e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Suksesi i taksës së sheshtë dhe modeli i Dr. Xhelalit

2
Aida Nako
Postuar më: 26 Dhjetor, 2013 tek Analiza

DITA ofron në numrin e sotëm një material tejet interesant në lidhje me kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziun. Prokuroria ka zbuluar se ai ka vepruar si një gjobëvënës ndaj disa kompanive të cilat i konsideronte armike dhe i luftonte. Por Mziut, me sa duket nuk i mjaftonin kompetencat si kryetar Bashkie për t’i luftuar, ai ka organizuar dhe një skemë paralele taksimi ndaj këtyre kompanive armike duke i ngarkuar taksa që nuk ekzistonin, pra duke shpikur taksa të reja.

Pasi e gjetën veten në këtë situatë kompanitë bënë ankimim në Gjykatë dhe kjo e fundit u dha të drejtë. Por për Dr. Xhelalin e Bashkisë vendimi i Gjykatës nuk kishte asnjë vlerë, ai duhej të luftonte armiqtë me çdo kusht. Prandaj dhe të njëjtën taksë të paligjshme ua ngarkoi edhe për vite të tjera paraardhëse të njëjtat kompanive, në një kohë që vendimi i Gjykatës i kishte mbërritur në zyrë. Ky veprim i Mziut është tejet interesant sidomos në kontekstin aktual të debatit politik mbi sistemin e taksës nëse duhet të vazhdojë i sheshtë siç dhe propogandon Dr. Berisha apo Progresiv, siç ka nisur ta aplikojë qeveria socialiste.

Demokratët luajnë shumë kartën e “frymëmarrjes së biznesit” kur mbrojnë sistemin e taksës së sheshtë, por një prej përfaqësuesve me tipikë të pushtetit të PD-së, Dr. Xhelali, kryetari i Kamzës demokrate, shpalos dhe filozofinë dhe konceptin real që ka PD-ja për sistemin e taksave dhe përmirësimin e klimës së biznesit. Mziu ka operuar si një gjobëvënës duke goditur me taksa shtesë, të paligjshme,  të cilat ngjajnë me gjobat që kapo-mafiozët italianë u vënë bizneseve në zonat që kontrollojnë . Praktikisht Dr. Xhelali është sjellë si një i tillë edhe kur ka injoruar në mënyrë arbitrare një vendim gjykate që i kërkonte dhe e urdhëronte të mos i aplikonte këto taksa. Dr. Xhelali jo vetëm që i aplikoi por edhe i shumëfishoi ato. Xhelal Mziu ndodhet ndër të tjera dhe për këtë skemë gjobëvënie me taksa të shpikura në paraburgim.

Por Dr. Xhelali është vetëm një ndër “doktorët lokalë” (edhe pse pëdëist tipik ) që kanë funksionuar në këtë skemë gjobëvënie ndaj biznesit   duke operuar më shumë si kapo-bandë i zonës dhe jo si një Kryebashkiak. Të tjerë “Doktorë”, më të mëdhenj se ai  kanë aplikuar të njëjtën skemë gjobëvënie në rang vendi,  ndaj bizneseve të mëdha që ka ky vend. Me pak fjalë deviza ishte taksë e sheshtë dhe nxitje e biznesit, por qëndrimi real ndaj biznesit ka qenë i ngjashëm me qëndrimin kërcënues të një organizate mafioze dhe jo të një shteti serioz. Kontrasti është i fortë, në emër të nxitjes së biznesit u degjeneruan dhe u luftuan bizneset “armike”.

Për të arritur të aplikosh këtë lloj  “filozofie” e cila shndërron liberalizmin ekonomik  në sistem kriminal gjobëvënie ndoshta duhet të jesh “doktor shkencash” i nivelit të Xhelalit, rrugë tjetër nuk ka.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


2 Komente


  1.  
    Ilir

    MOJ TI ZONJA NAKO, NUK E KUPTOJ LLOGJIKEN TENDE PREJ ZONJE TE NDERUAR.

    CFARE LIDHJE KANE ABUZIMET E KETIJ ZOTERISE ME NIVELIN E TAKSES, PROGRESIVE APO TE SHESHTE.

    JE E SIGURT QE KE MBARUAR EKONOMIKUN APO SHKOLLEN E PARTISE.




  2.  
    vetvetja

    Zonja Nako shpjegon se si kane aplikuar taksat militantet e PD-se, ata qe benin miliona euro ndersa kreu i kesaj organizate mafioze Berisha cirret per taksen progresive, Korrupsioni pdist ishte shtrire ne te gjitha poret e qeverise, nga nivelet me te larta, ministra dhe familja, deri tek nepunesit e ulet, nje vjedhje kapilare shteruese.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter