e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Të jesh a të mos jesh e virgjër?

1
Adem Harxhi
Postuar më: 26 Maj, 2013 tek Komunitet
tin-tuc-do-choi-tinh-duc

PYETJE:
Doktor,
Në Universitet jam njohur me një djalë, që tani është i dashuri im. Kemi tre muaj që takohemi dhe jam e kënaqur me këtë situatë. Tani kemi filluar te bisdeojme se si mund te shkojme me thellë në marrëdhënien tonë, ju besoj e kuptoni,
fjala bëhet për seks. Ai nuk më detyron për asgjë, por kur jam me të edhe unë ndjej se është mirë të bëjmë seks, por më shqetësojnë disa gjëra.
E para, më shqetëson fakti se kemi vetëm tre muaj bashkë. Së dyti, kam një ndjenjë frike brenda vetes për marrëdhënien e parë seksuale. Të dy nuk kemi bërë kurrë marrëdhënie seksuale, por bëjmë marrëdhënie intime dhe seks oral. Unë jam e sigurt se ai dëshiron ta “humbasë” virgjërinë me mua. Edhe unë kështu mendoj dhe dua, që marrëdhënia jonë të jetë pambarimisht e suksesshme.

Pyetjet e mia janë :
1-Me këto marrëdhënie që kemi a duhet ta konsiderojmë veten të virgjër?
2-A mos ju duket se i nxitojmë pak gjërat?
3-Si t’ia bëj me frikën që kam për marrëdhënien e parë seksuale?
Faleminderit

PËRGJIGJE:
Ideja e virgjërisë është shumë e vjetër. Njerëzit në Greqinë dhe në Romën e vjetër e përdorin termin virgjëri për t’iu referuar një gruaje ose një perëndie që ishte autonome dhe e pavarur nga një burrë. Më vonë ky term u aplikua vetëm për virgjërinë seksuale. Pra të virgjër janë ata persona që nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale. Që kur virgjëria
mori këtë kuptim, një vajzë që mbetet virgjëreshë deri në martesë e mbante lart nderin e familjes dhe i kalonte vlerat e saj të pastra nga babai tek burri. Në atë kohë nuk kishte mjete për kontrollin e lindjes dhe vetëm virgjëria garantonte që fëmijët do të lindnin vetëm nga çifte të martuara. Në rastin tuaj, që ju bëni gjithçka me përjashtim të interkursës, është krejt normale që të ndiheni konfuze. Po te flasim teknikisht, ju jeni te virgjer. Por emocionalisht dhe fizikisht ju jeni përfshirë në marrëdhënie intime që janë reciproke, plot respekt, të sigurta dhe që ju kënaqin. Në këto kushte, virgjëria teknike nuk ka asnjë rëndësi. Ajo lidhet vetëm me praninë ose jo të një cipe të hollë, kur disa vajza lindin pa të dhe tek shumë tjera griset nga një ushtrim gjimnastikor, një ngjitje në pemë, nga hipja në kalë, ose vendosja e një tamponi. Rëndësi ka virgjëria emocionale, ju atë e keni tejkaluar.
Të zgjedhësh të bësh interkursë për herë të parë, gjithmonë është një vendim me shumë rëndësi. Përderisa, ti i ke shoshitur zgjedhjet e tua dhe ke menduar për implikimet dhe konsekuencat (të mira dhe të këqija) që mund të ketë për ty, për partnerin tënd dhe për marrëdhënien tuaj, interkursa seksuale, nuk ka dyshim se ti e  ke hedhur hapin e parë në marrjen e këtij vendimi të rëndësishëm. Nuk gjej dot një përgjigje të vetme që të konsiderohet e mirë ose e keqe për pyetjen tënde. Vendimin për të bërë interkursë seksuale ju të dy duhet ta vlerësoni me shumë kujdes. Ti shqetësohesh ngaqë keni vetëm tre muaj që njiheni. Kjo, padyshim, ka rëndësi dhe nuk duhet ta harroni këtë faktor. Bashkë me djalin analizoni mirë gjërat midis jush dhe përpiquni të kuptoni se pse tani është koha e përshtatshme të bëni seks. Peshojini mirë gjërat, si njohjen në kohë të pamjaftueshme, ashtu edhe dëshirat tuaja dhe pas kësaj merrni një vendim. Këtu më poshtë po të bëj disa pyetje që do të të ndihmojnë të gjesh nëse ti dhe djali yt jeni gati për të marrë një vendim:
1-A jeni të dy të kënaqur me marrëdhënien që keni? A jeni të zotët të komunikoni mirë me njëritjetrin? A shqetësoheni për njëri-tjetrin emocionalisht dhe fizikisht?
2-Çfarë kuptimi ka për ty interkursa? Po për djalin tënd çdo të thotë kjo? A keni të dy të njëjtin vlerësim për interkursën në marrëdhënien tuaj?
3-Çfarë mund të ndodhë po të prisni edhe pak? Çfare do te humbisni dhe cfare do te fitoni?

4-A jepni e merrni kënaqësi reciproke në marrëdhënien seksuale që aktualisht keni? A ndjehesh ti komforte t’i shpjegosh djalit atë që do dhe atë që nuk të pëlqen? A e dini se ka edhe opsione të tjera përveç interkursës, që mund t’i shfrytëzoni për të arritur kënaqësinë seksuale?

5-Kur e imagjinon veten duke bërë interkursë, cila pjesë e eksperiencës së imagjinuar të duket e mrekullueshme? Cila pjesë të bën të ndjehesh e shqetësuar? Po djali si e imagjinon interkursën?

6-A jeni të dy të përgatitur të merrni përgjegjësinë e të bërit seks të sigurtë? A ndjeheni njësoj të përkushtuar për seksin e sigurtë? Nuk do të ishte keq t’i shënoje në një listë “pro-të” dhe “kundrat”, madje edhe ato që konsiderohen si të modës së vjetër, lidhur me interkursën. Ndonjëherë kur i sheh fjalët në letër, kjo të ndihmon t’i vlerësosh më mirë mendimet e tua. Në qoftë se ka diçka që duhet ta rishikoni ose që ju bezdis, bëni mirë t’i keni parasysh para se të merrni vendimin.

Mund të ndodhë që ta ndryshoni mendimin e të thoni se tani nuk është koha për të bërë interkursë. Vazhdoni të kënaqeni duke njohur më mirë njëri-tjetrin, duke frekuentuar kinematë, teatrot, koncertet, të hani jashtë së bashku, ose të shëtisni së bashku. Në këtë mënyrë do të zbuloni tek njëri-tjetri gjërat e përbashkëta dhe do të mësoni më shumë për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e shokut.

Në qoftë se vendosni të kryeni interkursë, mos harroni se kondomet mashkullore janë ato që përdoren më shumë për t’u mbrojtur nga Sëmundjet Infektive Seksuale dhe nga shtatzënia e padëshiruar. Ka një miriadë të tërë opsionesh për seksin e sigurtë. Mundohu të gjesh libra e artikuj. Atje do të gjesh informacionin e duhur për seksin e sigurtë dhe për mënyrat e ndryshme që përdoren për kontracepsionin. Një mënyrë më e mirë për të mësuar për seksin e sigurtë dhe kontraceptivët është që të dy veçmas të bisedoni secili me doktorin e tij për efektivitetin e kontraceptivëve, si dhe për avantazhet dhe disavantazhet që ato kanë. Ja dhe diçka tjetër. Për vajzat dhe djemtë eksperienca seksuale e “herës së parë” ka diapazon të gjerë kënaqësie, që shkon nga “mrekullia me të cilën tundet bota” tek “jo ndonjë gjë e madhe” e deri tek “e dhimbshme, një ngatërresë e bezdisshme, nje gje jo fine”.

Ideja për t’u përfshirë në interkursë seksuale shpesh është intriguese, por ka rëndësi të dini se gjerat nuk shkojne ashtu sic i planifikon. Komunikimi me partnerin është me shumë rëndësi. Mundohuni t’i përshtateni njeri-tjetrit, të qeshni, të bëni humor dhe kështu natyralisht të krijoni “momentin” në të cilin do të shpaloset eksperienca e re. Ti nuk do të bëhesh seksuale me një herë. Kjo jo gjithmonë vjen në mënyrë të vetvetishme, ajo është diçka që përmirësohet me kohë, me besim, me komunikim dhe me praktikë. Disa njerëz e kanë të vështirë ta shtyjnë penisin në vaginë, veçanërisht herën e parë që bëjnë interkursë. Kjo varet nga fortësia e penisit e kombinuar me shkallen e lubrifikimit te vagines.  Ndodh shpesh që penisi i djalit i forcuar plotësisht për të penetruar vajzën, por ajo mund të mos jetë akoma gati ta lejojë atë të hyjë. Duhet të dini se këtu nuk ka të bëjë madhësia e penisit. Një vaginë normale, sado e vogël të jetë, normalisht është e aftë të akomodojë një penis të çdo madhësie, vetëm që ajo duhet të jetë e relaksuar plotësisht.

Ju të dy duhet të komunikoni me njëri-tjetrin dhe te gjeni momentin kur jeni fizikisht gati për penetrim. Ereksioni i djalit është i dukshëm, gatishmëria e vajzës është më pak e dukshme prandaj ju të dy duhet të dini se vajza duhet të lubrifikohet mjaftueshem dhe te lejoje penisin  hyjë në vaginë lehtësisht. Në qoftë se përpiqeni të penetroni përpara se ti të jesh plotësisht e eksituar dhe e lubrifikuar, ti do te ndihesh shume e ngushtë dhe seksi do të jetë me dhimbje. Mos u nxitoni dhe thuaj djalit tënd të mos nxitohet. Madje edhe kur do të ndjehesh e relaksuar dhe seksi, është me shumë rëndësi të gjeni kohën e duhur. Bisedoni, merreni ngadalë, djali të penetrojë ngadalë, pak nga pak jo të gjithin menjehere, perdorni lubrifikant jashte kondomit dhe rreth buzëve të vaginës, bisedoni, prekni njëri-tjetrin dhe mësoni si ta bëni penetrimin që të jetë i mirë për të dy. Seksi për herë të parë me një partner të ri është i vështirë – ai përmirësohet me komunikim më të MIRË. Të uroj fat që të zgjedhësh atë që të pëlqen.
Doktori

New York, Maj 19, 2013
Për pyetje: harxhi@yahoo.com

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


Nje koment


  1.  
    tani

    vajza qe ben pyetje krye kembe e trashe:)





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter