e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Tetë vrasjet më të bujshme të historisë botërore

5
Postuar më: 23 Nëntor, 2013 tek Bota
president-kennedy

Ndërsa bota kujtoi dje 50 vjetorin e vrasjes së presidentit amerikan Xhon F. Kenedi, një ndër faqet më të ndjekura në internet LiveScience, kujton vrasjet e disa prej personave që shënuan historinë

1.Jul Çezari – Vrasja e Jul Çezarit ndodhi më shumë se 2 mijë vjet më parë, e megjithatë ajo mbetet një nga vdekjet më brutale që mund të ketë pësuar një lider. “Diktatori i përjetshëm” i Perandorisë Romake vdiq në mars të vitit 44 para Krishtit. Brutus dhe Kasius ishin prijësit e një bande senatorësh të cilët e therën për vdekje Çezarin jashtë teatrit të Pompeit. Motivi? I druheshin planeve të tij për të dëbuar senatin dhe për të ngritur një diktaturë

2. Abraham Linkoln – Sipas historianëve, presidenti më i mirë që Shtetet e Bashkuara kanë pasur ndonjëherë, u vra nga aktori Xhon Uilkes Both. Linkoln i kishte dhënë fund skllavërisë, kishte ruajtur unionin amerikan duke hedhur mbas krahëve Luftën Civile dhe kishte nisur fazën e gjatë të rindërtimit të vendit. Më 14 prill 1865, Presidenti ishte duke ndjekur një pjesë teatrale në “Ford’s Theatre” Uashington D.C., kur Both i doli përpara dhe e qëlloi me armë në kokë, ndërsa shqiptonte fjalët “ky fat i pret te gjithë tiranët”.

3. Mahatma Gandhi – E udhëhoqi Indinë në shkëputjen dhe pavarësinë nga Britania e Madhe, midis viteve 1920 – 1940, pa përdorur kurrë dhunën. Më 30 janar 1948 u vra me të shtëna pistolete nga një fanatik hindu, (Nathuram Godse), i cili e bënte përgjegjës për hapjen e qeverisë indiane ndaj myslimanëve. Miliona njerëz erdhën për të nderuar liderin në funeralin e tij.

4. Martin Luther King Jr: I konsideruar si aktivisti më i madh në luftën për të drejtat e njeriut me anë të mosbindjes civile dhe jo dhunës, ai u vra me një të shtënë pushke më 4 prill 1968, ndërsa qëndronte në ballkonin e hotelit “Lorraine Motel”, në Memfis. Autoritetet arrestuan Xhejms Earl Rei, një kriminel racist, por se kush ishte dërguesi i vërtetë i vrasjes së tij ende sot mbetet i panjohur.

 5.Xhon F. Kenedi – E gjithë familja Kenedi është shënuar nga tragjeditë nder vite. Më 22 nëntor 1963 një snajper vrau presidentin amerikan Xhon F, Kenedi ndërsa ai lëvizte mbi një makinë të hapur në sheshin “Dealey Plaza”, në Dallas (Teksas). Komisioni Uorren doli në përfundimin se Li Harvei Osvald, një ish-marins i cili kishte dezertuar në Bashkimin Sovjetik por ishte rikthyer në Shtetet e Bashkuara,  veproi i vetëm dhe i qëlloi plumbat nga kati i gjashtë i një depozite librash. Shumë besojnë se historia e zyrtarëve është e stisur dhe teoritë e komplotit kanë gjetur terren pjellor.  Vite më vonë, më 5 qershor 1968, vëllai më i vogël i ish-presidentit,  Robert F. Kenedi u vra ndërsa ishte në mes të fushatës si kadidat për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Ai po largohej nga salla e Hotelit të Ambasadorëve në Los Angeles, kur palestinezi Sirhan Sirhan hapi zjarr  dhe e vrau. Motivi? Mbështetja e Kenedit ndaj Izraelit.

6. Xhon Lenon – Disa prej ekzekutimeve më të bujshme në histori duket se kanë pak të bëjnë me politikën. Më 8 dhjetor 1980 u vra Xhon Lenon, lideri i grupit më të famshëm në historinë e muzikës, “Beatles”.  Ai ishte duke hyrë në shtëpinë e tij në Dakota kur u qëllua nga Mark David Capman. Në fillim të gjyqit të tij, Çapman tha  se keshtu kishte qene “vullneti i Zotit”.

7. Duka Françesk Ferdinand – Trashëgimtari i fronit në Perandorinë Austro-Hungareze nuk ishte tamam një personalitet i dashur per te tjeret, ai përshkruhet nga historianët si një njeri dyshues, histerik dhe jopopullor. E megjithatë vrasja e tij më 8 qershor 1914 në Sarajevë u konsiderua si “casus belli” (pretekst), e cila çoi në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Duka u vra nga Gavrilo Princip, një anëtar i lëvizjes për pavarësinë e Jugosllavisë. Austro-Hungaria besonte se ushtria serbe ishte e përfshirë në një komplot dhe i parashtroi një ultimatum Serbisë. Më pas e pushtoi atë kur pjesë e ultimatumit u refuzua.

8. Malcolm X – Midis viteve ’50 dhe ’60 u shndërrua në liderin e luftës per njohjen e të drejtave të afroamerikanëve. Më 21 shkurt 1965 u vra nga tre anëtarë të “Nation of Islam” (Kombit të Islamit), shoqatë në të cilën kishte qenë zëdhënës./D.Gjuzi

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


5 Komente


  1.  

    Ore,”idiot”,J.Lennon eshte vrare ne New York City,NY,nga na e gjete ti se “ishte duke vajtur ne shtepi ne Dakota”,???????????!!!!!!.




  2.  
    Ermal

    O ti shkenctar me emrin Sali trapi bej nje kerkim ne google para se te pergjigjesh se ka Dakota dhe ne Manhattan.

    http://en.wikipedia.org/wiki/The_Dakota




    •  
      Din Paku

      Ok Ermal per lapsusin e “Sali Trapit”, por perseri artikulli nuk i shpeton nje gabimi tjeter qe shkruan “Gavrilo Princip, një anëtar i lëvizjes për pavarësinë e Jugosllavisë”, kur Jugosllavia u krijua me vone, pas Luftes se Pare Boterore. A kam te drejte apo edhe une jam “idiot”?




      •  
        eri

        O Din Paku, po si mund t’i shpetoje nje gabimi “tjeter” kur i pari s’ekziton dhe me thuaj ti nese shteti i pare shqiptar u formua para apo pasi te merrte pavaresine? termi “jugosllav” ekzitonte shume me pare se te formohej federata jugosllave. Keshtu qe nuk ke te drejte dhe nuk je idiot, thjesht nje i paditur ne histori qe nxiton te beje te diturin




  3.  
    shpatar

    Ja mesuam se cilat jane vrasjet me te bujshme ne bote .Pse nuk e vrisni mendjen per tonat qe jane me makabre se te botes .Vrasje qe perjashtojne llogjiken njerzore .Nje i droguar ne 97 me tha :He cu thua ketyre qe te vrasin ne mes te dites ?Nuk di por jane injorante .Jo mu kthye: Shqiptaret te vrasin per pordhe .Kesaj cti themi ne Shqiperi!!!.Munges ligji ,injorance , gjak egersire apo pabesi .





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)