e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Skema e re e pagave, kush do të paguajë më shumë tatime

1
Postuar më: 13 Dhjetor, 2013 tek Ekonomi
paga foto

Të gjithë ata që kanë paga më të larta se 130 mijë lekë në muaj nga një janari do të paguajnë më shumë taksa. Pas shumë diskutimesh qeveria ka përcaktuar variantin final te taksës progresive. Skema e re, e cila i takson te ardhurat nga paga me tre shkalle. Sipas draftit, fasha pagave nga 0 në 30 mijë lekë do të vazhdojë të mbetet e pataksuar, ashtu si edhe tani. Për pagat nga 30 deri në 130 mijë lekë në muaj taksa do të jetë 13 për qind e vlerës mbi 30 mijë lekë. Ndërsa për ata që i kanë pagat mbi 130 mijë lekë në muaj taksa shkon në 23 për qind. Por si ndryshon barra për qytetaret me skemën e re krahasuar me atë aktualen?

Për të gjithë ata që fitojnë më pak se 130 mijë lekë në muaj taksa ulet dhe uljen më të lartë e përfitojnë pagat më të ulëta. Mbi këtë nivel të ardhurash taksa rritet. Për një individ që fiton 140 mijë lekë në muaj ajo shkon nga 14 mijë lekë që është aktualisht në 15 mijë e 300 lekë, ndërsa për pagën 150 mijë lekë rritet nga 15 mijë në 17 mijë e 600 lekë.
Kush preket
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave aktualisht janë mbi 8 mijë individë që kanë një pagë të deklaruar më të lartë se 130 mijë lekë në muaj. Taksa vlen vetëm për pagat dhe shpërblimet, pasi llojet e tjera të të ardhurave si për shembull qiratë apo aktivitetet e tjera nuk janë të përfshirë në këtë skemë, por do të taksohen në të njëjtën mënyrë si tani, çka mund të krijojë presione për shmangie, pasi nxit individët që t’i devijojnë të ardhurat e tyre nga pagat tek llojet e tjera për të paguar më pak.  Po kështu skema e re e taksave godet individët më korrekt, të cilët deklarojnë nivelin real të të ardhurave tek tatimet dhe favorizon ata që bëjnë evazion, duke deklaruar paga më të ulëta, një fenomen gjerësisht i përhapur në tregun shqiptar të punës.

 

Tabela, si  ta llogaritni tatimin e ri të pagave:

E PARA:
për të gjitha rrogat deri në 30.000 Lekë të reja, tatimi mbetet 0%;

E DYTA;
për të gjitha rrogat nga 30.001 lekë të reja deri në 130.000 lekë të reja, tatimi bëhet 13% e diferencës mes rrogës dhe shumës 30 000.
Pra jo 13% e rrogës por 13% e diferencës mes rrogës dhe shumës 30 000.

Shembull për rrogën 50.000 lekë të reja:
Tatimi që paguhet sot 10% shkon  në vlerë 5.000 lekë të rinj;

Tatimi i ri do të jetë:
13% e shumës së krijuar nga diferenca 50.000 – 30 000,  pra do jetë 13% e 20.000 që arrin në vlerën 2.600 lekë të reja.

Për këtë rrogë, tatimi do të zërë realisht vetëm 5.2% të rrogës nga 10% që është sot, ose 2.400 lekë të reja më pak në muaj.

E TRETA;
për të gjitha rrogat mbi 130.001 lekë të reja, tatimi bëhet 13.000 lekë plus 23% e diferencës mes rrogës dhe shumës 130.000 lekë;
pra jo 23% e rrogës,  por 13. 000 lekë plus 23% të diferencës mes rrogës dhe shumës 130.000 leke.          

Shembull për rrogën 140.000 lekë të reja:
Tatimi që paguhet sot 10% shkon në vlerë 14.000 lekë të rinj;
Tatimi i ri do të jetë 13 000 +23% e (140 000 – 130 000), pra  13 000 + 23% e 10.000 që shkon 13.000 + 2.300 dhe arrin në vlerën 15.300 lekë të reja.

Për këtë rrogë, tatimi do të zërë realisht vetëm 10.9% të rrogës nga 10% që është sot (rritja 0.9%), ose 2.300 lekë të reja më shumë në muaj.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


Nje koment


  1.  

    Nese eshte keshtu ateher faleminderit qeveris Rama.Perfitimi per mu eshte real nga 5000 dje sot paguaj 2600 dhe kursej 2400.Edhe nji here faleminderit.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)