e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Sëmundjet kardiovaskulare, shkaqet dhe rreziqet tek fëmijët

0
Pranvera Kola
Postuar më: 30 Shtator, 2013 tek Lajme Flash
femije

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore. Ka shumë lloje të ndryshme të sëmundjeve që mund të japin ose goditje në zemër ose goditje në tru dhe për lehtësi i ndajmë këto sëmundje në tre grupe të mëdha: në sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejtë në zemër, në tru dhe në sistemin periferik të qarkullimit të gjakut, prej të cilave marrin edhe emrin.

 

Çfarë i shkakton këto sëmundje

Sëmundjet kardiovaskulare shkaktohen në përgjithësi nga kombinimi i një sërë shkaqesh të përbashkëta e të shumta, duke filluar me karakteristikat social-biologjike, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, mbipesha e obeziteti, diabeti, apo faktorët e mënyrës së jetesës,si dieta jo e shëndetshme, duhanpirja, mungesa e aktivitetit fizik, konsum i shtuar i alkoolit, të cilat rrisin probabilitetin për të pësuar një problem të enëve koronare apo aksidenteve erebrovaskulare, që njihen ndryshe edhe si goditjet apo hemorragjitë në tru.

 

8 sëmundje që kërcënojnë shëndetin

Autoritetet shëndetësore vënë në dukje se 61 për qind e shkaktarëve janë faktorët që i kemi ne vetë në dorë, si kontrolli apo trajtimi i rregullt i hipertensionit, shmangia e duhanpirjes, ushqyerja me fruta e perime, të qenit më aktiv,etj. Në vendit tonë, përsa i përket barrës së vdekjeve, faktor kryesor rreziku janë presioni i lartë i gjakut që prek rreth 17.2 %, duhanpirja 10,8 %, mbipesha e obeziteti 6,7 %, mungesa e aktivitetit fizik 6,6 %, alkoolpirja 6,4, sheqeri i lartë në gjak 6,3 %, kolesteroli i lartë në gjak 5,2 %, marrja e pakët e fruta-perimeve 3.9 %,etj.

 

Rreziku i sëmundjeve të zemrës tek fëmijët

Fëmijët janë gjithashtu shumë të prekshëm. Rreziku për sëmundje kardiovaskulare mund të fillojë që para lindjes, gjatë zhvillimit të fetusit, dhe të rritet më tej gjatë fëmijërisë me ekspozimin ndaj dietave jo të shëndetshme, mungesës së aktivitetit fizik dhe pirjes së duhanit. Sëmundjet kardiovaskulare, si të gjitha sëmundjet kronike, fillojnë që në barkun e nënës dhe shtohen me moshën, për shembull është provuar se pesha e ulët në lindje është e lidhur me një risk të shtuar për hipertension, sëmundje zemre, cerebrovaskulare dhe diabet gjatë rritjes.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter