të jetë një trëndafilishte, nga pasioni për ta zbukuruar jetën, në oborre, pragje, ballkone, rrugë e rrugica. Nuk gjen të dytë vend, ku në pak hapësirë të bashkëjetojnë dy ekstreme të tilla. Dhe jo të gjithë janë të angazhuar ta lulëzojnë jetën me bimën kriminale; ka shumë nga ata që jetojnë më të ardhura nga puna në shtet, ose nga biznese të tjera. Ka të tjerë që e quajnë gjëmë këtë që i ndodh fshatit, sikurse ca besimtarë, të cilët e kanë të vështirë të pranojnë se aty ku jetojnë, shumë afër tyre, njerëzit janë të zhytur në punë të ndaluara dhe, sipas fjalorit të tyre, ushqehen me haram. Por sërish lind pyetja: a mund të jetojë Lazarati ndryshe?! Ago thotë se “Lazarati i keq”, ai që ndjell një të keqe, ndodhet gjetiu, doemos në Tiranë. Aty është thjesht një fshat i zakonshëm, me njerëz krejt të zakonshëm, pse jo, edhe të virtytshëm në shumë drejtime, të cilët janë detyruar nga duar e mendje të padukshme për të bërë atë që bëjnë, që dhe në këtë mënyrë, prapseprap, kanë se çfarë shembujsh pozitivë të japin, derisa nuk bëjnë zullume në drejtime të tjera. Nëse shteti, – gjykon Ago, por dhe të tjerë si ai, – do vendosë të investojë në Lazarat; t`u sigurojë lehtësira për të punuar tokat e për të mbjellë të duhurën; të ketë një plan për punësimin në administrarë të sa e sa të diplomuarve; të ketë në fund të fundit një projekt për rivitalizimin ekononim e social të fshatit; e pa dyshim, të ndalë “dorën e padukshme” që i çon banorët të mbjellin vdekje, atëherë do jenë vetë këta të fundit që do kërkojnë një stil të ri jete. Lazarati ka njerëz punëtorë. Biznesi i linjave të betonit në Lazarat, dominohet nga ata. Po ashtu, biznese të mëdha në Tiranë, si birrat Bavaria e Ficher, si dhe bojrat Vivechrom, janë të lazaratasve. Si të lidhur shumë me blegtorinë, janë tre baxha të njohura në Lazarat e Gjirokastër, me prodhime bulemtrash që tregtohen në të gjithë Shqipërinë. Dhe vetë Ago, thotë se nëse nga shteti do ndjente dorën e ndihmës, atëherë ai do e linte Amerikën për të ngritur një fermë në fshat e për ta shndërruar në prodhimtare atë 1 hektarë tokë që ka në pronësi. Ky është Lazarati; këta janë lazaratasit! Por aty është dhe shteti ynë, i pasqyruar detaj më detaj nga fati i atyre njerëzve. Dhe vërtet: shteti ynë, politika jonë, më e qartë për atë se ç`është e ç`nuk është; për atë se ç`duhet e ç`nuk duhet të jetë, nga Lazarati shihet, dallohet e gjykohet më qartë se askund tjetër.

Banesa tw vjetra nw Lazarat, me ccati gjirokastriteKroi tradicional i fshatit, nga ku nuk buron mw ujw, por zgjatohen tuba uji, qw zakonisht shkojnw pwr vaditjen e kanabisit (1)Qendra e LazaratitShtwpi e vjetwr nw Lazarat, quhet emwrtohet ndryshe si kulle karakteristike nw fshatShwn Nikolla, ne variantin ekstra - fetar, nw portret afresk.Taracw banese nw Lazarat, ku hashashi kultivohet nw fucciZallishte nw Lazarat, e shndwrruar nw parcelw kultivimi hashashi

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


49 Komente


  1.  

    Tani Lengaraqet mburren e thone se nuk kane se cfare te na bejne, jane Priccipate Lazarat Colombia e themeluar me vullnetin politik te Sali dhe Azem Shpellarit, per nje cop deputet kane shkaterruar nje shtet dhe kane bere corbe Europen si prodhuesit dhe tregtuesit me te medhenj te saj. Vullnet politik nuk do te kete sa te jete i lire Sali Krimineli, harrojeni, ai kekon destabilitet dhe mos pranim te Shqiperise ne BE, sipas udhezimeve te marre nga Serbia te ciles si spiun i vjeter i sherben familjarisht.




  2.  
    Pëllumb zaimi

    1. Kryeqyteti i kanabisit ishte nen mbrojtjen e politikës,te policise e te pushtetit lokal 2. Parate e kanabisit perdoreshin per te blere vota 3. Lazarati ishte shembulli tipik i modelit te kapitalizmit tropojan 4. Lazarati ishte krijim i partise demokratike ,të parës parti postpluraliste shqiptare dhe te pares parti qe e pagezoi demokracine me kanabis. Prandaj nën efektet e tij ajo u shfaq ne truallin shqiptar si partia e barbarizmit demokratik. Shkuli pemet komuniste dhe mbolli bimet kanabiste. Keto ishin parimet e kapitalizmit te saj dhe te demokracise se saj per mafian jo per popullin. Por francezet nuk i kuptojne keto. Francezet duhej te kishin lindur ne Viçidol që t’i kuptonin? Njerzimi nga shpellat doli dhe francezet akoma nuk e dinë!?




  3.  
    john vasili

    Nuk ka me as te djathte, as te majte, as partizan, as ballista… As Muhamed Gjollesha, as Sali Protopapa… Nuk ka me ideologji, as parime.
    KA VETEM SHQIPTARE ME LEKE DHE SHQIPTARE PA LEKE




  4.  
    iliriPermet

    Fermat, Kooperativat, Uzinat dhe fabrikat u shkaterruan ……papunesi e madhe, ku do haje gjithe ky milet?? Shteti nuk ekziston, boll te marri pjesen? Sa kapet nje person me droge (e cdo lloji qofte) policia ve vleren sa kushton?? A mund te thote njeri se ku i di cmimet e droges preciz kjo policia jone?




  5.  
    PRODHONI BIME BUJQESORE ME LEVERDI EKONOMIKE

    DUAM PUNE-PUNE NUK KA-BEJME HASHASH PER TA BLERE Te tjeret.KENI PUNE?jo.
    NQS KENI PUNE JETOHET ME 200000leke te vjetra/fryme ne muaj?jo.
    CTE BEJME ATEHERE?PSE DUHANI ESHTE ME PAK I RREZIKSHEM SE HASHASHI?jo.LE TE CUDITEN TE HUAJT.nderhyni tek cmimet baze te artikujve me te domosdoshem per jeten te zvogelojme prodhimin e tij.MUND TE KALOJME DHE TEK HASHASHI MEDICINAL ME VOTIME.




    •  
      elio

      Punen njeriu e gjen dhe paguan taksat si te gjithe ata qe cdo dite ropaten per copen e bukes por nuk kultivojne droge..NUk ka justifikim per te qene kunder ligjit sepse i bie qe cdo i varfer te hedhe ne ere apo te vrase sepse nuk ka pune…Ne asnje demokraci nuk eshte e lejuar kjo. Nese ju e mendoni apo kerkoni ndryshe, burgje ka plot o mik…Sa me shpejt ti bien atij fshati qelbesire aq me mire do jete..
      Nuk mund te perligjet paligjshmeria, nuk mund te legalizohet krimi…zoterinjte ta kuptojne..mjaft me..




  6.  
    ramushi

    Vendosjae rendit dhe antikorupsioni per Qeverine e re ka per sfide te pare Lazaratin,neqoftese bie lazarati, elektoratit qe voti kete qeveri do i mbushet mendja se qeveria do te jte jete gjate ,ne te kundert do mendohet qe eshte pale me ata qe deri sot kane mbrojtur kete Kolumbi.




  7.  
    toni

    mos ua prishni parcelat. LEGALIZOJENI DHE TAKSOJINI! Do heqin dore vete




  8.  
    beni

    Shume nuk e kuptojne se Europa i dha paret Milloshevicit,per tja u prishur e djegur shtepite e banditve te bosve te droges ne Kosove dhe me vone u prapagandua ndryshe,keshtu veproj edhe ne 97 me ju ne jug per tja u djegur e shkatruar shtepite e droges e krimit te organizuar por atehere nuk ishin ndertuar si duhet,por tani ju vjen radha dhe juve te Lazaratit te berishes se po shikoj qe shtepite kan mare nje paMJE TJETR;NDRYSHE nga 97!
    Pra tju japim pune te varferve nga paret e droges e te bimve te ndaluara!




  9.  
    Era

    kur te behet shqiperia do behet dhe Lazarati. njera sjell tjetren




  10.  
    shqipfolësi

    LAZARIJUANA… :)




  11.  
    SHQIPTARI I VERTETE

    QEVERIA RAMA DUHET TE VEPROJE MENJEHERE TE HEQE KETE KANCERIN E SHQIPERISE DHE TE EUROPES!!!!




  12.  
    marko

    LAZARATI NUK ESHTE MURI IBERLINIT QE TE DISKUTOJME;;REZOHET APO NUK REZOHET.CESHTJA ESHTE TE GJITH ATA NJEREZ QE HANE BUKE ME LAZARATIN DHE KETU NUK KAM PARASYSH VETEM GJIROKASTRITET PO DHE GJITH ATA HLLEXHINJ QE BUK E GOJES I SHPIE NE LAZARAT, KJO QEVERI DO JETE NE GJENDJE TE SIGUROJ MINIMUMIN E JETESES KETYRE NJERZVE.PRA CESHTJA ESHTE SOCIALE DHE EKONOMIKE.




    •  
      elio

      Gjithe ata njerez duhet te mesojne te jetojne ne demokraci dhe legalisht. Asnje taksapagues shqipetar nuk do qe taksat e tij ne vend qe te shkojne per rruget dhe shkollat e femijeve, tu japin asistence ketyre zhulsave drogaxhinj..mesoni te nxirrni buken e gojes ndershmerisht..mjaft me duke na kerkuar per peng parane e shtetit…




  13.  
    Act Now

    Legalizoni hashashi nese nuk jeni ne gjendje te izoloni fenomenin,ky eshte diskutim global te legalizohet ose jo.Ka shume fakte qe tregojne se marijuhana eshte me pak e demshnme se duhani biles ka edhe veti sheruese per disa lloj semundjes




  14.  
    cdo behet

    po sikur POLIZIA eshte riperterire…akoma pikon aty ….apo EUROPA po na prish imazhin




  15.  
    Zigur Qarri

    Luften kunder droges nuk e ka fituar jo Italia e Mafias por as USA qe ka shpenzuar miliarada.
    Ateher lind pyetja perse qeveria jon servile lejon helikopteret italian te fotografojn Shqiperine?
    Italia kerkon te justifikohet para publikut italjan duke fryre shifrat si ti teket atyre per ti thene qe shqiptaret jan fajtore!Po para 1990 kush e furnizonte mafian italjane?Italjanet te shikojn shtepine e tyre qe kan deshtuar totalisht.
    Larg duart nga Lazarati.Legalizoni Canabisin qe nuk esht kurre me e demshme se cigarja dhe alkoli.




  16.  
    djali

    lumi pse su mori o injorante me tru plasteline …njerezit skane buke te hane juve ju shqeteson lazarati …




  17.  
    lili

    Lazarati eshte tu bâ nje hot spot turistik!lejone edhe kanabisin-pse jo?edhe vetem nga vizitoret e perdoruesit do kemi turist sa Amsterdam!
    Po duhet me ju thane tyre te lazaratit’hapuni pa,se je ni bâ bunker!
    Edhe ndonje coffeeshop aty perreth duhet per keta turista kurioze!




  18.  
    helio

    O njerez trapa! Duhet te kuptoni qe lazerati po siguron jetesen,asgje tjeter,asnje lidhje me politiken. Ne lazerat kane siguruar kete jetese dhe banore te dhjetra fshatrave perreth,qe skane patur mundesi te sigurojne buken e darkes. Askush nuk do tia dije per politiken ketu ( jam nga lazerati) ka shume idiote qe mendojne se ketu po behet kasaphane,mbase mendojne seketu ka ndonje thertore njerezish e ku di une cfare legjendash qarkullojne rreth ketij fshati. Lazerati prodhon,eshte industri per banoret perreth. Ju keshilloj qe me mire te merreni me hajdutet te cilet po vjedhin xhepat tuaj neper dogna dhe ne cdo zyre shteterore,mos u merrni me lazeratin pasi konkretisht tani qe po shkruaj,ka punesuar mijra njerez nga pothuaj cdo rreth i shqiperise. Vetem parazitet mund te flasin keq per kete fakt. Dhe njehere u keshilloj qe te ms merreni me kete fshat i cili deri tani ka rezultar jetedhenes perpopullsine perreth,por shihni qe te gjeni nje menyre per te bushur ‘magjen’ me miell per darke. Respekte!




  19.  

    -Ne Lazarat duhet te kete alternativa per te punesuar ata njerez te harruar qellimisht,qe nuk paten alternative tjeter per mbijetese..Mendoj se jo policia por mirekuptimi me reforma sjell rezultat…




  20.  

    po mustaqet qe mban valle a kane pasur vullnet politik per ti mbajtur, sepse vetem me kte shprehje qe ke perdorur per mua nuk ke kurrefare personaliteti por je thjesht nje ushtar partie, shkurt muhabeti te dhjefsha ne mustaqe




  21.  
    iliri

    xhaxhi ka vdekur,na erdhen ne qeveri per 23 vitet jo pasardhesit e xhaxhit se po te ishte ashtu Shqiperia sot do te ishte ne Europe por erdhen ne pushtet kriminelet me pseudonimin PD,por kjo ishte nje parti qe destabilizoi jo vetem Shqiperine por shkaterroi gjithe prespektiven Europiane te kombit shqiptare,dhe perseri ne opozite po mundohet me cdo kusht qe shiptaret te mos e marrin statusin e vendit kandidat,kto duan vetm varje asgje tjeter.




  22.  
    Peqinsi

    Ku je more “vezhguesi F” ? Bej nje koment se ty i bie pykes, shpjego pse ndodh dhe c’duhet bere. Njerezit thone se jane pa pune, pa buke, pa te ardhme.
    Si do behet, ka ndonje plan rilindja, se ai drejtori me mustaqe e ndriti me ate pergjigje as mish as peshk.




    •  
      Vëzhguesi F.

      Hahaha! Pershendetje miku im “Peqinsi”. Kam nostalgji per ate qytet dhe per gjithe ata miq qe atje kam, duke filluar nga Gripshallaret, Sufalet, Ballhyset, Sulket, Bashvoglet, Saliajt, Pezat, Gjinishet, Canet, Dubalet, Krujet, Branicet, Sheget, Sallufet. Gjevoret dhe plot te tjere qe per momentin nuk me kujtohen.
      Po ta plotesoj kerkesen se do te jesh ose nje mik im ose djale i ndonje mik tim peqinas.
      Lazarati, (jo fshati dhe populli atje) eshte nje fenomen qe i ngjan nje tumori mashkull ne nje trup, qe u krijua ne kete lloj mjedisi te infektuar me semundjet me te keqia, qe jane bashkeudhetare te kapitalizmit.
      Nuk dua t’ia di se çfare thone francezet apo gjermanet, italianet apo anglezet. Kur krijohej ky fenomen, askush nuk hapte gojen, megjithese e dinin mire se çfare po ndodhte, Ndersa tani qe eshte bere rrezik per ta dhe pjellat e tyre, fillojne dhe vene kujen, se ka rrezik te kthehet ne metastaze.
      Lazarati, eshte bere tashme si prova e besimit dhe bindjes ndaj premtimeve te bera.
      Ky fshat apo komune me dy fshatra (Lazarat dhe Kordhoce) me rreth 4700 banore, nuk eshte Kalaja e Krujes. Dhe “Rilindja” nuk jane sulltanet qe tentonin ta mirrnin neprmjet rrethimeve.
      Ky tashme nuk eshte dhe si fshati i dikurshem, qe shkoni ne rrjesht ne are dhe korrnin miser apo vidhnin kallinj misri.
      Ky tashme, fale kultivimit dhe tregetise se kanabiss ssativa, me nje mbulim perfekt nga politika monopoliste e PDes dhe lidereve te saj historike, Sali Berishes dhe Azem Hajdarit, eshte fshat miloneresh, ne kuptimin me te plote te kesaj fjale.
      Por kjo nuk do te thote se ata mund te vazhdojne gjate ne kete superstrade krtiminale.
      Ai “mustaqja”, neqoftese e ke fjalen per Drejtorin e ri te pergjithshem te policise, Didi, e tha shume qarte.
      Duhet mbi te gjitha vullnet i perbashket politik per te larguar kete tumor nga trupi i Shqiperise.
      Dhe vullneti politk do te thote qe asnje force politike te mos i behet suport apo avokat ketij lloj krimi.
      Zbatimi i ligjit dhe venia para pergjegjesise e titullareve qe stimulojne kete krim, duke filuar nga kryetari i Komunes dhe stafi mbeshtes i tij deri ne qender, çarmatosja e popullates dhe heqja prej duarve te tyre te arsenalit te armatimit dhe municioneve te dhena nga PD-ja dhe te rrembyera ne ’97-ten, jane faza e pare e operimit te ketij tumori, per te kaluar me thelle deri ne zhdukjen perfundimtare te tij.
      Une nuk jam antar i PS-se dhe as pjesetar i ekipit te rilindjes, qe te jap argumenta mbi zgjidhjen e problemit te punesimit.
      Fukaralleku dhe mjerimi qe solli Sali Berisha, duhet te jene ne fokusin e operacioneve te ekipit te Rilindjes.
      Por gjerat nuk behen me urdher peshku. duhet pune dhe jo llogje kavaje. Duhet luftuar pa kompromis korrupsioni dhe kriminaliteti, qe populli te krijoi besimin se shteti ligjor apo shteti i se drejtes me se fundi po funksionon dhe ne Shqiperi.
      Sepse miku im ketu mungon shteti dhe te gjitha te keqiat, perfshire dhe fukarallekun jane pasoje e mungeses se shtetit.




  23.  
    lili

    Cudi se pse as m6 as corrieri nuk bajne kur reportazh mbi vjedjet e nderkombtareve ne Shqiperi,te cilat ka kalojne lazaratit nje mije here! Asnje reportazh per minierat,per naften qe grabitin ashiqare apo per malverzimet e francezeve me helikopterat apo Lucien roche,asnje mbi italianet maffioze ne shqiperi apo austriaket qe vodhen milliona e mbyten aq shume minator,asnje lajm mbi vjedhjet e betchelit,apo crown…
    Pffffff lazarati eshte peanuts ne krahasim,po shtypi nderkombtar aq guximtar di ti bjere ne qafe vetem fukarenjve ,qe Jane ne kete gjendje vetem nga exploitimi i pasurine pa asnje lek te derdhur ne arkat e shteti nga keto firma nderkombtare, fukarenjte nuk Kane cka me bâ tjeter per me mbijetuar pos me u revoltuar kunder ketyre firmave!




  24.  

    Cfare jane banoret e Lazaratit qe nuk i nenshtrohen ligjit , jashtetoksor jane ?,apo bajloza qe jane gati te peballen me kedo dhe te rrezojne per toke e per vdekje edhe shtetin shqiptar . Apo jane vet strukturat e shtetit ato qe bejne sikur luftojne por qe siq duket , jane nje me keta shkeles ligji qe bejne sikur jane me te varferit dhe ndaj e bejne kete pune . Perballe shtetit dhe para ligjit te gjithe duhet te jemi te barabarte dhe po nga shteti duhet te trajtohemi njesoj barabar…




  25.  
    Tomorri

    Ketu po vjedhin gjithe vendin e nuk po e can koken njeri.
    Lazarati eshte halli me i vogel.
    Do ishte shume e thjeshte ne se legalizohet. Hollanden se gjeti gje nga kjo. Shteti merr te ardhura njekohesisht kontrolli eshte pothuaj i plote nga ana e tij. Keta qe pijne dhe bejne te habiturin ne France dhe Itali te presin doren po ti tregosh ca gjethe nga ky prodhimi yne.
    Pse ka kerkese ka prodhim ne Lazarat. Tundimin e kacurrelit te aromes se perballojne dot as
    Italianet as Francezet e kete bime se prodhuam ne te paret. Keta gazetaret qe vijne dhe gjoja rrezikojne jeten per te filmuar mund te benin shume mire filmime ne Korsika dhe Sicili atehere mund tu ikte me te vertete koka.
    Ne Marseje policia ska bythe te hyje ne lagje te tera, ne Itali skane takat te shtrojne jugun atehere ne duhet te shqetesohemi per nje fshat.
    Cilesine e kastravecit e prishem te hashashit po e rrisim, duhet te jemi krenare qe kemi prodhime vendase qe cajne bllokaden.
    Pa hapur vende pune lereni te qete Lazaratin, nuk eshte ky shqetesimi paresor qe kemi.




  26.  

    LAZARATI ESHTE SHQYPNI DHE JO PJSE E AFGANISTANIT.

    Lazarati eshte nje nga KRIMET madhore LIVE te qeverise Berisha qe nuk do deshmitare per ta vertetuar, sic ishin edhe Piramidat e tij alla Bode te vitit 1997 qe falimentuan ekonomine dhe shkaterruan Shqypnine. Justifikimi i debileve, dallkaukeve, mafiozeve dhe lumpene te pabukeve me llogjiken debile se varferia i ka detyruar banoret e Lazaratit te prodhojne dhe tregetojne droge ne gjithe Boten duke fituar miliarda nga kjo veprimtari kriminale, nuk dallohet fare nga justifikimi i talebaneve te hashashit apo heroines nga Afganistani. Po e toleroi qeveria Lazaratin e gjithe Shqypnia do te transformohet ne nje republike te Droges dhe Hashashit. Nuk eshte e vertete se mariuana nuk ka pasoja per njeriun dhe mund te krahasohet me duhanin. Shkencerisht eshte vertetuar varesia qe ngjit tek njeriu perdorimi i kanabisit dhe me kalimin e kohes shkaterrimi total i psiqikes se perdoruesit dhe poseiduesit. Perdoruesit e mariuanes me kalimin e kohes humbasin aftesine te kryejne detyrimet minimale dhe me elementare qe kerkon shqoeria civile, ata behen te papergjegjshem ne shoqeri dhe mund te behen shkak i krimeve me pasoja te renda deri ne grabitje dhe vrasje. Keto te gjitha i kane zbardhur statistikat e policise ne shume vende te Botes. Fakti qe ne disa vende te Botes kane lejuar perdorimin e kontrolluar te hashashit me leje te posacme mjeku nuk do te thote se automatikisht eshte dhene “Rruge Jeshile” per prodhimin masiv te hashashit nga kababisi dhe tregetimi i lire i tij. Perkundrazi hashashi me vendim te posacem te OKB-se por edhe ne Legjislacionet e shume vendeve te Botes konsiderohet si Lende e Rrezikeshme Narkotike, e ndaluar te prodhohet dhe te tregetohet pa kontroll nga Institucionet kompetente dhe pa licenca dhe leje perkatese nga Organizmat Nderkombetare. Cdo veprimtari tjeter jashte ketij kuadri quhet si kriminale dhe i nenshtrohet perndjekjes penale. Po pse nuk ndodh keshtu ne Shqypni por shteti shqyptar e ka lene Lazaratin te livadhise per vite me radhe sikur te ishte nje Kolumbi apo Afganistan i Vogel ne zemer te Evropes? mund te pyesin shume vete me te drejte. Mbase i vjen keq per varferine e shqyptareve apo per mjeranet milionere te Lazaratit qe po bejne pare te madhe ne kuriz te shendetit te popujve ku e shesin dhe tregetojne produktin e tyre te helmuar? Mesiguri qe nuk eshte kjo arsye pa llogjike njerezore. Po atehere pse kryepolici i ri i shtetit i caktuar ne kete post nga RILINDASI Edi Rama ne deklaraten e tij te pare ne lufte me krimin tejet te organizuar me drogen e Lazaratit tregohet kaq i pafuqishem duke kerkuar ndihmen e politikes kombetare dhe nderkombetare?




  27.  
    KADAFF

    PO KU KA BYTHE SAJME AUTIKU DHE DIDI MUSTAQEGJATI TE HYJNE NE LAZARAT?!
    BEJNE SI TRIMA ME PALLATE TE BRAKTISUR DHE ME LETRA DHE JU VENE TRITOL DHE NE LAZARAT QE SKA BYTHE KU TE RRIJE SE SHKELET LIGJI NE MES TE DITES DHE FSHATIT THUHET SE JO PO TANI JO PO PASTAJ DO NDERHYJME!
    ME KETA HANDIKAPATE SBEHET SHTET POR VETEM TE KEQIA DO TE KETE!




    •  
      Eri

      O HAJDAR,
      kane per te hyre e per ta thyer Lazaratin, por perseri nuk do kenaqesh. Do thuash po t’ua mbaj le t’i bien grekut dhe serbit, se gjeten ca fshatare te lodhur dhe u prishen te mbjellat. Nuk behen te gjitha me 1 te rene te spates. Edhe pallati i Bashes dukej kulle e fortifikuar kur mendohej dje, por sot i kane vajtur ruspat tek dera dhe shume shpejt do e shohesh pertoke.




  28.  

    Lazarati ka shtet,Shqiperia nuk e ka akoma.




  29.  
    S.p.

    Shumica e komentuesve nuk ka qene ndonjehere ne Lazarat dhe gjykojne ne pergjithesi dhe politikisht me mjaft mellef, mire qe nuk thuhet qe te transferohet i gjithe fshati Lazarat ne Hollande apo France dhe ja ku u zgjidh problemi.
    Nuk eshte aq lehte sa e merrni kjo puna e ndalimit te kanabisit ne Lazarat sikur te thuash “STOP” dhe mbaroj.Kur u hapen depot e armeve, aty prane Lazaratit ka qene Brigata e 5-te e Ushtrise dhe perballe Arshilengo qe kishte depot me arme nga me modernet dhe cdo shtepi eshte e furnizuar mire me armatime dhe municione te cilat sjellin deme qe duhen llogaritur.Policet nuk jane prej hekuri apo prej kallcuku dhe hajt ti futemi Lazaratit me force. Ne Lazarat duhen zbatuar politika shtetrore qe te spostojne problemin kanabis.
    Sa per trimeri lazot te mos ju duken aq frikacak sepse dhe ushtria greke nuk pati bythe tja dilte balle per balle ne luften italo-greke.
    Pune dhe jo lufte me popullin e Lazaratit, edhe PD-ja aty ka influencuar shume negativisht duke luajtur me te gjitha llojet e trafiqeve. Nuk i thone pak 23 vjet dhe 8 vjet rresht ne pushte e PD-se, dhe pika e ujit qe bije ne nje vend per 23 vjet nuk bene vrime, por grope dhe ne kete fshat nga ana figurative eshte krijuar nje grope e zeze e madhe qe kerkon hartimin e nje strategjie kombetare qe ti jepet fund nje here e mire kesaj te keqe jo vetem ne Lazarat por ne te gjithe Shqiperine.
    Ndonjeri mund te me gjykoje per “filozof” per cka komentova dhe mund te beje edhe sarkazma me mendimet e mija, por une kam punuar 6-vjet ne Gjirokaster, Lazarat, Libohove e fshatra te tjera te ketij rrethi i specializuar ne luften kunder krimit dhe i njoh jo mire, por shume mire edhe njerezit dhe mentalitetet e tyre.
    Me te duruar se me e mira do te behet dhe jo klithma, gjak e burgje.Sigurisht qe kriminelet e dokumentuar do te japin llogari si ata te 1997.




  30.  
    Bocari

    Jam dakort me Tomorrin le te kthehet ne tregeti te organizuar nga shteti. Per sa kohe ka vende qe e blejne le te shitet, por jo me fitime marramendese per prodhuesit se bar po kultivojne. Problemi i droges eshte si problemi i molles se ndaluar, lere te lire dhe nuk e do kush. Ai qe e do patjeter e mbjell edhe ne qilaret e shtepise dhe ste kap askush.




  31.  
    S.p.

    Ne bejme komente per rregullin e per ligjin dhe per ate qe eshte me e mira per ata, per ne dhe gjithe shoqerine, pa per” molle te ndalume”, ne te gjithe Shqiperine kjo molla e ndalume behet pa asnje problem. Zoti “Tomorri” dhe “Bocari”, mendimi juaj eshte i liresi edhe i imi, por kush eshte me e mira ? !.
    Ne Lazarat mund te ngrihen ndermarrje fasone, nje fabrik kepucesh, faberike cimentoje, per nxjerrjen e perpunimin e gurit etj, nga gjithe ata bisnezmene Lazaratas qe jane ne Tirane , Lazarat dhe vete shteti, si edhe punesime ne administrate i atyre qe banojne aty e kane arsimet perkatese nga Gjirokastra deri ne Kakavije.




  32.  
    iliri

    Lazaratasve mos ja qani hallin juve.ata I kane dhene vete zgjidhje halleve te tyre.shikoni me mire se si mund te ndihmoni ata mijera fshatra e dhjetra qytete shqiptare, ku njerezit bejne not me poca dhe flasin vetem me veten e tyre.dhe kete e kane nga fukarallëku.tne fund te fundit llazot nuk po u bine njeriu ne qafe.ate c fare fitojne e kane me djerse e gjak.prandaj nje cike me shumë respekt per llazot.




  33.  
    Profesori

    O zoti gazetar, ate qe jeton ne Amerike e quajne Agim Basha dhe jo Ago Basha




    •  
      bb.bb

      hahahahahaha cfare niveli?Ai amerikani quhet Agim Basha e? hahahaha Kanabisi ne Lazarat eshte lejuar me urdher te Fatos Nanos , o debiler(jam nga Lazarati o injoranter) ne vitin 2005 dhe mos llomotisni kot.90-95% e fitimeve shkon ne xhepat e shefave te antidroges se qarkut dhe te ministrise dhe sidomos te grupeve me influence poplitike nga te dyja krahet,o qorra(fakte absolute nga une,banore i lazaratit).RILINDJA do thyeje qafen nese perplaset me fshatin(as qe ka per te ndodhur sepse…jane koke e kembe ne kusine e mishit).DEMOKRACIA eshte sistem i deshtuar globalishte dhe jo me ne Shqiperi,keshtu qe per zgjidhje mer gjithmone rruget e “ZEZA”.Boll,boll,boll se … me vjen te ulerrrrrrrrrije nga keta njerez antikapater !!!




  34.  
    shpendi

    Lopa mbareshtohet dhe kullot ne Lazarat, mjelesit jane ne Tirane. “Ne qender te komunes”,- shkruan autori, jane dy bare, dy qiparise, dy varre, dy femij,dy pula..dhe rreth e rrotull pis, shume pis…” Te qas idene e nje pejsazhi “natura morta”, ndersa poshte, ne zallishte, ka jete., ka pune duarartesh dhe jo vetem kaq: trandefilishten me vazot blu mbi avllia e mbi çatia, perpak sa nuk e kraheson me Kopshtet e Varura Te Babilonise. Me te,j asgje e pazakonte. Nuk na thote nje shifer te perafert, se sa shtepi jane ndertuar me te ardhurat nga emigracion. Thuhet qe levrohen miliona. Ku jane? Ka fshatra qe, me te njejtat kushte terreni e klime, te japin nje pejsazh zhvillimi shume me te mire. Gjithmone eshte spekulluar me varferine, jo per te qare hallin e te varferve, por per te perfituar dikush apo disa prej saj. Nuk thuhet kot: sa me i pasur eshte beu,aq me i varfer eshte fshati. Beu e bejleret jane ne Tirane, po mbajne peng edhe shtetin. Ata jane problemi i madh. Rrenjet e bimeve shkulen per nje dite,




  35.  
    Horri i Bulevardit

    Sipas disa studimeve, shpjegohet se duhani eshte me i demshem se marijuhana, megjithese une vete jam nje duhanpires i rregjur, por marijuanen se kam provuar asnje here.
    Ne qofte se kjo eshte e vertete sic deklarojne disa shkencetare, atehere une do te isha dakort qe tabak, duhani te ndalohej dhe marijuana te legalizohej.
    Per Lazaratin, e rendesishme eshte qe para se te nderhyhet nga shteti, duhet te behet nje studim, si mundet te hapen vende te reja pune, qe mosmbjellja e marijuanes, mos te kthehet ne varferi.




  36.  
    agroni

    INFORMACION

    HEALTH
    Legalize It: Marijuana Gaining Acceptance in U.S.

    Komentet e fundit Prokurorit të Përgjithshëm Erik Holder -së duke bërë thirrje për reformimin e dënime të gjata të detyrueshme për shkelësit e nivelit të ulët të drogës kanë hapur një lum reagimesh të përziera . Komentet e tij kanë edhe argumente të përshpejtohen për legalizimin e marihuanës .

    Komentet e mbajtësit , i shoqëruar me ndryshim të kohëve të fundit shefi CNN korrespondent mjekësore Sanjay Gupta -së e kundërshtimeve të tij të marihuanës mjekësore kanë rindezur bisedë kombëtare për të drogës diskutueshme . Në disa qarqe duket qëndrim kulturor ndaj marihuana po zhvendoset në favor të legalizimit , veçanërisht për përdorim mjekësor .

    Një kuadër i ekspertësh nga komuniteti shkencor janë shtuar besueshmërinë në betejë të vështirë për legalizimin e drogës për përdorim medicinal . Shefi në mesin e tyre është Sunil Aggarwal , MD , Ph.D. , një banor në mjekësi fizike dhe rehabilitimin . Mbështetja Aggarwal i kanabisit u përforcuar nga studimet e tij të 176 pacientëve që kanë pësuar dhimbje kronike dhe janë trajtuar me kanabis .

    Kush ka nevojë të bar? Bimët e drogës në rritje në oborrin tuaj :
    ” Për 139 prej tyre , kam bërë një retrospektivë , dhe në fund është një shumëllojshmëri të gjerë të syndromes dhimbje kronike janë duke u menaxhuar mirë duke përdorur kanabis , ” tha Aggarwal . ” Në disa raste ka pasur një reduktim të drogave të tjera për të menaxhuar dhimbje kronike , ose një ulje në doza të këtyre barnave . Askush nuk ka treguar asnjë efekte negative nga kjo droge . ”

    Aggarwal , i cili është bërë një zë të profilit të lartë në luftën për të legalizuar kanabis për trajtimin e dhimbjes , thotë se vendet e tjera janë shumë përpara Shteteve të Bashkuara për këtë çështje .

    “Nëse shikoni në të gjithë Evropën Perëndimore , Amerikën e Jugut dhe madje edhe India , nuk ka përdorim të gjerë , ” tha Aggarwal . ” Ajo ka qenë legal në pjesë të kësaj bote për një kohë të gjatë . Ne kemi qene jo te hapur dhe për njohjen e përdorimit te saj që ka kohë që janë të njohura në vende të tjera . Në fund të fundit ne kemi nevojë për një politikë të shëndoshë shëndetin publik për të dy përdorim medicinal dhe si një relaxant për përdorimin social të kanabisit . ”

    Një problem është turp historik të drogës kryen që është e vështirë për të kapërcyer nëpërmjet ligjet shtetërore dhe federale . Edhe sot , kur disa shtete kanë legalizuar marihuanën , individët që operojnë bizneset kanabis lidhura takohet me postblloqe , tha Betty Aldworth , zëvendës drejtor i Shoqatës Kombëtare Kanabis Industrisë, një grup tregtar që përfaqëson rreth 300 biznese të lidhura me kanabis në nivelin federal .

    ” Unë mendoj se është e sigurt të them se gjëra të tilla si ndryshimi Gupta së zemrës dhe deklaratave të mbajtësit janë pasqyruese të një ndryshim të gjerë në funksion të publikut të marihuanës , ” tha Aldworth . ” Përmes votimit ne e dimë se shumica e amerikanëve besojnë se pacientët duhet të kenë qasje në marihuanë mjekësore , dhe se shumica e amerikanëve mbështesin pakta të rriturit janë në gjendje të zgjedhin nëse ose jo ata do të donte të përdorin atë . Pasi ne e kuptojmë se , ajo nuk është shumë larg një hap për të thënë se marihuana duhet të ofrohet nga të licencuar , bizneset përgjegjëse . “




  37.  
    stoner

    Përdorimi mjekësor i marihuanës ka efekte të dobishme të dokumentuara mirë. Këtu përfshihen: përmirësimi i nauzesë (të përzierit) dhe vjelljes, stimulimi i urisë në kemoterapi dhe te pacientët me SIDA, zvogëlim të presionit intraokular të syrit (çka është treguar e dobishme në trajtimin e glaukomas), si dhe efekte analgjesike (zbutje të dhimbjeve).

    Studime më pak të konfirmuara kanë sugjeruar se marihuana është efektive në mjaft sëmundje prej sklerozës deri te depresioni. Kanabinoide sintetike shiten gjithashtu me leje mjekësore, përfshirë Marinolin (dronabinol në SHBA dhe Gjermani) dhe Cesametin. Më 2011, një sprej oromukozal për pacientët me sklerozë u licensua për përdorim nga trupi rregullues europian, që e lejon atë të jipet nga mjeku.[18]

    Administrata e Ushqimit dhe Drogës e Shteteve të Bashkuara (FDA) nuk e ka aprovuar marihuanës e tymosur për ndonjë sëmundje, kryesisht pasiqë provat shkencore të kualitetit të lartë nuk janë të mjaftueshme. Pavarësisht kësaj, 14 shtete të SHBA-së e kanë legalizuar marihuanë për përdorim mjekësor.[19][20]Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur që është qeveria federale ajo e cila e ka të drejtën të rregullojë dhe të kriminalizojë marihuanën, edhe për përdorime mjekësore. Kanadaja, Spanja, Holanda dhe Austria kanë legalizuar disa forma të marihuanës për përdorime mjekësore.[21]





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter