e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Shkatërrimi i armëve kimike, Moisiu: Shqipëria e ka përvojën e duhur

4
Redaksia Online
Postuar më: 4 Nëntor, 2013 tek Lajme Flash
moisiu

Ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se Shqipëria e ka eksperiencën e duhur për shkatërrimin e armëve kimike. Në një intervistë për GSH, Moisiu thotë se në vitet 2007-2008 në Shqipëri janë asgjësuar 16 tonë armë kimike, një proces në të cilin kanë ndihmuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por thekson se kontrolli i gjërave që hyjnë në Shqipëri duhet të jetë i rreptë.

“Unë jam kundër futjes në territorin e Shqipërisë të gjërave të pakontrolluara. Jam kundër futjes së gjërave të pakontrolluara, sepse për armë kimike, ne kemi pasur me kohë dhe i kemi asgjësuar në të kaluarën. Për këtë arsye nuk mendoj se ka ndonjë gjë shqetësuese. Përvoja e asgjësimit të këtyre armëve është. Ne kemi pasur reparte ushtarake për asgjësimin. Pra Shqipëria e ka përvojën… E ka, sepse ne kemi asgjësuar armët tona. Ne kemi shkatërruar 16 ton armë kimike. Në atë kohë Shqipëria firmosi Konventën për Asgjësimin e Armëve Kimike. Domethënë ekziston.  Kjo ka ndodhur në vitet 2007-2008, ndërsa deklarimi i tyre është bërë që në vitin 2003. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kontribuuan atëherë në asgjësimin e këtyre armëve”, shprehet Moisiu.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


4 Komente


  1.  
    Boenix

    Nga sot do të thërasim “Moisi Golhelmi”, për nder të tradhtarit të Skënderbeut!




  2.  
    tanino

    zoterinj qeveritare.e dime qe keni eksperience ne kete drejtim por qe nuk na kane ikur plaget e gerdecit akoma dhe nuk deshirojme nje te dyte. STOP prurjes se helmeve ne shqiperi




  3.  
    Vëzhguesi F.

    Njje gjykim plotesisht i drejte.
    Shqiperia ka pervojne dhe specialistet, por ka dhe do te kete dhe ndihmen me specialiste dhe logjistiken e nevojsheme te Forcve Ushtarake te NATO-s.
    Alfred Moisiu, prveçse nje personaliett usharak, eshte dhe nje burre shteti, qe deri me sot Shqiperia, ne keto 23 vjet post komuniste , nuk po mundet t’i gjeje nje qe t’i afrohet atij.




  4.  
    Pëllumb zaimi

    Zoti moisiu me duket se ështe jashte loje e jashte realitetit! Bën fjale per shkaterrimin ketu te “armeve kimike”? Ku ka pasur arme kimike ushtria jonë mor zotni? A mund të nd thuash vetëm emrin e nje arme kimike qe kemi pasur? Mandej thote se shqipëria pasur reparte ushtarake per asgjesimin dhe se përvoja ekziston. “E kemi sepse ne kemi asgjesuar armet tona”!? Po ku more zotni i paskemi pasur sepse une per 30 e ca vjet ne ushtri nuk i pashë gjekundi? Pastaj per çfare reparte e pervoje flet kur sherbimi kimik ka vite qe eshte bërë pluhur e hi dhe personeli inxhiniero-teknik i kimisë dhe oficeret kimiste me vlera jane shfarosur thuajse krejt nga forcat e armatosura!? Madje edhe nje kompani kimie eshte konsideruar aq formale sa eshte futur ne përbërje te brigadës logjistike!!! Sa per dijeni dhe ato 16 ton lhl me tretesira nuk i asgjesuam ne por aleatet tane. Neve nuk na ofruan as per te pare se cfare po bejne. Më në fund ritheksoj se shqipëria nuk ka pasur “arme kimike”! Z. Moisiu i ngaterron armet kimike me lhl por jane dy gjera krejt te ndryshme??? Dhe më ne fund lhl tona nuk kane qënë reale por mësimore qe përdoreshin pér stervitje!





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter