e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Studimi: 40 % e të moshuarve janë në depresion

2
Redaksia Online
Postuar më: 29 Prill, 2013 tek Aktualitet
te moshuar

Rreth 40% e të moshuarve në vendin tonë vuajnë nga depresioni. Një studim i realizuar për herë të parë nga Instituti i Shëndetit Publik mbi sëmundshmërinë dhe mobilitetin e të moshuarve nxjerr në pah se 40 për qind e personave të moshës 65-75 vjeç vuajnë nga depresioni, ndërsa më të prekura janë femrat. Shkaqet janë disa, por ndër më kryesoret janë: dalja në pension, braktisja nga fëmijët apo dhe mungesa e aktivitetit fizik. “Në Shqipëri kemi identifikuar pothuajse 40 për qind persona që kanë probleme me depresionin. Mund të jenë shkaqe të lidhura me sëmundje kronike më të shpeshta në këtë territor, por mund të jenë të lidhura edhe me probleme socio-ekonomike. Një nga teoritë që po eksplorojmë është e lidhur edhe me daljen në pension dhe mungesën e punësimit pas moshës 65 vjeç”, shpjegojnë specialistët.

Një tjetër faktor që sipas psikologëve mund të ketë ndikuar në këtë çrregullim mendor është edhe fëmijëria e vështirë e këtyre personave.

”Kemi eksploruar edhe lidhjen e depresionit dhe mobilitetit me vështirësitë e jetës në 15 vitet e para. Në Shqipëri, risku për të pasur një depresion tek një person që ka kaluar fëmijëri të vështirë është pesë herë më i lartë krahasuar me atë që ka kaluar një fëmijëri normale. Me fëmijëri të vështirë kemi parasysh probleme të lidhura me punësimin e prindërve, me punë të vështira, uri, arsimimin e keq, abuzimin fizik, eksperienca të lidhura me të e të tjera si këto”, citohen specialistët në “GSH”.

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


2 Komente


  1.  
    dakort

    normale qe do te jene ne depresion per te vetmen aresye qe nuk kane vemendjen dhe familja e sotme shte e shkaterruar cdo dite e me shume familjet po zvogelohen!!




  2.  
    artani

    ata kane harruar qe femijet jane me to problemet e sotme jane me te shumeta dhe me te medh! Sikur para disa viteve me pare!! Kane nevojen e mbeshtetjes





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter