e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Struktura e qeverisë së re, ja ministritë që ndahen dhe ato që shtohen

15
Redaksia Online
Postuar më: 24 Korrik, 2013 tek Aktualitet
9

Kryeministri i ardhshëm Edi Rama ka paraqur sot strukturën e re të qeverisë së majtë.

Rama u shpreh se kjo do të jetë një qeveri e re e bazuar mbi bazën e qeverisë ekzistuese por me mjaftë shkurtime. Disa ministri nuk do të ndryshojnë në kompetenca por do të bëhen reforma të thella strukturore të brendshme.

Do kemi ristrukturim të godinës së Kryeministrisë dhe do të ketë shkurtime të ndjeshme në organikë. Do të ketë vetëm një zëvendëskryeministër.

Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes nuk ndryshojnë, por do të kenë një reformë strukturore të thellë, ashtu si me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Integrimit.

Do kemi një ndarje të Ministrisë së Ekonomisë, e cila përfshin një gamë të gjerë brenda. Prandaj kjo superministri nuk do të ekzistojë më në këtë formë.

Gjithashtu do të ndahet në dy Ministria e Transporteve. Një strukturë do mbulojë vetëm transportin dhe infrastrukturën dhe nga ana tjetër një strukturë e re do të mbulojë zhvillimin urban dhe turizmin.

Ministria e Bujqësisë do të kthehët në Ministrinë e Zhvillimit Rural.

Ministria e Shëndetësisë merr edhe mbrojtjen e konsumatorit.

Arsimi dhe sporti do të jenë në një ministri të vetme.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale kthehet në Ministri e Çështjeve Sociale dhe të Rinisë.

Ministria e Kulturës nuk do të ketë pas sport, turizëm dhe elementë të tjerë. Ajo do të fukusohet vetëm tek kultura dhe tek trashëgimia kulturore.

Nuk do të kemi një ministri, por vetëm një ministër të Inovacionit dhe Administratës Publike.

Do të kemi edhe një ministër të Pushtetit Vendor.

Në fund të muajit të ardhshëm do të publikojmë edhe përbërjen e qeverisë”, ka thënë Rama.

 

STRUKTURA E QEVERISË SË RE TË SHQIPËRISË

2013 – 2017

 

Kryeministri

 

Zv/Kryeministri

 

Ministritë:

 

1. Ministria e Financave

 

2. Ministria e Brendshme

 

3. Ministria e Mbrojtjes

 

4. Ministria e Jashtme

 

5. Ministria e Integrimit Europian

 

6. Ministria e Drejtësisë

 

7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

 

8. Ministria e Energjisë  dhe Industrisë

 

9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

 

10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

 

11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

 

12. Ministria e Shëndetësisë

 

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15. Ministria e Kulturës

 

16. Ministria e Mjedisit

 

Ministrat e Shtetit:

 

Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike

 

Ministër për Çështjet Vendore

 

Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

 

 

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


15 Komente


  1.  
    Tani

    JE SI YLL. VETEM VIZIONI JUAJ DO TI JAPI VENDIT TONE ATE QE MERITON. EDHE NJE HERE URIME DHE SUKSESE NE CMONTIMIN E BANDES SE KRIMINELEVE TE CILET KANE 22 VJET QE PO E SHKATEERROJNE DHE PO E PLACKISIN SHQIPERINE.
    SUKSE EDI KEMI BESIM TE PA LEKUNDUR TEK AFTESIA JUAJ VIZJONARE.
    RESPEKTE.




    •  
      raimondi

      Ministri per maredheniet me Parlamentin –looooooooooool hahahahahaahaha
      Kjo mund te jete ministria e vetme ne gjithe boten …….

      Hej i thoni te bej nje Ministri per mardheniet me Dashnoren looool

      Ka ritur numrin e ministrive pa asnje arsye fare
      Shqiperia nje b.th vend sa nje lagje e New Yorkut_-Ka minsitri te vecante per Arsimin dhe Sporton dhe te vecante per Kulturen

      Kur keto mund te ishin nje Ministri e Kultures, Arsimit dhe Sporteve DHE NDAHEN NE DRJETORI perkatese
      Ketu mund te futej edhe Ministria e Rinise dhe e Mireqenies —Rinia sporti arsimi , kultura jane bashke –Ndersa kjo per Mireqenien nuk ka kuptim fare hahahahahaha __
      Kjo Mireqenia eshte per krijuar vende pune fiktive per anetaret e Klbuit te Fidelit , si klubi i Selanikut
      Ne nuk jemi as 3 milion banore, si mund te ndahen ministrite ne nje numer kaq te madh
      Apo ministri e Sherbimit Urban, me Turizmin me vete dhe Ministria e Transportit dhe Infrastruktures me ve
      Keto mund te ishin te gjitha ne nje Ministri , se kane lidhje organike me njera tjetren
      Turizmi, Transporti , sherbimi Urban jane se bashku

      __Gjithe keto ministri ne nje vend qe eshte sa 1 kacole birre ….

      Nese kete formacion te qeverise do ta perifrazonim me artet vizive , kjo e meriton plotesisht emrin Qeveri ……Karrikature e …..Karikaturistit EDI RAMA ..looooooooooooooooooool
      Rame nga shiu ne bresher -___Me vjen keq vetem per nje gje, qe ai qe e zune duke vjedhur breke ketu ne USA , ngeli jashte listes se depudeteve se ai ishte ne grupin e punes me Cacin dhe shoket e tij Janissaris qe po hartonin strategjine e fitores
      , –Eshte mire ti japim nje ministri tij , por me nje kondit , punonjesit te shkojne pa breke ne pune
      se mos ja jep mindeja minsitrit dhe kekron tu vjedhe poturet




  2.  
    Jovan

    Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në të mirën së pari të popullit të thjeshtë që përbën shumicën e shoqërisë.




  3.  
    Gramoz

    rama te lutem drejtesi nedrejtesi aty ka njeres qe jane keq te inkriminuar po i kepute koken njerit ata zberthehen nje nga nje po nuk bere kte nuk ke asgje




  4.  
    Kasem Omeri

    Urime,shume urime.Shqiperia e cliruare nga banditizmi meriton te rilinde e shendeteshme dhe keshtu do te ndodhe .”lum kush te rroje ,ta shohim zonje “




  5.  

    Se do ket shkurtime ne organik dihet,se pas pak do futen militantet.Megjithat i uroj suksese qeveris se re.Po veshtir e ke kur ke ne kaulicion njeriun ma te perfolur per korrupsion,bile nga vete ju z Rama.Po munde mos harro ngjyren per ti dhen godines se kryeminstris ngjyren qe ju e keni per zemer.




  6.  
    tata

    Filloi era e Re per Shqiperine
    do ikin dhe nomadet ( egersirat) ne emigrim si ne 1997




  7.  
    TUSHI

    Uroj qe tani e tutje te kemi nje demokraci rreale ne Atdheun tone por nje gja mos te harrohet se tradhtaret duhen ndershkuar njeher e pergjithmon
    .jU UROJ PUN TE MBAR




  8.  

    shqiptaret kane besim te edi rama se do te rilindin edhe nje here kete vende te bekuar nga zoti dhe te marre peng per 23 vjt nga politika e pa pergjegjshme e njerezve medioker,te gjithe shqiptaret duhet te kontribojme per rilindjen,suksese per te miren e te gjitheve.




  9.  
    tol francezi it

    fillon nje stine e re per vendin me te varfer te evropes shqiperine.i uroj EDI RAMES pune te mbare per te miren e vendit tone. kmeret blu dhe lideri tyre pol pot berishovici me ne fund do thyejne qafen,duke lene pas nje vend te renuar ne ekonomi,te shpopulluar,nje popull te vrare neper kufij tokesor, e detar, qe emigron prej 23vjetesh per buken e gojes, nga nje vend qe te kap frika qe te mendosh te kthehesh.ishallah do zoti qe keta qe do qeverisin ne shtator do bejne dicka per popullin e shkrete ,mos te mendojne vetem per xhepin e tyre.




  10.  
    arben

    KRIMINELET E TE GJITHA RANGJEVE TU JEPEN DREJTESISE.




  11.  
    lado

    Z.ED!URIME.Mendoje qe ti mbushesh mendjen Sales jep shifren e shpenzimeve te qeverise tone (te pritshmin) dhe ballafaqoje me shpenzimet e qeveris se Sales se per ne popullin e thjeshte duket si e fryre.Une qe beje kete sygjerim jam i pa pune.




  12.  

    Ju uroj punë të mbarë! Kishim kohë që nuk dëgjonim vërtetësi, siguri, seriozitet, vendosmëri për të realizuar detyrat karshi popullit. Populli votoi si lumë i pandndalshëm me bindje, me shpresë për një jetë më të mirë, për drejtësi dhe për një Shqipëri të zhvilluar kudo, jo vetëm për fasadë, prandaj pret t’i prekë, t’i shohë në të ardhmen. Shumë respekt për Ju.




  13.  
    shqipfolësi

    Kemi shumë shpresa në korrektësinë, saktësinë dhe drejtësinë e kësaj Qeverie.
    Mos na zhgënjeni dhe punë të mbarë!




  14.  
    Besimi

    Ne se duan te na qeverisin lire,ose me sakte,per 4 milione njerez ne vend,modeli flexibel mendoj se mund te jete edhe keshtu:
    1.Ministria e financave
    2. -””- e mbrojtjes
    3…………..e jashtme dhe integrimit
    4……………e brendshme
    5…………..e puneve publike e transp.
    6…………..e arsimit dhe inovacionit
    7…………..e bujqesise dhe mbr.mjedisi(ata e dine ku ndoten)
    8…………..e mireqenies sociale
    9………….e drejtesise
    10. ……….e shendetesise dhe mbrojtja e konsumatorit
    11………..e kultures,rinise dhe sportet.
    12………..e industrise dhe sipermarrjes.
    Per sektore te tjere,ka agjenci apo ente shteterore qe menaxhojne problematikat.
    Me ministrat pa portofol, te vjen per te qeshur.
    Shume pak jemi ,e i bie qe te vijne emigrante nga jashte per te punuar.
    Por ka nje problem te” vogel”,Rama bledh “te urtet” per kabinetin.!!!!!!!
    Mos u cburrero qe ne fillim or burr.
    Ca te urte e ke gjinushin e ngjelen.
    Sa per Markun,ok e ka nje deputet.
    Po ben pazare pa hanxhine(votuesin)qe ata nuk i votoi.
    Leri te rrine ne ndonje zyre e jepu asistence se per page nuk e meritojne.
    Lexoni komentet zoti Rama se mund te mesosh shume.Ke aty pro e kunder,sepse ne jemi te lire,prandaj clirohu edhe ti.





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)