e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Sa do vazhdojë komedia e Hidrocentralit të Kalivaçit?

1
Nga AIDA NAKO
Postuar më: 6 Janar, 2013 tek Analiza

Sipas kontratës së 1997 prodhimi i energjisë duhet të fillonte ne 2002! Sipas kontratës së vitit 2000 është nënkuptuar që prodhimi do të fillojë në 2005! Sipas kontratës së vitit 2007 prodhimi do të fillonte ne 2011. Sapo kemi hyrë në 2013. Ku është Hidrocentrali?!

 Ardhja e tij përkon me koncesionin dhe ndertimin e një vepre të parë të madhe (deri më tani të supozuar) post-komuniste, hidrocentralin e Kalivacit.  Në 1997, doli Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 222 datë 24.05.1997 “Për miratimin e marrëveshjes së koncensionit të formës BOT për hidrocentralin e Kalivacit”. Projekti në pamje të parë ishte shumë i madh, me i madhi i kohes – 350 GË energji e pastër në vit, brenda 5 viteve. Problemi i parë i madh nxorri kokë që në fillim: koncensionari, BEG S.p.A., ishte një kompani e themeluar rreth dy vite më parë, në 1995, dhe kishte kapital themeltar të deklaruar 1 milion Euro dhe të paguar 340 mijë Euro, ndërkohë që sipërmarrja që iu besua vlerësohej në atë kohë në rreth 100 milion USD!

Megjithatë shteti nuk reagoi, ashtu siç vijon të bëjë edhe sot, plot 15 vjet më pas. Dhe rezultatet janë të qarta: Për më shumë se tre vjet, deri ne nëntor 2000, askush nuk u kujtua për Kalivacin, as vetë koncensionari që nuk bëri asnjë lopatë gërmime në Kalivac. Megjithatë Këshilli i Ministrave në 02.11.2000 me VKM nr. 590 miratoi disa ndryshime të rëndësishme ne kontratën fillestare të koncensionit. Në thelb ndryshimi ishte që koncensionari mundej të transferonte koncensionin te një kompani tjetër e kontrolluar prej tij. Në të vërtetë bëhet fjalë për pranim nga ana e koncensionarit, që nuk është i aftë të ndërtojë vetë apo i vetëm veprën e marrë në koncension dhe për legjitimim apriori të investitorëve eventualë. Ky vendim duhet të përshpejtonte më në fund ndërtimin e hidrocentralit? Teorikisht po, por në praktikë ndpdhi tjetër gjë: Vendimi i hapi rruge Francesco Becchetti-t per te kerkuar neper bote investitore te afte per te ndertuar Kalivacin, për t’i perfshire në një skemë, e cila tashmë është paditur në Prokurori si skemë mashtrimi.

Historia vijoi e njëjtë: nga 2000 deri në 2007 përsëri askush nuk u kujtua për Kalivacin. Dhe i vjen radhë një tjetër VKM-je. Me vendimin nr. 363 datë 06.06.2007 Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime të tjera shumë të rëndësishme në kontratën fillestare të koncensionit (pra ndryshime të reja në kontratën e  ndryshuar njëherë më parë). Këtë herë u legjitimua pjesëmarrja e një partneri të ri ne koncension.

 

Për të mos lodhur lexuesin…

Për të mos e lodhur lexuesin duke e futur në një spirale të gjatë të një historie ku shteti duhej të kishte ndërhyrë prej kohësh për të mbrojtur interesat e vendit, mjafton të themi shkurtimisht se: 1 – Sipas kontratës së vitit 1997 prodhimi i energjisë duhet të fillonte ne 2002.  2 – Sipas kontratës së vitit 2000 është nënkuptuar që prodhimi do të fillojë në 2005, duke marrë te mirëqenë që punimet ende nuk kishin filluar. 3 – Sipas kontratës së vitit 2007 prodhimi do të fillonte ne 2011. Sapo kemi hyrë në 2013. Hidrocentral nuk ka. Në vend të kësaj ka një seri individësh dhe institucionesh që ndjehen të mashtruar e që hartojnë raporte e padi. Dhe si për të ironizuar deri në fund këtë vend, vetë Becheti është shfaqur në faqe të parë të një gazete shqiptare (ku financon vetë) disa ditë më parë me titullin e madh qesharak: “Industrialisti i madh botëror” etj.

 

Raportet zyrtare: Shkelje pa fund

Një nga paditë e bëra për Beketin në Prokurorinë shqiptare argumenton që skema e përdorur nga BEG është një skemë e pastër mashtrimi. “Ka krijuar shoqeri fantazme me te cilat luan lojen e tij te mashtrimit, shet e blen aksione dhe te drejta, nderron perfaqesues e administrator midis ketyre shoqerive. Mashtron shtetin, vjedh bizneset shqiptare” – konkludohet mes ët tjeravë në këtë padi. Në të vërtetë, mjafton të ndjekësh ne mënyrë kronologjike cfarë ka ndodhur në Kalivac dhe konkluzioni del vetë.

Nga 1997 deri në 2007 BEG, pa filluar për asnjë moment punimet, ka përdorur kontratën koncensionare me Shtetin Shqiptar për të gjetur një investitor, “të majmë” financiarisht aq sa për të mbuluar ne masën 100% koston e ndërtimit të hidrocentralit të Kalivacit.

Ky eshte investimi i Becchettit, nje hidrocentral qe nuk ekziston. Per te cilin ka mbi 5 vjet qe deklarohet: “jemi ne fazen e fundit te punimeve” apo “jane kryer 80% e punimeve ne Kalivac”, apo “ jane investuar 80 milion euro per ndertimin e hidrocentralit”

Ne te vertetë hidrocentrali eshte ne fazen fillestare te punimeve. Investuar 80 milionë euro? Nga konrollet e AKBN, zerat e punimeve te listuara marrin vleren e jo me shume se 15 milion euro. Por edhe ato punime paresore tashme jane shkaterruar nga prurjet e lumit dhe nga mos mirembajtja e tyre, kantieri eshte braktisur…

Nga një dosje që DITA posedon lidhur me këtë hidrocentral rezulton se jane bere shume kontrolle, verifikime dhe raporte nga drejtori e ministri per Kalivaçin. Ne te gjitha lista e parregullsive, e puneve te pakryera, e shkeljeve ligjore i kalon 30 zera.

Të bën përshtypje sidomos një raport ku thuhet se mungon ende projekti (!). Po ndertohet nje hidrocentral pa projekt?! “Nuk ka nje projekt zyrtar te firmosur nga projektues me license. Nuk jane bere studimet per prurjet e ujit nga nje studio e licensuar. Nuk ka paraqitur nje date te fillimit te punimeve. Nuk ka paraqitur bilance – janë disa nga konkluzionet në shkëmbimet Ministri-AKBN që DITA disponon.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


Nje koment


  1.  
    EuroMaloku

    Salbanistan hesapi!
    Por Argita ka dokumenta te rregullta apo jo?





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)