e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Rrugët e Sali “ trokës” sa diametri i Tokës

0
Nga PETRIT ZILI
Postuar më: 2 Prill, 2013 tek Letrat e Lexuesve

E nderuar Dita!

Para ca ditësh “ hodhe dorashkën”  e sfidës për qeveritarët duke u servirur  formularin e bardhë në të cilin pushtetarët medemek do të hidhnin objektet ku ishte investuar në rrugë për të mbushur atë fantastiken shifër 10 000 kilometra afërsisht sa diametri i tokës ose një e katërta e perimetrit të saj. Kemi asfaltuar 10 000 kilometra rrugë,   thotë Saliu , kur diametri i tokës është 12 756 kilometra dhe perimetri 40 000 kilometra. Edhe katër vite e do të asfaltojë gjithë perimetrin  e tokës ky zotëri.

Më fantazi se kaq nuk mund të gjesh as në librat fantasiko – shkencor. Në respect të gazetës “ dita” e jo për të bërë punën e qeverisë, më lejoni të filloj mbushjen e fletës së parë të formularit tuaj me investimet në rrugët nacionale të qarkut Dibër në vitet 2005 – 2011 , në shtatë vite.

Qarku i Dibrës ka gjithsej 242 kilometra rrugë nacionale të shpërndara në aksin Peshkopi – Skuraj 121 kilometra, Peshkopi – Qafë Draj ( në drejtim të Kukësit) 49 kilometra , Qafë Bualli  ( Bulqizë ) – Krastë      ( Martanesh) 18 kilometra, Maqellarë – Dogana Bllatë 4 kilometra, Ura e Çerenecit – Steblevë 39 kilometra , Burrel – Komsi 7 kilometra dhe Ura e Ulzës – Ulëz  3 kilometra. Në statistika janë 164 kilometra të asfaltuara në vite e dekada dhe 78 kilometra për zhavorri a balte.

Në aksin Peshkopi – Qafë Draj  nuk është hedhur asnjë gram asfalt , distanca prej 10 kilometrash nga Peshkopia në Muhur është asfaltura në kohën e “ xhaxhit” ndërsa pjesa tjetër prej 39 kilometrash Muhurri – Zall Reç vazhdon të jetë për dheu.Aksi Qafë Bualli – Krastë vazhdon të jetë për ibret.

Në akisn kryesor nacional Peshkopi – Ura e Skurajt  lekë janë hedhur me thasë , por kush udhëton në këtë rrugë “ ka kënaqësinë” të kërcejë napolonion e çiftatelin nën melodinë e hareshme  të furgonëve  tek hidhen nëpër gropa.

Ja dhe formulari i investimeve në këtë rrugë që vetëm rrugë nuk mund të quhet.

INVESTIME NË AKSIN SKURAJ  – PESHKOPI NË VITET 2005 – 2011

Emri i objektit

Donatori

Shuma e investuar

në lekë

Ndërtim mur pritës  Grazhdan

D.R.RR. Dibër

2978000

Ndërtim  vepra arti Bulqizë

D.R.RR. Dibër

1975000

Sistemi asfaltim Milot – Burrel

DPRR Tiranë

19899000

Rrëshqitje në zonën e Burrelit

DPRR Tiranë

15587000

Ndërtim rruga hyrëse Burrel

DPRR Tiranë

24968000

Mbrojtje e Urës Melan

M M Rruga Peshkopi

980000

Riveshje sistemim Burrel –Klos

DPRR Tiranë

87714000

Riveshje sistemim  Ulëz -Burrel

DPRR Tiranë

65501000

Garanci punimesh Suç – Burrel

MMRR Burrel

214000

Riveshje sistemim asfaltim Milot – Ulëz

DPRR Tiranë

61184000

Riveshje sistemim asfaltim Unaza Burrel

DPRR Tiranë

89916000

Rikonstrksion vepra arti  Komsi – Shkopet

MMRR Burrel

4986000

Rikonstruksion vepra arti Burrel – Klos

MMRR Burrel

4891000

Rikonstruksion  vepra arti  Klos –Qafë Bualli

MMRR Burrel

3530000

Rikonstruksion  vepra arti  Qafë Bualli- Ura Topojanit

MMRR Bulqizë

2792000

Garanci punimesh sist. asf.Bulqizë – Shupenzë

MMRR Bulqizë

743000

Riveshje sistemim  asfaltim Klos – Bulqizë

DPRR Tiranë

73060000

Riparim vepra arti Klos – Bulqizë

D.R.RR Dibër

1186000

Ndërtim  mur pritës km 14 Peshkopi – Maqellarë

D.R.RR. Dibër

2976000

Garanci punimesh Ulëz – Klos

MMRR Bulqizë

693000

Riparim vepra arti  Klos – Bulqizë

D.R.RR. Dibër

3585000

Riveshje – sistemim asfaltim rruga  Bulqizë – Peshkopi

DPRR

87427000

Garanci punimesh sistemim  asfaltim  Bulqizë –Peshkopi

DPRR Tiranë

982000

Garanci punimesh sistemim  asfaltim  Burrel – Bulqizë

DPRR Tiranë

1248000

Riveshje segmenti  Ura Topojanit – Maqellarë

D.R.RR. Dibër

2345000

Riveshje segmenti  Qafë Bualli – Ura Qytetit

D.R.RR. Dibër

2965000

Riveshje segmenti  Ura Skuraj – Burrel

D.R.RR. Dibër

2961000

Garanci punimesh sistemim  asfaltim  Unaza Burrel

DPRR Tiranë

2000000

Sistemim asfaltim rruga Milot – Klos

DPRR Tiranë

58840000

Riveshje – sistemim asfaltim rruga  Klos – Maqellarë

DPRR Tiranë

89300000

Masa inxhinierike segmenti  Shkopet – Burrel

DPRR Tiranë

55138000

Riveshje sistemim asfaltim Skuraj – Burrel

D.R.RR. Dibër

99 995 000

872 559 000

 

Janë plot  872 559 mijë lekë  të reja, rreth 9 milionë dollar të  hedhura në këto gropa që përsëri gropa kanë mbetur.

Shtuar këtyre dhe vlerën 1 367 709 000  harxhuar për segmentin e Rrugës së Arbërit nga Cereneci në Bulqizë prej 17.4 kilometrash  dhe vlerën  385 372 805 lekë   të aksit tjetër të Rrugës së Arbërit nga Maqellara në Herbel 3.4 km

Pra janë gjithsej 20.8 kilometra rrugë të reja që kanë kushtuar 1 830 156 366 lekë. Së bashku me 872 559 000 lekë të hedhura në pjesë të tjera të Aksit Peshkopi – Ura e Skurajve , shifra shkon në  2 702 715 366 lekë ose 27 milion dollarë në një aks prej 121 km , në të cilin rrugë ( jo autostradë) mund të qyhen vetëm dy segmente të Rrugës së Arbërit të cituara , të tjerat janë   “ male “ gropash.

Në një dokument  tjetër zyrtar (i disponueshëm)   jepen shpenzimet e  bëra për investimet në rrugë për vitet 2005- 2010 sipas një sive  vendore të qarkut Dibër   . Janë plot7 924 028 365 lekë nga të cilat në Dibër  6 474 007 875, në Bulqizë 542 344 983 lekë dhe në Mat 907 675 507.

Kur shikon lekët e harxhuara nuk ke si  të mos thuash “ Lumsi ne” , po kur shikon rrugët e shaktërruara del ofshama “ të mjerët ne”.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter