e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

“Divorci” i fshehur i Shkëlzenit dhe emaili i Sadijes: Na nuk jemi ndarë

35
Redaksia Online
Postuar më: 12 Qershor, 2013 tek Aktualitet
12-qershor-2013

Një gazetë e përditshme informoi dje se Shkëlzen Berisha është në një lidhje paralele me një vajzë 22-vjeçare të quajtur Armina Mevlani, e cila është e angazhuar në botën e spektakleve dhe aktualisht drejton një revistë. Vetë Mevlani pasi është kontaktuar nga gazetarja nuk ka dashur të komentojë mbi këtë temë, por kur është pyetur nëse “e mohonte një thashethem të tillë”, ajo ka thënë se “as e mohonte, as e pohonte, por nuk mund të komentonte më tej”. Ky është një zhvillim i ri sa i takon kësaj marrëdhënie të shumëpërfolur prej një viti mes Shkëlzen Berishës dhe 22-vjeçares Mevlani.

Në Tiranë, sidomos në rrethet e gazetarëve, biznesmenëve dhe politikanëve kjo lidhje është komentuar gjatë në tavolina. Gazeta “DITA” në numrin e saj të datës 26 janar 2013 njoftoi mbi një problem me çiftin Berisha, por asokohe u hesht. Tani personazhet duket se kanë nisur të pranojnë të vërtetat ndonëse jo hapur, si larg e larg.

Pas qëndrimit “pohues me lezet” të Armina Mevlanit sa i takon marrëdhënies së saj me djalin e kryeministrit, dje ka pasur interes nga gazetarët për të pyetur se në ç’raport ishte bashkëshortja e Shkëlzen Berishës me publikimet e fundit. Mësohet se ajo i ka dërguar vetëm një email të shkurtër, vetëm një fjali, medies që kishte publikuar dje lajmin duke shkruar: “Na nuk jena nda”. Vetëm kaq. Sadije Berisha është larguar nga Shqipëria disa muaj më parë dhe ka pasur të dhëna se “de facto” ajo nuk jeton më me Shkëlzen Berishën nën një çati dhe ky i fundit ka avancuar drejt një bashkëjetese me Armina Mevlanin. Sadije Berisha ka mbajtur gjithnje nje profil te tërhequr dhe aspak aktiv në medie dhe intervistat e saj për shtypin shqiptar kanë qenë kryesisht në revista te profilizuara per femrat dhe me tema te lehta, siç janë gatimi apo mobilimi modern i shtëpisë.

Ligjërisht ajo dhe Shkëlzen Berisha vazhdojnë të jenë bashkëshortë, por realisht ata nuk jetojnë më së bashku. Disa ditë më parë u përfol një kthim i shkurtër i saj në Tiranë (për të parë ecurinë e një libri me receta që ka botuar në tiranë – u tha nga një gazetë afër qeverisë) – pas muajsh të gjatë mungese.

 

mevlani arminaKush eshte Armina Mevlani?

Armina Mevlani është sot 22-vjeçe dhe ka mbaruar studimet për filozofi në Tiranë. Është e bija e Arben Mevlanit, një spiker i njohur lajmesh. Në vitin 2009 ajo përfaqësoi Shqipërinë në spektaklin “Miss World 2009”, që u organizua më 12 dhjetor të këtij viti në Afrikën e Jugut. Më pas së bashku me Ardit Gjebrenë ka prezantuar dhe një edicion të “Këngës Magjike”. Aktualisht Mevlani është drejtoreshë në revistën “Harmony”, e cila është një revistë që i dedikohet kryesisht botës së spektaklit dhe personazheve “Vip”.

 

 

Hipokrizia e familjes me divorcin

Opinion nga Mero Baze

Disa gazeta ditore kanë publikuar dje lajmin se Shkëlzen Berisha bashkëjeton me një të fejuar të re, dhe se divorci i tij me ish- gruan, është realitet. Ky nuk është ndonjë lajm që do t’ia vlente të botohej, pasi jeta private e Shkëlzenit është pronë e tij. Edhe pse babai i tij nuk ka lënë grua dhe burrë në këtë vend, që i ka pasur kundërshtarë, që nuk u ka bërë radiografinë deri poshtë çarçafëve, shoqëria shqiptare është përtej mentalitetit të Berishës dhe është neutrale ndaj jetës së djalit të tij. Ka qenë neutrale dhe për martesën e parë të tij, e cila (nëse do t’i shikojmë gjërat me syrin e Sali Berishës), ka pasur probleme paragjykimesh që nisin nga martesa brenda fisit deri tek diferenca në moshë. Askush nuk ia ka përmendur dhe ka bërë shumë mirë, pasi ajo ka qenë një martesë e lumtur, që e kanë shijuar të dy njësoj.

As lidhja e re e Shkëlzenit nuk ka pse perflitet, pasi sic e dime dhe e  shohim të gjithë përditë, është i lidhur me një vajzë të bukur, e njohur në rrethet e medies dhe e familjarizuar me këtë lidhje, së paku publikisht, prej një viti. E vetmja gjë që bën përshtypje në këtë histori dhe ngjall një lloj vëmendje të pazakontë, është fakti se përse i biri i kryeministrit kërkon ta fshehë me çdo kusht lidhjen deri më 23 qershor dhe pse mendon se kjo mund t’i prishë punë në zgjedhje babait të vet?

Pikë së pari mendoj se shoqëria shqiptare është më e zhvilluar se frika dhe komplekset e Familjes Berisha. Kjo është një shoqëri që ia ka pranuar divorcin dhe martesën e re një kryeministri në moshën 50 vjeçare dhe jo më djalit 30 e ca vjeçar të një kryeministri në detyrë. Fatos Nano bile e ka përdorur për një ringjallje të re politike martesën e tij të re dhe askush në Shqipëri, as veteranët fanatikë dhe as konservatorët, nuk kanë hezituar ta mbështesin për këtë gjë. Shija e keqe që lë në këtë rast Familja është pikërisht diferenca që krijon mes trumbetimit të liberalizmit dhe fshehjes së një akti normal në jetën e tyre private. Diferenca mes mënyrës se si është sjellë Fatos Nano me historinë e tij dhe mënyra se sillet Sali Berisha duke i imponuar të birit të tij gjithë këtë sjellje hipokrite, është diferenca reale dhe regresi real që na qeveris edhe në raportin mes Sali Berishës dhe Fatos Nanos dhe jo më me pasardhësit e rinj socialistë. Fatos Nano e përdori martesën e re si një revansh në politikë, kurse Berisha po përdor fshehjen e një lidhje të re normale të djalit të tij si shpresë për të qëndruar në pushtet.

Së dyti, mendoj se ngjarja, e cila nuk duhet të përzihej me politikën, po merr peshë politike pikërisht se Familja po paraqitet  si hipokrite ndaj shoqërisë. Ata as nuk e përgënjeshtrojnë dhe as e pranojnë një zhvillim që opinioni publik e njeh. Fakti që këtë gjë e bëjnë për arsye politike, është një minus i madh për ta dhe tregon profilin e tyre mashtrues para shoqërisë shqiptare. Shkëlzeni as po lidhet me ndonjë vajzë për të cilën mund të ndjehet keq dhe as po ndahet nga një grua që mund të ndihej keq. Ai është duke jetuar jetën e tij, ndoshta të vetmen pjesë të jetës ku nuk na vjedh ndonjë lek dhe nuk na rrezikon ndonjë jetë njeriu si në Gërdec, dhe nuk ka pse i fsheh këto gjëra sikur po bën ndonjë krim. Pikërisht kjo përpjekje i jep peshë politike kësaj ngjarjeje dhe tregon anën e errët të një Familjeje që bën hipokriten dhe me jetën private.

Së fundmi është e paprecedent që një politikan si Sali Berisha, i cili është i detyruar të mbajë dy “nuse” djali në Tiranë, njërën në Linzë e tjetrën në Farkë, secilën në vila luksoze, të vazhdojë të marrë nëpër gojë jetën e kundërshtarit, “burrërinë” apo “rininë” e tij. Kjo e bën dhe më të vëmendshme shoqërinë ndaj këtij zhvillimi në jetën private të djalit të tij, i cili në çdo rrethanë tjetër nuk do përbënte lajm. Ajo që po e bën lajm këtë histori, është hipokrizia e Familjes ndaj shoqërisë, përpjekja e tyre për t’i mbajtur fshehur shoqërisë një zhvillim të natyrshëm brenda Familjes dhe për t’i lënë kohë Berishës të përbaltë të tjerët për jetën private deri më 23 qershor, duke bërë sikur nuk di çfarë ndodh në familjen e tij. E vetmja vlerë që ka mbajtja fshehur e këtij zhvillimi deri pas 23 qershorit, është se atëherë nuk do t’i hyjë në punë askujt se ç’po bën i biri i Sali Berishës. Për këtë ia vlente të prisnin. Por ja kaq shëmtuar, jo kaq të detyruar, dhe mbi të gjitha jo kaq hipokritë dhe me jetën e tyre.

 

4Çfarë po ndodh me familjen Berisha?

Ribotim i shkrimit te pare te publikuar ne mediat shqiptare ne lidhje me divorcin e perfolur te Shkelzen Berishes. Marre me shkurtime nga DITA ne numrin e dates 26 janar 2013

Pyetjet e para lindën që pas postimit të një fotografie familjare për Vitin e Ri në profilin e kryeministrit Sali Berisha në Facebook. Në foto ndodheshin të gjithë pjesëtarët e familjes përveç Sadije Berishës, bashkëshortes së Shkëlzen Berishës. Me sa duket pyetja “pse” u bë bezdisëse sepse fotoja në fjalë u hoq nga profili pas pak kohe.

A ndodhet në Shqipëri Sadije Berisha?

Gazeta DITA ka bërë një verifikim në programin TIMS ku regjistrohen të gjithë hyrje-daljet në Shqipëri. Dhe rezulton se znj.Berisha është larguar bashkë me fëmijët me “Austrian Airlines” nga Rinasi në datën 1 dhjetor të vitit të kaluar. Megjithëse kanë kaluar tashmë 45 ditë, ajo nuk është rikthyer. Nuk ka qenë as në festimet e Vitit të Ri të familjes Berisha, gjë që shpjegon mungesën e saj në foto. Çfarë ka ndodhur?

 

Dy versionet e përfolura

Në qeveri dhe në korridoret e administratës lajmi ka nisur prej ditësh të përflitet në zë. Ka zëra të besueshëm se Sadije Berisha nusja e djalit të kryeministrit Berisha është larguar nga shtëpia dhe nga Shqipëria. Është në prag divorci me Shkëlzen Berishën? Kjo është hipoteza e parë që të vjen në mend, sidomos duke patur parasysh fjalët që qarkullojnë në Tiranë për një lidhje të djalit të kryeministrit me të bijën e një personazhi të njohur televiziv, lidhje e kuptuar tashmë, sipas këtyre zërave edhe nga znj.Berisha. Por largimi i saj dhe i fëmijëve është mbajtur i fshehur për shkak se një krisje e tillë në prag fushate elektorale dëmton imazhin e familjes tradicionale, që kreu i PD-së dhe kryeministër aktual i vendit, e ka shumë për zemër.

Lidhja mes Shkëlzen dhe Sadije Berishës është ndoshta një nga martesat që ka intriguar më shumë opinionin publik shqiptar. Në tavolina informale prej vitesh përflitej se martesa e tyre nuk kishte patur asnjëherë miratimin e Sali Berishës, asokohe lider i opozitës. Gjithçka mori një formë më të qartë në vitin 2009 kur një e përditshme shqiptare botoi pasazhe nga një libër me kujtime të shtetasit shqiptaro-suedez Hasan Berisha. Hasan Berisha është i ati i Sadijes, nga Tropoja gjithashtu.

 

Sadija dhe Shkëlzeni, një histori 15-vjeçare

sadije-shkelzenNë 24 prill 2012, ish-presidenti Topi firmosi dekretin për dhënie shtetësie shqiptare për Sadije Berishën dhe nënën e saj Sadije Elezi. Kjo ndodhte 14 vite, pas vitit 1998, kur Sadija ishte njohur me djalin e ish-presidentit Sali Berisha, asokohe në opozitë, ndërsa në pushtetin ishte PS-ja.  Shkëlzen Berisha,  ishte vetëm 22 vjeç atëherë kur shkoi të jetonte në shtëpinë e Sadijes, një prej katër vajzave të Hasan Berishës.  Bashkëshortja e ardhshme e Shkëlzenit ishte kthyer në Suedi, pas një lidhjeje të mëparshme në SHBA dhe më dy fëmijë Muratin (sot Micki) dhe Muradien (sot Moradi).sadije-berisha

Sadija, njëra prej katër vajzave të Hasan Berishës, bashkë me të ëmën dhe një motër për disa vite jetuan në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u martua me një shqiptar dhe nga martesa e parë pati dy fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien, sot 23-vjeçarë. Në vitin 1989 bashkë me të atin, nënën, motrën dhe dy fëmijët ajo rikthehet në Suedi, në Stokolm. Në kohën që Shkëlzeni shkoi te miqtë e të atit në Suedi, Sadija bashkëjetonte edhe me dy fëmijët e saj. Jeta nën një çati duket se ishte dhe shkëndija e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë të madhe, Sadija atëherë ishte 30 vjeçe, u lidh me 22-vjeçarin Berisha. Jeta e tyre vazhdoi të bëhej në Suedi. Si vajza e një biznesmeni në Stokoholm, Sadija punonte në bizneset e të atit.

Ajo që dihet është se kur ish-lideri i opozitës Sali Berisha mësoi për këtë lidhje mbajti fillimisht një qëndrim të prerë dhe tërësisht kundërshtues. Janë shumë të paktë dëshmitarët okularë të kësaj marrëdhënie të tensionuar mes çiftit të ri dhe familjes së Shkëlzenit në Tiranë. Thuhet se në muajt e parë Sali Berisha ndërpreu të gjitha marrëdhëniet me të birin dhe e distancoi së tepërmi atë, por duket se Shkëlzeni kishte gjetur femrën që kërkonte dhe  kishte vendosur të paguante çdo çmim për ta mbajtur. Në kulmin e këtij tensioni, Shkëlzeni dhe Sadija marrin vendimin për tu martuar me njëri tjetrin. Edhe pas martesës marrëdhëniet me familjen e Shkëlzenit në Tiranë mbeteshin të tensionuara. Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina. Lindja e kësaj vajze duket se solli dhe “flladin e pajtimit” dhe pas lindjes së Medinës nisën dhe kontaktet e para të Shkëlzenit me të atin e tij, i cili duket se kishte vendosur më në fund të respektonte zgjedhjen e të birit. Martesa mes Shkëlzenit dhe Sadijes u pasua edhe me lindjen e një djali disa vite më vonë, djali i tyre quhet Lajdon.

Që prej vitit 2005 Sadije Berisha dhe Shkëlzen Berisha kanë jetuar në Tiranë, ndërsa Sadija ka publikuar dhe një libër në Shqipëri të quajtur “Receta të Ëmbla”, libër me receta embëlsirash.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


35 Komente


  1.  
    A

    opa opa e xeni se do me kap lulushin…hahahaha




  2.  
    liri a vdekje

    PO CFAR MORALI I SHFRYTEZOJNE MIRE PASTAJ I ZEVENDESOJNE KETA DHE FIS ?KSHU MARTOHEN KTA MES NJERI TJETRIT EDHE FEMIT DO I KET ME TE JATIN E SHKELZENIT




  3.  
    Pellumb zaimi

    Lajm i mire ky. Shkelzeni le sadijen,saliu le politiken. Mos e besoni po deshet,por te dy leniet jane parashikuar ne kalendarin maja dhe ne kalendarin henor te shpellave te vicidolit…




  4.  
    zekthi'

    Mos ta marrij vesh Fatmir Mediu dhe Jozefina qe thone :
    ” Ne jena per nje familje te konsolidume dhe te shenjte. Ne e kemi familjen te paren. ”
    Brenda dhe me permbajtje e keni te kalbur dhe cop cope. Vetem leket keni te shenjta dhe per ato te shkreta te vrisni.
    Me veprimin e Xenit ju pakesua puna edhe gjyshit se ju larguan dy nipa. Por larg qofte po qe se do te jete e reja me tre femije te gatshem.
    Te tjera shthurje te tyre qe sot jane faktike ,do te merren vesh sidomos kur te bien nga kali pas 23 Qershorit. Kushedi qendrimin e Majlindes per kete rast dhe per te ardhmen.




  5.  
    Endri

    Sa per divorce kryetari i PS ka kater, shto ketu edhe fotot qe dilte nudo neper plazhe. Divorci megjithate eshte nje gje krejt normale. Anormale eshte te vjedhesh dashnoret e shokeve apo te kthesh ne dashnore shoqet e gruas, amorale dhe anormale eshte dhuna ndaj grave, grtoteske der ne neveritje eshte te akuzosh babain se eshte i ati i djalit tend sic ka bere PUBLIKISHT, Edi me Kristaqin , ndersa eshte mizore te te detyrojne me gjyq te paguash kafshaten e tet biri.

    Ky njeri ju drejton, per kete njeri punoni dhe e MERITONI




  6.  
    qifqia

    A e dini lidhjen e re te Zenit ? Emri i saj eshte φυλακή . Kjo nuse e re e ka pritur shume kohe me perpara Zenin, e don shume dhe do te mbaje brenda ne zemren e saj . Aty do t’i veje babi te rrine te lumtur te dy bashke.




  7.  
    Lona

    do jet larguar bashk me pasurin e vjedhur nga Shkëlzeni, e kur të bëhet kontroll nga drejtësia për pasurin e shkëlzenit na del më i varfër se të varfërit
    kështu që fill pas sadijes do shkoj edhe shkëlzeni




  8.  

    xenit jepini nje qifteli lulushit nje topan salukut nje bilbil qe te kercejne kete valle qe sapo e kane filluar




  9.  
    Endri

    Zeni eshte lidhur me Arminen ….. sh mire …. cfare perben lajm ketu ??? Rama ka nderruar 5 gra dhe eshte martuar me nje grua qe ka nderruar 3 burra … ka akuzuar te atin qe eshte babai i te birit dhe ka dhunuar sistemakisht bashkeshortet e tij. Ketu nuk ka asnje krahasim




  10.  
    reni

    me duket sikur po lexoj gazeten Tema Te gjithe D nje turi kane




  11.  

    SHKELZENI E LA SADIJEN SE E KAPI ME SALIUN,….OU ESHTE PUNE E NGATERUAR??




  12.  
    Mona

    po keshtu e kane kto djemte e presidentave dhe kryeministrave, kane zgjedh femrat me te bukra te Tiranes, keshtu ka bere cuni Mehmet Shehut me Silva Turdiun, keshtu ka bere cuni Ramiz Alise me Alba Shaqiri, keshtu ben cuni Saliut me kete te fundit, probleme pasanikesh e dinastish familjare;




  13.  

    DO MARTOJME ZENIN ME SHTATE PALE SAZE
    Do martojme Zenin
    me shtate pale saze
    E dredh Sllobodanka
    Vallen tropojance
    Po harbon Argita
    Me Lulin ne kra
    E beme sot Shkelzenin
    Sheik me dy gra.
    Nje dhjete vjet me poshte
    Nje dhjete vjete me la
    Njeren per ne Farke
    Tjetren per ne Priske
    Nje e morem fis
    Me te voglen Miss
    Rrofte baca Sali
    Nje jete ka baltosur
    Te vdekur te gjalle
    Reston te femijet
    Me mut neper shale.




  14.  
    NIKAJA

    po ky sala qe s la gje pa vjell kundra familjes se edi rames
    po tani djali i tij? eeeeeeh ka perndi




  15.  
    sali berisha

    jua them une ju ,fejesa e re e djalit do me japi suskes ne zgjedhje ,nezgjedhjet e kalume me kritikun pse spronoja hallen per nuse te djalit ,dh eune u detyrov ame e pranu,,,tani me kritikojne pse zeni u divrcu m ehallen dh epo dashuron mbesen ,,,,po fatos nano mo q e mori xhoana nanon a sishin kushuri dhe t e majtet e quajten nusen e fatit edh eune e kam beku fejesen e zenit me ate misin ate si e ka emrin armeni a kristavgji ska rendesi nedo fitojme nejemi ndruyshimi per para sb




  16.  
    albani

    Na nuk jena nda, por jetojme vec e vec, te vecuem, njani ne Tirane e tjetra ne Suedi.
    Po pse, a quhet e ndame kjo?




  17.  
    Investiguesi

    Po Ju te Dites pse nuk i publikoni komentet qe nuk ju vine per shtat? Sa per moral disa nga komentuesit te lajne gojen kur permendin familjen Berisha se i njeh gjithe Tirana!
    Natyrisht per mire si nje familje model!
    Sa per artikullin ne fjale jam e bindur se ajo fycka 22 vjecare do me ngec te ndonje me pare se i duhet per shpenzimet e dites!
    Gazetarja qe e shkroi e para kete lajm te shekulli dhe qe quhet Entela Resuli e ka shoqe ne facebook Arminen!
    Kjo e fundit duhet ta dije se kurre ne asnje rast nuk mund ti afrohet Sadijes qe eshte nje zonje me gjithe kuptimin e fjales dhe se per te patur nje jete me te mire duhet te punosh fort dhe jo tu marresh burrat te tjerave!




  18.  
    Alma

    Ou pse sadija na qenka e viktima nket histori,kjo plakushja qe mori nqaf djalin e vetem te nje familje dhe e largoj per vite nga ajo, qe e ka vajzen ne mosh per nuse per shkelzenin dhe vete eshte me e madhe se e motra e shkelzenit,kjo plakushja qe I ka hap plaget me te medha sali berishes kjo qenka e mira e historis? Lerin djalin te filloj nje jete te re dhe shyqyr me nje vajze te re kete here, po qe kjo armina shume mire se qenka gjith kjo goc, hajd urime




    •  
      Investiguesi

      Alma ti duhet te jesh o Armina o mama e Armines!
      Nuk keni turp o degjenerata!
      Sadija nuk i ka prish familjen askujt dhe sa per dijeni ne familjen Berisha e respektojne mjaft!




  19.  
    Entela

    Hajd se gjen burr tjeter sadija se e ka bo rrug Mbase gjen ndonje gjimnazist ksaj here ta risi vet se I ka ne qejf kjo kto qumshtoret hahahhaha




  20.  
    Alma

    Po po e rrespektojn kaq shum sa Saliu nuk I foli te birit me goj per 5 vjet kur mori ket, po ca thoni mi tregouni pak me realist se dhe ty po te martohej djali apo vllai me nje teto 15 vite me tmodhe e me 2 kalamoj nmosh me qen shoket e tuj zdo te dukej zonj kjo po ………..




    •  
      Investiguesi

      O Alma po ti nuk mushke mire mi!
      E para nuk eshte 15 vjet me e madhe!
      E dyta dashuria nuk pyet per moshe dhe ata nuk i martoi njeri me zor po u deshen e u martuan!
      E treta edhe Antono Banderas ka diference ne moshe me Melanie Grifith po jane nga ciftet qe kane rezistuar me shume ne boten e holliwudit!
      Dhe e katerta ndoshta edhe Z. Berisha nuk e ka pelqyer ne fillim kete lidhje por me kalimin e kohes e kane pranuar dhe te siguroj se e duan dhe e respektojne nusen dhe nenen e dy femijeve si engjej!
      E pesta Sadija eshte si zogez dhe konkuron fuqishem me te shoqi nga pamja!(mqs trubosheve si ty kjo ju intereson me shume)
      Dhe e fundit njemijehere me mire Sadija se kjo trutharra qe u merr burrat te tjerave!
      Keto rradhe i shkrova per replike se jam i bindur se Shkelzeni nuk eshte budalla dhe nuk mund te shkembeje shampanjen me birren!




  21.  
    XHINO

    SIC DUKET SADIJA I PASKA BERE MESIM PER BIBILUSHKEN SHKERDHENIT tani sic duket ju mesua bilbili SHKERDHENIT dhe hop fillovi lule me lule kolopuci i babit




  22.  
    shkoder

    Aranit Pojani, dukesh me siguri se je nga ndonje keshtjelle e jugut te shqiperise, nuk ben asnje per te qeshur.
    Nese Shkelzeni ka ba kete zgjedhje i lumte, a jeni njerez mor? po cka ketu per tu sulmuar Sali Berisha, hajde te dalin ketu nje person si eshte prind edhe si ka femijet e rritur si mund ta detyrojne femijen te bejne nje zgjidhje te tille. Turp e marre. Perpara… perpara me 23 qeshor me PD




  23.  
    ardian

    Ai here duket si mashkull e here si femer

    Po kjo eshte nje fycke qe e ka mendjen tek Chanel e Prada

    Se po te ishte normale kjo….. do ta kishte kuptuar deri tani qe ai …

    ne foto duken si nena me te bijen

    hahahahaaaaaaaaahahhahhahahha

    paraja eshte gje e madhe

    jo 2 por edhe 20 femije te kishte Xeni kesaj pabukses dhe me ate fare mamaje qe ka normale qe sdo ti bente pershtypje

    edhe gjyshin tim do ta kishte marre kjo po ti kishte propozuar

    hahahahah




  24.  
    enkeleda

    Sa pak respektohen te drejtat e njerezve!!! O njerez sa per informacion Sadije Berisha eshte vajze e nje familjeje te mrekullueshme shqiptare dhe me shume vlera, por ja qe ne jete njeriu kerkon lumturine dhe kenaqesine vazhdimisht, keshtu po vepron edhe Shkelzeni, dikur mendoj se per te martesa me Sadijen duhet te kete qene arritja me e madhe ne jete, por ndryshojne qellimet me arritjet per te gjithe, Shkelzeni nuk ben perjashtim… eshte e drejta e individit ta jetoje jeten si mendon me mire. Kur nje person te braktis nuk te duhet me prane vetes, ndaj Sadija do dije te beje jeten e saj sic ka ditur pa u futur Shkelzeni ne jeten e saj! Sadija eshte femer me dinjitet dhe vlera ne mendje, shpirt te trasheguara dhe te ruajtura mire. Respekt per lirine sidoqofte, asgje nuk zgjat perjetesisht…





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter